x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

VIROLOGJI – KAPITULLI V

GJENETIKA VIRALE 

Dr Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
  
SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
VIDEO LIGJĖRATAT
  

 

 

OBJEKTIVAT E  TĖ MĖSUARIT

Hyrje nė gjenetikėn e viruseve tė kafshėve

 

 

TĖ PĖRGJITHSHME

Viruset rriten shpejt dhe zakonisht prodhojnė njė numėr tė madh pasardhėsish pėr qelizė tė infektuar. Pėr kėtė arsye ka shumė mundėsi qė tė ndodhin mutacione pėr njė periudhė shumė tė shkurtėr kohore. 

Natyra e gjenomit viral (ARN ose ADN; e segmentuar ose e pasegmentuar) luan njė rol tė rėndėsishėm nė gjenetikėn e virusit.

Viruset mund tė ndryshojnė gjenetikisht si pasojė e mutacionit ose rekombinimit.

 

MUTANTĖT

ORIGJINA

Mutacionet spontane

 Kėto mutacione ndodhin me rrugė natyrore gjatė riprodhimit viral: p.sh. tek gabimet gjatė riprodhimit  nga  polimeraza e gjenomit ose si rezultat i inkorporimit tė formave tautomerike tė bazave azotike.

Viruset me ADN tentojnė tė jenė gjenetikisht mė stabėl sesa viruset me ARN. Shkaku ėshtė se  viruset me ADN kanė mekanizma korrektues pėr ADN nė qelizėn e bujtėsit, por ndoshta  jo pėr ARN.

Disa viruse me ARN janė jashtėzakonisht tė ndryshueshme nė natyrė. Ndoshta kėto viruse kanė nivel tė njėjtė tė lartė mutacioni sikurse viruset e tjera me ARN, porse janė aq precizė nė adaptimin e tyre pėr transmetimin dhe riprodhimin qė mjaft ndryshime tė vogla rezultojnė nė dėshtimin pėr tė konkuruar me sukses  me viruset  prindėrore (tipat e egėr etj.). 

 

Mutacionet qė induktohen nga agjentėt kimikė dhe fizikė

Kimikė: 

Agjentė qė veprojnė direkt nė bazat si p.sh. acidi nitrik
Agjentė qė veprojnė indirekt, si p.sh. bazat analoge tė cilat ēiftėzohen gabimisht e mė frekuentisht se bazat normale, duke gjeneruar kėshtu mutacione.

Fizikė:

Agjentė tė tillė si rrezatimet UV ose rrezet X.

 

TIPAT  E MUTACIONIT:

Mutantėt mund tė pėsojnė mutacione vendore (njė bazė zėvėndėsohet nga njė tjetėr) ose mutacione me ndėrfutje / fshirje.

 

SHEMBUJ TĖ LLOJEVE TĖ NDYSHIMEVE FENOTIPIKE QĖ SHIHEN TEK VIRUSET MUTANTE

(fenotipi = cilėsi e dukshme e njė  organizmi)

Mutantė  letalė tė kondicionuar
Kėta mutantė shumėfishohen nė disa kushte, por jo nė tė tjerat (ndėrsa viruset e tipit tė egėr rriten nė tė dyja kushtet)

p.sh.mutantė tė ndjeshėm nga temperatura (ts) – Kėta  rriten  nė temperaturė tė ulėt p.sh. 31 °C, por jo nė 39 °C, tipi i egėr  rritet si nė 31°C edhe nė  39 °C. Duket qė arsyeja  pėr kėtė shpesh ėshtė alternimi i proteinave qė nė lėkundjen e temperaturės nuk mund tė mbajnė njė konformacion funksional.

p.sh. kufiri i bujtėsve  -  Kėta mutantė do tė rriten vetėm nė njė nėnndarje tė tipave qelizorė, nė tė cilėn do tė rritet tipi i egėr-tė tillė mutantė krijojnė mundėsinė pėr kėrkime pėr rolin e qelizės bujtėse nė infeksionin viral.

 

Dimesioni i pllakut
Pllaket mund tė jenė tė mėdha ose tė vogla krahasimisht me ato tė virusit tė tipit tė egėr, ndonjėherė kėta mutantė shfaqin patogjenicitet tė ndryshuar.

Rezistenca medikamentoze
Kjo ėshtė e rėndėsishme nė zhvillimin e agjentėve viralė-mundėsia e lindjes sė mutantėve rezistentė kundrejt medikamenteve duhet tė merret gjithmonė nė konsideratė. 

Mutantė me  deficiencė enzimash
Disa enzima virale nuk janė gjithmonė thelbėsore dhe kėshtu ne mund tė izolojmė  mutantė me mungesė tė dukshme enzimash; p.sh.
timidinėkinaza e virusit herpes simpleks jo gjithmonė kėrkohet nė kulturat indore, porse ėshtė e rėndėsishme nė infektimin e qelizave nervore.

Mutantė  tė "nxehtėsisė"
Kėta rriten mė mirė nė temperatura mė tė larta sesa virusi i tipit tė egėr. Ata mund tė jenė mė virulentė pasi ethja e bujtėsit mund tė ketė pak efekt nė mutantėt, porse mund tė pakėsojė riprodhimin e virioneve tė tipit tė egėr.

Mutantėt e ndryshueshėm
Shumė mutantė viralė shkaktojnė mė tepėr simptoma mesatare (ose nuk shkaktojnė simptoma fare) krahasuar me viruset parenterale - kjo d.m. th. se ata janė tė atenuar. Kėta kanė njė rol potencial pėr prodhimin e vaksinave dhe janė gjithashtu mjete tė suksesshme nė pėrcaktimin pse virusi parenteral ėshtė i rrezikshėm.

 

 

gen1.jpg (157746 bytes) Figura 1 Rekombinimi “Copy choice” SHKĖMBIMI I MATERIALIT GJENETIK

REKOMBINIMI

Shkėmbimi i informacionit gjenetik midis dy gjenomave

Rekombinimi "klasik"

Kjo ndodh si pasojė e thyerjes sė lidhjeve kovalente nė brėndėsi tė acidit nukleik, shkėmbimit tė materialit gjenetik dhe riformimit tė lidhjeve kovalenteve.

Ky lloj rekombinimi thyrje / bashkim ėshtė i zakonshėm tek viruset me ADN ose ato me ARN tė cilat kanė njė fazė tė ADN (retroviruset). Qeliza bujtėse ka njė sistem rekombinimi pėr ADN.

Rekombinimi i kėtij tipi ėshtė shumė i rrallė tek viruset me ARN (ndoshta nuk kanė enzima tė bujtėsit pėr rekombinimin e ARN). Picornaviruset tregojnė njė formė shumė tė ulėt eficience tė rekombinimit. Mekanizmi nuk ėshtė identik si tek mekanizmi standard i ADN dhe ndoshta ėshtė njė lloj  "copy choice" i mekanizmit (figura 1) nė tė cilin polimeraza ndryshon kallėpet, ndėrsa ėshtė duke kopjuar ARN.
gen2.jpg (102945 bytes) Figura 2.  Shėnimi  
Rekombinimi ėshtė gjithashtu i zakonshėm tek coronaviruset – ku prapė mekanizmi ėshtė i ndryshėm nga situata me ADN dhe ndoshta ėshtė pasojė e rrugės jo tė zakonshme nė tė cilėn sintetizohet ARN nė kėtė virus.

Kėshtu qė nuk ka tė dhėna pėr rekombinimin  e viruseve  me ARN  me zinxhirė negative duke shkaktuar viruse tė qėndrueshme  (nė kėto viruse, ARN gjenomike ėshtė paketuar nė nukleokapsid dhe nuk ėshtė e gatshme pėr ēiftėzimin e bazave).

 

Pėrdorime tė ndryshme tė teknikės sė rekombinimit

a) Analiza e lidhjeve tė gjenomit (janė ndarjet e mėtejshme tė dy gjeneve, qė ka mundėsi mė shumė qė kjo tė jetė njė fenomen rekombinimi midis tyre).

b) “Marker rescue” – fragmentet e ADN nga virusi i tipit tė egėr mund tė rekombinojnė me viruse mutante pėr tė gjeneruar virusin e tipit tė egėr – kjo siguron mėnyrėn pėr tė paracaktuar funksionin e gjeneve tek njė regjion i veēantė i gjenomit (figura 2).

Rekombinimet e aftėsojnė njė virus qė tė marrė informacion gjenetik nga viruse tė tė njėjtit tip dhe rastėsisht edhe nga viruse  qė nuk kanė lidhje me tė, madje dhe nga gjenomi i bujtėsit  (si ndodh nė disa retroviruse – shih retrovirusėt).
gen3.jpg (182095 bytes) Figura 3  Rikrjimet  e genomės virale nė viruset e segmentuara
Rikrijimi

Nė rast se njė virus ka njė gjenomė tė segmentuar dhe nė rast se dy variante tė kėtij virusi infektojnė njė qelizė tė vetme, virionet pasardhėse mund tė rezultojnė me disa segmente nga njė prind dhe disa tė tjera nga njė prind tjetėr.

Ky ėshtė njė proces efikas – por ėshtė i kufizuar tek viruset me gjenomė tė segmentuar - kėshtu qė viruset humane janė me gjenomė tė segmentuar dhe kėshtu janė viruset si  ortomiksoviruset, reoviruset, arenaviruset, bunyaviruset.

Rikrijimi mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė natyrė, nė gjenerimin e rikrijimeve tė reja  dhe gjithashtu pėrdorim tė sukseshėm nė eksperimentet laboratorike (figura 3). Ai ėshtė shfrytėzuar nė paracaktimin e funksioneve tė segmenteve tė ndryshėme tė gjenomės. Pėr shembull, nė njė virus tė rikrijuar, nė qoftė se njė segment vjen nga virusi A dhe mbetja nga virusi B, ne mund tė shohim se me cilat cilėsi ngjan virusi A dhe cilat virusi B.

Rikrijimi nuk ėshtė njė formė klasike e rekombinimit.
 
aviron.jpg (146344 bytes) 

Figura 4 

Rikrijimet e gjeneve midis njė shtami tė atenuar  tė virusit tė influencės dhe njė shtami virulent  nė formimin e njė vaksine tė atenuar tė influencės (lidhje tek seksioni i vaksinės Adapted from: Treanor JJ Infect. Med. 15:714
Aplikimet e gjenetikės

Ka njė vaksinė tė quajtur Flumist (LAIV, aprovuar Qershor  2003) pėr virusin e influencės,  e cila ėshtė zhvilluar mbi bazėn e cilėsive tė diskutuara mė lartė. Vaksina  ėshtė trevalente – ajo pėrmban 3 shtame tė virusit tė influencės:

Viruset janė shtame tė adaptuara nė temperatura tė ulta, tė cilat mund tė rriten mjaft mirė nė 25°C dhe kėshtu ato rriten nė traktin e sipėrm respirator ku ėshtė mė ftohtė. Viruset janė temperaturė sensitive dhe rriten dobėt nė pjesėn e poshtme tė traktit respirator ku ėshtė mė ngrohtė. Viruset janė shtame tė atenuara dhe shumė mė pak patogjenė sesa virusi tip i egėr. Kjo me sa duket si pasojė e ndryshimeve tė shumta nė segmentet e gjenomit.

Antitrupat kundrejt proteinave sipėrfaqėsore tė virusit tė influencės (HA - hemaglutinina dhe NA - neuraminidaza) janė tė rėndėsishėm nė mbrojtjen kundrejt infeksionit. HA dhe NA ndryshojnė nga viti nė vit. Teknologjitė e vaksinave pėrdorin rikrijime pėr tė gjeneruar viruse tė rikrijuara, tė cilat kanė gjashtė segmente gjene nga virusi i atenuar dhe i adaptuar nė temperatura tė ulta dhe segmente HA e NA tė koduara nga virusi, i cili ka mundėsi tė jetė problematik nė influencėn nė sezonin e ardhshėm.

Kjo vaksinė ėshtė njė vaksinė e gjallė, jepet intranazale nė formėn e sprejit dhe indukton imunitet sistemik dhe mukozal.

Njė vaksinė e gjallė me shtam tė atenuar dhe rikrijuar ėshtė aprovuar sė fundmi (2006)  pėr rotaviruset (RotaTeq nga Merck). Nė zhvillim ėshtė njė tjetėr vaksinė me shtam tė atenuar Rotarix (Glaxo).
 

 

  KOMPLEMENTIMI

Ndėrveprimi nė nivelin funksional  JO nė nivelin e acidit nukleik. P.sh. nė rast se ne marrim dy mutantė me  lezion ts (temperature-sensitivė) nė gjene tė ndryshme, asnjeri nuk rritet nė njė temperaturė tė lartė (jolejues). Nė qoftė se infektojmė  tė njėjtėn qelizė me tė dy mutantėt bashkė,  secili mutant mund tė sigurojė funksionet e munguara tė tjetrit dhe prandaj ata mund tė riprodhohen (megjithatė, virionet pasardhėse do tė pėrmbajnė akoma gjenomat e mutantit ts dhe do tė jenė temperaturė sensitivė).

Ne mund tė pėrdorim komplementimin  pėr tė  klasifikuar mutantėt ts, pasi mutantėt ts nė tė njėjtin gjen zakonisht nuk janė tė aftė tė komplementojnė njėri-tjetrin. Ky ėshtė njė instrument bazė nė gjenetikė  pėr tė pėrcaktuar nėse mutacionet janė nė tė njėjtin gjen apo nė gjene tė ndryshme dhe tė pėrcaktojmė numrin minimal tė gjeneve qė prekin njė funksion.

 

  REAKTIVIZIM I SHUMFISHTĖ

Nė rast se viruset dyzinxhirorėsh ADN janė inaktivuar duke pėrdorur rrezatimin ultraviolet, ne shpesh shohim riaktivizim, nėse infektojmė qelizat me kėtė virus tė inaktivuar, i cili shfaqet me njė shtim tė infeksionit (qė do tė thotė shumė thėrmiza virale pėr qelizė) – kjo ndodh pėr shkak se viruset e inaktivuara bashkėpunojnė nė disa rrugė. Ndoshta nė fillim komplementimi lejon rritjen fillestare, gjenet e inaktivuara nė virion mund tė jenė akoma aktive nė njė virion tjetėr. Sapo numri i gjenomave prezente rritet si pasojė e riprodhimit, ndodh rekombinimi qė rezulton nė njė gjenotip tė ri dhe herė pas here rigjenerimi i virusit tip i egėr.

 

VIRUSET DEFEKTIVE

Viruset defektive janė tė varfėra pėr tė komplementuar plotėsisht gjenet e nevojshme  pėr ciklin komplet tė infeksionit (shumė janė mutantė me fshirje) -  dhe kėshtu ato kanė nevojė pėr njė virus tjetėr pėr tė siguruar funksionet munguese – ky virus i dytė quhet virus ndihmės.

Viruset defektive duhet tė sigurojnė sinjalet pėr polimerazėn pėr tė riprodhuar dhe pėr ta paketuar gjenomin e tyre, porse kanė nevojė  jo pėr shumė polimerazė. Disa viruse defektive bėjnė shumė pėr veten e tyre.

Disa shembuj tė viruseve defektive:

Disa retroviruse kanė marrė sekuencat e qelizės bujtėse, por kanė humbur disa funksione virale. Kėto kanė nevojė  pėr viruse shumė tė lidhura, tė cilat i mbajnė kėto funksione si ndihmėse. 

Disa viruse defektive mund tė pėrdorin si ndihmės viruse me tė cilat nuk kanė lidhje. Pėr shembull, virusi delta hepatitis (njė virus ARN) nuk kodon pėr proteinat e mbulesės sė tij, por pėrdor mbulesėn e virusit tė hepatitit B (njė virus me ADN).

 

THĖRMIZAT INTERFERUESE DEFEKTIVE

Riprodhimi i viruseve ndihmėse mund tė jetė mė pak efektiv, nėse virusi defektiv (thėrmiza) nuk ėshtė nė virus. Kjo pėr shkak se thėrmiza defektive ėshtė konkuruese me ndihmėsin pėr funksionet qė ai siguron. Ky fenomen njihet si interferencė dhe thėrmizat defektive, tė cilat shkaktojnė kėtė fenomen njihen si “thėrmiza defektive (DI) interferuese”. Jo tė gjitha viruset defektive interferojnė, por shumica e bėjnė kėtė. 

Shėnojmė qė kjo krijon mundėsinė qė thėrmizat defektive interferuese mund tė modulojnė infeksionin natyral.

 

gen5.jpg (176328 bytes) Figura 5  Pėrzierja fenotipike midis dy viruseve  tė ndryshme qė infektojnė tė njėjtėn qelizė PERZIERJA FENOTIPIKE

Nė qoftė se dy viruse tė ndryshme infektojnė njė qelizė, viruset pasardhėse mund tė pėrmbajnė komponentė tė mbulesės qė rrjedhin nga tė dy prindėrit dhe kėshtu ata do tė kenė cilėsitė e mbulesės sė tė dy prindėrve. Kjo quhet pėrzierje fenotipike (figura 5). KJO NUK SHKAKTON ALTERACIONE NĖ MATERIALIN GJENETIK, pasardhėsit  e virionėve tė tillė do tė pėrcaktohen mbi bazėn se cila gjenomė prindėrore ėshtė e paketuar dhe jo nga natyra e mbulesės.

Pėrzierja fenotipike mund tė ndodhė midis viruseve qė kanė lidhje me njeri-tjetrin si p.sh. anėtarė tė ndryshėm tė familjes sė Picornaviruseve ose midis viruseve qė nuk kanė lidhje gjenetike  si p.sh. viruseve Rhabdo dhe Paramyxo. Nė rastin e fundit tė dy viruset pjesėmarrėse janė me mbulesė, pasi duket se ka disa kufizime nė paketimin e  nukleokapsidės nė viruset me mbulesė, sesa nė viruset e tjera me simetri ikozahedrale tė kapsidės gjatė paketimit tė acidit nukleik. 
gen6.jpg (156501 bytes) Figura 6  Pėrzierja fenotipike pėr tė formuar njė pseudotip Mund tė kemi dhe situatėn kur mbulesa ėshtė tėrėsisht e njė virusi tjetėr. P.sh. nukleokapsida e retrovirusit  nė njė mbulesė tė rhabdovirusit. Kjo lloj pėrzierje fenotipike  ndonjėherė  pėrcaktohet  si njė formacion pseudotip (pseudovirion) (figura 6). Pseudotipi i pėrshkruar mė lart do tė tregojė karakteristikat e absorbim-penetrimit tė antigjenicitetit sipėrfaqėsor tė Rabdovirusit dhe gjatė infeksionit do tė sillet si njė retrovirus dhe do tė prodhojė pasardhės retorviralė. Kjo do tė rezultojė nė njė pseudotip qė do tė ketė njė tropizėm tė ndryshuar tė spektrit tė bujtėsit me bazė tė pėrkohshme.   

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt