x x

 INFECTIOUS DISEASE

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

 


VIROLOGJI -  KAPITULLI I TREMBĖDHJETĖ 

VIRUSI I GRIPIT (ORTHOMYXOVIRUS) 

Dr. Margaret Hunt
Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

Pėrkthyes:
Adelina Tmava

Studente e Fakultetit tė Mjekėsisė

Dr. Lul Raka
Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės
Prishtinė
Kosovė

 
ANGLISHT
En Espańol
Let us know what you think
FEEDBACK
KERKO
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
  

 

 

 



OBJEKTIVAT MĖSIMORĖ

Vėshtrim mbi strukturėn dhe veēoritė e virusit tė gripit

Diskutim mbi patogjenezėn, sėmundjen, gjenetikėn, epidemiologjinė, parandalimin dhe trajtimin e gripit

HYRJE

Gripi (influenca) ėshtė sėmundje akute ngjitėse qė shkaktohet nga viruset e familjes Orthomyxoviridae (figura 1): virusi i gripit A (figura 2), virusi i gripit B dhe virusi i gripit C (figura 3).Termi “grip” shpesh pėrdoret pėr ēfarėdo sėmundje febrile tė traktit respirator qė pėrcillet me simptoma sistemike, tė shkaktuara jo vetėm nga virusėt e gripit por edhe nga agjentet e ndryshėm bakteror dhe virusėt e tjerė.

Shpėrthimet e gripit zakonisht ndodhin gjatė dimrit nė vendet me klimė tė butė. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sezoni i gripit zakonisht fillon nė tetor apo nėntor pėr ta mbėrritur kulmin prej dhjetorit deri nė mars (figurat 4-6).

Raporti aktual i gripit nė SHBA Raporti aktual i gripit nė Evropė Tipet e gripit tė raportuara nė regjionin e Atlantikut Jugor tė SHBA nė sezonėn e gripit 2005-2006 Tipet e gripit tė raportuara nė regjionin e Atlantikut Jugor tė SHBA nė sezonėn e gripit 2007-2008 Tipet e gripit tė raportuara nė regjionin e Atlantikut Jugor tė SHBA nė sezonėn e gripit (2008-2009) Tipet e gripit tė raportuara nė regjionin e Atlantikut Jugor tė SHBA nė sezonėn e gripit (2009-2010)

 

Miti i “gripit tė lukthit”

Pse sėmuremi nga gripi gjatė dimrit?

 

 

 

flu3.jpg (57407 bytes)

Figura 1A
Struktura e Orthomyxovirusit
Imazhi i poshtėm: CDC PHIL

 

flu1.jpg (44099 bytes)  Figura 1B
Veēoritė e orthomyxovirusėve

fluA.jpg (63006 bytes) Figura 2
Gripi A © Dr Linda M Stannard, 1995, University of Cape Town. Pėrdorur me leje
 

fluC.jpg (39104 bytes) Figura 3
Gripi C © Dr Linda M Stannard, 1995, University of Cape Town. Pėrdorur me leje
 

SC.jpg (130606 bytes) Figura 4
Numri i mostrave tė pranuara gjatė testimit mujor pėr gripin 1996-97. South Carolina DHEC

 

Figura 5
 Muajt ku gripi arriti kulminacionin kėto 20 vitet e fundit CDC

 

 


 

Potenciali i sėmundjes

Shpėrthimet mė tė mėdha epidemike tė gripit lidhen me tipet e gripit A ose B. Infeksioni me tipin B zakonisht ėshtė mė i butė sesa ai me tipin A tė virusit tė gripit. Ndėrkaq, tipi C lidhet me pasqyrė mė tė lehtė klinike.

Proteinat

Antigjenėt e brendshėm (proteinat M1 dhe NP – figura 1) janė proteina tip specifike (antigjenė specifike) tė cilat pėrcaktojnė tipin e virusit A, B apo C. Proteinat M1 tė ēdo anėtari tė secilit tip kryqėzohen mes veti. Edhe proteinat NP tė anėtarėve tė secilit tip gjithashtu tregojnė reaktivitet kryqėzues.

Antigjenėt e jashtėm (HA dhe NA) kanė mė tepėr variacione dhe janė specifikė pėr nėntipet dhe antigjenet. Ato e pėrcaktojnė nėnllojin e gripit A, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr shpėrthimin epidemik tė sėmundjes.
Figura 6
Pėrmbledhje e sezonės sė gripit 2002-2003
CDC
 


 

PATOGJENEZA DHE SĖMUNDJA

Pėrhapja

Virusi pėrhapet nga njė person nė tjetrin pėrmes aerosoleve me diametėr mė tė vogėl se 10 μm, tė cilat futen nė traktin respirator. Ai gjithashtu mund tė pėrhapet pėrmes fomiteve, pasiqė ka aftėsi tė mbijetojė shkurtazi nė mukoza dhe pėrhapet nėse bie nė kontakt me mukozėn nazale para se tė humb infektivitetin. Koha e inkubacionit ėshtė e shkurtėr (rreth 18-72 orė).

Koncentrimi i virusit nė sekretet e hundės dhe trakesė mbetet i lartė 24-48 orė pasi tė shfaqen simptomat dhe mund tė zgjasė mė tepėr tek fėmijėt. Titri i virusit ėshtė zakonisht i lartė, kėshtu qė nė grimcat e vogla ka mjaft virione infektive pėr tė filluar njė infeksion tė ri.

Vendi i infeksionit

Virusi i gripit infekton qelizat epiteliale tė traktit respirator. Kėto qeliza vdesin pjesėrisht nga efekti direkt i virusit nė to, e pjesėrisht nga efekti i interferonit. Nė stadin e mėvonshėm tė infeksionit, vdekja e qelizave mund tė rezultojė nga veprimi i limfociteve-T citotoksike. Si rrjedhojė e kėtyre veprimeve, pakėsohet efekti pastrues i cilieve duke ēuar nė pamundėsinė e largimit tė agjentėve infektiv nga trakti respirator. Dėmtimet e epitelit mbrojtės ia lehtėsojnė qasjen patogjenėve tė tjerė nė qelizat e tjera. Megjithatė, viremia ėshtė shumė e rrallė.

Shėrimi

Interferoni luan njė rol me rėndėsi nė shėrim, duke e ulur nivelin e shumėzimit viral. Shumica e simptomave tė gripit tė pandėrlikuar (dhimbjet muskulare, rraskapitja, temperatura) ndėrlidhen me induksionin efikas tė interferonit. Pėrgjigjja e imunitetit qelizor ėshtė e rėndėsishme nė shkatėrrimin e virusit. Pėrgjigjja e antitrupave shpesh nuk ėshtė sinjifikante derisa tė largohet virusi. Riparimi i epitelit respirator fillon menjėherė, por mund tė nevojitet ca kohė pėr t’u kompletuar plotėsisht.

 

Mė tepėr pėr interferonin

 

 

 

 

 

 

Mbrojtja

Pėrgjegjja humorale ėshtė burimi kryesor i mbrojtjes ndaj virusit. IgG dhe IgA janė tė rėndėsishme kundėr riinfeksionit. Antitrupat kundėr proteinės HA janė mė tė rėndėsishmit, pasi qė neutralizojnė virusin dhe parandalojnė inicimin e infeksionit viral. Efekti i neutralizimit qėndron nė bllokimin e ngjitjes sė virusit pėr qelizėn epiteliale, por gjithashtu mund tė ndikojė edhe nė stadet e tjera tė hyrjes dhe zhveshjes sė virusit. Antitrupat ndaj proteinės NA kanė efekt mbrojtės, pasiqė e ngadalėsojnė pėrhapjen e virusit. IgG qėndrojnė mė gjatė sesa IgA, prandaj ato luajnė njė rol mė tė rėndėsishėm nė imunitetin afatgjatė.

Kuadri klinik

Sėmundja mė tepėr prek fėmijėt e vegjėl tė moshės nėn 5 vjeē dhe tė moshuarit. Fėmijėve tė vegjėl shpesh ju mungojnė antitrupat e virusit tė gripit, sepse nuk kanė qenė tė ekspozuar asnjėherė ndaj tij. Pastaj, diametri i vogėl i komponentave tė sistemit respirator tek fėmijėt e vegjėl e predispozon bllokimin e sistemit respirator, sistemit sinusal apo gypit tė Eustahut si rezultat i inflamacionit. Edhepse fėmijėt me faktorė rreziku pėr ndėrlikime tė gripit tregojnė njė nivel mė tė lartė  tė vdekshmėrisė, shumica e vdekjeve pediatrike ndodhin tek fėmijėt qė nuk kanė faktorė tė lartė rreziku. Tek tė moshuarit, gripi ėshtė mė i rėndė pėr shkak tė rėnies sė efektit tė sistemit imunitar dhe/ose sėmundjeve obstruktive kronike tė mushkėrive apo sėmundjeve kronike tė zemrės. 

Hulumtimet e CDC tregojnė se pėr ēdo vit rreth 114,000 njerėz nė SHBA hospitalizohen dhe rreth 36,000 vdesin pėr shkak tė gripit. Gripi dhe pneumonia sė bashku janė shkaktari numėr 6 i vdekjeve nė SHBA. Rastet mė tė shpeshta fatale tė gripit i pėrkasin moshės > 65 vjeē. Hospitalizimi i fėmijėve nėn 2 vjeē dhe i tė personave mbi 65 vjeē ndodh kryesisht pėr shkak tė gripit. Mė 1918 shpėrthimi i befasishėm i gripit spanjoll shkaktoi vdekjen e mbi 500,000 njerėzve nė SHBA dhe mė se 20 milion njerėzve nė tėrė botėn. Shpėrthimi i ”Gripit tė Hong-Kongut” nė vitet 1968-69 la tė vdekur mė tepėr se 34,000 njerėz nė SHBA.

 Simptomat dhe ndėrlikimet

1.Gripi pa ndėrlikime

  • Temperaturė (38 - 40 °C)

  • Mialgji, dhembje koke

  • Simptomat okulare - fotofobi, rrjedhje lotėsh, dhimbje

  • Kollė i thatė, rrjedhje hundėsh

2. Ndėrlikimet pulmonare

  • Krupi (laringotrakeobronkiti akut)- tek fėmijėt e vegjėl, simptomat pėrfshijnė kollėn(sikur lehje), dispnenė dhe stridorin (gugatje gjatė inspirimit)

  • Pneumonia primare nga virusi i gripit

  •  Infeksionet dytėsore bakterore. Shpesh pėrfshihen Streptococcus pneumoniae, Staphylococcus aureus dhe Haemophilus influenzae.

Rritja e niveli tė lėngjeve dhe mungesa e pastrimit mukociliar nė traktin respirator krijon terren tė favorshėm pėr rritjen e baktereve.

Ndėrlikimet shfaqen shpesh tek pacientėt me sėmundje kronike obstruktive tė mushkėrive ose me sėmundje tė zemrės. Problemet e lartėcekura mund tė kenė qenė tė pavėrejtura deri para infeksionit me grip.

3. Ndėrlikimet jopulmonare tė gripit:

  • Mioziti – Ėshtė i rrallė dhe mė shpesh vėrehet tek fėmijėt pas infeksionit me gripin e tipit B.

  • Ndėrlikimet kardiake

  • Encefalopatia -  Rritja e mbikėqyrjes tek pacientėt mė tė rinj se 21 vjeē tė hospitalizuar nė Miēigen tė SHBA gjatė sezonės sė gripit tė vitit 2002-2003, konstatoi praninė e 8 rasteve tė encefalopatisė sė shoqėruar me grip (figura 6A). Dy prej kėtyre pacientėve( tė moshave 2 dhe 5 vjeē) vdiqėn. Ndėrlikime tė ngjashme tė gripit janė raportuar edhe nė Japoni. Encefalopatia, edhe nė rastet kur nuk ėshtė fatale, mund tė ketė pasoja serioze dhe kjo thekson edhe mė shumė rėndėsinė e vaksinimit. Asnjėri nga rastet fatale tė Miēigenit nuk kanė qenė tė vaksinuar.

 

 

Shkaqet kryesore tė vdekjes nė SHBA

  • Sindromi i Rejit – Efektet e infeksionit me virusin e gripit nė mėlēi dhe tru janė veēanėrisht serioze. Nė mėlēi kemi depozitim tė yndyrnave, kurse nė tru shfaqet edema. Sindromi i Rejit pėrfshin vjelljen, pėrgjumjen dhe mund tė rezultoj me komė. Mesatarisht 40% e rasteve pėrfundojnė me vdekje. Origjina e sindromit tė Rejit nuk ėshtė sqaruar plotėsisht, por siē duket pėrcjell disa  infeksione virale, si gripi apo variēella (varicella zoster/herpes zoster),veēanėrisht nėse vėrehen tek tė rinjėt qė janė trajtuar me aspirinė. Aspirina kundėrindikohet pėr trajtimin e etheve gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės pėr shkak rė rritjes sė rrezikut pėr sindromin e Rejit. Acetaminofeni dhe ibuprofeni nuk shoqėrohen me sindromin Rej.
     

  •  Sindromi Guillain Barr (polineuriti akut idiopatik)  - Shkaktari i kėtij sindromi nė SNQ mbetet ende misterioz. Ky sindrom pėrbėn njė sėmundje autoimune qė shoqėron njė infeksion viral apo bakteror. Vaksinat e tashme kundėr gripit nuk duket se rrisin rrezikun e shfaqjes sė sindromit Guillain-Barr.

Sindromi i Rejit Sindromi Guillain-Barre

Shumica e vdekjeve tė shoqėruara me grip shkaktohen nga pneumonia bakterore dhe pamjaftueshmėria e veshkave. Afėr 90% e vdekjeve prekin njerėzit me moshė mbi 65 vjeē.

 

DIAGNOZA

Diagnoza efikase vehet pėrmes izolimit tė virusit dhe testeve serologjike. Virusi mund tė izolohet nga hunda ose gryka. Kjo mostėr mė pas pėrdoret pėr tė infektuar qelizat nė kulturė (ose vezė). Hemadsorbimi mund tė pėrdoret pėr tė vėrejtur qelizat e infektuara. Testet PCR detektojnė ARN-nė virale. Kohėve tė fundit, janė aprovuar teste tė shumta qė mund tė pėrdoren nėpėr laboratore mjekėsore. Diagnoza shpesh mund tė caktohet klinikisht bazuar nė tė dhėnat pėr njė shpėrthim aktual tė gripit, kombinuar me simptomat gjegjėse klinike (temperaturė,kollė,rrjedhje hundėsh,konfuzion).


EPIDEMIOLOGJIA

Proteina HA (Hemaglutinina)

Proteina HA pėrfshihet nė pėrngjitjen dhe fuzionin membranor nė endosomin e qelizės sė infektuar. Vendi i pėrngjitjes pėr receptorėt qelizor ndodhet nė njė xhep (figura 7), qė nuk i ekspozohet sistemit imunitar. Domenet antigjenike gjenden nė sipėrfaqe. Kėto mund tė ndryshojnė dhe kėshtu virusi i shmanget pėrgjigjes humorale pa humbur aftėsinė e tij tė pėrngjitjes pėr receptorėt qelizor.

Proteina NA (Neuraminidaza)

Neuraminidaza e zbėrthen acidin sialik (acidin neuraminik), i cili ndodhet nė sipėrfaqen e shumicės sė qelizave. Pasi qė acidi sialik ėshtė pjesė e receptorėve viral, nė momentin kur virusi pėrngjitet pėr qelize, ai do t’i nėnshtrohet endocitozės. Nė stadin e vonshėm tė infeksionit, acidi sialik do tė largohet nga qeliza e infektuar falė neuraminidazės virale duke ju lehtėsuar virioneve progjene daljen jashtė qelizės. Neuraminidaza gjithashtu pėrfshihet nė penetrimin e shtresės mukotike tė traktit respirator.

Ndryshimet e lehta antigjenike-drifti(rrjedhja)

Kėto ndryshime antigjenike ndodhin pėr shkak tė mutacioneve. Antitrupat kundėr proteinės HA janė mė tė rėndėsishmit nė mbrojtje, edhepse edhe antitrupat kundėr NA gjithashtu zenė njė vend me rėndėsi. Tė dy proteinat iu nėnshtrohen rrjedhjeve antigjenike (mutacione tė akumuluara) duke rezultuar me ndryshime, me ē’rast personi qė ėshtė imun ndaj formės origjinale nuk ka imunitet edhe ndaj tipit qė ka pėsuar rrjedhje antigjenike virale. Rrjedhjet antigjenike rezultojnė me shpėrthime sporadike tė epidemive dhe me epidemi me pėrhapje tė kufizuar.

Ndryshimet e mėdha antigjenike-shiftet(ndryshimet)

Kėto ndryshime antigjenike janė rezultat i riasortimit. Nė rastin e gripit A, ndryshimet antigjenike ndodhin nė trajtė periodike. Nė shtamet virale qarkulluese gjinden edhe HA dhe NA tė “reja”. Imuniteti ėshtė shumė pak i shprehur (sidomos nėse ndryshojnė tė dy proteinat, apo shfaqet njė HA e re) duke i hapur rrugė paraqitjes sė epidemisė/pandemisė.

 

RAPORTIM RASTI
MMWR - Fatalitetet e gripit nė Miēigen
 

Figura 6A
Numri dhe  pėrqindja e shenjave, simptomave,gjendjes sė pacientėve me grip nė Michigan-2003

 

 

HA.jpg (41452 bytes) Figura 7
Proteina HA ka njė pjesė qė ngjitet pėr receptorin qelizor.Antitrupat nuk mund tė futen nė “xhep”.Pasi pėrcaktuesit antigjenik janė nė sipėrfaqe tė HA ,kėta mund tė ndryshojnė pa ndryshuar pėrngjitja pėr receptorė.Enzimat e qelizės shkatėrrojnė receptorėt jashtė saj por HA aktivizohet vetėm nė endozom.


 

types.jpg (42356 bytes) Figura 8
Tipet e gripit qė mbizotėruan nga 1995/96 deri 1998/99
CDC

 PANDEMITĖ E SHKAKTUARA NGA GRIPI A

Ndryshimet antigjenike madhore tė lidhura me pandemitė e gripit  A

Viti

Nėntipi

Prototipet

1947

H1N1

A/FM1/47

1957 (Gripi aziatik)

H2N2

A/Singapore/57

1968 (Gripi I Hong Kongut)

H3N2

A/Hong Kong/68

1977

H1N1

A/USSR/77

1987

H3N2

Lloje tė ndryshme qarkulluan nė tėrė botėn

Adaptuar nga Ryan et al. Sherris Medical Microbiology

Figura 9
Mortaliteti nga pneumonia dhe gripi i vėzhguar nė 122 qytete tė SHBA   2003-2006
 

00_01summary2.gif (5765 bytes) Figura 10A
Pėrmbledhje javore nė SHBA  2001-2001

Figura 10B Virioni i gripit A tė shpezėve (H5N1) . Njė tip i virusit tė gripit tė zogjėve qė ėshtė nėntip i virusit gripit A tė shpezėve. Nė kėtė pamje vėrehet pikėzim i sipėrfaqes sė vrazhdė tė pėrbėrėsve proteinik qė mbėshtjellin virionin. CDC


 

Prej nga erdhi njė HA dhe NA “e re”? Tė gjithė 16 tipet e HA dhe 9 tipe tė NA qarkullojnė tek rosat, kurse disa tipa tė tjerė gjithashtu gjenden edhe tek shtazėt e tjera. Duket se disa kafshė (ka mundėsi edhe derri), infektohen edhe me viruset humane edhe me ato animale. Njėra nga rikombinimet gjenetike pėrmban gjene qė kodojnė strukturat e komponentave virusale humane por njė segment tė ri tė HA dhe/ose NA nga virusi animal. Nėse ky virusi i modifikuar infekton njerėzit, do t’i ketė komponentat e brendshme tė njejta sikurse virusi i rėndomtė human, por komponentat e reja tė mbėshtjellėsit do tė rezultojnė nė imunitet tė dobėt nė popullatė. Prandaj, nėntipet e gripit A janė klasifikuar nė bazė tė tipeve tė proteinave HA dhe NA. Ka mundėsi qė modifikimet madhore antigjenike nuk i vėrejmė te gripi B, sepse pėr kėtė virus nuk ka rezervoar shtazor.

Klasifikimi i tipeve tė gripit:

  •  Tipi A, B ose C / vendi i izolimit / numri i izolatit / viti i izolimit

  • Nė rastin e gripit A gjithashtu kemi: subtipin HA(H) dhe subtipin NA(N)

 P.sh., tri shtamet pėr vaksinėn e vitit 2009/2010 janė:

  • A/Brisbane/59/2007 (H1N1)

  • A/Brisbane/10/2007 (H3N2)

  • B/Brisbane/60/2006

Shtami H1N1 2009 qė ėshtė pėrdorur pėr vaksinim kundėr gripit pandemik tė ri H1N1 2009 ėshtė:

A/California/ 07/ 2009(H1N1)

Tani ekziston njė brengė e konsiderueshme lidhur me shpėrthimet e fundit epidemike tė gripit tė shpendėve tė shkaktuar nga shtami H5N1 i virusit tė gripit A (figura 10B). Duket se ky virus i shpendėve ėshtė nė gjendje tė infektojė njeriun pa pasur nevojė t’i nėnshtrohet njė rekombinimi tė domosdoshėm nė ndonjė kafshė tjetėr. Pėrqindja e vdekshmėrisė te njerėzit ėshtė e lartė (afėr 60%). Fatmirėsisht, virusi ende nuk pėrhapet rregullisht nga zogjėt tek njerėzit ose nga njeriu tek njeriu tjetėr. Megjithatė, mbretėron frika se ky virus mund tė pėsojė mutacion ose t’i nėnshtrohet njė ristrukturimi bashkė me virusin e gripit human dhe tė fitojė aftėsinė e pėrhapjes sė shpejtė nga njė njeri tek tjetri derisa tė jetė ende virulent.

Ka mundėsi qė modifikimet madhore antigjenike nuk i vėrejmė te gripi B, sepse pėr kėtė virus nuk ka rezervoar shtazor.

 

Gripi i shpezėve Pandemi e re? Pse momentalisht “Gripi i shpezėve” ėshtė rezistent ndaj amantadinės dhe rimantadinės?

 

Incidenca e gripit tė shpezėve tek shpezėt nga viti 2004-hartat (FAO) Gripi i shpezėve dhe dendėsia e derrave nė Juglindje tė Azisė (FAO) Gripi i shpezėve dhe dendėsia e shpezėve nė Juglindje tė Azisė (FAO)

 

Pėrhapja e tashme nė njerėz dhe zogj e gripit H5N1 (CDC)
 (CDC)
Gripi i shpezėve: Simptomat nė shpezė (FAO) Stadet e pandemisė

 

Gripi spanjoll 1918-1919 Pse quhet “Gripi spanjoll”? Klasifikimi i viruseve tė gripit

 

MBIKĖQYRJA

Vlerėsimi i ashpėrsisė sė gripit nė ndonjė vit mė sė miri pėrcaktohet me numrin e vdekjeve tė shkaktuara nga pneumonia ose gripi, tė cilat krahasohen me normėn e pėrshtatjes stinore (figura 9).

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) siguron njė mbikėqyrje tė vazhdueshme tė shpėrthimeve tė gripit nė gjithė botėn dhe zotėron njė seri tė tėrė tė laboratoreve “rojtare” pėr tė shikuar se ēka po ndodh me popullatėn ku qarkullon virusi. CDC vepron njėsoj nė SHBA dhe bashkėpunon me OBSH-nė.

Zakonisht ,virusi mė i rėndėsishėm i gripit ėshtė ai i gripit A, por nė disa stinė, tipi B ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i gripit. Kohėve tė fundit  H1N1 dhe H3N2 shpesh kanė bashkėqarkulluar (figura 10A); proporcioni i secilit virus mund tė ndryshojė nė mėnyrė dramatike nga viti nė vit.


 

 


 

 


 

PARANDALIMI

Vaksinat

Ekzistojnė dy tipe tė vaksinave:
 
  • VAKSINA TREVALENTE E INAKTIVUAR (VTI)

 Vaksina trevalente e inaktivuar(VTI) ėshtė njė preparat i inaktivuar i virusit tė rritur nė vezė (kultivimi) dhe jepet me injeksion. Vetėm disa forma tė vaksinės janė ēertifikuar nga FDA pėr fėmijėt e vegjėl-rekomandimet vjetore tė ACIP(shih mė poshtė) japin detajet e pėrdorimit. Mbrojtja bėhet pėrmes antitrupave tė tipit IgG.

  • VAKSINA E GJALLĖ E VIRUSIT TĖ DOBĖSUAR TĖ GRIPIT (LAIV)

Virusi i gjallė i dobėsuar i gripit (LAIV- nė treg si FluMist) (shiko Mėsimet nga Gjenetika) pėrgatitet prej virusit tė rritur nė vezė. Jepet tek njerėzit e shėndoshė (ata qė nuk rrezikohen pėr komplikime nga infeksionet e gripit), femrat nga 2-49 vjeē (jo shtatzėnat); por nuk duhet tė jepet tek fėmijėt mė tė vegjėl se 5 vjeē qė janė tė prekur nga ndonjė sėmundje reaktive e organeve tė frymėmarrjes (p.sh. fėmija qė ka kaluar gulēimė rekurente). Jepet me rrugė nazale dhe duhet tė nxisė imunitetin mukotik, humoral e qelizor. Kundėrindikohet tek fėmijėt dhe adoleshentėt  qė pėrdorin ēfarėdo terapie, e cila pėrmban aspirinė(pėr shkak tė rrezikut potencial tė sindromit tė Rejit, pasiqė virusi ėshtė i gjallė).

Tė dy vaksinat e gripit formulohen ēdo vit, duke pėrdorur tipet dhe shtamet e gripit qė parashikohen tė jenė problematikė pėr atė vit (parashikimet bazohen nė monitorimet e vazhdueshme tė gripit nė tėrė botėn). Vaksinat janė multivalente, tė tashmet janė trivalente dhe pėrmbajnė dy shtame tė gripit A bashkė me njė shtam tė gripit B. Vaksinėn duhet dhėnė pėr ēdo vit, sepse shtamet mė efikase pėr vaksinė do tė ndryshojnė si rrjedhojė e ndėrrimeve gjenetike tė virusit. Vaksinat zakonisht jepen nė vjeshtė (figura 11),pasi tė pėrcaktohen shtamet stinore pėr vaksinim nė fillim tė vitit. Duke dhėnė vaksinėn nė vjeshtė mbrojtja do tė jetė maksimale nė kulmin e sezonės sė gripit. Pasi tė dy vaksinat rriten nė vezė, ato janė tė kundėrindikuara tek personat alergjik ndaj vezėve.

(shikoni gjithashtu seksionin e vaksinave)

Rekomandimet e CDC: ”Mjekėt duhet tė japin vaksinėn tek personat qė dėshirojnė tė reduktojnė mundėsinė e prekjes nga gripi (vaksina mund tė jepet edhe tė fėmijėt mė tė vegjėl se 6 muajsh). Personat qė punojnė nė shėrbimet vitale publike kėshillohen pėr vaksinim nė mėnyrė qė tė zvogėlojnė nė minimum pasojat e efekteve tė disfavorshme gjatė pėrhapjes sė gripit. Studentėt apo personat tjerė qė gjenden nėpėr institucione tė mėdha ( p.sh. ata qė jetojnė nėpėr konvikte) duhet tė inkurajohen pėr marrjen e vaksinės pėr tė zvogėluar pengesat nė veprimtarinė e tyre gjatė epidemive”.

 

Pėrmbledhje e shkurtėr e rekomandimeve pėr vaksinim Njerėzit qė nuk duhet tė vaksinohen

 

 

 

   

flu-shot.jpg (46615 bytes) Figura 11
Kur tė marrim vaksinė kundėr gripit
CDC

 


 

Kimioterapia

  •  Zanamiviri (Relenza) dhe Oseltamiviri (Tamiflu)

Dy inhibitorė tė neuraminidazės janė aprovuar nga FDA: Zanamivir (Relenza) dhe Oseltamivir(Tamiflu). Ata janė aktivė kundėr gripit A dhe B duke reduktuar kohėzgjatjen e gripit tė pandėrlikuar (pėrafėrsisht rreth 1 ditė nė 70-90% tė tė rriturve) nėse jepen nė dy ditėt e para tė fillimit tė sėmundjes.

Deri sot ka pak studime mbi efikasitetin e kėtyre barnave nė reduktimin e ndėrlikimeve serioze tek grupet e rrezikuara kur janė pėrdorur pėr trajtim tė gripit nė krahasim me pėrdorimin e tyre pėr profilaksė. Disa tė dhėna tė limituara tregojnė se kėto barna mund tė jenė tė dobishme. Sidoqoftė, tė dyja rekomandohen edhe pėr profilaksė edhe pėr trajtim.

  • Rimantadina dhe Amantadina

Rimantadina dhe amantadina bllokojnė hyrjen e virusit nė endozom dhe gjithashtu interferojnė me lirimin e virusit (shiko seksionin e kimioterapisė antivirale). Ato mund tė jepen si agjent parandalues gjatė shpėrthimeve tė gripit, sidomos tek personat e rrezikuar dhe personeli kyē. 

Kėto barėra janė pėrdorur me tė madhe. Mirėpo, nė stinėn e gripit tė vitit 2005-2006, rreth 92% e shtamit tė ekzaminuar H3N2 pėsoi mutacion, duke dhėnė rezistencė nė kėto barna, sikurse edhe 25% e shtameve tė testuara tė H1N1. Probleme tė ngjashme janė vėrejtur pėr disa stinė me rradhė, prandaj kėto barna nuk rekomandohen mė pėr pėrdorim derisa tė bie rezistenca e shumicės sė mutantėve qarkullues. Nė mungesė tė mutacioneve rezistente ato ishin agjensė tė mirė profilaktikė pėr gripin A (por jo pėr gripin B), edhepse ka disa probleme pėr marrjen e tyre afatgjate. Ato mund tė jepen si profilaksė gjatė epidemive- sidomos tek personat e rrezikuar dhe tek personeli kyē. Ato, po ashtu, mund tė jepen gjatė kohės sė vaksinimit pėr disa javė-derisa pėrgjigja humorale tė ketė pak kohė pėr t’u zhvilluar. Ka dėshmi se rimantadina dhe amantadina mund ta redukojnė kohėzgjatjen e gripit A jorezistent nėse jepen herėt gjatė infeksionit.

Ju duhet t’i lexoni Rekomandimet dhe Raportin e CDC-MMWR pėr grip qė pėrmban informacione rreth dozimit, efekteve anėsore dhe tė dhėnave mė tė reja tė rekomandimeve vjetore.

 
Pse amantadina nuk ndikon nė gripin B Rezistenca ndaj Zanamivirit dhe Oseltamivirit

Trajtimet tjera

Trajtimet mė tė mira janė pushimi, lėngjet ,pėrdorimi i agjentėve kundėr temperaturės (jo aspirina tek tė rinjtė dhe adoleshentėt qėkur sindromi i Rejit ėshtė bėrė njė problem potencial). Keni kujdes pėr ndėrlikimet e sėmundjes dhe trajtoni ato menjėherė.


 

STRUKTURA MOLEKULARE
Rimantadina
Relenza


 

 
Gripi H5N1 (ngjyrosur me ngjyrė ari) rritur nė qelizat MDCK (vėrehen me tė gjelbėrt) CDC/C. Goldsmith, J. Katz, and S. Zaki

 KRAHASIM MES GRIPIT A,B DHE C

 

TIPI A

 TIPI B

TIPI C

Pėrmasat e sėmundjes

++++

++

+

Rezervari shtazor

po

jo

jo

Pandemitė tek njerėzit

po

jo

jo

Epidemitė tek njerėzit

po

po

jo (sporadike)

Ndryshimet antigjenike

madhore, minore

minore

minore

Gjenomi i segmentuar

po

po

po

Amantadina,rimantidina

tė ndjeshme

pa efekt

pa efekt

Zanamivir (Relenza)

tė ndjeshme

tė ndjeshme

 

Glikoproteinat sipėrfaqėsore

 2

2

(1)

 

KRAHASIMI NDĖRMJET GRIPIT STINOR DHE ATIJ PANDEMIK

STINOR PANDEMIK
•
•
  • Epidemitė pėrcjellin profile tė njohura stinore; shfaqen ēdo vit zakonisht nė dimėr, nė vende me klimė tė butė

  • Zakonisht ka njė nivel tė dobėt tė imunitetit tė krijuar nga ekspozimi gjatė viteve paraprake

  • Tė rriturit e shėndoshė nuk janė tė rrezikuar nga ndėrlikimet; fėmijėt, pleqtė dhe ata me sėmundje shoqėruese janė nė rrezik pėr shfaqjen e ndėrlikimeve 

  • Sistemet shėndetėsore i pėrmbushin kėrkesat e publikut dhe pacientėve 

  • Ka vaksina, tė cilat janė krijuar duke u bazuar nė shtamet e njohura tė gripit 

  • Zakonisht ka furnizim tė kėnaqshėm me barna antivirale 

  • Mesatarja e rasteve tė vdekjes nė SHBA ėshtė 36,000/vit

  • Simptomat: ethe, kollė, rrjedhje hundėsh, dhembje muskujsh. Vdekjet shkaktohen nga ndėrlikimet (p.sh.pneumonia).

  • Pėrgjithėsisht shkakton ndikim modest nė shoqėri (p.sh. mbyllja e disa shkollave, tė sėmurėt inkurajohen qė tė rrijnė nė shtėpi) 

  • Ndikim tė menaxhueshėm nė ekonominė vendore e botėrore

 

•
•
  • Shfaqet rrallė (disa herė nė shekull)

  • Nuk ka ekspozim paraprak; pak ose nuk ka fare imunitet

  • Njerėzit e shėndoshė mund tė jenė tė rrezikuar nga ndėrlikimet serioze

  • Sistemet shėndetėsore mund tė jenė tė tronditura

  • Nė stadet e hershme tė pandemisė nuk do tė ketė mundėsi pėr vaksinim

  • Dispozicioni i antiviralėve efikas mund tė jetė i kufizuar

  • Numri i vdekjeve mund tė jetė i madh (p.sh. nė vitin 1918 nė SHBA kishte afėr 675,000 tė vdekur)

  • Simptomat mund tė jenė mė tė rėnda dhe ndėrlikimet mė tė shpeshta

  • •         Mund tė kenė ndikim tė konsiderueshėm nė shoqėri (p.sh. kufizime nė udhėtim, mbyllje e shkollave dhe bizneseve, anulim i tubimeve tė mėdha publike)

  • Ka potential pėr ndikim tė dukshėm nė ekonominė vendore dhe botėrore

 

Nga CDC

 

CASE REPORT
Swine Influenza A (H1N1) Infection in Two Children --- Southern California, March--April 2009

MMWR-CDC

 


 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt