x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


IMUNOLOGJIA – KAPITULLI 3 

ANTIGJENET

Dr Gene Mayer
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

SPANJOLLISHT

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 
 

OBJEKTIVAT MĖSIMOR

Krahasimi dhe dallimi ndėrmjet imunogjenit, antigjenit dhe haptenit

Pėrshkrimi i faktorėve qė ndikojnė nė imunogjenitet

Pėrkufizimi i pėrbėrjes kimike tė imunogjeneve

Krahasimi i strukturės sė antigjeneve qė varen nga T limfocitet dhe atyre qė janė tė pavarur nga to

Kuptimi i konceptit tė konjugantėve qė bartin haptenet dhe pėrshkrimi i strukturės sė tyre

Karakterizimi i determinantave antigjenike

Njohja me parimin e superantigjeneve

 

PĖRKUFIZIMET

Imunogjenet
Substancat qė shkaktojnė pėrgjigje specifike imunologjike.

Antigjenet (Ag)
Substancat qė reagojnė me prodhimet e pėrgjigjes specifike imunologjike ose me antitrupat.

Haptenet
Substancat qė nuk janė imunogjene, por mund tė reagojnė me antitrupa. Haptenet janė molekula tė vogla, tė cilat veēmas, nuk mund tė indukojnė pėrgjigje imunologjike, por kėtė mund ta bėjnė nėse lidhen me njė molekulė tjetėr bartėse. Haptenet e lira mund tė reagojnė me produktet e pėrgjigjes imunologjike pasi kėto tė jenė nė dispozicion. Haptenet kanė veti antigjenike, por jo imunogjenike.

Epitopet ose determinantat antigjenike
Janė pjesėt e veēanta tė antigjenit, tė cilat lidhen me antitrupa.

Antitrupat (At)
Janė proteina specifike qė prodhohen si pėrgjigje ndaj njė imunogjeni dhe reagojnė me antigjenin.

 

FAKTORĖT QĖ NDIKOJNĖ NĖ IMUNOGJENITET

Substanca imunogjene

E huaja
Sistemi imunologjik normalisht i dallon molekulat e veta nga ato tė huajat, prandaj vetėm molekulat e huaja ushtrojnė veprim imunogjen.

Madhėsia
Nuk ka ndonjė madhėsi tė caktuar mbi tė cilėn njė substancė do tė jetė imunogjene. Megjithatė, sa mė e madhe tė jetė njė molekulė, aq mė i madh do tė jetė veprimi i saj imunogjen.

Pėrbėrja kimike
Zakonisht, nėse njė substancė ėshtė komplekse nga aspekti i pėrbėrjes kimike, atėherė ajo do tė ketė veprim mė tė fuqishėm imunogjen. Determinantat antigjenike krijohen me sekuentimin primar tė mbetjes nė polimer dhe/ose strukturėn sekondare, terciare apo kuaternare tė molekulės.

Forma fizike
Antigjenet nė formė thėrmizash, zakonisht kanė veprim mė tė theksuar imunogjen sesa ato tė tretshėm. Poashtu, antigjenet e denatyruar janė mė imunogjen sesa ato qė ndodhen nė formėn native.

Zbėrthyeshmėria
Pėr tė zhvilluar pėrgjigjen imunitare, shumica e antigjeneve (antigjenet qė varen nga limfocitet T) duhet paraprakisht tė fagocitohen, tė pėrpunohen dhe pastaj t’iu prezentohen limfociteve ndihmėse T(T-helper cells) pėrmes qelizave qė prezentojnė antigjenin. Prandaj, antigjenet qė fagocitohen mė lehtė nga qelizat mbrojtėse tė organizmit, janė mė imunogjen.
 

KFJALĖT KYĒE

Imunogjeni
Antigjeni
Hapteni
Epitopi
Determinanta antigjenike
Antitrupat
Antigjeni varės nga T-limfocitet
Konjugati bartės i hapteneve
Determinanta native
Determinanta haptenike
Superantigjeni

Sistemi biologjik

Faktorėt gjenetik
Substancat e ndryshme mund tė kenė veprim tė ndryshėm imunogjen. Disa substanca mund tė kenė efekt imunogjen te njė njeri, por jo te disa tė tjerė (reaguesit dhe joreaguesit). Individėt e caktuar mund tė kenė mungesė ose dėmtim tė gjeneve qė kodojnė pėr receptorėt e antigjeneve nė limfocitet B dhe T; apo mund tė kenė mungesė tė gjeneve qė iu nevojiten qelizave antigjen-prezentuese pėr t’i prezentuar antigjenet tek limfocitet T.

Mosha
Mosha, poashtu mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Zakonisht, personat shumė tė moshuar dhe ata shumė tė rinj kanė aftėsi mė tė kufizuar pėr prodhimin e pėrgjigjes imunologjike ndaj substancave imunogjeneve.

Metoda e dhėnies

Doza
Doza e dhėnies sė imunogjenit mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Ekziston njė dozė e caktuar e antigjenit, mbi ose nėn tė cilėn pėrgjigja imunologjike nuk do tė jetė optimale.

Rruga
Pėrgjithėsisht rruga subkutane ėshtė mė e mirė sesa ajo brendavenoze ose intragastrike. Rruga me tė cilėn jepet antigjeni, poashtu mund ta ndryshojė natyrėn e pėrgjigjes imunologjike.

Adjuvantėt
Substancat qė mund ta rrisin pėrgjigjen imunologjike ndaj njė imunogjeni quhen adjuvansė. Nganjėherė, pėrdorimi i tyre kufizohet pėr shkak tė efekteve tė padėshirueshme anėsore siē janė ethet dhe inflamacioni.

 

  PĖRBĖRJA KIMIKE E SUBSTANCAVE IMUNOGJENE

Proteinat
Shumica e substancave imunogjene kanė pėrbėrje proteinike. Kėto proteina mund tė jenė tė pastra apo pėrzierje nė trajtė tė glikoproteinave ose lipoproteinave. Nė pėrgjithėsi, proteinat e kanė efektin mė tė madh imunogjen.

Polisaharidet
Polisaharidet e pastra dhe lipopolisaharidet, poashtu kanė veprim tė mirė imunogjen.

Acidet nukleike
Acidet nukleike zakonisht kanė veti tė dobėta imunogjene. Megjithatė, kėto cilėsi mund tė shtohen nėse kanė rradhitje njėvargore ose janė tė lidhura bashkė me proteinat.

Lipidet
Nė pėrgjithėsi, lipidet nuk kanė veprim imunogjen, edhepse nganjėherė mund tė kenė veti tė hapteneve.

 

ag-1.jpg (22758 bytes)  Figura 1
Te njė antigjen, determinanta e njejtė antigjenike pėrsėritet disa herė
LLOJET E ANTIGJENEVE

Antigjenet e pavarura nga limfocitet T
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė antigjene qė mund tė stimulojnė drejtpėrdrejt qelizat B pėr tė prodhuar antitrupa, d.m. th. pa patur nevojė pėr ndihmesėn e limfociteve T. Zakonisht, polisaharidet janė antigjene tė pavarura nga limfocitet T. Pėrgjigja e antitrupave ndaj kėtyre antigjeneve dallon nga pėrgjigja ndaj antigjenėve tė tjerė.

Veēoritė kryesore

Struktura polimerike
Kėto antigjene karakterizohen me praninė e njė determinante tė njejtė antigjenike, e cila pėrsėritet disa herė (figura 1).
 
 

Aktivizimi poliklonal i limfociteve B
Shumica e kėtyre antigjeneve mund tė aktivizojnė klone tė caktura tė limfociteve B qė janė specifike pėr antigjene tjera (aktivizimi poliklonal). Varėsisht nga aftėsia e tyre pėr tė aktivizuar poliklonet e limfociteve B, antigjenet e pavarura nga limfocitet T ndahen nė dy grupe: antigjenet T1 dhe T2. Tipi 1 i kėtyre antigjeneve karakterizohet me stimulim poliklonal, kurse tipi 2 nuk e ka kėtė aftėsi. 

Rezistenca ndaj zbėrthimit
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė mė rezistentė ndaj zbėrthimit andaj jetojnė mė gjatė dhe vazhdojnė ta stimulojnė sisitemin imunitar.

 

ag-2a.jpg (9088 bytes) Figura 2
Antigjenet varėse nga limfocitet T veēohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike

Antigjenet e varura nga limfocitet T
Kėto antigjene nuk mund ta stimulojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė prodhimin e antitrupave pa ndihmesėn e limfociteve T. Nė kėtė grup antigjenesh bėjnė pjesė proteinat. Nė aspektin strukturor, kėto antigjene karakterizohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike (figura 2).

 

KONJUGANTĖT BARTĖS TĖ HAPTENEVE

Pėrkufizimi
Konjugantėt bartės tė hapteneve janė molekula imunogjene me tė cilat lidhen haptenet me lidhje kovalente. Molekula imunogjene quhet bartės.
ag-3.jpg (29870 bytes) Figura 3
Konjugantėt bartės tė hapteneve kanė determinanta native antigjenike tė bartėsit si dhe determinantat e reja tė haptenit

Struktura
Nė aspektin strukturor kėto konjugantė karakterizohen me praninė e determinantave native antigjenike tė bartėsit dhe determinantat e reja qė krijohen nga hapteni (determinantat e haptenit)- figura 3. Determinanta e krijuar nga hapteni pėrbėhet nga hapteni dhe disa pjesė tė ngjitura. Antitrupat e krijuar ndaj determinantės do tė reagojnė poashtu edhe me haptenin e lirė. Nė konjugimet e tilla lloji i bartėsit e pėrcakton se a do tė jetė pėrgjigja e varuar apo e pavarura nga limfocitet T.

ag-4.jpg (48615 bytes)  Figura 4
Determinantat antigjenike janė zakonisht tė kufizuara nė ato pjesė tė antigjenit qė kanė qasje mė tė lehtė pėr antitrupa (janė dhėnė me ngjyrė tė zezė pėr kėtė proteinė qė pėrmban hekur)

 

DETERMINANTAT ANTIGJENIKE

Determinantat e njohura prej limfociteve B

Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet B dhe antitrupat e prodhuar nga limfocitet B krijohen nga pjesėt parėsore tė polimerit (determinantat lineare spo sekuenciale) dhe/ose nga struktura sekondare, terciare apo kuaternare e molekulės (determinantat konformacionale).

Madhėsia
Nė pėrgjithėsi, determinantat antigjenike janė tė vogla dhe kanė numėr tė kufizuar tė pjesėve - 4 deri 8 sosh (aminoacidet dhe sheqernat). Vendi lidhės i njė antitrupi do tė akomodojė njė determinantė antigjenike prej afėrsisht 4-8 pjesėsh.

Numri
Edhepse teorikisht secila prej 4-8 pjesėve mund tė formojė njė determinantė tė veēantė antigjenike, nė praktikė, numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i ulėt. Zakonisht numri i determinantave antigjenike ėshtė i kufizuar nė ato segmente tė antigjenit me tė cilat kanė qasje antitrupat (figura 4 – determinantat antigjenike janė dhėnė me ngjyrė tė zezė).

 

 

Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T

Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T krijohen me sekuencė primare tė aminoacideve nė proteina. Limfocitet T nuk i njohin antigjenet qė kanė natyrė polisaharide apo tė acideve nukleike. Prandaj, polisaharidet janė tė pavaruara nga limfocitet T, gjersa proteinat, zakonisht janė antigjenė qė varen nga limfocitet T. Pėr njohjen e determinantave nga limfocitet T kėrkohet qė kėto antigjene paraprakisht tė zbėrthehen nė peptide tė imta. Prandaj, determinantat antigjenike nuk ka nevojė tė jenė tė lokalizuara nė sipėrfaqet e ekspozuara tė antigjenit. Peptidet e lira nuk njihen nga limfocitet T, por ato lidhen me molekulat e koduara nga kompleksi kryesor i histokompatibilitetit (major histocompatibility complex - MHC). Prandaj, molekula e njeh vetėm kompleksin e krijuar nga peptidi dhe molekulat MHC.

Madhėsia
Zakonisht determinantat antigjenike janė tė vogla dhe janė tė kufizuara nė 8-15 aminoacide.

Numri
Edhepse secila prej 8-15 pjesėve tė mbetura mund tė krijojė njė determinantė tė ndarė antigjenike, nė praktikė numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i vogėl. Determinantat antigjenike janė tė kufizuara nė pjesėt e antigjenit qė kanė aftėsi pėr t’u  lidhur me molekulat e MHC. Ky fakt i sqaron dallimet e pėrgjigjes antigjenike te individėt e ndryshėm.

 

ag-6.jpg (86724 bytes)  Figura  5
Superantigjenet aktivizojnė njė fraksion tė lartė tė limfociteve T pėr dallim nga antigjenet tradicional qė varen nga qelizat T
SUPERANTIGJENET

Kur sistemi imunologjik e njeh njė antigjen tradicional qė varet nga limfocitet T, atėherė vetėm njė fraksion i vogėl i popullacionit tė limfociteve T (njė nė 104 -105) ėshtė i aftė qė ta njohė antigjenin dhe tė aktivizohet (pėrgjigja monoklonale/oligoklonale). Megjithatė, ekzistojnė disa antigjene qė nė mėnyrė poliklonale e aktivizojnė njė numėr tė madh tė limfociteve T, madje deri nė 25% tė tyre. Kėto antigjene quhen superantigjene (figura 5).

Shembuj tė superantigjeneve janė: enterotoksina stafilokoksike (helmimi me ushqim), toksina stafilokoksike e shokut toksik (sindromi i lėkurės sė pėrvluar), toksinat stafilokoksike eksfoliative etj. Edhepse mė sė miri janė studiuar superantigjenet bakterore, ekzistojnė edhe superantigjene nga radhėt e virusėve dhe mikroorganizmave tė tjerė.

Sėmundjet e shoqėruara me ekspozim ndaj superantigjeneve shfaqen pjesėrisht pėr shkak tė hiperaktivizimit tė sistemit imunologjik dhe lirimit tė citokineve bioaktive nga limfocitet e aktivizuara T.  

 

Kthehu nė seksionin e imunologjia tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt