x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

PARAZITOLOGJIA – KAPITULLI VII  

PJESA E PARĖ

ARTROPODET

Dr Abdul Ghaffar
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Dr Richard Hunt
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Pėrktheu:

Dr. Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

 

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

Tė gjitha diagramet e ciklit jetėsor nė kėtė seksion janė mirėsi e DPDx Parasite Image Library 
Centers for Disease Control (CDC)

PJESA E PARĖ
ARTROPODET
PJESA E DYTĖ
KĖPUSHAT
 

  

Shumė lloje tė artropodeve luajnė rol tė rėndėsishėm nė sėmundjet e njeriut. Shumica e tyre shėrbejnė si vektorė tė mikroorganizmave patogjenė. Po ashtu, ekzistojnė edhe disa artropode qė shkaktojnė dėm nė strehues pėrmes helmeve tė tyre (kėta nuk janė parazitė). Nė kėtė kapitull do tė pėrshkruhen artropodet qė parazitojnė nė njerėz dhe shkaktojnė sėmundje. P.sh. miaza (fshehja e larvave nė inde) ėshtė njė stad obligues nė ciklin jetėsor pėr disa miza dhe i rastėsishėm pėr disa tė tjerė. Llojet qė japin miazė nė SHBA janė Cochliomyia, Calliphora, Oestrus, Sarcophaga, Gastrophilus etj. Miaza mund tė jetė lėkurore, arteriale, intestinale ose urinare dhe haset nė indin normal ose nė plagėt paraprake. Larvat mund tė fshehen nėpėr indet nekrotike ose tė shėndosha duke pėrdorur kanxhat e tyre mandibulare tė ndihmuar nga enzimet proteolitike. Ato mund tė shkaktojnė dėmtim mekanik, kurse zona e prekur mund tė jetė portė e hapur pėr infeksione dytėsore. Miaza lėkurore mund tė parashtrojė domosdonė e heqjes kirurgjike tė larvave tė fshehura. Vezėt mund tė hiqen nga flokėt, lėkura dhe plagėt me ujė dhe sapun. Miaza urinare zakonisht pastrohet vetvetiu. Ndėrkaq, nė miazėn gastrointestinale, mund tė jetė i nevojshėm pastrimi me antihelmintikė.

 

MORRAT

Nė patologjinė humane rol tė rėndėsishėm luajnė tri lloje tė morrave thithės: Pediculus humanus capitis (morri i kokės), P. humanus humanus (morri i trupit) dhe Pthirus pubis (morri i gaforres). Morrat e kalojnė tėrė jetėn tek njė strehues i vetėm specifik, me ē’rast edhe paraziti femėr edhe ai mashkull ushqehen me gjak dhe pastaj e lėnė strehuesin (figura 1and 2).

Morri i kokės
Nė vendet e zhvilluara, 2-10% e fėmijėve janė tė infestuar me morra tė kokės. Infestacionet e lehta shkaktojnė kruarje mesatare tė kokės pėr shkak tė ndjeshmėrisė ndaj pėshtymės sė morrit. Infestacionet e rėnda mund tė shkaktojnė ethe, dhembje dhe infeksione dytėsore. Diagnoza vihet duke gjetur morrat e gjallė ose mbėshtjellėsit e zbrazėt tė vezėve tė tyre (thėrijat me madhėsi 0.8 x 0.3) tė ngjitura pėr fije tė flokėve dhe zakonisht tė lokalizuara prapa veshėve. Aplikimi lokal i losioneve qetėsuese e lehtėson irritimin. Flokėt duhet tė lahen me shampon qė pėrmban 1% benzen heksaklorid. Aplikimi i tretjes sė piretinės (0.2%) dhe piprinol butoksidit (2%) ose oleatit tė bakrit mund tė jetė, po ashtu, efikas dhe mė pak toksik sesa benzene-heksakloridi.

 

 

    


Lice-lc.gif (16968 bytes) 

Figura 1 
Cikli jetėsor i morrit tė kokės

Cikli jetėsor i morrit tė kokės ka 3 stade; veza, nimfa dhe paraziti i rritur.

Vezėt: Thėrijat janė vezėt e morrave tė kokės. Ato shpeshherė pėrzihen me zbokthin ose me thėrmiza tė sprejit tė flokėve. Thėrijat bėhen prej femrave tė rritura dhe vendosen nė bazėn e kėllėfit tė qimes sė flokut   Ato kanė madhėsi 0.8 mm x 0.3 mm, janė ovale me ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė. Thėrijat zakonisht ēelin brenda njė jave (rangu 6-9 ditė). Vezėt e dukshme zakonisht lokalizohen 6mm brenda skalpit tė kokės.
Nimfat: vezėt ēelin pėr tė liruar nimfėn
  Lėvozhga e thėrijės bėhet mė e dukshme me ngjyrė tė verdhė dhe ngjitet pėr kėllėfin e qimes. Nimfa duket si kokė e morrit tė rritur, por ka madhėsinė e kokės sė gjilpėrės. Nimfat piqen pas tri ndėrrimeve ( ,  ) dhe bėhen parazitė tė rritur 7 ditė pas ēeljes.
Adultėt: Morri i rritur ka madhėsinė e farės sė sesamit me 6 kėmbė (secila pėrmban kthetra) dhe ka ngjyrė tė pėrhimtė nė tė bardhė.
  Te personat qė kanė flokė tė mbyllta, morri i rritur duket mė i mbyllėt. Femrat janė zakonisht mė tė mėdha sesa meshkujt dhe mund t’i lėnė deri 8 thėrija nė ditė. Morri i rritur jeton nė kokėn e njeriut pėr afėr 30 ditė. Pėr tė mbetur gjallė, morri duhet tė ushqehet duke thithur gjak disa herė nė ditė. Jashtė strehuesit dhe pa shujta tė gjakut, morri mund tė jetojė vetėm 1-2 ditė.

 

 

Figura 2      

lice2.jpg (31572 bytes)   A. Morri i kokės: Thėrija
Thėrijat janė vezėt e morrave tė kokės. Ato shpesh pėrzihen me zbokthin ose thėrmizat e sprejit tė flokėve. Thėrijat bėhen prej femrave tė rritura dhe vendosen nė bazėn e kėllėfit tė qimes sė flokut. Ato kanė madhėsi 0.8 mm x 0.3 mm, janė ovale me ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė. Thėrijat zakonisht ēelin brenda njė jave (rangu 6-9 ditė). Vezėt e dukshme zakonisht lokalizohen 6mm brenda skalpit tė kokės. CDC

lice3.jpg (25863 bytes)  B.  Morri i kokės: Nimfa duke ēelur nėpėr operkulumin e vezės. Veza ēel duke liruar nimfėn. Pastaj lėvozhga e thėrijės bėhet mė e dukshme, merr ngjyrė tė verdhė dhe ngjitet pėr kėllėfin e qimes sė flokut. Nimfa duket sikur njė morr i rritur koke, por ka madhėsi mė tė vogėl. Nimfat piqen pas 3 ndėrrimeve dhe bėhen parazitė tė rritur 7 ditė pas ēeljes. CDC

lice4.jpg (76813 bytes)  C. Morri i kokės: morri i rritur dhe dy nimfa. Morri i rritur ka madhėsinė e farės sė sesamit me 6 kėmbė (secila pėrmban kthetra) dhe ka ngjyrė tė pėrhimtė nė tė bardhė. Tek personat qė kanė flokė tė mbyllta, morri i rritur duket mė i mbyllėt. Femrat janė zakonisht mė tė mėdha sesa meshkujt dhe mund t’i lėnė deri 8 thėrija nė ditė. Zakonisht, femrat kanė madhėsi mė tė madhe sesa meshkujt. CDC

pcapiaeg.jpg (45445 bytes)  D. Pediculis humanus var. capitis – paraziti i rritur dhe vezėt (thėrijat) nė kėllėfin e flokut  © PeterDarben, me leje
 

  lice5.jpg (63750 bytes)  E. Morri i kokės- femra, Pediculus humanus var capitis  CDC/Dr. Dennis D. Juranek ddj1@cdc.gov 

   F. Morri i kokės - Pediculus humanus capitis  (SEM x55) © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

   G. Morri i kokės - Pediculus humanus capitis  (SEM x55)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje

   H. Vezėt e morrit tė kokės, Pediculus humanus capitis. (SEM x130)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
 

 


Morrat e trupit
Morri i trupit ėshtė i ngjashėm me atė tė kokės, pėrveē se gjendet edhe nė trup dhe rroba. Diagnoza vihet duke i gjetur vezėt ose thėrijat nė rroba. Simptomatologjia dhe trajtimi janė tė njejtė sikurse te morri i kokės.
 

 
Morrat pubikė
Morri pubik (figura 3), infeston qimet e regjionit pubik tek tė rriturit dhe qepallat e syve te fėmijėt. Pėrhapja e infeksionit tek tė rriturit bėhet zakonisht me kontakt seksual. Diagnoza vihet me gjetjen e morrave ose thėrijave nė zonat e infestuara; morrat pubikė vėshtirė vėrehen nė bazėn e flokut. Regjioni pubik trajtohet nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse koka e infestuar. Thėrijat dhe morrat mund tė hiqen nga qepallat e syve me pincetė. Veprim efikas kanė yndyrnat me fizostigminė (0.25%) ose oksidi merkurik.

 

 

Figura 3

  A. Ky pacient ka infestim me Phthirus pubis, ose morrat e trupit (shigjeta). Infestacioni me Phthirus pubis ka shkaktuar lezion eritematoz qė vėrehet nė regjionin pubik. CDC/Joe Miller

  B. Morri i trupit - Phthirus pubis  (SEM x110)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

    C. Morri pubik, Pthirus pubis  (SEM x130)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

 ppubiadt.jpg (22072 bytes)  D. Morri pubik i rritur, Phthirus pubis © PeterDarben, me leje.

   F. Phthiriasis pubis (morri pubik) nė qepallė  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

    

 


 

PLESHTAT

Shumica e pleshtave (figura 4) kanė rėndėsi klinike te njerėzit, sepse janė vektorė pėr parazitė tė tjerė. Megjithatė, pleshti Tunga penetrans ėshtė njė dėmtues serioz nė regjionet tropike dhe subtropike tė Amerikės dhe tė Afrikės. Diagnoza e tungiazės ėshtė e rrallė nė Amerikėn Veriore. Njė studim epidemiologjik nė fshatin tradicional tė Cearas, nė pjesėn verilindore tė Brazilit konstatoi praninė e infestacionit nė 51% tė popullatės.

Tė dy sekset ushqehen me gjak. Pleshti femėr, pas inseminimit futet nėn lėkurėn e gishtit tė madh dhe shputės tė kėmbės. Femra ėnjet deri nė madhėsi tė bizelės, prodhon vezė dhe vdes nė inde. Ekziston njė reaksion lokal ndaj kafshimit, vezėve dhe prodhimeve tė vdekura tė pleshtit. Indi i infestuar mund tė bėhet infektiv dhe gangrenoz; autoamputimi nuk ėshtė i rrallė. Terapia ėshtė simptomatike: infestacioni mund tė hiqet fizikisht; duhet trajtuar edhe infeksionet eventuale dytėsore. Nė regjionet e infestuara duhet tė barten kėpucėt.

Emėrtimet e tjera pėr Tunga penetrans

 

 

Figura 4  

flea1.jpg (24558 bytes)  
A. Elektromikrografia skenuese e pleshtit. CDC/Janice Carr  

sifo13cc.jpg (60048 bytes) 
B. Pleshti femėr i gjinisė Tunga futet nėn lėkurėn e gishtave tė njeriut, nė tė cilat lezionet mund tė mbushen me qelb dhe tė infektohen.  © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

sifo7.jpg (104245 bytes)  C. Tunga penetrans – koka ėshtė angulare, nuk ka kreshtė tė gjembave dhe segmentet torakale janė tė ngushtuara nė majė. Femra ushqehet duke u futur nė lėkurėn e strehuesit. Abdomeni bėhet shumė i zmadhuar ndėrmjet segmentit tė dytė dhe tė tretė nė tė cilėn pleshti formon njė qeskė rrethore me madhėsi dhe formė tė bizelės. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

tunga01.jpg (16591 bytes)
D.  tungiasis nga njė qen. Tunga penetrans mund tė pėrbėjė problem tė theksuar edhe te qentė, por infestacioni ka tendencė tė jetė sporadik, gjeografikisht i izoluar ose i ndėrlidhur me kushtet specifike tė mjedisit. Pleshti femėr i gjinisė Tunga ngjitet nė qen, zakonisht nė hapėsirat ndėrmjet gishtave dhe nė skrotum. Prania e njė numri tė madh tė pleshtave tė rritur T.penetrans nė qen dhe dėmtimi i lėkurės mund tė shkaktojė infeksion dytėsor dhe ulqerim. ©  Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

    

 

 

 

AKARINET

Shkaktari i skabiesit (zhugės)- Sarcoptes scabiei (figura 5) ėshtė i pėrhapur kudo nė botė. Infestacionet me kėtė parazit janė tė shpeshta nė komunitetet e varfėra qė kanė kushte tė pavolitshme higjienike. Paraziti qė bartet pėrmes kontaktit, futet nė lėkurėn e gishtėrinjve, pastaj pėrhapet nė kyēin e dorės, bėrryla dhe pjesėt e tjera tė trupit (figurat 6 dhe 7). Kofshat, gjoksi i femrave dhe gjenitaliet e jashtme, po ashtu mund tė preken nga ky parazit. S.scabiei krijon tunele nė shtresėn e sipėrme tė lėkurės duke depozituar vezėt nė to. Larvat ikin nga tuneli dhe shkėputen nė lėkurė ku piqen pėr tė vazhduar ciklin e tyre jetėsor. Kruarja karakteristike me tė cilėn pėrcillet skabiesi ndodh pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė pacientit ndaj vezėve dhe ėshtė mė e theksuar gjatė natės. Nėse higjiena e strehuesit ėshtė e pamjaftueshme, atėherė nė vendin e kruarjes mund tė shfaqen infeksione dytėsore nė trajtė tė pustulave septike. Diagnoza e sėmundjes vihet me vėrejtjen e ndryshimeve lėkurore dhe ngjyrosjen e lėkurės dhe pastaj fshirjen e saj me ngjyrė tė zezė. Nė ekzaminimin mikroskopik tė gėrryerjeve tė lėkurės mund tė vėrehet paraziti i skabiesit. Trajtimi bėhet me lyerjen e tėrė trupit prej qafe teposhtė me malation nė pėrqėndrim prej 1% ose me benzen heksaklorid (krotamiton pėr fėmijėt). Nė trajtimin e sėmundjes nuk bėn tė pėrdoren steroidet lokale. Preferohet trajtimi mjekėsor i tėrė familjes. Si masė parandaluese e infestimit rekomandohet shmangia e kontaktit me personin e infestuar. Rrobat dhe shtrojet duhet pastruar me ujė valė.

 

   


Figura 5     

mite1.jpg (37383 bytes)  A. Sarcoptes scabiei. Femrat kanė gjatėsi 0.3 - 0.4 mm dhe gjerėsi 0.25 - 0.35 mm. Meshkujt janė pak mė tė gjatė se gjysma e kėsaj madhėsie. CDC

scabies03.jpg (502537 bytes)  B. Vrojtimi mikroskopik i Sarcoptes scabiei  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

sscabads.jpg (49297 bytes) C. Sarcoptes scabiei – paraziti i rritur, tėrėsia dhe prerja lėkurore (H&E) © PeterDarben, Me leje
 

   

Scabies-lc.gif (37801 bytes)

Figura 6  
Cikli jetėsor i Sarcoptes scabiei
Sarcoptes scabiei
kalon nėpėr katėr stade nė ciklin e vet jetėsor: veza, larva, nimfa dhe paraziti i rritur. Femrat i depozitojnė vezėt nė intervale 2-3 ditore deri sa fshihen nėn lėkurė   Vezėt kanė formė ovale me gjatėsi 0.1 - 0.15 mm   dhe koha e inkubimit ėshtė 3-8 ditė. Pas ēeljes sė vezėve, larvat migrojnė nė sipėrfaqen e lėkurės dhe futen nė stratum corneum. Stadi larval qė rrjedh nga vezėt, ka vetėm 3 ēifte tė kėmbėve   , dhe kjo formė zgjat vetėm 2-3 ditė. Prej  larvave ēelin nimfat qė kanė 4 palė kėmbė   Larvat dhe nimfat shpesh mund tė hasen nė folikulet e flokėve dhe duken sikur parazitėt e rritur, vetėm se janė mė tė vegjėl. Parazitėt e rritur janė rrethorė nė formė tė qeskės. Femrat kanė gjatėsi 0.3 - 0.4 mm dhe gjerėsi 0.25 - 0.35 mm, kurse meshkujt janė pėrgjysmė mė tė vegjėl. Ēiftėzimi ndodh pas penetrimit tė mashkullit nė qeskėn e femrės sė rritur   Femrat e impregnuara i zgjerojnė qeskat e tyre nė lėkurėn e gėrrmuar, duke I bėrė vezėt. Aty qėndrojnė 2 muajt e ardhshėm tė jetės sė tyre nė tunelet nėnlėkurorė. Meshkujt rrallėherė vėrehen. Ato ndėrtojnė njė zgavėrr tė pėrkohshme nė lėkurė para ēiftėzimit. Pėrhapja ndodh me transferimin e femrave gjatė kontaktit personal. Rruga e pėrhapjes ėshtė kontakti i drejpėrdrejtė prej njeriut nė njeri, por ajo mund tė ndodhė edhe me rrugė tė tėrthortė (p.sh. shkėmbimi i shtrojave dhe rrobeve). Paraziti haset kryesisht ndėrmjet gishtėrinjve dhe nė nyjen e dorės. Paraziti mbahet nė lėkurė pėrmes thithėseve qė lokalizohen nė dy ēiftet e pėrparme tė kėmbėve.

 

 

 

Figura 7     

mite.jpg (399398 bytes)  A. Dora e njė fėmije me ndryshime lėkurore tė shkaktuara nga Sarcoptes scabiei © Bristol Biomedical Imafe Archive. Me leje

mite2.jpg (89211 bytes)  B. Lezionet e skabiesit shkaktohen nga Sarcoptes scabiei dhe lokalizohen nėn lėkurė. Lokalizimi tipik ėshtė nė duar, sidomos ndėrmjet gishtrinjve. CDC

mite3.jpg (91270 bytes)  C. Prerje tėrthore e hullive tė krijuara nė epiteli nga Sarcoptes scabei. CDC

 scarc-darb.jpg (49297 bytes) D. Sarcoptes scabiei – paraziti i rritur, tėrėsia dhe prerja e lėkurės (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology clinical parasitology collection. Me leje
 

Figura 8A
24 orė pas pickimit tė parazitėve tė  gjinisė Trombicula, ky pacient ka bullė nė vendin e kafshimit.
Kėta parazitė mund tė shkaktojnė kruarje intensive dhe skuqje tė bullės nė lėkurė, por nuk transmetojnė sėmundje ngjitėse nė SHBA. Megjithatė, nė disa vende tė Azisė ato janė vektorė tė tifos sė shkurreve.
CDC/M. A. Parsons

Figura 8B
Trombikulidi i rritur me madhėsi 1/128 inch. Clemson University, South Carolina


Figura 8C
Trombikulidet ©
Dennis Kunkel Microscopy
 


 

TROMBIKULIDET

Trombikulidet janė njė grup i rėndėsishėm i ektoparazitėve qė prekin njeriun (figura 8). Ato ngjiten nė lėkurė nė nivel tė nyjave tė kėmbės, nė bel, nėn sqetull dhe nė regjionin perianal, pasi qė strehuesi tė ecėn nėpėr mjedise me bar. Larvat e kėtyre parazitėve nuk ushqehen me gjak dhe nuk futen nėn lėkurė. Ato e shpojnė lėkurėn nė afėrsi tė folikulit tė qimeve dhe ushqehen me qelizat e zbėrthyera tė lėkurės, duke pėrdorur enzimet e pėshtymės sė trombikulideve. Pastaj ato largohen nga strehuesi. Strehuesi, megjithatė reagon ndaj pėshtymės sė trombikulideve dhe pas disa orėsh zhvillohet njė papulė eritematoze (figura 8) qė pėrcillet me kruarje tė theksuar. Intensiteti i shpėrthimeve varet nga ndjeshmėria e strehuesit dhe mund tė shoqėrohet me ethe.  

Nė terapi, preferohet trajtimi me anestetikė lokalė. Pėr tė shmangur kafshimin e trombikulideve efekt tė mirė mund tė ketė edhe pėrdorimi i repelentėve (DEET).

Nė Azinė Jugore, trombikulidet janė vektorė tė tifos sė shkurreve (Orientia tsutsugamushi), njė sėmundje rikeciale.

Shih po ashtu Bakteriologjia kapitulli XXI: Rikeciet

Figura 9A.
Larva e parė e Cuterebra, ostridie e Amerikės Veriore qė shkakton sėmundje te shumė gjitarė, por zakonisht nuk e infekton njeriun. CDC/Dr. George Healy

Figura 9B
Kafshimi i mushkonjės  me lezione tė hapura si rezultat i infeksionit me ostridie.

Figura 9C
Larvat e ostridieve mund tė shihen nė lezionin majtas.


Figura 9D
Ostridie e hequr pas pėrdorimit tė vazelinės pėr 24 orė

OSTRIDIET DHE KORDILOBIET -  Miaza

Miaza ėshtė parazitim i strehuesve vėrtebrorė nga larva e mizės dipteran. Shpesh
shfaqet nė kafshėt shtėpiake dhe ato tė egra andaj ėshtė e rėndėsishme nė veterinari. Rastet e parazitizmit te njeriu janė tė rralla, por ato shfaqen sidomos ne vendet tropike. Nė SHBA, agjentėt mė tė shpeshtė tė miazės janė Dermatobia hominis dhe Cordylobia anthropophaga. E para vėrehet nė Amerikėn Qėndrore (sidomos nė Meksikė) dhe Amerikėn Jugore dhe nė disa ishuj tė Karaibeve, si Trinidadi, kurse e dyta haset kryesisht nė Afrikėn tropikale. Larvat e tė dy kėtyre mizave janė parazitė obligativė tė gjitarėve.

Ostridiet humane kanė njė cikėl shumė interesant jetėsor. Miza femėr e zėnė njė mushkonjė dhe i bėn vezėt e saj nė abdomenin e mushkonjės. Mushkonja pas lirimit nga miza merr shujtėn e gjakut (zakonisht nė fytyrė, skalp ose ekstremitete) me ē’ rast nxehtėsia trupore e gjitarėve nxit ēeljen e vezėve nė stadin e parė larvor, qė kalon nė lėkurėn e strehuesit tė vet. Larva futet nė lėkurė qoftė pėrmes plagės shpuese tė bėrė nga mushkonja ose nė mėnyrė aktive depėrton dhe vendoset nė indin nėnlėkuror. Kėtu, larva piqet nė stadin e dytė dhe tė tretė larvor brenda njė periudhe prej njė ose dy muajsh. Larva shumė veshtirė hiqet pėr shkak tė pranisė sė grrepave tė pasėm (figura 9). Pas maturimit, larvat bien nė tokė ku transformohen nė miza tė rritura dhe cikli jetėsor pėrsėritet. Miza e rritur jeton vetėm disa ditė dhe nuk ushqehet. 

 

Simptoma fillestare e pranisė sė ostridieve ėshtė noduli lėkuror qė pėrmban njė larvė (edhe pse kjo nuk ėshtė e dukshme nė fillim). Noduli shpesh emėrtohet si furunkul dhe miaza shpesh quhet si sėmundje furunkuloze. Pėr dallim nga plaga shpuese e mushkonjave, noduli i infektuar sekreton vazhdimisht gjak ose serum, pasi qė larva pėr tė marrė frymė ka nevojė qė ta mbajur plagėn tė hapur. Shpeshherė ka kruarje dhe nganjėherė periudha tė dhembjes intensive qė shfaqen nė momentin kur larva lėviz ose maturon nga njė stad larvar nė tjetrin. Gjatė rritjes sė larvės, lėvizjet e saj mund tė vėrehen nėn sipėrfaqen e njė efuzioni serosanguinoz. Po ashtu, mund tė ketė edhe limfadenopati lokale, ethe dhe rraskapitje, nėse zhvillohet infeksion dytėsor bakteror.

Trajtimi mundėson heqjen e larvave, edhe pse disa pacientė preferojnė qė larva tė zhvillohet dhe tė dalė jashtė me rrugė natyrore. Nė rast tė Dermatobia hominis, thembėr e Akilit ėshtė nevoja e larvės pėr tė marrė frymė nėpėr plagėn e hapur. Ndėrprerja e furnizimit me ajėr pėr parazitin bėhet mė sė shpeshti me aplikimin e njė shtrese tė trashė (sė paku 5mm) tė vazelinės, edhe pse janė pėrdorur edhe lyerja e thonjve, shiritat ngjitės e madje edhe proshuta. Pėr shkak tė mungesės sė oksigjenit larvat zakonisht dalin jashtė dhe pastaj mund tė hiqen me pincetė. Mirėpo, shpesh larvės i duhet njė ditė e plotė pėr tė pasur qasje nė tė dhe pėr t’u kapur me pincetė. Intervenimi kirurgjik ėshtė i nevojshėm vetėm nė rast se larva vdes in situ dhe nuk mund tė hiqet.

Miza tumbu (Cordylobia anthropophaga) gjendet nė Afrikėn Subsaharike dhe shkakton miazė furunkulare tė ngjashme me ostridiet (figura 10). Pacienti vjen nė kontakt me vezėt nė tokė ose tė deponuara nė rroba. Pas ēeljes larva futet nė lėkurė. Vezėt shkatėrrohen me hekurosjen e rrobave.  

 

VIDEO
Heqja e larvės sė Ostridies nga skalpi nė London Hospital for Tropic Medicine

  Figura 9 E  
Dermatobia hominis
 - pamja frontale.
D.hominis ėshtė mizė sikur mizat e gjinisė Calliphora me kokė dhe kėmbė me ngjyrė tė verdhė deri nė portokalli. Toraksi ka ngjyrė tė zezė nė tė gjelbėrt; abdomeni ėshtė i shkurtėr dhe i gjerė dhe ka ngjyrė tė kaltėr tė ndritshme. Adultėt kanė pjesėn e gojės tė atrofuar dhe nuk ushqehen, por mbėshteten nė rezervat e ushqimit, tė cilat i kanė akumuluar gjatė stadit larval. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

Figura 9F  
Dermatobia hominis, Femra nė pamjen laterale © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje


Figura 9G  
Vezėt e Dermatobia hominis
Vezėt ngjiten pėr abdomenin e mizės bartėse. Nė momentin kur femra Dermatobia ėshtė e gatshme pėr ovipozicion, ajo kap ndonjė insekt tjetėr – zakonisht mizė dhe i ngjet vezėt e saj nė abdomenin e insektit tė kapur. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

Figura 9H    
Dermatobia hominis
pupa
Shumica e larvave tė pjekura bijnė gjatė orėve tė hershme tė mėngjesit. Ato futen nė pjesėn e sipėrme tė debrisit pėr 20 minuta dhe formojnė stadin transformador tė fortė brenda 2-3 ditėsh. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje

Figura 10A
Lezionet furunkulare tė gjirit me shumė sinuse qė pėrmbajnė larvat e mizės Tumbu.
© 2004 Adisa and Mbanaso; licencė e BioMed Central Ltd. Ky ėshtė artikull i hapur: lejohet kopjimi dhe shpėrndarja e tij: http://www.biomedcentral.com/1471-2482/4/5

Figura 10B
Larvat e Dermatobies pas heqjes nga pacienti © 2004 Adisa and Mbanaso; licensee BioMed Central Ltd. Ky ėshtė artikull i hapur: lejohet kopjimi dhe shpėrndarja e tij: http://www.biomedcentral.com/1471-2482/4/5
 

RAPORTIM RASTI
Miazė furunkulare e gjirit qė u shkaktua nga larva e Cordylobia anthropophaga
 

VIDEO
Heqja e larvavae tė ostridieve nga gjiri i infektuar

Ky ėshtė artikull me qasje tė lirė: http://www.biomedcentral.com/1471-2482/4/5
 

 

 

Kthehu nė seksionin e parazitologjia tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Saturday, February 14, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt