x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 4
MEMBRANA QELIZORE, SPORET DHE BIOSINTEZA E MAKROMOLEKULAVE

Dr. Alvin Fox
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Pėrktheu:

Dr. Lul Raka
Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

EN ESPAŃOL

VIDEO LIGJĖRATA
ANGLISHT

E-MAIL DR LUL RAKA

  

Universiteti i Prishtinės

 

FJALĖT KYĒE
Mbėshtjellėsi qelizor
Muri qelizor
Membrana qelizore
Membrana e jashtme 
Peptidoglikani
Lipoproteina e Braunit
Porinet
Lipopolisaharidi (endotoksina "klasike")
Acidi teikoik
Acidi teikuronik
Acidi lipoteikoik
Acidi mikolik
Undekaprenoli (baktoprenoli)
Endosporet

Nė kėtė kapitull do tė diskutohet pėr strukturėn e membranės qelizore te bakteret Gram negative, Gram pozitive dhe ato acido-alkoolorezistente. Po ashtu, do tė pėrshkruhet pėrbėrja dhe funksioni i makromolekulave unike tė membranės qelizore si dhe endosporeve tė baktereve.

Membrana qelizore

Mbėshtjellėsin e qelizės bakterore e ndėrtojnė membrana qelizore dhe muri qelizor; plus membrana e jashtme (nėse ėshtė prezente). Muri qelizor pėrbėhet nga peptidoglikani dhe strukturat e tjera tė bashkuara. Sipas pėrbėrjes sė mbėshtjellėsit qelizor shumica e baktereve mund tė kategorizohen nė dy grupe (figura 1): Gram pozitive dhe Gram negative. Kjo ndarje bazohet nė ngjyrosjen sipas Gramit, e cila reflekton dallimet kryesore strukturore ndėrmjet kėtyre dy grupeve. Nė disa lloje tė baktereve janė gjetur edhe pėrbėrės tė tjerė tė murit qelizor (baktere qė nuk janė as Gram pozitive as Gram negative).

Peptidoglikani ėshtė njė makromolekulė me shumė vargje kryqėzuese, qė e mbėshtjell membranėn e qelizės bakterore dhe i siguron asaj fortėsinė. Ai ka peshė tė madhe molekulare prej miliardash (krahasuar me proteinat qė nuk e tejkalojnė mijėshen) dhe pėrbėhet nga glikani (polisaharid) – qė ėshtė skeleti ndėrtues, i pėrbėrė nga acidi N-acetil muramik dhe N-acetilglukozamina, si dhe nga vargjet anėsore tė peptideve qė pėrmbajnė aminoacidet D apo L; nganjėherė mund tė kenė edhe acid diaminopimelik. Vargjet anėsore janė tė lidhura me lidhje kryqėzuese pėrmes urave peptidike. Kėto ura ndryshojnė nė strukturėn e vet te llojet e ndryshme bakterore. Acidi muramik, D-aminoacidet dhe acidi diaminopimelik nuk sintetizohen tek gjitarėt. Peptidoglokani gjindet te tė gjitha eubakteret pėrveē gjinive Chlamidia dhe Mycoplasma.

 

bact-mem.jpg (111902 bytes)   Figura 1. Diagrami i thjeshtuar i mbėshtjellėsve qelizor tė qelizave Gram pozitive dhe Gram negative Mbėshtjellėsi qelizor i baktereve Gram pozitive (Figura 2)

Nė peptidoglikanin e kėtyre baktereve lidhen me lidhje kovalente acidet teikoike (shtylla e tyre ndėrtohet nga polimeret fosforike tė ribitolit ose glicerolit) ose acidet teikuronike (acid glukuronik qė pėrmban polisahardide). Kėto molekula me ngarkesė negative besohet se janė tė pėrfshira nė pėrqėndrimin e joneve tė metaleve nga mjedisi. Acidet teikoike, po ashtu mund t'i drejtojnė enzimet autolitike nė vendet e digjestimit tė peptodoglikanit (autoliza)-njė nga hapat e biosintezės sė murit qelizor. Nė disa raste janė tė pranishme edhe polisaharidet neutrale. Acidi lipoteikoik, nė shumė baktere lidhet me membranėn qelizore. Nė raste tė tjera, ai mund tė shfaqet nė fimbrie jashtė qelizės. Nėse ndodhet nė pjesėn e jashtme tė qelizės mund tė ngjitet pėr qelizat epiteliale duke mundėsuar kolonizimin e grykės (p.sh. streptokoket e grupit A).
 

grampos2000.jpg (99921 bytes)  Figura 2.  Komponentat e mbėshtjellėsit qelizor te bakteret Gram-pozitive

gramneg2000.jpg (96983 bytes) Figura 3. Komponentat e mbėshtjellėsit qelizor te bakteret Gram-negative

Mbėshtjellėsi qelizor i baktereve Gram negative (Figura 3)

Nė peptidoglikanin e kėtyre baktereve lidhen me lidhje kovalente lipoproteinat e Braunit, tė cilat e lidhin mbėshtjellėsin e jashtėm me murin qelizor. Sikur membranat tjera, edhe kjo pėrmban proteina dhe fosfolipide. Por, pėr dallim prej membranave tė tjera, mbėshtjellėsi qelizor te Gram-negativet pėrmban molekula shtesė - lipopolisaharide, tė cilat kanė rėndėsi nė sigurimin e barierės sė pėrshkueshmėrisė pėr substancat hidrofobe. Lipopolisaharidi pėrbėhet nga tri pjesė: pjesa e jashtme qė pėrmban antigjenin O, pjesa e mesme apo thelbi dhe pjesa e brendshme qė pėrmban lipidin A. Mbėshtjellėsi qelizor i baktereve Gram negative pėrmban disa sheqerna (heptoza dhe acid ketodeoksiktonik) qė nuk gjinden tjetėrkund nė natyrė, si dhe lipidin A qė pėrmban acide tė ngopura beta-hidroksi-po ashtu, tė rralla nė natyrė. Molekula e kėtyre baktereve ka aktivitet endotoksik. Porinet e membranės sė jashtme ndihmojnė nė formimin e kanaleve pėr tė lejuar kalimin e ushqimit hidrofilik (p.sh.sheqernat) nėpėr membranėn e jashtme. 

Bakteret acido-alkoolorezistente dhe bakteret e afėrta me to (Mikobakteret, Nokardia dhe Korinebakteret)

Mbėshtjellėsit qelizor tė kėtyre baktereve janė shumė mė kompleks sesa te bakteret e tjera. Acidi mikolik (acidet e gjata tė ngopura vargore) lidhen me lidhje kovalente pėrmes polisaharidit me peptidoglikanin. Komponimet e tjera qė pėrmbajnė acid mikolik dhe komplekse tjera lipidesh formojnė njė membranė tė trashė prej dyllit, e cila ndodhet jashtė shtresės sė peptidoglikanit.
 

ec-pep.jpg (142723 bytes)  Figura 4. Struktura e peptidoglikanit te E. coli

sa-pep.jpg (170404 bytes)  Figura 5. Struktura e peptidoglikanit te S. aureus

Sinteza e makromolekulave tė mbėshtjellėsit qelizor

Peptidoglikani (figurat 4 dhe 5): njėsia prekursore (muramil pentapeptidi i lidhur pėr uridinė difosfatet) sintetizohet nė citoplazmė dhe pastaj bartet nė membranėn qelizore. Nėnnjėsia aktivizohet me enzime nga nukleotidi nė bartėsin lipidik (undekaprenol/baktoprenol) duke ndėrtuar nėnjėsinė e plotė (disakarid pentapeptidi me urat lidhėse peptidike). Nėnjėsitė e kompletuara pastaj barten nė murin qelizor. Pas lėshimit tė monomereve, undekaprenoli riqarkullon nė membranėn qelizore dhe pėrdoret pėrsėri. Shtyllat e glikanit tė qelizės ekzistuese zbėrthehen nga enzimet (autolizinet) pėr tė mundėsuar kyējen e nėnnjėsisė sė posasintetizuar. Nėse kėto enzime janė hiperaktive, muri qelizor mund tė degradohet dhe presioni i lartė osmotik e pėlcet membranėn qelizore duke e mbytur qelizėn (“autoliza”). Nė vazhdim, me ndihmėn e enzimeve ndodh lidhja e kryqėzuar e vargut anėsor peptidik tė nėnjėsisė sė kyēur brenda vargut ekzistues ( proteinat penicilinė lidhėse). Nėnnjėsitė komplete tė acidit teikoik dhe teikuronik, po ashtu sintetizohen nė membranėn qelizore (nė bartėsit lipidikė)  para transportit dhe kyējes nė murin ekzistues qelizor.

 


lps.jpg (104958 bytes)
 
Figura 6. Struktura e lipopolisaharideve
Lipopolisaharidi

Lipidi A ėshtė i mbėrthyer nė membranėn qelizore dhe sheqernat bazike ngjiten nė mėnyrė sekuenciale pėr tė. Nėnnjėsitė antigjenike-O sintetizohen nė mėnyrė tė pavarur (nė bartės lipidik sikur nė sintezėn e peptidoglikanit). Pastaj, antigjeni-O lidhet nė bėrthamėn e lipidit-A, duke krijuar lipopolisaharidet e membranės qelizore para kalimit nė membranėn e jashtme (figura 6).
 

 sporeform.jpg (168515 bytes) Figura 7. Ecuria e formimit tė endosporeve

posrod-an.jpg (76609 bytes) Figura 8 Bacillus me qeliza vegjetative dhe me endospore. Ngjyrosja sipas Gramit © Christopher J. Woolverton, Kent State University
Kent, Ohio and
The MicrobeLibrary

Endosporet

Disa baktere tė modifikuara Gram pozitive, kanė njė mbėshtjellės tė pazakonshėm qelizor qė ndėrtohet nga membrana qelizore dhe njė membranė e jashtme. Peptidoglikani ėshtė mė pak i kryqėzuar sesa te bakteret tjera dhe pėrmban acid muramik nė formėn e dehidruar. Peptidoglikani i spores ėshtė si njė korteks qė ndodhet ndėrmjet dy membranave. Nga ana e jashtme e qelizės ėshtė njė mbulesė e pėrbėrė nga keratina. Sporet e baktereve janė shumė rezistente ndaj agjensėve kimikė, pikėrisht pėr shkak se kanė kėtė mbulesė keratinike.

Gjatė shumėzimit tė baktereve, formohet njė mur ndarės qė e ndan qelizėn ėmė nė afėrsisht dy qeliza bija tė barabarta. Gjatė sporulimit, ndarja e qelizės nuk ėshtė e barabartė dhe qeliza mė e madhe e quajtur “qeliza ėmė” e mbulon qelizėn bijė. Membrana qelizore e qelizės bijė e ndėrton membranėn e brendshme tė spores, kurse membrana qelizore e qelizės ėmė e ndėrton membranėn e jashtme (figurat 7 dhe 8).

 

FILM
Formimi i sporeve 
Kėrkon flash 
© Joseph J. Gauthier and Jane Bynum
University of Alabama - Birmingham
Birmingham, AL and
The MicrobeLibrary

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

 


Faqja e pėrditėsuar mė  Friday, August 15, 2014
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt