x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

VIROLOGJI -  KAPITULLI TETĖ

VAKSINAT: SUKSESET E KALUARA DHE PRESPEKTIVA NĖ TĖ  ARDHMEN

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
 

 

SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
 
Tregoni mendimin Tuaj
PRAPAVEPRIMI
KĖRKO
  
 

 

 


 

Polio Virus (Nga  the Hogle Lab at Harvard, URL unknown)

Shumė prej imazheve  ne pjesėn e smallpoksi tė kėtij fajli vijnė nga Fenner, Henderson, Arita et al. Smallpoksi dhe Ērrėnjosja e tij. 1988 Gjenevė, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė  dhe janė mbledhur  nga Gregorio nė pjesė e saj  The Smallpox Legacy, Pharos. Fall 1996
HYRJE

Ēfarė ėshtė njė vaksinė?

Vaksinat janė agjentė  tė parrezikshėm qė konsiderohen si armiq. Ato janė molekula, zakonisht por jo domosdoshmėrisht proteina, qė nxisin njė pėrgjigje immune,  pėr pasojė  shkaktojnė imunitet mbrojtės kundrejt agjentėve potencialė. Megjithėse njė patogjen mund tė jetė njė bakter ose njė protozo eukaryotik, shumė  vaksina tė suksesshme janė krijuar  edhe kundėr virusėve dhe kėtu ne do tė kemi tė bėjmė kryesisht me vaksinat antivirus.

Imuniteti kundrejt njė virusi normalisht varet  nė zhvillimin e pėrgjigjes immune kundrejt antigjenėve nė sipėrfaqe tė qelizės sė infektuar me virus ose nė sipėrfaqe tė vetė particelės virale. Pėrgjigjia immune kundrejt antigjenėve tė brėndshėm zakonisht lot pak rol nė imunitet. Kėshtu, nė pandemitė e influencės, njė glykoproteinė e re sipėrfaqėsore pėrfitohet  si rezultat  i shiftit antigjenik qė karakterizon shtamin e ri viral kundrejt tė cilit popullacioni ka pak ose aspak imunitet. Ky shtam i ri  i virusit tė influencės, megjithatė pėrmban proteina tė brėndėshme qė kanė qėnė nė shtamet  e mėparshme tė influencės. Glykoproteinat sipėrfaqėsore shpesh u referohen antigjenėve mbrojtės. Pėr tė bėrė njė vaksinė tė suksesshme kundrejt njė virusi, duhet tė njifet mirė natyra e antigjenėve sipėrfaqėsorė sė tyre. Duhet tė theksohet  qė qeliza e infektuar nga virusi shfaq nė sipėrfaqe tė saj, fragmente  tė antigjenėve tė virusėve tė brėndshėm dhe kėta mund tė nxisin pėrgjigjen e qelizave citotoksike T qė veprojnė kundėr  qelizės sė infektuar. 

Nė njė virus, mund tė ketė mė shumė se njė glykoproteinė sipėrfaqėsore dhe nė pėrgjigjen immune mbrojtėse, njera nga kėto mund tė jetė shumė mė e rėndėsishme    se sa tė tjerat; ky antigjen duhet tė identifikohet pėr njė vaksinė tė vlefshme qė bllokon infektivitetin. Kėshtu pėr shembull, virusi i  influencės ka nė sipėrfaqe tė particelės virale neuraminidazė  dhe hemoaglutininė. Ėshtė hemoaglutinina qė  provokon imunitetin neutralizues, pėr arsye se ajo ėshtė proteinė qė ngjit virusin nė receptorin sipėrfaqėsor tė qelizės dhe antitrupat neutralizues interferojnė  me virusin qė lidhet nė qelizė.  

Mė tej, pėr tė bllokuar ngjitjen e virusit  nė qelizė, faktorė tė tjerė mund tė jenė tė rėndėsishėm nė neutralizimin e kėtyre virusėve; p. sh. komplementi mund tė  shkrijė (lizojė) mbulesėn e virioneve pas opsonizimit nga antitrupat anti-virus.

 

 

 

Vėndet kryesore tė infeksionit vral

Nė kuadrin e zhvillimit tė njė vaksine tė suksesshme, duhet tė jenė tė njhura karakteristika tė tilla tė infeksionit viral  . Njė nga kėto ėshtė  dhe vendi nė tė cilėn virusi futet nė trup. Janė pėrcaktuar 3 vėnde  kryesore.

1) Infeksioni nėpėrmjet sipėrfaqes mukozale tė traktit respirator dhe traktit gastrointestinal. 

·         Familjet e virusėve nė kėtė grup janė: rhinovirusėt; myxovirusėt; koronavirusėt; parainfluenzavirusėt; virusi respirator syncycial; rotavirusėt

2) Infeksioni nėpėrmjet sipėrfaqes mukozale pasohet  nga shpėrndarja sistemike nėpėrmjet gjakut dhe/ose neuroneve  nė organet target

Familjet e virusėve nė kėtė  grup janė: pikornavirusėt; virusi i fruthit; virusi i shytave; virusi herpes simplex; virusi varicelės; viruset e hepatitit A dhe B

3) Infeksioni nėpėrmjet injeksioneve ose pickimit tė insekteve pasohet  nga pėrhapja tek organet target:

  • Familjet e virusėve qė bėjnė pjesė  nė kėtė grup janė virusi i hepatitit  B; alphavirusėt; flavivirusėt; bunyavirusėt.

Imuniteti lokal i ndėrmjetėsuar nga  IgA qė ėshtė shumė i rėndėsishėm  nė tipin 1 dhe 2. Ka pak dobi kur kemi  antitrupa humoralė tė mirė neutralizues nė qarkullim kur virusi replikohet, pėr shembull, nė traktin e sipėrm respirator. Kėtu duket qartė qė antitrupat sekretues janė shumė tė rėndėsishėm. 

Kėshtu, ne kemi nevojė tė dimė:

  • Antigjen(ėt) viralė qė nxisin antitrupat neutralizues

  • Antigjen(ėt) sipėrfaqėsorė qelizore qė nxisin antitrupat neutralizues

  • Vendin e replikimit tė virusit

 

wpe2.jpg (14023 bytes) Figura 1.  Krahasimi i maksimumit dhe  morbilitetit aktual  pėr sėmundjet e parambrojtura me vaksinė Tipet e vaksinave

Sot nė pėrdorim ka tre tipė bazė tė vaksinave

  • Vaksinat me shtam tė vrarė: Kėto pėrgatiten prej virusėve patogjenėė infektivė normalė (tipet e egra), virus patogjenik qė ėshtė kthyer nė jo patogjenik, zakonisht gjatė trajtimit kimik me kimikate si formalina.   

  • Vaksinat e atenuara (tė ndryshuara): Kėto janė particela virusi tė gjalla qė rriten tek marrėsi i vaksinės por nuk shkaktojnė sėmundje pėr shkak se virusi i vaksinės ka ndryshuar (mutuar) nė njė formė jo-patogjenike; tropizmi i tij ka ndryshuar kėshtu qė ai nuk rritet gjatė tek vendi qė mund tė shkaktojė sėmundje. 

  • Vaksinat sub-unite: Kėto janė komponentė tė purifikuar (pastėrt) tė njė virusi, tė tilla si antigjeni sipėrfaqėsor. 

 

Problemet nė zhvillimin e vaksinės

Ka shumė probleme qė lindin  gjatė pėrgatitjes sė  njė vaksine anti-virale tė mirė.

Midis tyre janė:

  • Tipet e ndryshme tė virusit mund tė shkaktojnė sėmundje tė ngjashme si  p.sh. ftofjen ezakonshme. Si rezultat, njė vaksinė e vetme nuk ėshtė e mundur kundrejt njė sėmundje tė tillė.

  • Drifti dhe shifti antigjenik – Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė tek virusėt me ARN dhe tek ata me genomė tė segmentuar.

  •  Kafshėt e mėdha si rezervuarė.Nė rast se ndodh kjo, reinfeksioni mund tė ndodhė pėrsėri pas eliminimit nga popullata humane.

  • Integrimi i ADN virale.  Vaksinat nuk do tė funksionojnė nė virionet latentė pa shprehur antigenėt e tyre nė sipėrfaqen qelizore. Mė tej, nė rast se virusi vaksinal integrohet nė kromozomet e qelizės sė bujtėsit, ai mund tė shkaktojė probleme (kjo ėshtė, pėr shembull, njė problem me mundėsi pėrdorimi tė vaksinave anti-VIH e bazuar nė shtamet viralė tė atenuar-shif mė vonė).

  •  Transmetimi nga qeliza nė qelizė nėpėrmjet sinciciumeve- Ky ėshtė problem pėr vaksina potenciale pėr SIDA, pasi virusi mund tė  pėrhapet nga qeliza nė qelizė pa u futur nė qarkullim.

  • Rekombinimi dhe mutacioni i virusit tė vaksinės nė njė vaksinė tė atenuar.

Pamvarėsisht kėtyre problemeve, vaksinat antivirale nė disa raste kanė patur suksese spektakulare (figura 1). Njė rast qė qėndron nė krye ėshtė(smallpoksi) me tė cilėn u bė e mundur eliminimi i  sėmundjes nga popullata humane. Vaksina e smallpoksit ėshtė njė shembull i njė vaksine tė atenuar, megjithėse nuk ėshtė prej virusit orgjinal tė smallpoksit. Tjetėr vaksinė e sukseshme ėshtė vaksina e polios, e cila bėri tė mundur eliminimin e kėsaj sėmundjeje nga popullata humane pėr disa vjet. Kjo vaksinė ėshtė nė dy forma. Vaksina  Salk qė ėshtė njė vaksinė e vrarė, ndėrsa ajo qė ėshtė pėrgatitur nga Sabine ėshtė njė vaksinė e gjallė e atenuar. Aktualisht polio ėshtė i kufizuar nė pjesė tė Afrikės dhe Azisė.

 

  SUKSESE TĖ ARRITURA

SMALLPOXI (Variola)

Smallpoxi ėshtė njė sėmundje shkatėruese dhe shėmtuese dhe mjaft infektive. Ajo shkaktohet nga virusi variolės (gjithashtu i njohur si virusi i smallpoksit), antar i Orthopoxvirdae (figura 2A). Sėmundja e smallpoksit ka qėnė e njohur pėrpara mijėra vjetėsh dhe ndoshta e ka origjinėn nga Azia. Ajo u drejtua nga perėndimi nėpėrmjet lindjes sė mesme dhe midis viktimave ishte Faraoni Ramses V (figura 2B). Sėmundja mund tė ketė arrdhur nė Europė me kryqėzata. Smallpoksi u fut nė Botėn e re nga kolonistėt Europianė, duke shkaktuar njė epidemi shkatėrruese nė popullatėn indigjene tė cilėt nuk kishin imunitet natyral. Nė fakt, disa kolonistė tė hershėm e pėrdorėn smallpoksin si njė armė biollogjike kundėr banorėve orgjinalė tė Amerikės sė Jugut dhe Veriut.
Smallpoksi karakterizohet nga njė numur pustulash qė pėrmbajnė virus infektiv (figura 2 C dhe D). Niveli i fatalitetit ėshtė mė shumė sė njė ēereku i pacientėve tė infektuar nga forma mė serioze e shkaktuar nga Variola major. Forma tjetėr e smallpoksit ėshtė shkaktuar nga Variola minor dhe ka nivel fataliteti mė tė ulėt (deri nė 5%).

Pėrpjekjet e para pėr tė kontrolluar smallpoxin kanė ndodhur nė shekullin e 10-tė duke pėrdorur variolizimin (kėshtu ėshtė quajtur pasi virusi i smallpoksit ėshtė Variola). Nė variolizimin (figura 2E), materiali (krustet) janė marrė nga pustulat e njė personi tė infektuar, i cili nuk ka vdekur nga sėmundja. Ky person, megjithatė , ka patur njė formė tė lehtė tė smallpoksit is rezultat i infeksionit nga varianti natyral i virusit. Ky material pėrdoret pėr tė infektuar njė person tjetėr i cili zakonisht merr njė sėmundje tė lehtė. Nė rast se personi nuk vdes, ai do tė ketė njė imunitet pėr tėrė jetėn. Arsye tjetėr per suksesin e variolizimit ėshtė qė virusi nė krustet ėshtė mė pak virulent sepse ai ėshtė pjesėrisht i tharė dhe ėshtė i bashkuar dhe inaktivuar nga antitrupat e donorit.
Niveli i fatalitetit tė variolizimit ėshtė afėrsisht 1-2% dhe prandaj ishte njė procedurė e rrezikshme. Kjo teknikė u pėrdor nė Pakistan, Etiopi dhe Afganistan deri nė vitet 1970. Variolizimi u pėrhap gjėrėsisht nė Angli nė vitet 1700, e cila u fut nė kėtė vėnd, nga gruaja e Ambasadorit tė Anglisė nė Turqi, Mary Wortly Montague.
 
Figura 2  

A. Virus ii smallpoksit
 Copyright 
1994 Veterinary Sciences 
Division  Queen's University Belfast


Pox1.BMP (1329216 bytes) B. Koka e mumifikuar e Ramses V (vdiq 1157 pėrpara Krishtit) me puēra tė cilat ishin si rezultat i smallpoksit.

   C. Infant me smallpoks

Pox3.BMP (1458448 bytes) E. Pulverizimi i krusteve tė smallpoksit  tė cilat inhalatoheshin pėr tu mbrojtur kundret  smallpoksit nė mjekėsisnė  Kineze

smpox-trunk.jpg (44400 bytes)   D. Lezionet e Smallpoksit nė lėkurė tė trupit . Foto e marė nė Bangladesh. CDC/James Hicks


B. Dr Jenner duke vaksinuar fėmijėn

 C.  Lopa Blossom

last man smpox.jpg (26332 bytes) F. Person ii fundit i njohur nė botė  qė pati rast natyral tė smallpoksit. Variola minor  tek 23 vjeēari Ali  Maow Maalin, Merka,  Somali CDC

 

 
 

Figura 3

 
A. Edward Jenner

 


 

Nė vitin  1796, Edward Jenner (figura 3A), i cili nė kėtė kohė ishte duke punuar me variolizimin, zbuloi vaksinimin duke pėrdorur  virusin  vaccina, agjent i lisė sė lopėve (cow pox)  (vacca Latinisht do tė thotė lopė). 

Jenneri njė mjek qė banonte ne zonėn rurale tė Gloucestershire nė perėndim tė Anglisė  dhe ishte mjaft i njohur nė kėtė kohė  me faktin  qė njerzit, tė cilėt  ishin tė prekur nga lija e lopėve  (vajzat qė punonin me lopėt e qumėshtit), dukeshin se krijonin njė imunitet mbrojtės kundrejt  dhe smallpoksit mė virulent. Jenneri vaksinoi Mr. Phipps (i cili punonte pėr tė) dhe djalin e vet (figura 3B) me cowpox nga lopa e quajtur Blossom (figura 3C) dhe pastaj e infektoi ata me smallpoksin virulent. Tė dy tė vaksinuarit  fatmirėsisht u mbrojtėn. Virusi orgjinal i Jennerit nuk ėshtė vaksina qė ėshtė pėrdorur  nė vaksinimin e smallpoksit deri sė fundi. Virusi vaksinal mund tė jetė  njė rekombinant nga lija  e lopėve ose e kuajve. Pėr njė kohė tė gjatė, virusi vaksinal u mbajt nė kuaj ose nė buaj.

Rasti i fundit me smallpoksin natyral ndodhi nė Angli nė vitin 1930; i fundit nė Amerikė ishte nė vitin 1940. Rasi i fundit nė botė ishte nė Somali dhe ndodhi nė Tetor tė vitit 1977 (figura 3D). Megjithėse virusi  u eliminua  dhe nė kafshėt e egra, smallpoksi u mbajt nė laboratorė  dhe si rezultat i aksidenteve nė to, pati njė rast fatal nė Angli. Stoqet botėrore u reduktuan nė laboratorėt  nė Amerikė dhe nė Bashkimin Sovjetik. Nuk ėshtė e njohur nėse virusi infektiv nga laboratorėt e Rusisė u pėrhapėn pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik.  

Ērrėnjosja e smallpoksit ka qėnė njė sukses i madh i shėndetitit publik. Ka disa arsye pėr kėtė:

  • Nuk ka mė kafshė rezervuarė pėr variolėn, vetėm njerzit e infektuar nga ky virus

  • Sapo njė person infektohet  nga ky virus, krijon imunitet pėr tė tėrė jetėn, megjithėse ky mund tė mos jetė rasti me personat  e imunizuar kundrejt  shtamit vaksinal.

  • Rastet subklinike janė tė rralla dhe kėshtu njė person i infektuar  mund tė identifikohet dhe tė izolohet.

  • Infektiviteti nuk i paraprin shėnjave tė hapura qė do tė thotė se nuk ka fazė prodromale.

  • Ka vetėm njė serotip tė variolės dhe kėshtu vaksina ėshtė efektive kundrejt tė gjithė shtameve tė virusit

  • Vaksina ėshtė shumė efektive

  • Ka patur njė angazhim tė  madh nga OBSH(Organizata Botėrore e Shėndetit) dhe qeveritė.

 

Figura 4.
Luis Paster
 

Figura 5.
Virusi i Rabies
 

TĖRBIMI

Pothuajse njė shekull pas Jennerit, pioneri i punimeve  me smallpoksin, nė 1885 Louis Pasteur (figura 4) zhvilloi vaksinėn e parė tė atenuar-kundėr virusit tė tėrbimit (figura 5) (rabhas, Sanskrit: tė bėsh violencė). Atenuimi u arrit nėpėrmjet seleksionimit tė shtameve qė ishin mė pak virulent pėr njeriun, pasi ata u rritėn nė bujtės tė ri. Pastėri pėrdori virusin nga njė qen i tėrbuar duke e injektuar atė  nė trurin e lepurit. Infektimet seriale nė lepuj bėnė qė shtami viral  qė ishte shumė virulent tek lepuri tė ishte mė pak virulent nė qen (dhe njerėz). Pastėri trajtoi me sukses njė djalė  (Josef Meister) tė kafshuar nga njė qen i tėrbuar. 

Shif gjithashtu edhe kapitullin 20
  POLIO
 

Nė vėndet perėndimore tipi i egėr i polios nuk ėshtė mė problem, por ai ėshtė gjetur ende nė disa vėnde mė pak tė zhvilluara si Nigeria dhe India (figurat 4, 5 dhe 6). Deri nė vitet 1950,kur vaksinimi anti-polio u bė rutinė, shpėrthimet nė verė tė polios ishin tė zakonshme nė vėndet pėrėndimore, shpesh pėrhapja ndodhte nėpėrmjet rrugės gojė-feēe ndėrsa pėrdorin notimin nė gropa tė pėrbashkėta.  Kėto shpėrthime shkaktonin pėrhapjen e polios paralitik qė kishte nevojė pėr frymėmarje dhe pėrdorimin e “ respiratorit tė hekurit” (figura 7).

Ka dy tipe tė vaksinės sė polios, tė dyja janė prodhuar nė vitet 1950. E para, e prodhuar nga Jonas Salk, ėshtė preparat i virusit normal tė  egėr tė polios tė vrarė me formalinė. Ky ėshtė rritur nė qelizat e veshkės sė majmunit dhe vaksina jepet nėpėrmjet injeksionit. Ajo shkakton  njė imunitet tė mirė humoral (IgG) dhe parandalon kalimin e virusit tė polios  pėr tek neuronet ku ai do tė shkaktojė polion paralitik. Kjo vaksinė ėshtė e vetmja qė ėshtė pėrdorur nė vėndet Skandinave ku dhe e eliminoi totalisht sėmundjen.  Njė vaksinė e dytė ėshtė prodhuar nga  Albert Sabin. Kjo vaksinė  virale e gjallė ėshtė prodhuar nė mėnyrė empirike  nėpėrmjet pasazheve seriale tė virusit nė kulturat qelizore. Kjo rezultoi nė seleksionimin e njė shtami mutant i cili rritet mirė nė kulturat qelizore dhe nė fakt edhe tek zorrėt e njeriut ku rritet tipi i egėr i polios. Ai nuk migron pėr tek neuronet. Replikimi i  tij shkakton njė  infeksion normal dhe nxit si imunitetin qelizor ashtu dhe atė humoral. Ajo jepet nga goja, rrugė kjo nga merret dhe virusi nė njė infeksion normal, pasi dhe virusi qė kalon nga njeriu tek njeriu kalon nėpėrmjet rrugės oral-feēe.  Kjo vaksinė u bė e preferuar nė Amerikė, Angli dhe shumė vėnde tė tjera pėr shkak tė lehtėsisė sė saj tė administrimit (shpesh me pak sheqer), faktit qė virusi vaksinal replikohet nė zorrė  dhe ėshtė e nevojshme vetėm njė administrim  pėr tė marrė njė imunitet  tė mirė (zakonisht pėrdoret dhe njė pėrsėritje vaksine). Imuniteti qė rezulton nga vaksina  Sabin zgjat mė shumė se sa ai i krijuar nga vaksina Salk, pėr tė cilėn ėshtė e nevojshme tė bėjmė njė  numur tė vogėl booster. Vaksina Sabin ka potencialin qė tė eliminojė tipin e egėr tė virusit, ndėrsa vaksina Salk vetėm ndalon marrjen e virusit nga qelizat nervore qė ėshtė i replikuar nė zorrėt e njeriut.  

Vaksina e atenuar  Sabin megjithatė  ka njė problem: mutacionin e mėvonshėm. Ky mund tė rezultojė nga rekombinimi midis viruist tė egėr dhe shtamit vaksinal. Virusi virulent ėshtė izoluar nė mėnyrė frekuente nga recipientėt e vaksinės Sabin.  Rastet mbetėse (rreth 8 pėr vit nė Amerikė deri tani) nė vėndet qė pėrdorin vaksinėn me shtam tė gjallė tė atenuar rezultojnė  nga mutacioni i shtamit vaksinal nė drejtim tė virulencės. Rreth gjysma e kėtyre rasteve ishin tė vaksinuar, ndėrsa gjysma tjetėr nė kontakt me tė vaksinuarit.  Paraliza e polios ndodh 1 nė 100 raste tė infeksionit nga virusi i tipit tė egėr dhe 1 nė 4 milionė  tė vaksinuar si rezultat i rikthimit tė shtamit vaksinal drejt virulencės. Kjo ėshtė gjykuar e pranueshme dhe pėrdorimi i virusit tė atenuar nėnkupton qė  shtami vaksinal do tė replikohet nė trup dhe do tė japė njė imunitet tė mirė  nėpėrmjet rrugės sė IgA. Si rezultat  i IgA mukozale, virusi i tipit tė egėr nuk do tė replikohet nė zorrėn e tė vaksinuarve, nuk do tė migrojė pėr tek indet nervore ku do tė shfaqet dhe sėmundja. 

Tė vaksinuarit, tė cilėt kanė marrė vaksinėn e vrarė salk, do ta lejojnė virusin e egėr tė replikohet nė traktin intestinal tė atij apo asaj, pasi pėrgjigjia imune kryesore kundrejt vaksinave tė vrara ėshtė IgG qarkulluese. Siē ėshtė theksuar dhe mė lartė, kjo vaksinė ėshtė mbrojtėse kundrejt polios paralitik  pasi,  megjithėse tipi i virusit tė egėr mundet tė replikohet ende nė zorrėt e tė vaksinuarve, ai nuk mund tė lėvizė drejt sistemit nervor qėndror ku do tė manifestohen dhe shėnjat e polios. Kėshtu qė ėshtė e pabesueshme qė virusi tipi i egėr tė zhduket nė popullacionet  tė cilėt kanė marrė vetėm vaksinėn e vrarė, pasi ai do tė eliminohet nė feēe.Duhet tė theksojmė qė studimet e bėra nė Hollandė gjatė shpėrthimit tė polios nė vitin 1992 (midis popullatės qė refuzuan tė vaksinoheshin)) treguan se imuniteti i prodhuar nga vaskina Salk nuk parandalon qarkullimin  e virusit tė egėr nė popullatėn e pėrgjithshme.

Njė problem shtesė i pėrdorimit tė vaksinės sė gjallė tė atenuar ėshtė se preparati mund tė pėrmbajė patogjenė tė tjerė nga qelizat nė tė cilat virusi ėshtė rritur. Ky natyrisht ka qėnė njė problem pasi nė fillim qelizat e majmunėve tė pėrdorur pėr tė prodhuar vaksinėn e polios ishin tė infektuara me virusin simian 40 (VS40) dhe ky ishte gjithashtu nė vaksinė. VS40 ėshtė njė virus polyoma dhe ka potencial pėr tė shkaktuar kancer  (shif  Kapitullin e virusėve onkogjenikė). Ai duket se nuk shkakton  probleme nė vaksinėn e marrė nė mėnyrė tė pavėmėndshme. Ka disa tė dhėna  qė vaksina e atenuar e polios e pėrdorur nė Afrikė mund tė ketė qėnė e kontaminuar me virusin e VIH (imunodeficiencės humane), por u pa  se NUK ka qėnė kėshtu. Mundet qė gjithashtu tė  ketė dhe probleme tė ngjashme  me vaksinėn e vrarė, nė qoftėse ajo nuk ėshtė inaktivuar mirė. Edhe kjo ka ndodhur.

 

Rekomandime aktuale lidhur me vaksinėn e polios

Tani qė rastet e polios nė Amerikė janė  tė lidhur me vaksinėn, rregulli i mėparshėm i pėrdorimit tė vaksinės Sabin vetėm se ėshtė rivlerėsuar. Sė pari, kjo ėshtė  e lidhur me idenė qė nė fillim tė jepet vaksina e inaktivuar dhe mandej ajo e atenuara. Vaksina e vdekur do tė bllokojė rikthimet e vaksinės sė gjallė qė do tė japin ērregullime duke  lėvizur drejt SNQ. Kėshtu qė nė vitin 1997 ėshtė rekomanduar portokolli qė vijon:

Pėr tė reduktuar rastet e lidhur me vaksinėn (8 deri nė 10 nė vit), Komiteti Kėshillues nė Praktikat e Imunizimit tė  CDC (ACIP) ka rekomanduar (Janar 1997) njė regjim prej dy dozash tė vaksinės sė vrarė(inaktivuar: Salk) qė pasohen prej dy dozash tė vaksinės orale tė atenuar me grafik nė moshėn 2 muajshe(inaktivuar), 4 muajshe(inaktivuar), 12-18 muajsh (orale) dhe 4-6 vjet (orale). Aktualisht pėrdoren 4 doza tė vaksinės orale nė 2 vitet  e para tė jetės. Mendohet qė programi i ri do tė eliminojė shumė prej rasteve tė sėmundjes tė lidhur me vaksinėn. Ky regjim tashmė ėshtė adaptuar nga disa vėnde Europiane dhe disa nė Kanada. 

Regjimi i vaksinimit kundra polios ėshtė amenduar pėrsėri nė vitin 2000.

REKOMANDIMET AKTUALE: Pėr tė eliminuar rrezikun  e poliomyelitit paralitik tė lidhur me vaksinėn, ACIP rekomandon qė nė Amerikė, pėr vaksinimin rutinė  nė fėmijėri  kundra polios,  tė pėrdoret  tėrėsisht vaksina e inaktivuar (IPV).  Qė nga 1 Janari 2000, tė gjithė fėmijėt  duhet tė marrin 4 dozė tė IPV nga mosha 2 muajshe, 4 muajshe, 6-18 muajsh dhe 4-6 vjet. 

Pėrdorimet e tjera  tė zakonshme tė vaksinave anti-virale janė listuar nė tabelėn 1.


 

 
Figura 4.
Polio -2004 OBSH
 

Figura  5  -  Statisikat e Polios  krahasuar me incidencėn  nėpėr botė nė vitin 1988 dhe 1998

world88.gif (7364 bytes) Polio - 1988 WHO
world98.gif (8598 bytes) Polio - 1998 WHO

Polio - 2004
WHO

Polio - 2013
polioeradication.org

 


  Figura 6A
Rastet totale tė raportuara nė Suedi dhe Finlandė  (1950-76) tė cilėt pėrdorin vetėm vaksinėn e vrarė tė prodhuar nga Jonas Salk. Vaksina Salk ėshtė injektabile

  Figura 6B
Rastet e raportuara (rastet per 100,000 njerėz) tė poliomielitit paralitik nė Amerikė nė vitet  1951-1992 tė cilėt pėrdorėn fillimisht vaksinė  e vrarė Salk. Kjo mė pas ėshtė zėvėndėsuar me vaksinėn e gjallė orale tė atenuar tė prodhuar nga  Albert Sabin. Vaksina  Sabin jepet  nga goja. Ajo shpesh jepet me pak sheqer.

polioUS2.jpg (31958 bytes) Figura 6D
Rastet nė Amerikė qė nga  1970
CDC

polioUS4.jpg (29547 bytes) Figura 6E
Polio paralitiku i lidhur me vaksinėn - PPLV - 
CDC

polioUS5.jpg (25484 bytes)  Figura 6F
Polio paralitiku i lidhur me vaksinėn - PPLV , nė Amerikė 1964-1995
CDC

  vapp2.jpg (25834 bytes)  Figura 6H
Rreziku i paralizės nga polio i lidhur me vaksinėn 1980-94

vapp3.jpg (27235 bytes) Figura 6I
Rreziku i paralizės nga polio i lidhur me vaksinėn tek recipientėt 1980-94

vapp4.jpg (27862 bytes) Figura 6J
Rreziku i paralizės sė polios nė kontakt  i lidhur me vaksinėn 1980-94
CDC

polioUS.jpg (20979 bytes) Figura 6C
Poliomyeliti nė Amerikė nė vitet 1980-1995
CDC
 vapp1.jpg (28994 bytes) Figura 6G
Polio paralitiku i lidhur me vaksinėn 1980-94
    
Figura 7 - Poliomyelitis

ilung2.jpg (18967 bytes) A. Fėmijė  me mushkėri hekuri. WHO

ilung35p.jpg (59612 bytes) B. Reparti i mushkerive te hekurta

lostchild.jpg (127200 bytes) C. Fėmijė me pasoja tė polios WHO

polioboy.jpg (219433 bytes) D. Fėmijė me pasoja tė polios WHO

 

victimchilren.jpg (44807 bytes) E. Viktimat e polios ĖHO
   

VAKSINAT - PĖRGJITHĖSIME

TABELA- 1
Pėrdorimet e zakonshme aktuale tė vaksinave anti-virale

Virusi

Tipi i vaksinės

Mikrografia

Lidhjet

Polio (Salk) Inaktivuar polio.jpg (74810 bytes) Transmetimi mikrografi elektronike e poliovirusit tip 1. CDC/Dr. Joseph J. Esposito  jje1@cdc.gov  CDC, MMWR (kėrkon  Akrobat)
Polio (Sabin) Atenuar Shėnim pėr lexuesit: Rekomandimet e Komitetiti Kėshillues nė Praktikat e Imunizimit: Rekomandime tė rishikuara pėr vaksinimin rutinė tė poliomielitit
Tėrbimi  Vaksina orgjinale e tėrbimit ėshtė prodhuar nga Pastėri. Ajo ishte vaksina e parė virale e atenuar. E kaluar tek kordet nervore tė lepurit. Vaksina aktuale ėshtė e inaktivuar. rabies.gif (67510 bytes) New York State Departamenti  i  Shėndetit Parandalimi i tėrimit nė njerėz – Amerikė, 1999 Rekomandimet e Komitetit Kėshillues nė Praktikėn e Imunizimit (ACIP)
Shytat Atenuar   Vaksina MMR (kėrkon  Akrobat) CDC
Fruthi Atenuar   Vaksina MMR (kėrkon Akrobat) CDC
Rubeola Atenuar rubella.jpg (31913 bytes) Vaksina MMR (kėrkon Akrobat) CDC
Influenza Inaktivuar flu.jpg (41418 bytes)  Copyright 1994 Veterinary Sciences Division  Queen's University Belfast

CDC Informacion pėr vaksinat

MMWR, CDC – kėrkon s Acrobat)
Hepatiti A  Inaktivuar   Parandalimi i Hepatitit  A nėpėrmjet imunizimit aktiv ose pasiv:
Rekomandimet Komitetit Kėshillues nė Praktikat e Imunizimit
(ACIP)
Hepatiti B Subunit hbv3b.gif (47751 bytes) Copyright Dr Linda M Stannard, University of Cape Town, South Africa, 1995.  CDC Informacion pėr vaksinat
Varicella Atenuar herpe2.jpg (82872 bytes) John Curtin School of Medical Research Australian National University Canberra, Australia. Micrograph: 
Dr Frank Fenner
Parandalimi i  Varicelės. Rekomandime tė updejtuara tė Komitetit Kėshillues nė Praktikat e Imunizimit (ACIP)
Rotavirus  Atenuar rotavirus.jpg (43666 bytes)   Copyright 1994 Veterinary Sciences Division , Queen's University, Belfast  

Kjo vaksinė ka qėnė lidhur mė tepėr se niveli normal Nuk ėshtė rekomanduar gjatė

Rotavirus and Intussussception(futja ose heqja e njė pjese) FAQ
Ethja e verdhė Atenuar   Yellow Fever Vaccine Recommendations of the Immunization Practices
Advisory Committee (ACIP)
 

 

 


 

Vaksinat e atenuara

Atenuimi zakonisht arrihet pas pasazheve tė virusit nė bujtės tė huaj tė tillė si vezėt e embrionuara ose qeliza tė kulturave indore.   Midis shumė mutantėve qė egzistojnė  nė njė popullacion (sidomos virusė me ARN), do tė zgjidhen disa qė kanė  aftėsinė pėr t“u rritur  nė njė bujtės tė huaj (virulencė e lartė). Kėta kanė prirje tė jenė mė pak virulent  pėr bujtėsin orgjinal. Pėr tė prodhuar vaksinėn e polios Sabin, atenuimi u arrit vetėm  me inokulime tė larta dhe pasazhe tė shpejta  nė qelizat primare tė veshkės sė majmunit. Popullacioni i virusit rritet shpejt  me njė shtam mė pak virulent (pėr njeriun) qė  duhet tė rritet mirė nė indet jo nervore (veshkave), por jo nė sistemin nervor qėndror. Shtame jo virulentė prej tre tipeve tė polios  janė pėrdorur pėr vaksinė.

Bazat molekulare tė atenuimit

 Ne nuk njofim bazėn e atenuimit  nė shumė raste  kur atenuimi  ėshtė arritur nė mėnyrė empirike. Metodat empirike  tė pasazhit  nė qelizat e huaja, shkaktojnė shumė mutacione nė njė virus  dhe ėshtė e vėshtirė qė tė  pėrcaktosh  cilat janė mutacionet mė tė rėndėsishme. Shumė shtame virale tė atenuara janė  tė ndjeshėm kundrejt temperaturės (kjo do tė thotė  qė ata rriten mė mirė nė 32-35 gradė se sa nė 37 gradė) ose tė adaptuar nė tė  ftohtė (ata mund tė rriten nė  temperaturė mė tė ulėt se 25 gradė). Nė shtamin viral tė polios tip 1 pėrdorur pėr vaksinė, ka ndryshime nė 57 nukleotide tė gjenomės, qė rezultojnė nė ndryshimin e 21 aminoacideve. Njė e treta e ndryshimeve janė nė gjenin VP1 (ky gjen pėrbėn 12 % tė gjenomės). Kjo tregon qė atenuimi rezulton nga ndryshimi nė proteinat e sipėrfaqes sė virusit.   

Sė fundmi , ėshtė prodhuar njė vaksinė  nazale e atenuar pėr influencėn (shif mė poshtė). Kjo pėrmban  shtame vaksinale tė adaptuar nė tė ftoftė tė virusit tė influencės qė janė rritur nė kultura indore  nė temperatura tė ulta e progersive.  Pas njė numuri pasazhesh (dymbėdhjetė ose mė shumė), virusi rritet mirė nė rreth    250  dhe rritja in vivo  ėshtė e kufizuar nė traktin e sipėrm respirator. Prodhuesit  kanė pėrdorur  njė vaksinė tre valente tė ngjashme  me njė vaksinė  tė vrarė  tė prodhuar ēdo vit qė ėshtė aktualisht nė pėrdorim. Studimet  treguan qė sėmundja e influencės ndodh vetėm nė 7 % tė vullnetarėve tė cilėt kanė marrė  vaksinė influence intra-nazale, kundrejt 13 % tė injektuar me vaksinė  trivalente tė inaktivuar dhe 45 % tė vullnetarėve  tė cilėt morėn placebo. Krahasimi i tė dy vaksinave  me placebon janė statistikisht tė dallueshėm. 
IGA.jpg (51019 bytes)  Figura 8  Antitrupat sekretorė (nazalė dhe  zorrė IgA) dhe antitrupat nė serum ( IgG, IgM dhe IgA) nė pėrgjigje  kundrejt vaksinės sė vrarė tė polios (majtas) tė dhėnė  nėpėrmjet  injektimit  intramuskular dhe vaksinės sė gjallė tė atenuar tė polios (djathtas) tė dhėnė nė rrugė orale 


 

Avantazhet e vaksinave tė Atenuara

  • Ato aktivizojnė  tė gjitha fazat e sistemit imun. Ato prodhojnė IgG humorale dhe  IgA lokale (figura 8)

  • Ato rrisin pėrgjigjen immune  kundrejt tė gjithė  antigjenėve mbrojtės . Inaktivimi, me formalinė, si nė rastin e vaksinės Salk, mund tė ndryshojė antigjenicitetin.

  • Ato ofrojnė  njė imuntet mė tė gjatė  dhe janė mė shumė kros-reaktivė. Kėshtu  ato stimulojnė  antitrupa kundrejt  epitopeve tė shumtė  tė cilėt janė tė ngjashėm  me ato tė nxitura nga tipi i virusit tė egėr.

  • Ato kushtojnė mė pak pėr ti prodhuar.

  • Ato japin njė munitet tė shpejtė  nė shumicėn e vaksinave

  • Nė rastin e vaksinave tė polios  dhe adenovirusėve, administrimi ėshtė i lehtė. 

  • Kėto vaksina transportohen me lehtėsi nė terren

  • Ato tė shpien nė eliminimin nga komuniteti tė virusit tė tipit tė egėr. 

Disavantazhet e vaksinave tė  Atenuara

  • Mutacioni. Ky mund tė shkaktojė  rikthim tė virulencės (ky ėshtė njė disavantazh i madh)

  • Pėrhapja nėpėrmjet kontaktit tė virusit tė vaksinės tek tė cilėt nuk kanė  pranuar tė vaksinohen (kjo mund tė jetė  njė avantazh nė komunitetet ku vaksinimi nuk ėshtė bėrė  100%)

  • Pėrhapja e virusit tė vaksinės qė nuk ėshtė standartizuar dhe  mund tė jetė mutuar

  • Disa herė mund tė jenė tė dobėta sidomos nė tropik

  • Virusėt e gjallė janė problem  nė pacientėt me  sėmundje tė pamjaftueshmėrisė imune 

 

 
Avantazhet e vaksinave tė  inaktivuara
  • Ato japin njė imunitet humoral tė mjaftueshėm nė rast se ėshtė bėrė bosteri

  • Nuk ka mutacion ose rikthim (ky ėshtė njė avantazh i madh)

  • Ato mund tė pėrdoren  tek pacientėt me pamjaftueshmėri imune

  • Disa herė ato kryhen mjaft mirė nė zonat e tropikut

Disavantazhet e vaksinave tė inaktivuara

  • Disa vaksina nuk rrisin imunitetin

  • Boosterat janė tė nevojshėm

  • Ka pak imunitet lokal/mukozal (IgA). Kjo ėshtė e rėndėsishme (figura 8)

  • Kosto e lartė

  • Nė rastin e polios ka mungesė tė majmunėve

  • Nė rastin e smallpoksit ka patur dėshtime  nė inaktivimin  duke shkaktuar imunizim me virus virulent.

 

 

aviron.jpg (504753 bytes)  Figura 9   Vaksina e inluencės me shtam  tė atenuar duke pėrdorur njė mutant tė ndjeshėm kundrejt tė ftohtit qė mund tė rikrijohet me njė shtam tė ri virulent. Metodat e reja tė prodhimit tė vaksinave

Seleksionimi pėr mis-sens
Mutantė letalė tė kondicionuar. Mutantė tė ndjeshėm kundrejt temperaturės nė influencėn A dhe nė VRS janė prodhuar nga mutacioni  me  5-fluorouracil dhe pastaj janė selektuar pėr ndjeshmėri temperature. Nė rastin e influencės, gjeni i ndjeshėm kundrejt temperaturės mund tė rikrijohet nė laborator duke prodhuar njė shtam viral mė mbulesė tė shtamit qarkullues nė popullacion  dhe proteina tė brėndėshme tė shtamit tė atenuar. Mutant
ėt e adaptuar nė tė ftohtė mundet qė gjithashtu tė prodhohen nė kėtė rrugė. Nga ata mund tė marrim mutacione me mis-sens(mungesė sensi) nė tė gjithė 6 gjenet pėr proteinat jo sipėrfaqėsore. 

Njė vaksinė e re  e atenuar e influencės (figura  9) pėrdor njė mutant tė ndjeshėm kundrejt tė ftoftit qė mund tė rikrijohet me ēdo shtam tė ri virulent tė influencės qė shfaqet. Virusi i rikrijuar do tė ketė gjene pėr proteinat e brėndėshme nga virusi i atenuar (dhe kėshtu do tė atenohet) por do tė shfaqė proteina sipėrfaqėsore tė njė varianti tė ri virulent antigjenik. Pėr shkak se kjo ėshtė bazuar, nė njė virus tė gjallė tė atenuar, porositja e vaksinės pėr ēdo vit  me variante  tė reja tė gripit ėshtė  shumė mė e shpejtė se sa procesi aktual i  parashikimit se cilėt shtame tė influencės do tė jenė mė tė rėndėsishėm  pėr sezonin qė vjen tė gripit dhe kombinimin e kėtyre nė njė vaksinė tė vrarė.
 
 
Peptidet sintetike
Peptidet e injektuara tė cilat janė shumė mė tė vogla sė njė proteinė e virusit orgjinal risin pėrgjigjen e IgG porse ka njė problem  me antigjenicitetin e dobėt. Kjo ėshtė pėr shkak se epitopi  mund tė varet  nė konformacionin e virusit  nė tėrėsi. Njė shėmbull jo viral  qė ka arritur disa suksese tė kufizuara ėshtė njė vaksinė prototype antimalarie.
idio1.jpg (31160 bytes)
idio2.jpg (50301 bytes)
idio3.jpg (66339 bytes)
Figura 10  Antitrupat anti-idiotypikė

 

Vaksinat anti-idiotipikė
Njė vend lidhje antigjeni nė njė antitrup ėshtė njė seleksion i strukturės tre dimensionale tė pjesės sė antigjenit, qė ėshtė pjesė e epitopit. Kjo strukturė unike  amino acide nė antitrup njifet si idiotip i cili mund tė mendohet si njė pasqyrė e  epitopit  nė antigjen. Antitrupat (anti-ids) mund tė rriten  kundrejt idiotipit nėpėrmjet injektimit tė antitrupave nė njė kafshė tjetėr. . Kjo na jep neve antitrupa anti-idiotipė  dhe kjo ėshtė njė pjesė imituese e strukturės tre dimensionale tė antigjenit qė ėshtė epitopi (figura 10). Kjo mund tė pėrdoret si vaksinė. Kur njė antitrup anti-idiotipik injektohet nė njė vaksinė, formohen antitrupat (antitrupat anti-anti-idiotipikė) qė njofin  njė strukturė tė ngjashme  tė pjesės sė virusit  qė potencialisht mund tė neutralizojė  virusin. Kjo ndodh: Anti-ids rriten kundrejt antitrupave tė  hepatitit B antitrupat S nxisin antitrupat antiviralė.
 
Teknika e ADN Rekombinant

Atenuimi i virusit
Mutacionet me fshirje janė tė  shumtė dhe s“ka tė ngjarė qė ata rikthehen (mendohet se supresioni i mutacionit mbetet  problem. Kjo ėshtė parė  nė disa mutantė me fshirje  tė Nef  potencial pėr tė prodhuar vaksinė  anti-VIH). Tjetėr problem me kėtė pėrngjasje nė disa vaksina ėshtė qė virusi mund ende tė mbajė  karakteristika tė tjera tė padėshirueshme si onkogjeniciteti ( p.sh me adenovirusėt, herpes virus, VIH). 

Pėrshtatja e njė gjeni tė vetėm (zakonisht njė glykoproteinė sipėrfaqėsore e virusit).
Njė gjen i vetėm (pėr njė antigjen mbrojtės) mund tė shfaqet nė njė bujtės tė huaj.  Vektorėt shfaqės mund tė pėrdoren pėr tė prodhuar sasi tė mėdha  tė antigjenit qė do tė pėrdoret si vaksinė. Gjeni mund tė shfaqet nė tė  dhe proteina purifikohet nga bateria duke pėrdorur njė proces fermentativ, megjithėse  varfėria   e pėrpunimit post-translacional nga bakteria  mbetet problem. Majat janė mė tė mira pėr tė prodhuar sasi tė mėdha antigjeni  pėr vaksinė meqėnėse pėrpunimi  i glykoproteinave  n
ė aparatin e tyre tė Golxhit bėhet nė njė mėnyrė shumė tė ngjashme  me atė tė sisorėve. Kėto vaksina kanė tė njėjtat disavantazhe tė njė vaksine tė vrarė. Vaksina aktuale e hepatitit B ėshtė e kėtij tipi. Kjo afėri ėshtė pėrdorur pėr tė bėrė disa vaksina potenciale  tė VIH por ato kanė shkaktuar pak imunitet qelizor (shif shėnimet e leksionit VIH).

Klonimi i  gjenit nė njė virus tjetėr
Nga klonimi i gjenit pėr  njė antigjen mbrojtės nė nj
ė virus tjetėr tė parrezikshėm, antigjeni paraqitet tamam si virus orgjinal. Mė tej , qeliza infektohet , duke shpurė nė njė imunitet qelizor. Vaccinia  (virusi i vaksinės sė smallpoksit) ėshtė njė kandidat  i mirė pasi  ai ėshtė pėrdorur gjėrėsisht nė popullacionin human  pa shkaktuar sėmundje. Nė kėtė rrugė ne mund tė  bėjmė njė shtam viral multivalent  pėr vaksinė  pasi Vaccinia pranon disa gjene tė huaja. Vaksina kandidate e VIH ka pėsuar ndryshime klinike. Megjithatė, pėrdorimi  i vaccinia kundėr smallpoksit ka treguar  komplikacione tė rralla por serioze  tek pacientėt me system imun tė ndrydhur  dhe janė sėmurė.  Njė   ėshtė  njė virus rekombinat i lisė sė kanarinave  qė nuk replikohet  nė njerėz por infekton qelizat.  Imunizimi me vektorin e gjallė rekombinant tė lisė sė  kanarinave  duke shprehur gjenin e mbulesės sė VIH ka induktuar njė pėrgjigje specifike  CTL tė mbulesės sė VIH-1. Krijime tė ngjashme  tė bėra me gag, proteaza, nef dhe pjesė  gjenesh janė nė eksperimente klinike.

 

  Vaksinat me ADN

Revolucioni i tretė i vaksinės

Kėto vaksina janė bazuar  nė  futjen e paramenduar tė  ADN sė plazmidės nė vaksinė.  Plazmida mbart  njė proteinė  qė kodon gjen qė transfekt in vivo  me njė eficiencė shumė tė ulėt dhe shfaq njė antigjen  qė shkakton  pėrgjigje imune. Kėto shpesh quhen  vaksina ADN-je por mė mirė ėshtė qė tė quhen imunizim i ndėrmjetėsuar nga ADN  ose i bazuar nė ADN pasi nuk ėshtė qėllimi qė tė rriten antitrupat kundrejt molekulės sė ADN nė vehtvete por pėr tė marrė proteinėn e shfaqur nga qeliza e vaksinės. Zakonisht qelizat e muskujve e bėjnė kėtė  pasi plazmida  ėshtė injektuar intramuskular. Duhet tė theksohet qė plazmida nuk replikohet  nė qelizat e vaksinės, por vetėm prodhohet proteina. 

ADN e plazmidės  ėshtė marė nga qelizat e muskulit pas injektimit. Ajo ka treguar qė ADN mund tė futet  nė inde  nėpėrmjet bombardimit tė lėkurės me  particela tė  veshura me flori. Gjithashtu ėshtė e mundėshme pėr tė futur ADN  nė indet nazale  me pika nė hundė. Nė rastin e metodės sė bombardimit me particela floriri, njė nanogram  i ADN e veshur me flori prodhon pėrgjigje immune. Njė mikogram i ADN  potencialisht  mund tė futet nė mijra gjene tė ndryshėm nė vaksinė.

 


 

 

 
Avantazhet e vaksinave me ADN
  • Plazmidet mundet qė tė merren lehtėsisht nė sasi tė mėdha

  • ADN ėshtė shumė stabile

  • ADN reziston  nė temperatura dhe kėshtu mundėsia e mbajtjes dhe transportit ėshtė e madhe

  •  Sekuencat e  ADN  mund tė ndryshojnė  lehtėsisht nė laborator. Kjo do tė thotė qė ne mund ti pėrgjigjemi ndryshimeve tė agjentėve infektivė

  • Nga pėrdorimi i  plazmideve nė vaksinė kodohet pėr tė sintetizuar antigjenin, protein(s) antigjenike e prodhuar  pėrpunohet ( tė modifikuara post-translacionalisht) nė tė njėjtėn rrugė  si dhe proteinat e virusit kundrejt tė cilit  pėrgatitet mbrojtja. Kjo pėrgatit njė antigjen  mė tė mirė  se sa p.sh. pėrdorimi i  njė plazmidi rekombinant pėr tė prodhuar  njė antigjen nė maja (vaksina HBV), purifikimi i kėsaj proteine  dhe pėrdorimi i saj si imunogjen.  

  • Pėrzierja e plazmideve mund tė  pėrdoret  pėr tė koduar shumė  fragmente tė proteinės nga njė virus ose  virusė  dhe kėshtu mund tė prodhohen njė spektėr i gjėrė vaksinash.

  •  Plazmida nuk replikohet  dhe enkodon vetėm  proteinat e interesuara

  • Nuk ka komponent tė proteinės  dhe kėshtu nuk do tė ketė pėrgjigje immune kundrejt  vektorit nė vetvete.

  • Pėr shkak tė rrugės qė antigjeni ėshtė prezantuar, ka njė pėrgjigje  qelizore  qė mund tė drejtohet  kundėr ēdo antigjeni  tek patogjeni. Kjo gjithashtu ofron  mbrojtje kundrejt  sėmundjeve  tė shkaktuara  nga patogjenė tė tillė  obligativė intraqelizore  (p.sh. Mykobakterium tuberculosis)

 

Tė gjitha tė pėrmėndura mė lartė  nėnkuptojnė qė vaksinat e ADN janė tė lira dhe prandaj  ka tė ngjarė qė  zhvillimi  kundrejt patogjenėve  tė ketė rėndėsi tė pakėt ekonomike ( sė paku pėr kompanitė  e medikamenteve)

 

 
Problemet e mundshme
  •  Integrimi potencial i plazmidės nė gjenomėn e bujtėsit  pėr tė ndėrfutur mutagjenezėn

  • Induktimi i  pėrgjigjes autoimmune  (antitrupa anti-ADN patogjenik)

  •  Induktimi i tolerancės imunologjike (kur  shfaqja e antigjenit  tek bujtėsi mund tė shpjėrė  tek njė pėrgjigje e shpejtė jo specifike kundrejt kėtij antigjeni )

Studimet fillestare

Shumė punė janė bėrė nė vaksinat me ADN  kundrejt virusėve, pasi imunizimi i bazuar nė ADN plazmidė tė kujton infeksionin nga virusi. Kur ato karakterizohen mirė, pėrgjigjia immune  ka njė bazė tė gjėrė  dhe imitim tė situatėn e parė nė njė infektim normal  nga virusė homologė. Pėrgjigjia immune  mund tė jetė  mjaft e gjatė dhe akoma mė shumė  nė rast se bėhet pas njė bosteri  tė plazmideve. Pėrgjigjia nga limfocitet cytotoksike T (CTL)  ėshtė gjithashtu  e mirė  dhe  mund tė parashikohet pasi  sistemi imun shifet si njė model  i njė qelize tė infektuar.

Njė demonstrim  i rėndėsishėm, duke pėrdorur  njė vaksinė AND, ka qėnė  induktimi i imunitet qelizor cytotoksik kundrejt njė proteine tė brėndėshme tė konservuar  tė influencės A pėr tė pėrcaktuar, nė rast se do tė jetė e mundur  tė mposhtet variacioni vjetor  (drifti  dhe shifti antigjenik) i virusit. CTLs, tek minjtė, janė pėrfituar kundrejt  nukleoproteinės sė gripit  dhe kjo ėshte efektive  pėr tė mbrojtur  minjtė kundėr sėmundjes edhe kur  ata janė infektuar me dozė  letale  tė njė shtami heterolog virulent  me hemoaglutininė  sipėrfaqėsore tė ndryshme.  Nisur nga fakti qė transferimi i antitrupave  anti-nukleoproteinė  tek minjtė e patrajtuar nuk i mbron ata nga sėmundja, efekti mbrojtės i vaksinės mund tė jetė qelizor.

 

 
Vaksina aktuale e influencės ėshtė njė preparat i inaktivuar qė pėrmban antigjenė nga shtamet e terrenit qė janė  parashikuar tė shkaktojnė infeksion gjatė sezonit tjetėr tė gripit. Nė rast se ky parashikim rezulton i gabuar, vaksina ka pak pėrdorim. Janė antigjenėt  sipėrfaqėsorė qė ndryshojnė si rezultat i rikrijimeve  tė virusit tek kafshėt rezervuarė (rosat)  (shif  inlfuenca shėnime leksionesh). Vaksina injektohet nė rrugėn  intramuskulare  dhe shkakton njė pėrgjigje  immune me IgG (antitrupa humoralė nė qarkullim). Vaksina ėshtė mbrojtėse  pėr shkak tė mjaftueshmėrisė sė IgG qė dalin nga mukoza e mushkėrive  ku  ajo lidh dhe neutralizon virusin qė vjen duke u lidhur nė antigjenėt e sipėrfaqes. Nė rast se vaksina e pėrdorur  ėshtė vaksinė me bazė  tė ADN plazmide, do tė prodhohen si limfocitet humorale ashtu dhe ato cytotoksike T, tė cilat njofin antigjenin e prezantuar nga qelizat e infektuara me plazmide. CTLs prodhohen pėr shkak se qelizat  muskulare tė  infektuara paraqesin  antigjenėt e gripit sė bashku me molekulat e MHCT klasa I. Nė rast se antigjeni i prezantuar  ėshtė njė proteinė e nukleokapsidit ( e cila ėshtė proteinė e konservuar) kjo mund tė kapėrcejė problemin e variacionit antigjenik. Kjo mund tė revolucionarizojė  vaksinėn e influencės.   

Studimet e tjera kanė pėrdorur njė plazmide mikse qė enkodon bashkė si antigjenėt sipėrfaqėsorė  ashtu dhe nukleoproteinėn. Mbrojtja nga vaksina e ADN ėshtė demonstruar gjithashtu  me tėrbimin, mykoplazmat dhe Plasmodium yoelii. Provat nė njerėz me vaksinė ADN tė gripit janė aktualisht nė progress. Vaksinat anti VIH gjithashtu janė testuar. Nė literaturėn e VIH unė pėrmėnd   faktin qė pėrparimi nė vaksinat e VIH  ėshtė i vėshtirė nga fakti se vaksinat aktuale nxisin vetėm  antitrupat humoralė ndėrsa pėrdorimi i vaksinave me virus tė plotė (tė cilat mund tė nxisin njė pėrgjgije tė CTLs) janė hequr pėr shkak tė problemeve tė tjera potenciale. Vaksinat  e bazuara tek plazmidet mund ti kalojnė kėto probleme, nė fakt, eksperimentet aktuale me vaksina anti  VIH tė  bazuara  nė  plazmidet nxisin CTLs.

vaccinelist2.jpg (85427 bytes)   Figura 11    Vaksinat parandalojnė sėmundjet, duke filluar nga viti kur ėshtė zhvilluar ose liēensuar  vaksina – Amerika, 1798-1998 (MMWR/CDC)  
Tabela 2 – Numuri maksimal i rasteve tė specifikuara pėr vaksinat parandaluese tė sėmundjeve tė raportuara  pėr njė vit kalendarik, krahasuar me numurin e rasteve  tė sėmundjeve  dhe problemet e shkaktuara nga vaksina, tė raportuara pėr vitin 1995 nė Amerikė.
Sėmundja

Numuri maksimal i rasteve tė raportuara gjatė periudhės prevaksinale

Viti(et) me mungesė maksimale tė rasteve tė raportuara

Numuri i rasteve tė raportuara gjatė  1995

Ndryshueshmėria nė pėrqindje e morbilitetit

Syndromi kongjenital i rubeolės 20,000 1964-65 7 -99.96
Difteria 206,939 1921 0 -99.99
Haemofilus influenza invazive 20,000 1984 1,164 -94.18
Fruthi 894,134 1941 309 -99.97
Shytat 152,209 1968 840 -99.45
Pertussis 265,269 1934 4,315 -98.37
Poliomyelitis (i egėr) 21,269 1952 0 -99.99
Rubela 57,686 1969 146 -99.75
Tetanozi 601 1948 34 -99.83
Fenomene nga vaksina*     10,594  
* Numri total i raportuar tek  Sistemi i Raportimit tė Problemeve tė Vaksinave (VAERS)

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt