x x

 

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 7

BAKTEROFAGU


 

Dr Gene Mayer

Pėrktheu: Dr. Lul Raka
Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė


 

SPANJOLLISHT

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

 

OBJEKTIVAT MĖSIMORĖ
Pėrshkrimi i pėrbėrjes dhe strukturės sė bakterofagut

Diskutimi i procesit infektiv dhe ciklit shumėzues litik

Sqarimi i ciklit lizogjen dhe rregullimi i tij  

 

  © CellsAlive - James A. Sullivan

HYRJE

Pėrkufizimi – Bakterofag quhet virusi qė infekton bakteret. Ai ėshtė parazit obligativ brendaqelizor qė shumėzohet nė brendi tė qelizės bakterore duke shfrytėzuar makinerinė biosintetike tė strehuesit tė vet.

Bakterofagjet kanė shumė ngjashmėri me virusėt e qelizave shtazore. Prandaj, ato mund tė merren si model pėr njohjen e vetive tė virusėve animal. Gjithashtu, njohja e ciklit jetėsor tė bakterofagut mundėson sqarimin e njėrit nga mekanizmat e transferit tė gjeneve nga njė baktere nė tjetrėn (transdukcioni).

Nė fillim tė zbulimit tė tyre, u mendua se bakterofagu mund tė jetė efikas nė trajtimin e infeksioneve bakterore. Por, shumė shpejt u bė e qartė se fagjet hiqen shpejt prej trupit dhe kanė pak vlerė nė aplikimin klinik. Megjithatė, bakterofagjet pėrdoren nė diagnostikėn laboratorike pėr identifikimin e baktereve patogjene (tipizimi i fagut), sidomos nė laboratoret referente qė merren me kėrkime shkencore epidemiologjike. Kohėve tė fundit, pėrsėri ėshtė aktualizuar ēėshtja e pėrdorimit tė fagjeve nė trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve bakterore, qė mbetet pėr t’u definuar nė tė ardhmen e afėrt.

 


FJALĖT KYĒE
Bakterofag
Tipizimi i fagut
 Kapsida
Bishti
Kėllėfi kontraktil
Pllaka mbėshtetėse
Fibrat e bishtit
Fagu virulent
Eklipsa
ARNi i hershėm dhe i vonshėm
Pllaku
Npf
 Lizogjenia
Fagu i butė
Profagu
Lizogjen
Skajet kohezive
Rekombinimi specifik
Represioni
Induksioni
Konversioni lizogjen

  Bakterofagu T4  (TEM x390,000)   © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

bactphage-bw.jpg (77888 bytes)   Bakterofagu T4 mikrografia elektronike-ngjyrosja negative  © ICTV.

phage-1.jpg (28606 bytes) Figura 1 Struktura e bakterofagut T4

PĖRBĖRJA DHE STRUKTURA E BAKTEROFAGUT

Pėrbėrja – tė gjithė fagjet pėrmbajnė acid nukleik dhe proteinė.

Nė pėrbėrjen e fagut mund tė ketė ADN ose ARN (por vetėm njėri lloj i tyre), qė mund tė ekzistojė nė forma tė ndryshme. Acidet nukleike tė fagjeve shpesh pėrmbajnė baza azotike tė pazakonshme apo tė modifikuara. Kėto acide nukleike e mbrojnė fagun nga veprimi i nukleazave, tė cilat e zbėrthejnė acidin nukleik tė strehuesit gjatė infektimit me fag. Madhėsia e acidit nukleik tė fagjeve ėshtė e ndryshueshme. Fagjet mė tė thjeshta kanė acid nukleik qė kodon vetėm 3-5 prodhime mesatare tė gjeneve, kurse fagjet mė komplekse mund tė kodojnė mbi 100 prodhime gjenesh.

Numri i proteinave dhe sasia e tyre te fagjet ėshtė e ndryshueshme. Fagjet e thjeshtė kanė shumė kopje tė vetėm njė apo dy proteinave tė ndryshme, kurse ato mė tė pėrbėrė mund tė kenė numėr mė tė madh. Proteinat luajnė rol nė procesin e infeksionit dhe nė mbrojtjen e acidit nukleik nga nukleazat e ambientit.

Struktura – Bakterofagu ka formė dhe madhėsi tė ndryshme. Veēoritė kryesore strukturore tė fagut janė dhėnė nė Figurėn 1, nė tė cilėn pėrshkruhet fagu i quajtur T4.

1. Madhėsia – Fagu T4 ėshtė ndėr fagjet mė tė mėdhenj; gjatėsia mesatare e tij ėshtė 200 nm, kurse gjerėsia 80-100 nm. Fagjet tjera janė mė tė vegjėl dhe shumica e tyre kanė madhėsi prej 24-200 nm.

2. Koka ose kapsida – tė gjitha fagjet pėrbėhen nga koka qė mund tė ketė formė dhe madhėsi tė ndryshme. Disa janė ikozaedrikė (20 faqe), kurse tė tjerėt janė filamentozė. Koka apo kapsida ėshtė e pėrbėrė nga shumė kopje tė njė apo mė shumė llojesh tė proteinave. Nė brendi tė kokės gjendet acidi nukleik. Koka ka funksion mbrojtės pėr acidin nukleik.

3. Bishti – shumica e fagjeve kanė edhe bishtin qė ėshtė i ngjitur pėr koke. Bishti ėshtė njė gyp i zbrazėt nėpėr tė cilin kalon acidi nukleik gjatė infeksionit. Madhėsia e bishtit ndryshon dhe disa fagje nuk e kanė bishtin shumė tė zhvilluar. Nė fagjet mė komplekse, si T4, bishti ėshtė i mbėshtjellė me kėllėf kontraktil qė kontraktohet gjatė infeksionit tė baktereve. Nė skajin e bishtit kėto fagje kanė pllakėn mbėshtetėse dhe njė apo mė shumė fibra tė ngjitur pėr tė. Pllaka mbėshtetėse dhe fibrat e bishtit marrin pjesė nė lidhjen e fagut pėr qelizėn bakterore. Tė gjitha fagjet nuk kanė bazė mbėshtetėse dhe fibra tė bishtave. Nė kėto raste nė lidhjen e fagut pėr baktere marrin pjesė struktura tė tjera. 

 

INFEKTIMI I QELIZĖS STREHUESE

Adsorbimi – Hapi i parė nė procesin e infektimit ėshtė adsorbimi i fagut nė qelizėn bakterore. Ky hap ndėrmjetėsohet nga fibrat e bishtit apo nga struktura tė tjera analoge dhe ėshtė proces kthyes (reversibil). Fibrat e bishtit ngjiten pėr receptorėt specifikė nė qelizėn bakterore. Specifiteti i fagut pėr strehues, d.m.th. bakteret qė ėshtė i aftė t’i infektojė, zakonisht pėrcaktohet me llojin e fibrave bishtorė qė ka fagu. Struktura e receptorėve ndryshon tek bakteret e ndryshme. P.sh. proteinat nė sipėrfaqen e  jashtme tė baktereve, LPS, piliet dhe lipoproteina. Kėta receptorė janė tė lokalizuar nė baktere pėr qėllime tė tjera dhe fagu ka evoluar pėr t’i shfrytėzuar kėta receptorė pėr infeksion.

Ngjitja e pakthyeshme – Ngjitja e fagut pėr baktere me anė tė fibrave bishtorė ėshtė e dobėt dhe kthyese. Lidhja e pakthyeshme e fagut me bakteren ndodh me ndėrmjetėsimin e njė apo mė shumė komponentave tė pllakės mbėshtetėse. Fagjet qė nuk i posedojnė kėto struktura shfrytėzojnė rrugė tė tjera pėr t’u lidhur fort me qelizėn bakterore.

FILM 
Bakterofagu

Kėrkon Quicktime
© Mondo Media
San Francisco, California 94107 USA  and
The MicrobeLibrary

phage-2.jpg (19204 bytes)  Figura 2 Kontraksioni i kėllėfit tė bishtit tė fagut T4

Kontraksioni i kėllėfit – Lidhja e pakthyeshme e fagut pėr bakteren rezulton nė kontraksionin e kėllėfit (pėr ato fagje qė kanė kėllėf) dhe pastaj fibri i ngushtė bishtor futet nėpėr membranėn bakterore (figura 2). Fagjet qė nuk kanė kėllėf kontraktil pėrdorin mekanizma tė tjerė pėr futjen e thėrmizave tė fagut nėpėr membranėn bakterore. Disa fagje kanė enzime qė zbėrthejnė komponime tė ndryshme nė membranėn bakterore. 

Injektimi i acidit nukleik – Pas futjes sė fagut nėpėr membranėn bakterore, acidi nukleik nga koka e fagut kalon nėpėr kėllėf dhe futet nė brendi tė qelizės bakterore. Zakonisht, pėrbėrėsi i vetėm i fagut qė futet nė qelizė ėshtė acidi nukleik. Pjesa tjetėr e fagut mbetet jashtė qelizės bakterore. Kjo dallon nga virusėt qelizor animal, nė tė cilėt pėrbrenda qelizės futet pjesa mė e madhe e thėrmizės virale. Ky dallim, si duket shkaktohet nga pamundėsia e baktereve qė tė gėlltisin materialet nga jashtė.

 

phage-3.jpg (35585 bytes)  Figure 3 Cikli jetėsor i fagut litik

 

phage-4.jpg (39246 bytes)  Figura 4 Testi i fagut litik

CIKLI I SHUMĖZIMIT TĖ FAGUT

Fagjet litike apo virulente

1. Pėrkufizimi – janė ato fagje tė cilat shumėzohen vetėm nė brendi tė baktereve dhe nė fund tė ciklit tė tyre jetėsor e shkatėrrojnė qelizėn me anė tė lizės.

2. Cikli jetėsor – ėshtė pėrshkruar nė figurėn 3.

a. Faza e eklipsės – gjatė kėsaj faze nuk mund tė vėrehen thėrmiza infektuese tė fagut as brenda e as jashtė qelizės bakterore. Acidi nukleik i fagut e okupon makinerinė biosintetike tė strehuesit, e cila tashmė prodhon ARNi dhe proteina specifike tė fagut. Ekziston njė rradhė e ekspresionit tė fagut drejt sintezės sė makromolekulave, sikurse nė infeksionet e qelizave animale me virusė. ARNi i hershėm kodon pėr proteinat e hershme qė nevojiten nė sintezėn e ADN-sė sė fagut, pėr biosintezėn e ARN-sė dhe tė proteinave. Njėkohėsisht ARNi i hershėm e bėn ēkyējen e prodhimit tė ADN-sė sė strehuesit. Nė disa raste proteinat e hershme e zbėrthejnė kromosomin e strehuesit. Pas prodhimit tė ADN-sė sė fagut, prodhohen edhe ARNi dhe proteinat e mėvonshme. Proteinat e vonshme janė proteina strukturore qė e pėrbėjnė fagun dhe ato janė tė nevojshme pėr lizėn e qelizės bakterore.

b. Faza e akumulimit brendaqelizor- nė kėtė fazė acidi nukleik dhe proteinat strukturore tė formuara rigrupohen nė atė mėnyrė qė thėrmizat e fagut infektiv mblidhen nė brendi tė qelizės.

c. Faza e lizės dhe e lirimit – nė kėtė fazė qeliza bakterore fillon tė zbėrthehet (liza) pėr shkak tė grumbullimit tė proteinave litike tė fagut. Me kėtė rast fagu brendaqelizor lirohet nė ambient. Numri i thėrmizave tė liruara nga njė qelizė bakterore mund tė shkojė nė mbi 1000.

3. Testi i fagut litik

a. Testi i pllakut – fagjet litike numėrohen me testin e pllakut. Pllaku ėshtė njė zonė e pastėr qė rezulton nga liza e baktereve (figura 4). Secili pllak vjen nga njė fag i vetėm infektiv. Thėrmizat infektive qė i japin rritje pllakut quhen npf/pfu (njėsi pllakė-formuese/ plaque forming unit).
phage-5.jpg (30241 bytes) Fig. 5.  Cirkularizimi i fagut dhe kromosomit - skajet kohezive

 

phage-6.jpg (36910 bytes)  Figura 6 Rekombinimi specifik

Fagu lizogjen apo i butė

1. Pėrkufizimi – fagu lizogjen ose i butė ėshtė fagu qė mund tė shumohet gjatė ciklit litik ose tė futet nė gjendje qetėsie nė qelizė. Nė kėtė gjendje, shumica e gjeneve tė fagjeve nuk transkriptohen; gjenomi i fagut ekziston nė gjendje represore. ADN-ja e fagut nė kėtė gjendje tė represuar quhet profag, sepse ai nuk ėshtė fag por mund ta prodhojė atė. Nė shumicėn e rasteve ADN-ja e fagut integrohet nė kromosomin e strehuesit dhe shumėzohet bashkė me kromosomin e strehuesit dhe kalohet nė qelizėn bijė. Qeliza qė posedon profagun nuk ėshtė e prekur nga prania e profagut dhe gjendja lizogjenike mund tė perzistojė pėrherė. Qeliza qė e pėrmban profagun quhet qelizė lizogjene.

2. Ecuria e lizogjenisė – prototipi i fagut: Lambda

a. Cirkularizimi i kromosomit tė fagut - Lambda ADN ėshtė njė molekulė dyvargore lineare me njė regjion tė vogėl nė skajin e vargut 5’. Kėto skaje janė komplementare (skajet kohezive) prandaj ato mund tė ēiftėzojnė baraz dhe tė prodhojnė njė molekulė rrethore. Skajet e lira tė rrethit mund tė lidhen pėr tė formuar njė qark tė lidhur me lidhje kovalente, sikurse nė figurėn 5.

b.  Rekombinimi specifik – ėshtė rekombinim qė katalizohet nga enzimi i koduar prej fagut dhe shfaqet nė njė vend tė caktuar nė ADN-nė cirkulare tė fagut dhe nė vend tė caktuar tė kromosomit tė strehuesit. Si rezultat kemi integrimin e ADN-sė sė fagut nė kromosomin e strehuesit sikur nė figurėn 6.

c. Represioni i gjenomit tė fagut – fagjet kodojnė prodhimin e njė proteine qė quhet represor. Ajo lidhet nė vende tė caktuara tė ADN-sė sė fagut tė quajtura operator dhe e ēkyē (bllokon) transkriptimin e shumicės sė gjeneve tė fagut PĖRVEĒ gjenit represor. Si rezultat vjen deri te represioni stabil i gjenomit tė fagut qė ėshtė i integruar nė kromosomin e strehuesit. Secili fag i butė e bėn represionin e ADN-sė sė vet dhe jo atė tė fagjeve tė tjera, prandaj represioni ėshtė shumė specifik ( imunitet ndaj superinfeksionit me tė njejtin fag).

phage-7.jpg (43176 bytes)  Figura 7 Pėrfundimi i lizogjenisė  

coliphage1.jpg (22986 bytes) Figura 8A   Elektromikrografia skanuese (EMS) e qelizave tė Escherichia coli me thėrmizat e fagut (qė duken si pika tė vogla tė bardha) tė ngjitura nė pjesėn e jashtme tė qelizės. © Scott Kachlany, Cornell University Ithaca, New York,  USA and The MicrobeLibrary

coliphge2.jpg (22713 bytes)  Figura 8B
EMS e E. colit me mbėshtjellės qelizor tė shkėputur, pėr shkak tė lirimit tė fagut. Pasi tė shumėzohet pėrbrenda qelizės, fagu duhet tė dalė nga qeliza strehuese. Kjo shpesh ndodh pėrmes  lizimit tė qelizės.
© Scott Kachlany, Cornell University Ithaca, New York,  USA and The MicrobeLibrary

3.  Pėrfundimi i lizogjenisė

Ēdoherė kur bakteret lizogjene i nėnshtrohen kushteve tė papėrshtatshme jetėsore, mund tė vijė deri te terminimi (pėrfundimi) i stadit lizogjen. Ky proces quhet induktim. Gjendjet qė favorizojnė terminimin e gjendjes lizogjene janė: tharja, ekspozimi ndaj rrezeve UV apo jonizuese, ekspozimi ndaj kemikalieve mutagjene etj. Kushtet e pafavorshme nxisin prodhimin e proteazave (rec a proteina) qė e shkatėrrojnė proteinėn represore. Kjo ēon nė ekspresionin e gjeneve tė fagut, anulimin e procesit integrues dhe shumėzimit litik.

4. Cikli litik ndaj atij lizogjen 

Vendimi i lambdas pėr tė hyrė nė ciklin litik apo atė lizogjenik pasi tė futet nė qelizė, varet nga pėrqėndrimi i represorit dhe proteinės tjetėr tė fagut qė quhet cro. Proteina cro e ndal sintezėn e represorit duke e parandaluar kėshtu krijimin e lizogjenisė. Kushtet e ambientit qė e favorizojnė prodhimin e proteinės cro do tė ēojnė nė ciklin litik, kurse ato qė e favorizojnė prodhimin e represorit e favorizojnė lizogjeninė.

5. Roli i lizogjenisė

a. Model i transformimit tė virusėve animal – lizogjenia ėshtė njė model studimi pėr transformimin e  virusėve nė qelizat animale.

b. Konversioni lizogjenik – pas lizogjenimit, nganjėherė gjenet qė barten nga fagu mund tė ekspresohen nė qelizė. Kėto gjene mund t’i ndėrrojnė vetitė e qelizave bakterore. Ky proces quhet konversion lizogjenik ose konversion i fagut dhe mund tė ketė rėndėsi klinike. P.sh. fagjet lizogjene mund tė bartin gjene, tė cilat e modifikojnė antigjenin “O” tė Salmonellės (njė ndėr antigjenet kryesore ndaj tė cilėve drejtohet sistemi ynė imunitar). Prodhimi i toksinės nga C.diphteriae ndėrmjetėsohet me gjenin qė e bart fagu. Vetėm shtamet qė janė konvertuar me lizogjeni janė patogjene pėr njerėz.

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

Kthehu nė Udhėzuesin e Departamentit tė Mikrobiologjisė dhe Imunologjisė


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt