x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


VIRUSI I IMUNODEFICIENCES HUMANE

Apendiks 2: SHKAKTON VIH-SIDA?

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
 

 

SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
 
  
 

LIDHJE ME SEKSIONET E TJERA TĖ VIH DHE SIDA JANĖ  NĖ FUND TĖ KĖSAJ FAQEJE

 

 

 

Pamvarėsisht tė dhėnave tė shumta qė VIH ėshtė agjenti shkaktar i SIDA, ka ende shumė gjėra qė ne nuk dimė rreth virusit. Disa thonė qė mjafton fakti qė SIDA ėshtė njė infeksioni i VIH. Tė tjerėt flasin pėr ko-faktorėt. Njė numur i vogėl por minoritet me influencė flasin qė VIH nuk ėshtė malinjizues edhe pse ėshtė gjetur nė shumė gjėndje imunosupresive, por nuk ėshtė shkaku i sėmundjes. Prej atyre qė flasin sinqerisht pėr kėtė janė Dr. Peter Duesberg dhe Kary Mullis.

Kėto qė vijojnė janė argumentat e ngritur nėpėrmjet tė cilėve besohet qė VIH nuk shkakton sėmundje.

i) VIH nuk ėshtė nė spermė.

Nė fakt, aktualisht ai ėshtė gjetur nė njė shkallė tė lartė nė shumė kėrkime.

ii) Virusėt punojnė me tregues pėr tė prodhuar virionet e reja dhe sėmundjen.
 

Kjo deklaratė ngatėron virusėt nė qelizė, ku kjo ėshtė e vėrtetė nė shumė raste, kur kemi tė bėjmė me sėmundje nė individė. Ka shumė shembuj tė sėmundjeve virale
 

iii) Virusėt nuk shkaktojnė sėmundje kur antitrupat neutralizues janė prezent.
 

Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ka shėmbuj tė sėmundjeve nė tė cilat pėrparimi ndodh pamvarėsisht prezencės sė antitrupave.

iv) Mė pak se 1 nė 10,000 qeliza T4 janė tė infektuara.

Ne dimė qė prezenca e VIH mund tė shkaktojė apoptosis tek qelizat e pa infektuara.

v) Disa hemofilikė marrin SIDA; nė fakt ata vdesin prej imunosupresionit nga proteinat e gjakut terapeutik.

Hemofilikėt VIH pozitivė pėrfitojnė imunosupresion, por jo ata negativė.

vi) Transfuzioni i gjakut tė kontaminuar me VIH nuk duket se shkakton SIDA.

Nė njė studim Meksikan ėshtė parė qė prej 39 pacientėve qė morrėn VIH me anėn e gjkaut, SIDA ndodhi nė 3% e marrėsve brėnda 12 muajve, 50 % pas 29 muajve dhe 100% pas 48 muajve. Koha mesatare e mbijetesės pas shfaqjes sė SIDA ishte 9 muaj.

vii) VIH nuk plotėson postulatet e Kochut.

Postulati 1: Agjenti infektiv ndodhet nė ēdo rast tė sėmundjes nė sasi tė madhe pėr tė shkaktuar patollogji.

Kjo do tė thotė se ka shumė raste tė SIDA pa VIH. Mendohet se duhet tė ketė shkaqe tė tjera tė imunosupresionit dhe kėshtu qė mund tė ketė sėmundje tė ngjashme me SIDA pa VIH. Megjithatė shumica dėrmuese e sėmundjeve imunosupresive tė ngjashme me SIDA ndodhin nė personat e infektuar me VIH.

Postulati 2: Agjenti specifik i sėmundjes nuk ėshtė gjetur nė sėmundje tė tjera.

Kjo u abandonua mė vonė nga vetė Kochu kur ai gjeti qė njė agjent mund tė shkaktojė mė shumė se njė sėmundje specifike.

Postulati 3: Pas izolimit dhe kultivimit tė tij, agjenti infektiv mund tė shkaktojė sėmundjen nė individė tė tjerė. Agjenti infektiv mund tė izolohet nga bujtėsi i ri i infektuar.


Nė rastin e VIH, i cili shkakton sėmundje vetėm nė njerėz, ėshtė e vėshtirė tė bėhet kjo natyralisht pėr shkak tė mungesės sė vullnetarėve. Megjithatė ky postulat plotėsohet nga tė dhėnat qė vijojnė:

  • Virusi i klonuar i pamjaftushmėrisė immune tek simianėt (VIS) shkakton njė sėmundje tė ngjashme me SIDA brėnda njė viti tek macaques. Karakteristikat e sėmundjes janė numuri i ulėt i qelizave CD4+ T4 dhe infeksionet oportune tė tilla si pneumonia pneumocistike.
     
  • VIH-2, i cili ėshtė shumė i lidhur me VIH-1 dhe shkakton SIDA nė Afrikėn perėndimore, mund tė shkaktojė SIDA nė disa majmunė si baboonėt. Pėrsėri ėshtė vrejtur humbja e qelizave specifike CD4+.
     
  • Tė dhėna tė mira vijnė nga aksidenti laboratorik i ndodhur nė fund tė vitit 1980. Tre punonjės tė laboratorit tė cilėt punonin me virusin u infektuan nga njė klon i pufrifikuar i VIH-1. Pas 5 deri nė 7 vjet, tė tre kishin njė sasi tė ulėt tė qelizave CD4+ T4 dhe njeri zhvilloi pneumoninė pneumocistike dhe vdiq. Ata ishin serologjikisht pozitiv pėr VIH. VIH nga tė tre pacientėt u sekuencua dhe u pas se ai ishte i njėjtė me atė me tė cilin ata ishin infektuar. Njeri e mori virusin nga njė plagė e bėrė kur punonte nė centrifugė qė pėrdorej pėr koncentrimin e VIH, tjetri nga membranat mukoze dhe ekspozimi facial, kurse tjetri kishte kontakt direkt me virusin megjithėse rruga aktuale e infeksionit nuk ishte e njohur.

Asnjė prej tė treve nuk kishte mėnyrėn e jetesės qė mund tė mendohet pėr mundėsinė e marrjes sė SIDA. Raporti i aksidentit u botua nė vitin 1993 dhe infeksioni kishte ndodhur disa vite mė parė. Punonjėsi i laboratorit i cili zhvilloi pneumoninė pneumocistike nuk kishte marrė AZT ( tė cilin Duesberg e ka ngatėrruar si njė shkaktar tė mundshėm tė SIDA).

Kėshtu, tė tre pacientėt e ekspozuar kishin njė pamjaftushmėri imune tė rėndė (si rezultat i humbjes sė qelizave specifike CD4) pasi ishin infektuar me VIH. Nė vitin 1994, John Cohen (Science vol 266, f 1647) pyeti Duesberg rreth pozicionit tė tij nė VIH si rezultat i raporteve tė tre punonjėsve tė laboratorit. Duesbergu nuk ishte dakort qė postulatet e Kochut nuk e bindnin. Ai theksoi nė Dhjetor tė 1994 qė 2 prej 3 punonjėsve tė laboratorit nuk kishin infeksione oportunistike, por nuk kishte informacion qė njė preson kishte vdekur.


Nė vlerėsim tė postulateve tė Kochut, Duesberg ka argumentuar qė duhet tė shifen kriteret qė pasojnė qė tė themi qė VIH shkakton SIDA.

  1. Mikroorganizmi duhet tė gjėndet nė tė gjitha rastet e sėmundjes.
  2. Ai duhet tė izolohet nga bujtėsi dhe tė rritet i pastėr nė kultura.
  3. Ai duhet tė riprodhojė sėmundjen orgjinale kur futet nė bujtėsit e ndjeshėm.
  4. Ai duhet tė evidentohet nė bujtėsit e infektuar eksperimentalisht.


Aktualisht duket qė:

  1. Faktikisht tė gjithė pacientėt me SIDA janė tė infektuar me VIH
  2. VIH ėshtė izoluar praktikisht nga tė gjithė pacientėt me SIDA, gjithashtu dhe nga gjithė individėt seropozitivė me tė dy stadet e sėmundjes atė tė hershme dhe tė vonė.
  3. Punonjėsit e laboratorit aksidentalisht qė u infektuan me virusin e VIH tė koncentruar dhe purifikuar kanė zhvilluar SIDA.
  4. VIH ėshtė izoluar nga kėta individė.
     

Duhet qė tė theksohet qė:

  • VIH gjithmonė i ka paraprirė SIDA nė popullacion.
  • VIH ėshtė faktori i vetėm i pėrbashkėt midis tė prekurve me SIDA tė cilėt janė gay tė San Franciskos, femrat Afrikane heteroseksuale, hemofilikėt, fėmijtė dhe pėrdoruesit intravenozė tė drogės.
  • Brėnda ēdo grupi tė riskut vetėm individėt + VIH zhvillojnė SIDA. Duhet tė themi se tė gjithė antarėt e kėtij grupi janė subjekt i supresionit imun, por kjo nuk ėshtė nė rastin me gratė e hemofilikėve.
  • Ka lidhje mė tė mirė midis VIH dhe SIDA se sa midis cigares dhe kancerit tė mushkėrisė.

     

Pėrmbledhje e tė dhėnave tė bollshme qė VIH ėshtė agjenti shkaktari i SIDA

  1. Pėrpara shfaqjes sė VIH, syndromat e ngjashme me SIDA ishin tė rralla, sot ato janė tė zakonshme nė njerzit e infektuar me VIH.
  2. SIDA dhe VIH kanė lidhje tė pandryshueshme nė kohė, vend dhe grup popullate.
  3. Faktorėt kryesorė tė riskut pėr SIDA janė kontaktet seksuale, transfuzioni, droga IV, hemofilia. Kėto kanė ekzistuar pėr shumė vjet, por vetėm pas shfaqjes sė VIH, ėshtė vėnė re SIDA nė kėto popullacione.
  4. Infeksioni nga VIH ėshtė i VETMI faktor qė parashikon faktin qė njė person do tė zhvillojė SIDA
  5. Njė numur survejimesh serollogjike tregojnė qė SIDA ėshtė e zakonshme nė popullacionet me antitrupa anti–VIH, porse ėshtė e rrallė nė popullacionet me seroprevalencė tė ulėt tė antitrupave anti-VIH.
  6. Studimet kanė treguar qė imunosupresioni i rėndė dhe pėrcaktimi i sėmundjes SIDA ndodh ekskluzivisht nė individė tė cilėt janė tė infektuar me VIH.
  7. Numuri i ulėt dhe persistent i qelizave CD4+ T4 janė jashtėzakonisht tė rralla nė mungesė tė VIH apo nė shkaqe tė tjera tė njohur tė imunosupresionit.
  8. Thuajse ēdo njeri me SIDA ka antitrupa kundrejt VIH.
  9. VIH mund te zbulohet thuajse tek ēdo njeri me SIDA
  10. VIH plotėson postulatet e Kochut.
  11. Infantėt e sapo lindur parezik sjelljeje zhvillojnė SIDA nė rast se infektohen si rezultat i nėnės sė infektuar me VIH.
  12. Binjakėt e infektuar me VIH zhvillojnė SIDA, kurse binjakėt e painfektuar jo.
  13. Qė nga shfaqja e VIH, mortaliteti midis hemofilikėve ėshtė rritur nė mėnyrė dramatike
  14. Studimet pėr marjen e infeksionit tė SIDA nėpėrmjet transfuzionit, kanė shpurė nė zbulimin e VIH nė marrėsit si dhe tek dhuruesit
  15. Seks partnerėt hemofilikė tė infektuar me VIH dhe pacientėt qė u bėhet transfusion, marrin virusin dhe SIDA pa faktorė tė tjerė tė riskut.
  16. VIH infekton dhe vret qelizat CD4+ T in vitro dhe in vivo
  17. VIH dėmton qelizat prekrusore CD4
  18. Virusi i trupit (VIH) ka lidhje tė ngushtė me pėrparimin drejt SIDA
  19. VIH ėshtė i ngjashėm nė genomėn e tij dhe morfologjikisht me lentivirusėt e tjerė qė shpesh shkaktojnė pamjaftueshmėri imune, ērregullim tė ngadaltė dhe tė vazhdueshėm, neurodegjenerativ dhe vdekje.
  20. Baboonėt zhvillojnė SIDA pasi janė inokuluar me VIH-2 qė gjithashtu shkakton SIDA nė njerėz.
  21. Majmunėt e Azisė zhvillojnė njė sėmunjde tė ngjashme me SIDA, pasi inokulohen me virusin simian tė pamjaftushmėrisė immune.
     

Ėshtė e qartė qė lidhjet midis VIH dhe SIDA janė vėrtet shumė tė dukshme.
 

 


 
 
 


PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH

 

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt