xx x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

IMUNOLOGJIA – KAPITULLI IV  

IMUNOGLOBULINAT – STRUKTURA DHE FUNKSIONI  

Dr Gene Mayer
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

 
Pėrktheu: 
Dr EKREM  MALOKU
Asistent mėsimor i Fiziatrisė,  Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Mjekėsisė, Prishtinė
Hulumtues shkencor nė Departamentin e Neuroshkencės, Universiteti Illinois nė Ēikago, SHBA
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
  

 

 

 

OBJEKTIVAT MĖSIMORĖ

Diskutimi i veēorive tė imunoglobulinave

Pėrshkrimi i strukturės bazike tė imunoglobulinave

Korrelacioni ndėrmjet strukturės dhe funksionit tė imunoglobulinave

Definimi i regjioneve hipervariabile dhe kornizės sė imunoglobulinave

Pėrkufizimi i klasėve e nėnklasėve, tipeve e nėntipeve tė imunoglobulinave

Pėrshkrimi i strukturės dhe vetive tė klasėve tė imunoglobulinave

 

stru-1.jpg (45593 bytes) Figura 1 Ndarja elektroforetike e proteinave tė serumit

DEFINICIONI

Imunoglobulinat (Ig)

Janė molekula glikoproteinike tė prodhuara nga plazma-qelizat (plazmocitet) si pėrgjegje ndaj njė imunogjeni qė veprojnė si kundėrtrupa. Emėrtimi imunoglobulinė rrjedh nga konstatimi i migrimit tė tyre bashkė me proteinat globulare kur serumi, i cili pėrmban kundėrtrupa vendoset nė njė fushė elektrike (fig.1)

FUNKSIONET E PĖRGJITHSHME TĖ IMUNOGLOBULINAVE

Lidhja e antigjenit

Imunoglobulinat lidhen nė mėnyrė specifike nė njė ose disa antigjene pėrafėrsisht tė njejta. Lidhja e antigjenit nga ana e kundėrtrupave ėshtė funksion parėsor i kundėrtrupave dhe mund tė rezultojė me mbrojtjen e strehuesit. Valenca e kundėrtrupave i referohet numrit tė determinanteve antigjenike qė mund tė lidh njė kundėrtrup i vetėm. Valenca minimale e kundėrtrupave ėshtė dy, por nė disa raste ajo ėshtė edhe mė e madhe.

Funksionet efektore

Shpeshherė lidhja e njė kundėrtrupi pėr antigjen nuk ka efekte tė drejtėpėrdrejta biologjike. Pėrkundėr kėsaj, efektet e rėndėsishme biologjike janė pasojė e “funksioneve efektore” dytėsore tė kundėrtrupave. Imunoglobulinat ndėrmjetėsojnė njė mori funksionesh efektore. Zakonisht, aftėsia pėr tė bartur njė rol tė veēantė efektor kėrkon lidhjen e kundėrtrupit pėr antigjenin e tij. Secila nga imunoglobulinat nuk mund tė ndėrmjetėsojė tė gjitha funksionet efektore. Funksionet e tilla efektore pėrfshijnė:

  1. Fiksimin e komplementit. Kjo rezulton me lizėn apo shkatėrrimin e membranės qelizore dhe lirimin e molekulave biologjikisht aktive (shiko kapitullin e dytė)

2. Lidhjen nė lloje tė ndryshme qelizash- Qelizat fagocitare, limfocitet, pllakėzat e gjakut (trombocitet), mastocitet dhe bazofilet posedojnė receptorė qė lidhin imunoglobulinat. Njė lidhje e tillė mund tė aktivizojė qelizat pėr tė kryer funksione tė caktuara. Disa imunoglobulina lidhen gjithashtu me receptorėt nė trofoblastin placentar e cila rezulton me kalimin e kundėrtrupave nėpėr placentė. Si rezultat i gjithė kėtyre ndodhive, kundėrtrupat e transferuar me origjinė nga nėna (maternale) sigurojnė imunitet te fetusi dhe te i porsalinduri. 
 

FLATĖ KYĒE
Imunoglobulina
Valenca
Vargu i rėndė
Vargu i lehtė
Regjioni variabil
Regjioni konstant
Regjioni nyjėtues
Domeni
Regjioni hipervariabil
Regjioni strukturor
Grupet dhe nėngrupet
Fab & Fc, F(ab')2
Tipi dhe nėntipi
Klasa dhe nėnklasa
Opsonina
Vargu J
Komponenta sekretore

 

stru-2.jpg (119498 bytes)  Figura 2A. Struktura bazike e imunoglobulinave

ab0b.gif (9122 bytes)  Figura 2B. Shtypni nė imazhin nė tė majtė pėr demonstrim tė animuar tė strukturės sė kundėrtrupave. Kėrkon Chime Plug-In. Shkarkoni Chime kėtu.  Realizuar nga Eric Martz. Mbėshtetur nga Division of Undergraduate Education of the National Science Foundation.

intactab.gif (10350 bytes)  Figura 2C Shiriti i kundėrtrupit tė parė intakt i kristalizuar (IgG2A). Harris, L. J., Larson, S. B., Hasel, K. W., Day, J., Greenwood, A., McPherson, A. Nature 1992, 360, 369-372. © 2000  Antibody Resource Page

  Figura 2D
Kundėrtrupi rrotullues.  Jose Saldanha,  Humanization by Design  © 2000,  Antibody Resource Page

STRUKTURA THEMELORE E IMUNOGLOBULINAVE

Struktura themelore e imunoglubulinave ėshtė e ilustruar nė figurėn 2. Megjithėse imunoglobulinat e ndryshme mund tė dallojnė nė aspektin strukturor, tė gjitha janė tė ndėrtuara nga njėsitė e njėjta bazike.

Zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė

Tė gjitha imunoglobulinat kanė strukturė tė ndėrtuar nga katėr zingjirė si njėsi tė tyre themelore. Ato pėrbėhen nga dy zingjirė identikė tė lehtė (23kD) dhe dy zingjirė identikė tė rėndė (50-70kD)

Lidhjet disulfide

1. Lidhjet disulfide ndėrzingjirore - zingjirėt e rėndė  dhe tė lehtė dhe dy zingjirėt e rėndė mbahen sė bashku pėrmes lidhjeve disulfide ndėrzingjirore dhe pėrmes ndėrveprimeve jokovalente. Numri i kėtyre lidhjeve ndėrzingjirore disulfide ndryshon nė kuadėr tė molekulave tė ndryshme tė imunoglobulinave.

2. Lidhjet disulfide brendazingjirore - brenda secilit zingjir polipeptidik ekzistojnė gjithashtu lidhjet brendazingjirore disulfide.

Regjionet variabile (V) dhe konstante(C)

Pas krahasimit tė bėrė nė rėnditjen e aminoacideve nė llojet e ndryshme tė zingjirėve tė rėndė e tė lehtė, ėshtė bėrė e qartė se qė tė dy zingjirėt mund tė ndahen nė dy regjione varėsishtė nga variabiliteti nė rėnditjen e aminoacideve. Kėto janė:

1. Zingjiri i lehtė-VL (110 aminoacide) dhe CL (110 aminoacide)

2. Zingjiri i rėndė-VH ( 110 aminoacide) dhe CH (110 aminoacide)

Regjioni nyjėtues

Ky ėshtė njė regjion nė tė cilin krahėt e molekulės sė kundėrtrupit formojnė strukturė nė formė tė shkronjes Y. Emėrtohet si regjion nyjėtues ngase ekziston njė lloj fleksibiliteti i molekulės ne kėtė pikė.

Domenet

Pamjet tredimensionale tė molekulės sė imunoglobulinės tregojnė qė kjo molekulė nuk ėshtė plotėsisht e drejtė siē ėshtė paraqitur nė fig. 2A. Pėrkundėr kėsaj, ajo ėshtė e palosur nė regjione globulare ku secila nga kėto pėrmban njė lidhje disulfide brendazingjirore (fig 2B-D). Kėto regjione emėrtohen si domene.

1. Domenet e zingjirit tė lehtė- VL dhe  CL

2. Domenet e zingjirit tė rėndė-VH, CH1-CH3 ( ose CH4)

Oligosakaridet

Karbohidratet janė tė lidhura nė domenin CH2 nė shumicėn e imunoglobulinave. Sidoqoftė, nė  raste tė caktuara karbohidratet mund tė gjenden tė lidhura edhe ne lokacione tė tjera.

 

STRUKTURA E REGJIONIT VARIABIL

Regjionet hipervariabile (HVR) ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit

Krahasimet e renditjes sė aminoacideve tė regjioneve variabile tė imunoglobulinave kanė treguar qė pjesa mė e madhe e kėtij variabiliteti ėshtė e pranishme nė tri regjione tė ashtuquajtura regjione hipervariabile ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit tė ilustruara ne figurėn 3. Kundėrtrupat me specificitet tė ndryshėm (p.sh. pozita tė ndryshme kombinuese) kanė regjione tė ndryshme pėrcaktuese tė komplementaritetit, pėrderisa kundėrtrupat me specificitet tė njėjtė kanė regjione identike pėrcaktuese tė komplementaritetit (p.sh. CDR ėshtė regjion kombinues i kundėrtrupit). Regjionet e tilla pėrcaktuese tė komplementaritetit janė gjetur nė zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė.

Regjionet strukturore

Zonat nė mes regjioneve pėrcaktuese tė komplementaritetit nė kuadėr tė regjionit variabil emėrtohen si regjione strukturore (figura 3). Bazuar nė ngjashmėritė dhe dallimet nė regjionet strukturore, zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė tė imunoglobulinave mund tė ndahen nė grupe dhe nėngrupe. Kjo pėrfaqėson produkte tė gjeneve tė ndryshme tė regjionit variabil.

stru-3.jpg (100087 bytes)  Figura  3.  Struktura e regjionit variabil

ab0b.gif (9122 bytes) Shtypni nė tė majtė tė imazhit pėr tė parė strukturėn molekulare tė njė fragmenti Fab tė lidhur nė peptidin e hemaglutininės sė influencės. Kėrkon Chime. Shkarkoni Chime kėtu)

ab0b.gif (9122 bytes) Shtypni imazhin nė tė majtė pėr tė parė detajet e ndėrveprimit ndėrmjet kundėrtrupit monoklonal tė miut me lizozimė tė bardhė tė vezės. Kėrkon Chime. Shkarkoni Chime kėtu)

FRAGMENTET E IMUNOGLOBULINAVE: RAPORTI STRUKTURĖ/FUNKSION

Fragmentet e imunoglobulinave tė prodhuara nga digjestioni proteolitik janė treguar tė jenė mjaft tė dobishme nė sqarimin e raportit strukturė/funksion nė imunoglobulina.

Fab

Digjestioni me papainė e bėn ndarjen e molekulės sė imunoglobulinės nė regjionin nyjėtues para lidhjeve H-H ndėrzingjirore disulfide. (figura 4).Kjo rezulton me formimin e dy fragmenteve identike qė pėrmbajnė zingjirin e lehtė dhe domenet VH dhe CH1 tė zingjirit tė rėndė.

 Lidhja e antigjenit: kėto fragmente janė emėrtuar Fab fragmente ngase pėrmbajnė vendėt lidhėse tė kundėrtrupit pėr antigjen. Ēdo Fab fragment ėshtė monovalent pėrderisa molekula origjinale ka qenė bivalente. Vendi kombinues i kundėrtrupit formohet nga VH dhe VL. Njė kundėrtrup ka aftėsi tė lidh njė determinantė tė caktuar antigjenike ngase ka kombinacion tė veēantė tė VH dhe VL.  Kombinimet e ndryshme tė VH dhe Vrezultojnė mė kundėrtrupa qė mund tė lidhin detreminanta tė ndryshme antigjenike.

Fc

Digjestioni me papainė gjithashtu sjell formimin e fragmenteve qė pėrmbajnė pjesėn e mbetur tė dy zingjirėve tė rėndė ku secili nga kėta zingjirė pėrmban domenet CH2 dhe CH3. Fragmenti ėshtė emėrtuar si Fc ngase lehtė i nėnshtrohet kristalizimit.

stru-4.jpg (114225 bytes) Figura 4. Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė/funksion

Funksionet efektore - funksionet efektore tė imunoglobulinės ndėrmjetėsohen nga kjo pjesė e molekulės. Funksionet e ndryshme ndėrmjetėsohen nga domenet e ndryshme nė kėtė fragment (figura 5). Normalisht, aftėsia e kundėrtrupit pėr tė bartur njė rol tė tillė efektor kėrkon lidhjen paraprake tė antigjenit; sidoqoftė ekzistojnė pėrjashtime nga kjo rregull. 

stru-5.jpg (105512 bytes) Figura 5.   Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion

F(ab’)2

Trajtimi i imunoglobulinave me pepsinė rezulton nė ndarjen e zingjirėve tė rėndė poshtė lidhjeve ndėrzingjirore H-H, qė rezulton me njė fragment, i cili pėrmban tė dy regjionet lidhėse antigjenike (figura 6). Ky fragment ėshtė emėrtuar si F(ab’)2 ngase ka qenė bivalent. Regjioni Fc i molekulės digjestohet nė peptide tė vogla nga ana e pepsinės. F(ab’)2  lidh antigjenin por nuk ndėmjetėson funksionet efektore tė kundėrtrupave. 

 

stru-6.jpg (108870 bytes) Figura  6 
Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion

KLASĖT, NĖNKLASĖT, LLOJET DHE NĖNLLOJET  E IMUNOGLOBULINAVE HUMANE

Klasėt e imunoglobulinave

Imunoglobulinat mund tė ndahen nė pesė klasė tė ndryshme, bazuar nė ndryshimet nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirėve tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase tė caktuar do tė kenė regjione konstante tė zingjirėve tė rėndė shumė tė ngjajshme. Kėto dallime mund tė zbulohen me studimet sekuanciale ose me ato serologjike (psh.mė pėrdorimin e kundėrtrupave kundėr kėtyre regjioneve diferenciale).

1.       IgG-zingjirėt e rėndė Gama

2.       IgM-zingjirėt e rėndė Mu

3.       IgA-zingjirėt e rėndė Alfa

4.       IgD-zingjirėt e rėndė Delta

5.       IgE-zingjirėt e rėndė Epsilon

Nėnklasėt e imunoglobulinave

Klasėt e imunoglobulinave mund tė ndahen nė nėnklasė bazuar nė dallimet e vogla nė rėnditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase do tė posedojnė renditje aminoacidike shumė tė ngjashme nė regjionet konstante. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike.

1. IgG nėnklasėt

a) IgG1-zingjirėt e rėndė Gama 1

b) IgG2-zingjirėt e rėndė Gama 2

c) IgG3-zingjirėt e rėndė Gama 3

d) IgG4-zingjirėt e rėndė Gama 4

2. IgA nėnklasėt

a) IgA1-zingjirėt e rėndė alfa 1

b) IgA2-zingjirėt e rėndė alfa 2

 

 

Tipet e imunoglobulinave

Imunoglobulinat mund tė klasifikohen edhe nė bazė tė zingjirit tė lehtė qė posedojnė. Dallimet nė zingjirėt e lehtė bazohen nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė lehtė. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike

1. Zingjirėt e lehtė Kapa

2. Zingjirėt e lehtė Lambda

Nėntipet e imunoglobulinave

Zingjirėt e lehtė gjithashtu mund tė ndahen nė nėntipe bazuar ne dallimet nė rėnditjen e aminoacideve brenda regjionit konstant tė zingjirit tė lehtė.

1. Nėntipet lambda

a) lambda 1

b) lambda 2

c) lambda 3

d) lambda 4

c) Lambda 3 

d) Lambda 4 

Nomenklatura

Imunoglobulinat emėrtohen bazuar nė klasėt, apo nėnklasėt e zingjirit tė rėndė apo tipit ose nėntipit tė zingjirit tė lehtė. Pėrveē nė rastin e njė definimi preciz, duhet tė supozoni qė tė gjitha nėnklasėt, tipet dhe nėntipet janė prezente. IgG ka kuptimin qė tė gjitha nėnklasėt dhe tipet janė prezente.

Heterogjeniteti

Imunoglobulinat e konsideruara si popullatė e molekulave, janė mjaft heterogjene ngase janė tė pėrbėra nga klasėt dhe nėnklasėt e ndryshme dhe secila posedon tipe dhe nėntipe tė zingjirėve tė lėhtė. Pėrveē kėsaj, molekulat e ndryshme tė imunoglobulinave mund tė kenė tipare tė ndryshme nė raport me lidhjen e antigjenit pėr shkak tė regjioneve tė ndryshme VH dhe VL.

 

stru-7.jpg (86802 bytes)  Figura 7 
Struktura e  IgG

STRUKTURA DHE DISA VEĒORI TĖ KLASĖVE DHE NĖNKLASĖVE TĖ  IMUNOGLOBULINAVE

IgG

1. Struktura

Struktura e nėnklasėve tė IgG-sė ėshtė paraqitur ne fig.7. Tė gjitha IgG-tė janė monomerė (imunoglobulinė 7S). Nėnklasėt dallojnė nė numrin e lidhjeve disulfide dhe gjatėsinė e regjionit nyjėtues.

2. Veēoritė

Ėshtė imunoglobulina mė e gjithanshme, ngase ėshtė e aftė tė bartė me vete tė gjitha funskionet e molekulės sė imunoglobulinės.

a) IgG ėshtė Ig kryesore ne serum -75% e Ig-sė ne serum i takon Imunoglobulinės IgG.

b) IgG ėshtė Ig kryesore nė hapėsirat ekstravaskulare.

c) Transferi placentar: IgG ėshtė e vetmja Ig qė e kalon barrierėn placentare. Ky transfer ndėrmjetėsohet nga receptori pėr Fc regjionin e IgG-sė i pranishėm nė qelizat placentare. Tė gjitha nėnklasėt e IgG-sė nuk e kalojnė njėsoj barrierėn; IgG2 nuk kalon nė mėnyrė aq efikase.

d) E fikson komplementin – ka dallime tė nėnklasėve nė efikasitetin e fiksimit tė komplementit;IgG4 nuk e fikson komplementin.

Lidhja me qeliza - makrofagjet, monocitet, polimorfonuklearėt(PMN) dhe disa limfocite posedojnė Fc receptorė pėr regjionin Fc tė IgG-sė. Tė gjitha nėnklasėt nuk lidhen njėsoj; IgG2 dhe IgG4 nuk lidhen ne Fc receptorė. Si pasojė e njė lidhjeje tė tillė nė Fc receptorėt nė PMN, monocite dhe makrofagje rezulton me njė internalizim mė tė mirė tė antigjenit. Kundėrtrupi e ka pėrgatitur antigjenin pėr gėlltitje nga ana e qelizave fagocitare. Termi opsonin pėrdoret pėr tė pėrshkruar substancat qė e ndihmojnė fagocitozėn. IgG ėshtė njė opsoninė e mirė. Lidhja e IgG-sė nė Fc receptorėt e qelizave tjera rezulton me aktivizimin e funksioneve tjera

 

stru-8.jpg (107272 bytes) Figura 8 Struktura pentamerike e IgM sė serumit

stru-9x.jpg (81042 bytes)  Figura 9 Struktura e sipėrfaqes qelizore tė IgM  

stru-9.jpg (83134 bytes) Figura 10 Receptori i antigjenit tė limfociteve B  

IgM

1. Struktura

Struktura e IgM-sė ėshtė paraqitur ne fig.8. IgM normalisht ekziston si pentamer (imunoglobulinė 19S), por mund te ekzistojė edhe si monomer. Nė formėn pentamerike tė gjithė zingjirėt e rėndė dhe tė lehtė janė identikė. Nė kėtė mėnyrė, valenca teorikisht ėshtė 10. IgM posedon njė ekstra domen nė zingjirin mu (CH4) dhe gjithashtu posedon me njė proteinė tjetėr tė lidhur nė mėnyrė kovalente nėpėrmjet lidhjes S-S e emėrtuar si zingjiri J. Ky zingjir funksionon nė polimerizimin e molekulės nė pentamer.

2.Veēoritė

a) IgM ėshtė Ig e tretė pėr nga prania nė serum.

b) IgM ėshtė ėshtė Ig e parė e formuar nga fetusi dhe Ig e parė qė prodhohet nga qelizat B kur ato stimulohen nga antigjeni.

c) Si pasojė e strukturės pentamerike, IgM ėshtė fiksuese e mirė e komplementit. Nė kėtė mėnyrė, kundėrtrupat IgM janė mjaft efikas nė drejtim tė lizės sė mikroorganzimit.

d) Si rrjedhojė e strukturės sė saj, IgM-ja ėshtė gjithashtu Ig e mirė aglutinuese. Kėshtu qė, kundėrtrupat IgM janė shumė efikas nė drejtim tė grumbullimit tė mikroorganizmave pėr eliminim eventual nga organizmi.

e) IgM lidhet nė disa qeliza pėrmes Fc receptorėve.

f) Ig sipėrfaqėsore tė qelizave B.

Ig sipėrfaqėsore ekzistojnė si monomer dhe iu mungon zingjiri J, por posedojnė 20 ekstra aminoacide nė terminalin –C pėr ta bashkuar atė me membranė (figura 9). IgM nė sipėrfaqe tė qelizės funksionon si receptor pėr antigjenin nė B qeliza. IgM sipėrfaqėsore  ėshtė e lidhur nė mėnyrė jokovalente me dy proteina shtesė nė membranėn e qelizės B tė emėrtuara si Ig-alfa dhe Ig-beta (fig. 10). Kėto proteina shtesė veprojnė si molekula pėrcjellėse tė sinjalit, meqenėse zgjatimi citoplazmatik i molekulės sė IgG-sė ėshtė shumė i shkurtėr pėr ta pėrcjellur njė sinjal. Kontakti nė mes Ig sipėrfaqėsore dhe njė antigjeni ėshtė i domosdoshėm pėrpara transmetimit tė njė sinjali nga ana e zingjirit Ig-alfa dhe Ig-beta. Nė rastin e antigjeneve tė pavarura T, kontakti nė mes antigjenit dhe Ig sipėrfaqėsore ėshtė i mjaftueshėm tė aktivizojė B qelizat pėr diferencim nė plazma qeliza qė prodhojnė kundėrtrupa. Sidoqoftė, pėr antigjenet e pavarura T, sinjali i dytė i siguruar nga qelizat T ndihmėse  ėshtė i nevojshėm para aktivizimit tė qelizave B.  

 

stru-11.jpg (90372 bytes)  Figura 11 Struktura e  IgA

 

stru-12.jpg (111744 bytes) Figura 12. Origjina e IgA tė tretshme

IgA

1. Struktura

IgA nė serum ėshtė monomer, por IgA e gjetur nė sekrecione ėshtė dimer (figura 11). Kur IgA ekziston si dimer, J zingjiri ėshtė i shoqėruar me tė.

IgA  sekretore posedon gjithashtu njė proteinė tė shoqėruar me tė, emėrtuar si fragmenti sekretor apo fragmenti T. IgA nganjėherė referohet si imunoglobulinė 11S. Pėr dallim prej pjesės sė mbetur tė IgA-sė e cila prodhohet nė qeliza plazmatike, fragmenti sekretor prodhohet nė qeliza epiteliale dhe i bashkangjitet IgA-sė nė momentin kur ajo kalon nė sekrecione (figura 12). Fragmenti sekretor i ndihmon IgA-sė tė transportohet pėrgjatė mukozės dhe gjithashtu e mbron atė nga degradimi nė sekrecione.

2. Veēoritė

a) IgA radhitet e dyta pėr nga prania nė serum.

b) IgA ėshtė klasa kryesore e Ig nė sekrecione -lot,     pėshtymė, kollustrum, mukus. Meqenėse ėshtė konstatuar nė sekrecione, IgA sekretore ėshtė e rėndėsishme nė imunitetin lokal.

c) IgA nuk e fikson komplementin, pėrveē nė rast tė agregimit.

d) IgA mund tė lidhet nė disa qeliza-PMN dhe disa limfocite

stru-13.jpg (51948 bytes) Figura 13 Struktura e IgD

IgD

1. Struktura

Struktura e IgD-sė ėshtė paraqitur nė figurėn 13. IgD ekziston vetėm si monomer.

2. Veēoritė

a) IgD ėshtė konstatuar nė nivele tė ulėta nė serum; roli i saj nė serum ėshtė ende i paqartė.

b) IgD primarisht ėshtė gjetur nė sipėrfaqen e e qelizave B, ku  funksionon si receptor pėr antigjen. IgD nė sipėrfaqe tė qelizave B ka ekstraaminoacide nė  terminalin-C pėr t’u bashkuar me membranė. Gjithashtu ėshtė e lidhur me zingjirėt Ig-alfa dhe Ig-beta.

c) IgD nuk e lidh komplementin.

 

stru-14.jpg (53053 bytes) Figura 14 Struktura e IgE

IgE

1. Struktura

Struktura e IgE-sė ėshtė paraqitur nė figurėn 14. IgE ekziston si monomer dhe posedon njė ekstradomen nė regjionin konstant.

2. Veēoritė

a) Ėshtė Ig me nivelin mė tė ulėt tė pranisė nė serum, meqenėse lidhet fort nė Fc receptorėt e pranishėm nė bazofile dhe mastocite, madje edhe para ndėrveprimit me antigjen.

b) IgE ėshtė e pėrfshirė nė reaksionet alergjike - si pasojė e lidhjes sė saj me bazofile dhe mastocite, IgE ėshtė e pėrfshirė nė reaksione alergjike. Lidhja e alergjenit pėr IgE nė qeliza rezulton me lirimin e mediatorėve tė ndryshėm farmakologjikė qė japin simptome alergjike.

c) IgE ka rol edhe nė sėmundjet parazitare dhe helmintike (nematode). Meqenėse niveli i IgE-sė nė serum rritet nė sėmundjet parazitare, matja e nivelit tė IgE-sė ka rol diagnostik nė infeksionet parazitare. Eozinofilet posedojnė Fc receptorė pėr IgE dhe lidhja e eozinofileve pėr helmintet e mveshura me IgE rezulton me mbytje tė parazitit.

d) IgE nuk e fikson komplementin.

 


Figura 15
 
Kundėrtrupi rrotullues  © 2000  Antibody Resource Page 
Antibody Concepts
Clinical Implications of Human Immunoglobulin Classes

Adaptuar nga:F.T. Fischbach nė "A Manual of Laboratory Diagnostic Tests," 2nd Ed., J.B. Lippincott Co., Philadelphia, PA.

 

IgG

1. Niveli i kėsaj Ig rritet tek:

a) infeksionet kronike granulomatoze

b) infeksionet e tė gjitha llojeve

c) hiperimunizimi

d) sėmundjet e mėlqisė

e) kequshqyeshmėria e rėndė

f) disproteinemitė

g)  sėmundjet e shoqėruara me granulomat hipersenzitive, ērregullimet dermatologjike dhe mieloma IgG

h) artriti reumatoid

2. Niveli i kėsaj Ig ulet tek:

a) agamaglobulinemia

b) aplazioni limfoid

c) mungesa selektive e IgG-sė, IgA-sė

d)  IgA  mieloma

e) proteinemia Bens-Jones

f) leukemia kronike limfoblastike

 

IgM

1. Niveli i kėsaj Ig rritet tek:

a) makroglobulinemia Valdenstrom

b) tripasonomiaza

c) aktinomikoza

d) bartoneloza

e) malaria

f) mononukleoza infektive

g) lupusi eritematoz

h)  artriti reumatoid

i) disgamaglobulinemia

Vėrejtje:Te i porsalinduri, niveli i IgM mbi 20 ng/dl ėshte njė indikacion pėr njė stimulim in utero i sistemit imunitar dhe stimulim nga ana e virusit te rubellės, citomegalovirusit, sifilisit apo toksplazmozės.

2. Niveli i kėsaj Ig ulet tek:

a) agamaglobulinemia

b) ērregullimet limfoproliferative

c) aplazioni limfoid

d) mieloma IgG dhe IgA

e) disgamaglobulinemia

 f) leukemia kronike limfoblastike

 

IgA

1. Rritet nė rastet e:

a) sindromės Viskot- Aldrich

b) cirozės sė mėlqisė (nė shumicėn e rasteve)

c) stadeve tė caktuara tė sėmundjeve tė kolagjenit dhe atyre autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi eritematoz

d) infeksionet kronike pa bazė nė deficiencat imunologjike

e) IgA mieloma

2. Ulet nė rast tė

a) ataksisė telangiektazisė hereditare (e trashėguar)

b) gjendjeve me deficienca imunologjike ( si p.sh. disgamaglobulinemitė, agamaglobulinemia kongjenitale dhe ajo e fituar dhe hipogamaglobulinemia)

c) sindromit tė kequshyeshmėrisė

d) aplazionit limfoid

e) mielomės IgG

f) leukemisė akute limfoblastike

g) leukemisė kronike limfoblastike

 

IgD

1. Rritet nė rast tė

a) infesioneve kronike

b) mielomės IgD

IgE

1. Rritet nė rast tė:

a) Sėmundjeve atopike tė lėkurės

b) rinitit alergjik

c) astmės

d) shokut anafilaktik

e) mielomės IgE

2. Ulet nė rast tė:

a) agamaglobulinemisė

b) hipogamaglobulinemisė pėr shkak tė metabolizmit tė ērregulluar ose sintezės sė imunoglobulinave

 

Kthehu nė seksionin e imunologjia tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt