x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

PARAZITOLOGJIA – KAPITULLI VI  

TREMATODET

Dr Abdul Ghaffar
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Pėrktheu:

Dr. Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

 

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 


OBJEKTIVAT MĖSIMORĖ
Epidemiologjia, sėmundshmėria dhe vdekshmėria
Morfologjia e parazitėve
cikli jetėsor, strehuesit dhe vektorėt
Sėmundja, simptomat, patogjeneza
Diagnoza
Terapia, parandalimi dhe kontrolli

Trematodet mė tė rėndėsishme nga aspekti klinik janė trematodet e gjakut: Schistosoma mansoni, S. japonicum dhe S. hematobium. Trematodet e tjera i pėrkasin grupit intestinal, Fasciolopsis buski, trematodet e mėlēisė- Clonorchis sinensis dhe ato tė mushkėrive - Paragonimus ėestermani.

 

Shistosomiaza (Bilhariziaza)

Tri speciet e shistosomės kanė shpėrndarje tė ndryshme gjeografike. S. hematobium ėshtė prevalente nė Afrikė, S. mansoni haset nė Afrikė dhe nė Amerikė, kurse S. japonicum ėshtė mė e shpeshtė nė Lindjen e Largėt.

Epidemiologjia
Afėr 250 milionė njerėz janė tė infektuar me shistosome, kurse 600 milionė tė tjerė janė tė rrezikuar pėr t’u prekur nga ky parazit.

Morfologjia
Krimbat e rritur kanė gjatėsi 10-20 mm; mashkulli nė anėn ventrale ka njė fisurė, nė tė cilėn e mban pėrjetė femrėn. Pėr dallim nga trematodet e tjera, shistosomet kanė sekse tė ndara (figura 1).

Cikli jetėsor
Njeriu infektohet nga cerkariet nė ujėra, tė cilat depėrtojnė nėpėr lėkurė. Cerkariet udhėtojnė pėrmes qarkullimit venoz tė gjakut dhe mbėrrijnė nė zemėr, mushkėri dhe nė qarkulimin portal. Brenda afėr 3 javėsh, ato maturojnė dhe arrijnė nė enėt mezenterike tė gjakut (S.japonicum dhe S.mansoni) ose nė enėt e fshikzės urinare (S.haematobium) ku jetojnė dhe ovulojnė pėrjetė te strehuesi. Vezėt kalojnė nėpėr murin e enės sė gjakut nė zorrė apo fshikėz dhe qiten jashtė me feces (S. japonicum dhe S. mansoni) ose me urinė (S. hematobium). Nė ujėra, miracidiet e larvave ēelin prej vezėve dhe notojnė derisa tė gjejnė njė kėrmill tė pėrshtatshėm. Pas dy gjeneratave tė shumėzimit nė kėrmij, cerkariet bishtore kalojnė nė ujė dhe infektojnė njė njeri tjetėr (figura 2).

Simptomat
Penetrimi i cerkarieve shkakton dermatit kalimtar (kruarja e notarėve). Simptomat e shistosomiazės parimisht janė si rrjedhojė e reaksionit ndaj vezėve dhe pėrfshijnė splenomegalinė, limfadenopatinė dhe diarrenė. Nė fshikzėn urinare ato japin lezione granulomatoze, hematuri dhe nganjėherė edhe mbyllje tė ureterėve. Shumica e kancerėve tė fshikzės nė zonat endemike pėrcillen me infeksione kronike. Nė zorrė ato shkaktojnė krijimin e polipeve, tė cilat nė rastet e rėnda japin dizenteri, qė mund tė kėrcėnojė edhe jetėn. Nė mėlqi, vezėt japin fibrozė periportale dhe hipertension portal qė ēon nė hepatomegali, splenomegali dhe ascit. Rritja masive e venave tė ezofagut dhe tė lukthit mund tė pėrfundojė me ēarjen e tyre. Vezėt e S.japonicum nganjėherė arrijnė nė sistemin nervor qėndror dhe shkaktojnė kokėdhembje, dezorientim, amnezi dhe komė. Vezėt, qė arrijnė nė zemėr, prodhojnė arteriolit dhe fibrozė, e cila rezulton nė rritjen dhe pamjaftueshmėrinė e ventrikulit tė djathtė (figura 2a).

Patologjia dhe imunologjia
Kruarja e “notarėve” ndodh pėr shkak tė dėmtimeve fizike tė lėkurės nga proteazat dhe substancat e tjera toksike qė sekretohen nga cerkariet. Strehuesi zhvillon tipin I dhe IV tė mbindjeshmėrisė ndaj sekreteve tė shistosomės dhe pėrbėrėsve tė vezės. Vezėt e embrionuara shkaktojnė dėmtime tė ndėrmjetėsuara nga kolagjenaza nė endotelin vaskular. Pėrgjigjja imunologjike e strehuesit, si humorale ashtu edhe qelizore ka funksion mbrojtės. IgE dhe citotoksiciteti i ndėrmjetėsuar nga eozinofilet janė sugjeruar si mekanizma tė shkatėrrimit tė krimbave tė rritur.

Diagnoza

Diagnoza bazohet nė anamnezėn e sėmundjes mbi qėndrimin nė njė zonė endemike, kruarjen e “notarėve” dhe simptomat e tjera. Vezėt janė shumė karakteristike dhe e vėrtetojnė diagnozėn e sėmundjes. Vezėt e S.haematobium nė urinė (55-65 x 110-170 mikrometra) kanė njė gjemb ose gungė apikale. Vezėt e S.mansoni (45-70 x 115-175 mikrometra) kanė njė gjemb anash. Vezėt e S.japonicum (55-65 x 70-100 mikrometra) janė mė rrethore me njė gjemb anash.

Terapia dhe kontrolli
Prazikuanteli ėshtė efikas kundėr tė gjitha specieve. Duhet tė shmanget uji i kontaminuar nga parazitėt. Masat e kontrollit janė: dispozimi sanitar i mbeturinave dhe shkatėrrimi i kėrmijve. Nuk ka vaksinė kundėr kėsaj sėmundjeje.

 



 

  


schis-2.jpg (12334 bytes) schis3.jpg (16121 bytes)   Figura 1A   Shistosomat. OBSH
 

schis8.jpg (32837 bytes)  Figura 1B  Shistosomet mashkullore e fėmėrore. (Nga Sylvia Treadgold)  OBSH

schis4.jpg (33905 bytes) Figura 1C   Shistosomiaza intestinale: vezėt nė muret e zorrėve. OBSH

shaemegg.jpg (27039 bytes) Figura 1D Vezėt e Schistosoma haematobium  © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology – koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje

sch6.jpg (27779 bytes) sch7.jpg (44510 bytes) Figura 1E  Vezėt e Schistosoma haematobium (A). Janė tė mėdha dhe kanė njė gjemb prominent terminal nė skajin e pasėm. Gjatėsia 112-170 µm. (B), pamje e zmadhuar qė tregon miracidiumin nė brendi tė vezės. CDC
 

shaemmal.jpg (21798 bytes) Figura 1F  Schistosoma haematobium - mashkulli i rritur © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

schi-blad-darb.jpg (67790 bytes)  Figura 1G  Schistosoma haematobium – vezėt nė prerjen e fshikzės (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

schi-jap-darb2.jpg (40511 bytes)  Figura 1H   Schistosoma japonicum – femra dhe mashkulli i rritur, nė kopulim © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

A sch4.jpg (15837 bytes) B sch5.jpg (24577 bytes) Figura 1I   Vezėt e Schistosoma japonicum (A). Janė ovale ose subsferike dhe kanė gjemb, i cili shihet mė mirė nėn (B). Vezėt e Schistosoma japonicum janė mė tė vogla (68 - 100 µm x 45 - 80 µm) sesa ato tė llojeve tė tjera. CDC
 

sjapoegg.jpg (36486 bytes) Figura 1J   Vezė e Schistosoma japonicum © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

sjapomf.jpg (37998 bytes) Figura 1K   Schistosoma japonicum – mashkulli dhe femra e rritur © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

schis-jap-darb.jpg (110332 bytes)  Figura 1L   Vezėt e Schistosoma japonicum nė inde (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

A sch2.jpg (17248 bytes) B sch3.jpg (15867 bytes) Figura 1M   Vezėt e Schistosoma mansoni te njė pacient nga Egjipti. Kėto vezė janė tė mėdha (gjatėsia 114 - 180 µm) dhe kanė formė karakteristike me gjemba prominente laterale nė afėrsi tė skajit tė pasėm. Skaji i pėrparmė ėshtė i ngushtuar dhe lehtėsisht i lakuar. Pas ekskretimit tė vezėve, ato pėrmbajnė miracidiumin e pjekur (shihet sidomos nėn A). CDC
 

smansmf.jpg (26014 bytes)  Figura 1N   Schistosoma mansoni – mashkulli dhe femra e rritur © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

smanscop.jpg (21723 bytes) Figura 1O   Schistosoma mansoni – mashkulli dhe femra nė kopulim © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology- koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

smansegg.jpg (73249 bytes) Figura 1P  Vezėt e Schistosoma mansoni (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

smansmir.jpg (26462 bytes) Figura 1Q   Schistosoma mansoni - miracidiumi © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

smanssnl.jpg (60060 bytes) Figura 1R  Schistosoma mansoni nė prerjen e indit tė kėrmillit (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

smanscer.jpg (28651 bytes) Figura 1S  Schistosoma mansoni - cerkaria © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 
 
 
 
 

 


Schistomesman-lc.gif (48175 bytes) Figura 1T    Cikli jetėsor i shistosomeve

Vezėt qiten me feces apo me urinė   Nė kushte tė pėrshtatshme, vezėt ēelin dhe lirojnė miracidien  , e cila noton dhe depėrton nė strehuesin e ndėrmjetėm – nė kėrmill  Stadet zhvillimore nė kėrmill pėrfshijnė 2 gjenerata tė sporocisteve  dhe prodhojnė cerkarie  Pas lirimit nga kėrmilli, cerkaria infektive noton dhe depėrton nėpėr lėkurėn e strehuesit human ,  lėshon bishtin, duke kaluar nė stadin e shistosomulės   Shistosomula migron nėpėr disa inde dhe arin nė vena ( ,  ).   Krimbat e rritur te njeriu, lokalizohen nė venulat mezenterike nėpėr vende tė ndryshme, tė cilat duket se janė specifike pėr secilin nėnlloj  P.sh. S.japonicum gjindet mė shpesh nė venat mezenterike tė sipėrme, tė cilat drenojnė zorrėn e hollė  , kurse S. mansoni shfaqet mė shpesh nė venat mezenterike tė sipėrme qė drenojnė zorrėn e trashė   Sidoqoftė, tė dy llojet mund tė hasen nė tė dy lokacionet dhe mund tė lėvizin prej njė vendi nė tjetrin. S. haematobium mė sė shpeshti ndodhet nė pleksusin venoz tė fshikzės urinare  ,  por mund tė gjendet edhe nė venulat rektale. Femrat (madhėsia 7-20 mm; meshkujt janė pak mė tė vegjėl) i depozitojnė vezėt nė venulat e vogla tė sistemit portal dhe perivezikal. Vezėt lėvizin gradualisht drejt lumenit tė zorrėve (S. mansoni dhe S. japonicum) respektivisht fshikzės dhe ureterėve (S. haematobium) dhe eliminohen me feces apo me urinė  .  Patologjia e shistosomiazės nga S. mansoni dhe S. japonicum pėrfshin: ethet katajama, granulomat presinusoidale tė vezėve, fibrozėn periportale, hipertensionin portal dhe nganjėherė granulomat embolike tė vezėve qė shfaqen nė tru dhe palcėn kurrizore. Ndėrkaq, nė patologjinė e shistosomiazės me S. haematobium bėjnė pjesė: hematuria, vrragėzimet, kalcifikimet, karcinoma skuamocelulare dhe nganjėherė granulomat embolike nė tru dhe palcė kurizore.

Prandaj, pėr shfaqjen e infeksioneve me shistosome, ėshtė i nevojshėm kontakti i strehuesit human me ujin. Kafshėt e ndryshme si qentė, macet, brejtėsit, derrat, kuajt dhe dhitė shėrbejnė si rezervoarė pėr S. japonicum, kurse qentė pėr S. mekongi.
 

 

schis1.jpg (17082 bytes)  Figura 2A    Abdomeni i njė 11 vjeēari me shistosomiazė intestinale me hepatosplenomegali tė shėnuar. Tė dy kėto organe janė nėn vijėn e mesit duke treguar pėr njė infeksion tė rėndė. Sėmundja ka shkaktuar ngecje nė rritjen e fėmijės; ai ėshtė i gjatė vetėm 120 cm dhe peshon 22 kg. /OBSH/TDR/Crump

schis5.jpg (48580 bytes) Figura 2B    Dy fėmijė, viktima tė shistosomiazės me distenzion tipik tė abdomenit. OBSH

schis7.jpg (26686 bytes) Figura 2C    Njė 13 vjeēar me shistosomiazė (bilharziazė). Hepatosplenomegalia, asciti, atrofia e muskujve, pireksia, anemia dhe gjakderdhja nga trakti gastrointestinal. OBSH/TDR/Vogel

 

 



Fasciolopsis buski

Epidemiologjia
Ky parazit haset kryesisht nė Azinė Qėndrore dhe Juglindore.

Morfologjia
Ky parazit ka formė ovale, me gjatėsi 2-7 cm dhe jeton nė zorrėn e hollė tė njeriut (figura 3).

Cikli jetėsor
Njeriu infektohet pėrmes gėlltitjes sė bimėve ujore, qė janė kontaminuar me metacerkarie. Ato kanė qasje nė zorėn e hollė, ngjiten pėr mukozė dhe maturojnė pėr 25-30 ditė. Vezėt qiten me feces dhe ēilen nė ujė duke prodhuar miracidiet, tė cilat duhet tė depėrtojnė nė njė kėrmill tė pėrshtatshėm brenda disa orėsh. Miracidia zhvillohet nė cerkarie dhe del nė ujė ku ngjitet pėr bimėt ujore (gėshtenjat ujore) dhe incistohet duke kaluar nė stadin e metacerkaries (figura 4).

Simptomat
Dhembje epigastrike, nauze dhe vjellje, tė cilat shfaqen sidomos nė mėngjes. Te infeksionet mė tė rėnda mund tė shfaqet edemė e gjeneralizuar dhe ascit.

Patologjia
Paraziti ngjitet pėr mukozėn intestinale, nė tė cilėn shfaqet inflamacioni, ulqerimi dhe abscesi.

Diagnoza
Nė zonat endemike diagnoza bazohet nė kuadrin klinik. Diagnoza pėrfundimtare vihet me anė tė gjetjes sė vezėve nė feces (75 - 100 x 130 deri 150 mikrometra).

Trajtimi dhe kontrolli
Prazikuanteli ėshtė treguar efikas nė terapi. Duhet shmangur bimėt ujore nė ujėrat e kontaminuara. Mbeturinat duhet tė trajtohen paraprakisht para dispozimit.

 

     


Figura 3A     Trematoda e mėlqisė (Fasciola spp.) Goja dhe faringu i parazitit tė rritur. Njeriu infektohet pas gėlltitjes sė vegjetacioneve akuatike tė papjekura, nė tė cilat ndodh cistimi i metacerkarieve. Metacerkaria ekscistohet nė duoden dhe migron nėpėr murin intestinal nė zgavrėn peritoneale. Larvat futen nė mėlēi duke e depėrtuar kapsulėn dhe qėndrojnė nė parenkimėn e mėlēisė deri nė 9 javė. Dėmtimi mė i madh ndodh nė parenkimėn e mėlēisė pėrmes irritimit fizik dhe prodhimeve metabolike. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
 

fasbus-1pd.jpg (61944 bytes) Figura 3B   Fasciolopsis buski – paraziti i rritur © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje

fasc-busk2-db.jpg (65920 bytes) Figura 3C   Vezėt e Fasciolopsis buski © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

    

 


Fasciolopsis-lc.gif (40937 bytes) Figura 4    Cikli jetėsor i Fasciolopsis buski

Vezėt e papjekura lirohen nė zorrė dhe feces  Vezėt embrionojnė nė ujė  , dhe lirojnė miracidiet  ,  tė cilat invadojnė strehuesin e ndėrmjetėm - kėrmillin   Nė kėrmill, parazitėt i nėnshtrohen disa stadeve zhvillimore (sporocista  , rediet ,  dhe cerkariet  ).  Cerkariet lirohen nga kėrmilli  dhe encistojnė nė trajtė tė metacerkarieve nė bimėt ujore  Gjitarėt infektohen me gėlltitjen e metacerkarieve nė kėto bimė.  Pas gėlltitjes, metacerkariet ekscistojnė nė duoden  dhe ngjiten nė murin e zorrėve. Brenda 3 muajsh, aty zhvillohen nė parazitė tė rritur (20 - 75 mm x 8 - 20 mm), ngjitur nė murin intestinal tė strehuesit gjitar (njeriu ose derri)  Cikli jetėsor i parazitėve tė rritur zgjat afėr njė vit.
 

 



Clonorchis sinensis

Epidemiologjia
Ky ėshtė parazit i pėrhapur nė Azinė Juglindore qė haset te njerėzit, qentė dhe macet. Mund tė gjendet edhe nė pjesė tė tjera tė Azisė, si p.sh. nė Kinė, Kore dhe Japoni. Parazitėt e afėrt qė parazitojnė nė macet evropiane (Opisthorchis felinus) dhe qentė (O. viverini) infektojnė njerėzit nė zonat endemike.

Morfologjia
Kėta parazitė kanė madhėsi rreth 16 x 4 cm. Vezėt e tyre kanė madhėsi 29 x 16 mikrometra (figura 5).

Cikli jetėsor
Njeriu infektohet duke ngrėnė mish peshku tė papjekur ose tė gjallė qė bart metacerkariet infektive nė cistė. Cista
zbėrthehet dhe forma larvore migron nė pjesėn e sipėrme tė kanalit biliar nė mėlēi, ku piqet nė parazit tė rritur. Vezėt e depozituara nė kanalin biliar kalojnė nė feces dhe pastaj e gjejnė rrugėn kah uji. Pastaj, merren nga kėrmilli i ujit, me ē’rast vezėt ēelin duke prodhuar miracidiumin. Miracidiumi nė brendi tė kėrmillit zhvillohet nė cerkarie, tė cilat kalojnė nė ujė e pastaj mbėrrijnė nė peshq. Tek peshku, cerkariet incistohen nė muskuj dhe formojnė metacerkariet infektive pėr njeriun (figura 6).

Simptomat
Krimbat shkaktojnė iritim tė kanalit biliar, tė pėrcjellė me zgjerim dhe devijim tė tij. Mėlēia mund tė zmadhohet, tė bėhet nekrotike duke u pėrcjellė me dėmtim tė funksionit tė saj. Infeksionet mesatare mund tė pėrcillen me shqetėsime epigastrike, dobėsi dhe humbje peshe. Infeksionet mė tė rėnda japin anemi, hepatomegali, zverdhje tė lehtė, edemė, ascit dhe diarre.

Diagnoza
Diagnoza bazohet nė praninė e simptomave dhe praninė e infeksionit endemik nė regjion. Diagnoza pėrfundimtare varet nga gjetja e vezėve karakteristike nė feces ose drenazhėn biliare.

Terapia dhe kontrolli
Prazikuanteli ėshtė dėshmuar efikas. Peshku duhet tė gatuhet mirė para pėrdorimit, kurse mbeturinat duhet tė trajtohen para dispozimit.

 

    


clon3-pd.jpg (25330 bytes) Figura 5A    Vezėt e Clonorchis sinensis © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

clon2-pd.jpg (25129 bytes) Figura 5B    Clonorchis sinensis – paraziti i rritur; ngjyrosja me karminė dhe hematoksilinė © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

clon4-pd.jpg (85837 bytes) Figura 5C    Clonorchis sinensis – parazitėt e rritur nė prerjen e mėlēisė (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje

 

   

Clonorchis-lc.gif (24821 bytes)  Figura 6
Vezėt e embrionuara qiten nė kanalin biliar dhe nė feces  Vezėt merren nga kėrmilli si strehues i ndėrmjetėm ;  janė mbi 100 lloje tė kėrmijve qė shėrbejnė si strehues tė ndėrmjetėm. Ēdo vezė liron miracidie ,  tė cilat kalojnė nėpėr disa stade zhvillimore (sporocistat  ,  rediet  , dhe cerkariet  ).  Cerkariet lirohen nga kėrmilli dhe pas njė periudhe tė shkurtėr tė notimit nė ujė, vijnė nė kontakt dhe depėrtojnė nė peshq tė ujėrave tė ėmbla, ku encistohen si metacerkarie  .  Infeksioni i njerėzve vjen si pasojė e gėlltitjes sė peshkut tė papjekur, tė kriposur apo tė tymosur  . Pas gėlltitjes, metacerkariet ekscistojnė nė duoden  dhe ngjiten nė traktin biliar pėrmes ampulles sė Vaterit  .   Maturimi ndodh pas afėrsisht njė muaji. Parazitėt e rritur (10- 25 mm x 3 - 5 mm) qėndrojnė nė kanalet biliare tė vogla apo tė mesme. Pėrveē njerėzve, edhe kafshėt mishngrėnėse mund tė shėrbėjnė si rezervarė strehimi.

 

 



Paragonimus westermani

Epidemiologjia
Ky parazit i mushkėrive mė sė shpeshti haset ne Azi, Afrikė dhe Amerikėn Jugore.

Morfologjia
Ėshtė krimb oval me ngjyrė kafe nė tė kuqe me madhėsi 10 x 4 mm. Vezėt e tyre kanė madhėsi 85 x 55 mikrometra (figura 7).

Cikli jetėsor
Ky parazit infekton njeriun dhe kafshėt shtėpiake mishngrėnėse nėse konsumohet mishi i gaforreve qė janė tė infestuara me metacerkariet e cistuara. Metacerkaria arrin nė zorrėn e hollė, zhvishet nga lėvozhga e saj dhe vazhdon rrugėn drejt murit intestinal, diafragmės torakale dhe arrin nė mushkėri. Aty kalon nė cistė me madhėsi 1-2 cm dhe arrin pjekurinė. Vezėt mund tė gjenden nė sputum ose nė feces (nėse gėlltiten), 2-3 muaj pas infeksionit. Pasi kalojnė nė ujė prodhojnė miracidie, tė cilat kalojnė nė kėrmill. Aty zhvillohen nė cerkarie prej nga kalojnė nė verzė, muskuj apo organe tė gaforreve ujore dhe encistohen nė trajtė tė metacerkarieve (figura 8).

Simptomat
Paraziti provokon zhvillimin e kapsulės fibrotike me material purulent-hemorragjik qė pėrmban vezėt. Pėrreth kapsulės zhvillohet njė infiltrat inflamator. Nė simptoma bėjnė pjesė kolla e thatė, qė shoqėrohet nga prodhimi i sputumit tė pėrgjakur me ngjyrė kafe. Mund tė zhvillohet dhembje pulmonale dhe pleurit. Krimbat mund tė migrojnė nė tru, ku i lėshojnė vezėt e tyre dhe shkaktojnė absces granulomatoz, i cili mund tė japė simptoma tė ngjashme me epilepsinė.

Diagnoza
Diagnoza bazohet nė anamnezėn e sėmundjes dhe kuadrin klinik. Vezėt hasen nė sputumin me ngjyrė dryshku, qė shpesh jep dyshimin nė tuberkulozė.

Terapia dhe kontrolli
Prazikuanteli me rrugė orale ėshtė mjaft efikas. Masė adekuate parandaluese ėshtė pėrgatitja adekuate e gaforreve para konsumimit. Pėrmirėsimi i kushteve sanitare-higjienike e ka ulur shkallėn e infeksionit nė zonat endemike.

 

     


papa1-pd.jpg (27068 bytes) Figura 7A    Vezėt e Paragonimus westermani © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

papa2-pd.jpg (27384 bytes) Figura 7B    Paragonimus westermani – paraziti i rritur © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

papa4-pd.jpg (50212 bytes) Figura 7C    Paragonimus westermani - paraziti i rritur nė prerjen e mushkėrive (H&E) © Dr Peter Darben, Queensland University of Technology - koleksioni i parazitologjisė klinike. Me leje
 

    


Paragonimus-lc.gif (42985 bytes)  Figura 8    Cikli jetėsor i Paragonimus westermani
Vezėt ekskretohen tė paembrionuara nė sputum ose me rrugė alternative gėlltiten dhe qiten me fece .  Nė mjedisin e jashtėm, vezėt bėhen tė embrionuara   , dhe miracidiet ēelin dhe kėrkojnė strehuesin e parė tė ndėrmjetėm, kėrmillin duke depėrtuar nė indet e buta tė tij  .  Miracidiet kalojnė nėpėr disa stade zhvillimore nė brendi tė kėrmillit   : sporocista  , redia  , duke formuar mė vonė shumė cerkarie  , qė dalin nga kėrmilli. Cerkariet e invadojnė strehuesin e dytė tė ndėrmjetėm, njė gaforre ose krustacea, nė tė cilėt incistohen dhe bėhen metacerkarie. Ky ėshtė stadi infektiv pėr strehuesin gjitar  .   Infeksioni human me P. ėestermani shfaqet duke konsumuar gaforre ose krustacea tė papjekura mirė qė bartin metacerkariet e parazitėve  .  Metacerkariet ekscistojnė nė duoden  , penetrojnė pėrmes murit tė zorrėve pėr tė mbėrritur nė zgavrrėn peritoneale, e pastaj pėrmes murit abdominal dhe diafragmės nė mushkėri, ku bėhen tė kapsuluara dhe zhvillohen nė parazitė tė rritur  (7.5 - 12 mm x 4 - 6 mm). Krimbat munden po ashtu tė mbėrrijnė nė inde dhe organe tė tjera, si p.sh. truri dhe muskulatura e strijuar. Mirėpo, nėse kjo ndodh nuk arrihet pėrmbyllja e ciklit jetėsor, sepse nė kėto vende nuk mund tė dalin vezėt. Koha prej infeksionit deri nė ovipozicion ėshtė 65-90 ditė. Infeksioni te njeriu mund tė zgjasė deri 20 vjet. Kafshėt, si: derrat, qentė dhe disa lloje tė maceve po ashtu mund tė preken nga P. westermani.
 
 

 

 

Pėrmbledhje

Paraziti

Pėrhapja

Simptomat

Diagnoza

Terapia

S. mansoni, S. japonicum

depėrtimi i cerkarieve nėpėr lėkurė

Dermatit, dhembje abdominale, jashtėqitje me gjak, fibrozė periportale, hepatosplenomegali, ascit, SNQ Vezėt nė feces Praziquantel
Schistosoma hematobium depėrtimi i cerkarieve nėpėr lėkurė Dermatit, cistit urogjenital, uretrit dhe karcinomė e fshikzės urinare Vezėt nė urine Praziquantel
Fasciolopsis buski Metacerkariet nė bimėt ujore Dhembje epigastrike, nauze, diarre, edemė, ascit Vezėt nė feces Praziquantel,

C. sinensis,

O. felinus, or O. viverini

Cistat te peshqit Inflamim dhe deformim i kanalit biliar, hepatit, anemi dhe edemė Vezėt nė feces Praziquantel

Paragonimus westermani

Cistat nė mishin e gaforreve

Kollė (i thatė/ sputum ngjyrė kafe), dhembje e mushkėrive, pleurit qė i pėrngjan tuberkulozit

Vezėt nė sputum

Praziquantel

 

 

 

Kthehu nė seksionin e parazitologjia tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Saturday, February 14, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt