x x

xx

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


 

VIROLOGJI – KAPITULLI 26  

PARVOVIRUSĖT DHE  SĖMUNDJA E PESTĖ

Dr. Richard Hunt
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Dr. Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

Pėrktheu:
Prof. Kristaq BĖRXHOLI
Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare
Departamenti i Shėndetit Publik Veterinar
Tiranė – ALBANIA - SHQIPĖRI

 

En Espańol

Tregoni mendimin Tuaj
PRAPAVEPRIMI
E-MAIL DR BERXHOLI
KĖRKO

 
Figura 1A.
Kjo pamje mikrografike tregon njė sasi virionesh tė parvovirusit H-1 tė faniljes sė Parvoviridae tė virusėve me ADN. Familja e virusėve Parvoviridae gjithashtu pėrmban virionin e Parvovirusit B19, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr shkaktimin e erytemės infektive ose tė “Sėmundjes sė pestė”. CDC
 

Figura 1B
Parvovirusėt janė virusėt mė tė vegjėl qė njifen dhe pėrmbajnė ADN. Kapsida ka simetri ikozahedrale dhe kanė afėrsisht diametėr 25 nm . © Dr Linda Stannard, Universiteti i Cape Town, Afrika e Jugut. Pėrdoret me leje

 

 

Figura 2.
Ana e majtė e kėsaj faqeje tė trupit shfaq shėnjat e eritemės infektive ose sėmundjen e pestė. CDC
 

Figura 3.
Dora e njė tė riu nxėnės tregon shėnja tė erytremės infektive, ose sėmundjen e pestė. CDC


 

Sėmundja e pestė ėshtė njė skuqje e zakonshme e lėkurės tek fėmijtė dhe shkaktohet nga parvovirusi human  B-19 (figura 1). Ajo gjithashtu quhet erythrema infectiosum ose sėmundja shuplakės nė fytyrė pėr shkak tė skuqjes  nė  faqe. Ajo quhet dhe sėmundja e pestė pėr shkak se ėshtė  e pesta nė serinė e skuqjeve, qė vendosen nė vazhdimėsi se si ato janė zbuluar dhe qė tė gjitha duken njėsoj.  Tė tjerat janė  Rubeola, Skarlatina, Fruthi Gjerman (fruthi 3 ditor, rubella) dhe sėmundja e Dukės. Rreth gjysma e popullacionit nė US ėshtė e infektuar  me parvovirusin B-19 dhe infeksioni shkakton imunitet pėr gjithė jetėn. 

Ka dhe sėmundje tė gjashtė?

Ēfarė ėshtė sėmundja e Dukės?

Sėmundja e pestė qė ėshtė e zakonshme  tek fėmijtė, zakonisht ėshtė e lehtė dhe eliminohet  shpejt e pa ndėrhyrje. Ajo nuk kėrkon  trajtim, porse ajo mund tė shkaktojė probleme serioze nė disa persona  tė popullacionit.   Fėmija me sėmundjen e pestė shfaq shėnja nga disa ditė deri nė dy javė pas infeksionit, porse zakonisht ato eliminohen pas rreth 1 jave. Njolla ngjan me skuqjen ne fytyrė nga njė shpullė (figura 2), skuqje intensive  nė qafė me njė rreth anemik pėrgjatė gojės (circumoral pallor). Ajo mund tė pėrhapet nė pjesėt mbetėse tė trupit  si njė  e skuqur nga goditja (figura 3). Disa herė ka kruarje. Pėrpara shfaqjes sė njollave, fėmija mund tė ketė shėnja tė ngjashme me tė ftoftin dhe ndoshta dhe ethe tė ulėt. Shumica e njerėzve  janė tė infektuar nė fillim tė jetės dhe bėhen imunė, porse adultėt mund tė infektohen. Ashtu si dhe  fėmijėt, adultėt ndonjėherė nuk shfaqin shėnja , porse ata mund tė kenė njollat tipike. Kjo mund tė shoqėrohet me ėnjtje tė kyēeve  nė tė dy anėt e trupit tė cilat zakonisht qetėsohen pas disa javėsh, megjithėse tė ėnjturit ngelet gjatė.

Sėmundja mund tė pėrhapet nga  njeri person tek tjetri pėrpara se sa tė shfaqet njolla. Meqėnėse pacienti, shpesh ka shėnja tė  ngjashme me te ftoftin pėrpara shpėrthimit  tė njollave dhe virusi ėshtė gjetur nė sekrecionet e traktit respirator, pėrhapja ka mundėsi tė ndodhė nga aerozolet (tėshtitje) ose  nėpėrmjet kontakteve tė tjera (nėpėrmjet duarve etj) me sekrecione. Nga moment i njollave viremia zhduket dhe pacienti nuk ėshtė infektues. Kjo ėshtė  nė kundėrshtim me sėmundjet e tjera tė ngjashme nė tė cilat pacienti me njolla ėshtė ngjitės i infeksionit (si p.sh. fruthi). Zakonisht rreth gjysma e kontaktit familjar tė njė personi tė infektuar mer sėmundjen.

 

PĖRGJIGJIA IMUNE

Dy javė pas infeksionit rreth 90% e pacientėve  shfaqin antitrupa kundrejt IgM. Piku i nivelit arrin pas afėrsisht njė muaji  dhe mund tė persistojė  pėr disa muaj tė tjerė. Shfaqja e IgG ndodh afėrsisht pas tre ose katėr javėve  dhe ato persistojnė  pa kufi duke krijuar njė imuntet pėr tėrė jetėn. 

Tabela 1
SEROLOGJIA e  PARVOVIRUS B-19

Serologjia Interpretimi
IgG-
IgM-
Nuk ka patur infeksion nė tė kaluarėn Pacientėt janė tė ndjeshėm nga infeksioni
IgG+
IgM-
Ka patur infeksion nė tė kaluarėn
Pacienti ndoshta imun
IgG + / -
IgM equivoc
Infeksion akutal ose i kohės sė fundit
Pacienti duhet tė ritestohet pas disa javėsh
IgG+
IgM+
Infeksion  nė vazhdim ose infeksion  i kohės sė fundit
Fetusi mund tė rrezikohet nė rast se pacienti  ėshtė shtatzėnė
IgG- (equivoc)
IgM+
Infeksion aktual
Pacienti duhet te ritestohet pas disa javėsh

Adaptuar nga  Biotrin International, Dublin Ireland

DIAGNOZA

Diagnoza bazohet nė njollat por edhe nė testin serollogjik. Prezenca e IgM antivirale  ėshtė tregues i infeksionit tė kohės sė fundit.


ANEMIA

Tek pacientėt me anemi kronike, tė tilla si anemia e qelizave nė formė drapėri, nė tė cilėn eritrocitet jetojnė shumė pak, sėmundja e pestė mund tė jetė shumė serioze dhe mund tė rezultojė nė njė krizė aplastike. Kjo ndodh pėr shkak se virusi replikohet nė paraardhėsit e eritrociteve  dhe pėrkohėsisht interferon me prodhimin e eritrociteve. Kėta pacientė zakonisht nuk kanė njolla karakteristike dhe nė fakt mund tė  shfaqin zbehtėsi dhe malaise. Mbasi infeksioni ka kaluar, kalojnė dhe shėnjat.

Persona tė tjerė, tė cilėt kanė nevojė pėr vėmėndje mjekėsore si rezultat i infeksionit  me parvovirus B-19, janė ata me sistem imun tė ndrydhur (pacientė me transplant organesh, pacientė me leukemi ose formė tjetėr tė kancerit ose njė infeksin tė VIH).


 

 

INFEKSIONI GJATĖ BARĖS

Virusi, zakonisht, nuk ka efekt tek gratė shtatzėna edhe sikur nėna nuk tė mos jetė njė prej 50% tė popullatės me imunitet tė pėrjetshėm si rezultat i infeksionit tė mėparshėm. Nė rreth njė tė tretėn e infeksioneve maternalė virusi e kalon placentėn: megjithatė, nė rreth 5% tė infeksioneve maternalė qė ndodhin nė gjysmėn e parė tė shtatzanisė, nėna mund tė shfaqė njė anemi serioze dhe mund tė rezultojė nė nxjerrje tė fetusit.

Nė fetus, virusi replikohet nė qelizat eritroide duke shkaktuar anemi fatale dhe njė hydrops fetal jo immune (NIHF) nė rreth tre tė katėrtat e rasteve dhe njė NIHF idiopatike nė pjesėn tjetėr. Hydropset zakonisht ndodhin rreth 4 javė pas infeksionit maternal.


TRAJTIMI

Nuk ka vaksinė dhe trajtim pėr sėmundjen e pestė megjithėse shėnjat e ethes mund tė tė adresojnė atje. Tek adultėt, aspirina mund tė ndihmojė nė dhėmbjen e kyēeve. Nė rastet e anemisė sė rėndė, hospitalizimi dhe transfuzioni i gjakut mund tė jenė tė nevojshme. Nė rast se ka njė sistem imun tė ndrydhur, kėrkohet dhėnia pasive e imunglobulinave. Nė aneminė fetale, mund tė jetė i nevojshėm transfuzioni intrauterin i gjakut.
 

 
  PARVOVIRUSĖT

Parvovirusėt janė tė vegjėl (30nm - parvum = i vogėl), virusė tė zhveshur me ADN ikozahedrale me njė zinxhir tė vetėm ADN me rreth 50 kB. ADN e paketuar mund tė jetė ose sens (e njėjtė me mARN) ose antisens. Tė dyja format paketohen nė njė raport afėrsisht tė njėjtė. Replikimi i virusit kėrkon qė qeliza bujtėse tė jetė nė procesin e replikimit tė ADN (nė shumzim) nė fazėn S qė nuk ndodh tek virusėt e tjerė, ata nuk iniciojnė sintezėn e ADN sė qelizės. Kjo nėnkupton qė parvovirusėt janė kėrkues strikt qė qelizat e trupit tė jenė nė ndarje si p.sh. ato tė sistemit eritropoietik dhe sistemit imun.

Pas infeksionit, zinxhiri i vetėm i ADN futet nė bėrthamė ku enzimat riparuese tė qelizės e kthejnė atė nė njė ADN dy zinxhirorėshe. Ka tre promotorė nga tė cilėt ARN polymeraza e qelizės bujtėse bėn tre transkripte qė kanė funde 5' tė ndryshme por funde tė njėjtė 3'. Ndodh gjithashtu dhe njė gėrshetim ARN qė rezulton nė disa proteina tė lidhura me sekuencat pėrkatėse. Virusi bėn replikimin e enzimės por kjo nuk ėshtė njė polimerazė. Ajo ēan rrethin e mbyllur tė ADN duke bėrė njė zinxhir tė vetėm tė ADN genomike.

Parvovirusi B19 i njeriut ėshtė i ndryshėm nga parvovirusėt tė cilėt shkaktojnė probleme nė macet dhe qentė. Njeriu duket se ėshtė bujtėsi i vetėm natyral i parvovirusėve humanė. Tek qentė, parvovirusi shkakton sėmundje tė rėndė. Panleukemia feline nė macet shkaktohet nga parvovirusi dhe shkakton vdekshmėri si rezultat i shkatėrrimit tė sistemit imun.
 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt