x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 
VIROLOGJIA – KAPITULLI II

VIROLOGJIA BAZĖ: RIPRODHIMI I VIRUSĖVE

Dr Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
 
sPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
  
 

OBJEKTIVAT E MĖSIMIT

Pamje e pėrgjithshme e ciklit tė riprodhimit tė virusėve

FENOMENET KRYESORE NĖ RIPRODHIM

ADSORBIMI
Faza e parė nė infeksionin e qelizės ėshtė ngjitja e virusit nė sipėrfaqen e saj. Ngjitja ndodh nėpėrmjet rrugės jonike tė ndėrveprimit, e cila ėshtė e pavarur nga temperatura. Proteina ngjitėse virale i njeh receptorėt specifikė, tė cilėt mund tė jenė proteina, karbohidrate ose lipide nė sipėrfaqen e jashtme tė qelizės. Qeliza pa receptorėt e pėrshtatshėm nuk ėshtė e ndjeshme kundrejt virusit.  
 

HYRJA NĖ QELIZĖ
Virusi futet nė qelizė me rrugė tė ndryshme, varėsisht nga natyra e tij.

Viruset me mbulesė

(A) Hyrja nėpėrmjet fuzionit me membranėn e plazmės. Disa virusė me mbulesė fuzionohen drejtpėrdrejtė me membranėn plazmatike. Nė kėtė mėnyrė komponentėt e brendshėm tė virionit  ēlirohen menjėherė nė citoplazmėn e qelizės (figura 1).

(B) Hyrja nėpėrmjet endozomės nė sipėrfaqe tė qelizės (figura 2).

Disa virusė me mbulesė kėrkojnė njė pH acidik qė tė ndodhė fuzioni dhe nuk janė tė aftė qė tė bashkohen direkt me membranėn plazmatike. Kėta virusė merren nėpėrmjet invaginacionit  tė membranės nė endozomė. Pasi endozoma bėhet acide, aktiviteti latent lidhės i proteinės aktivizohet nga rėnia e pH dhe membrana e virionit bashkohet me endozomėn e membranės. Kjo rezulton nė ēlirimin e komponentėve tė brendshėm tė virusit nė citoplazmėn e qelizės.

Virusėt pa mbulesė

Virusėt pa mbulesė mund tė kalojnė nėpėrmjet membranės sė plazmės direkt ose mund tė merren nėpėrmjet endozomės. Mandej ata ose kalojnė ose e shkatėrrojnė membranėn endozomale.
 

ZHVESHJA
Acidi nukleik duhet tė jetė mjaft i zhveshur me qėllim qė virusi tė fillojė procesin e riprodhimit. Kur  acidi nukleik ėshtė i zhveshur, thėrmizat virale nuk mund tė largohen nga qeliza - ky ėshtė starti i fazės sė EKLIPSIT- sė paku deri sa tė jenė formuar virionet e reja.
 

SINTEZA E ACIDIT NUKLEIK VIRAL DHE PROTEINĖS
Pėrdoren shumė strategji dhe disa sosh do tė diskutohen nė kapitujt vijues. 
 

GRUMBULLIMI/MATURIMI
Thėrmizat e reja virale grumbullohen dhe sistemohen. Ai mund tė jetė njė  stad maturimi qė pason procesin e fillimit tė grumbullimit e sistemimit. 
 

ĒLIRIMI
Virusi ēlirohet duke shkaktuar lizėn e qelizės ose nėse ka mbulesė, ai mund tė mugullojė nga qeliza. Virusėt e mugulluar (figurat 3 dhe 4) nuk kanė nevojė tė vrasin qelizėn. Kėshtu disa virusė qė mugullojnė kanė aftėsinė qė tė japin infeksione perzistente. Nuk janė infektive tė gjitha thėrmizat virale. Raporti i thėrmizave virale joinfektive me ato infektive ndryshojnė sipas virusit dhe kushteve tė rritjes.
 

PROTEINAT STRUKTURALE DHE JOSTRUKTURALE
Gjithė proteinat nė njė thėrmizė tė maturuar tė virusit janė quajtur proteina strukturale- edhe sikur ato tė mos japin kontribut pėr morofologjinė ose qėndrueshmėrinė e virionit. Proteinat jostrukturale janė ato proteina virale qė gjenden nė qelizė, por nuk janė tė sistemuara nė virion.
Figura 1. Bashkimi i njė virusi  me membranėn plazmatike pas ngjitjes tek receptori sipėrfaqėsor i qelizės.  

 

Figura 2. Bashkimi i virusit me membranėn e endozomės

 

hiv_bud.jpg (41452 bytes) Figura 3. Transmetimi i mikrografisė elektronike tė HIV-1, mugullimi dhe ēlirimi. CDC

 

Figura 4. Mugullimi i HIV nga  indi limfatik human (TEM x133,335) © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

plaque.jpg (141065 bytes)  Figura 5. Metoda e pllakave virale (njollave).Hollimet serike tė virusit janė hedhur nė njė kulturė qelizore njėshtresore. Qelizat ngjyrosen pas njė periudhe kohe nė tė cilėn  njė virus i vetėm infekton njė qelizė, prodhon thėrmiza tė reja virale dhe infekton qelizat pėrreth. Zonat e bardha tregojnė zonat tė kulturės qelizore qė kanė vdekur. Secila “ pllakė” ėshtė si rezultat i prezencės  sė njė  thėrmize virale infektive orgjinale.

 

 

EFEKTET E VIRUSĖVE NĖ SINTEZĖN MAKROMOLEKULARE TĖ BUJTĖSIT

Shumė virusė inhibojnė ARN-nė e bujtėsit ose sintezėn e proteinave (ose ēdo kombinim tė tyre). Mekanizmat  nėpėrmjet tė cilėve virusi e bėn kėtė janė tė shumtė.

Efekti citopatik (ECP)
Prezenca e virusit shpesh shkakton rritjen e ndryshimeve morfologjike nė qelizėn e bujtėsit. Ēdo ndryshim i evidentuar nė qelizėn e bujtėsit si pasojė e infeksionit njihet si efekt citopatik. Efektet citopatike (ECP) mund tė  jenė rrumbullakosja e qelizės, disorientimi, ėnjtja ose tkurrja, vdekja, largimi nga sipėrfaqja etj. 

Shumė virusė mund tė shkaktojnė apoptozėn (vdekjen e programuar tė qelizės). Kjo mund tė jetė njė pjesė mjaft e rėndėsishme  e mbrojtjes sė qelizave tė bujtėsit kundrejt virusit-vdekja e qelizave pėrpara kompletimit  tė ciklit tė riprodhimit viral mund tė kufizojė numrin e pasardhėsve dhe pėrhapjen e infeksionit. (Disa virusė e vonojnė ose e parandalojnė apoptozėn-duke i dhėnė shans vetes qė tė riprodhojė mė shumė virione.)

Disa virusė prekin rregullimin e shfaqjes sė gjeneve tė qelizės sė bujtėsit, gjė e cila ka rezultat tė rėndėsishėm si nė aftėsinė e virusit pėr t’u rritur si dhe nė kuptimin e efektit nė qelizėn bujtėse. Efektet citopatike tė prodhuara nga virusė tė ndryshėm varen nga virusi dhe qeliza nė tė cilėn ai rritet. Kjo mund tė pėrdoret nė laboratorėt e virologjisė klinike si metodė pėr identifikimin e izolateve tė virusit. 

Metoda pėr formimin e njėsive tė pllakave
Efekti CP
mund tė pėrdoret pėr tė pėrcaktuar sasinė e thėrmizave infekcioze nėpėrmjet formimit tė njėsive tė pllakave virale (figura 5).

Qelizat rriten nė njė sipėrfaqe tė sheshtė deri sa tė formojnė njė shtresė njėqelizore qė mbulon gjithė fundin e pllakės plastike apo tė qelqit. Mandej ato infektohen me virus. Terreni i rritjes zėvėndėsohet me njė terren gjysmė tė ngurtė, kėshtu qė ēdo thėrmizė virale e prodhuar si rezultat i infeksionit nuk mund tė lėvizė nga vendi i tij i formimit. Nė rastin kur thėrmiza virale infekton qelizėn, ajo replikohet dhe mandej vret qelizėn duke formuar njė pllakė virale. Qelizat pėrreth infektohen nga virusėt e rinj tė replikuar dhe ato gjithashtu vdesin. Ky proces mund tė pėrsėritet disa herė. Qelizat mandej ngjyrosen me njė ngjyrė, e cila vizualizon vetėm qelizat e gjalla. Qelizat e vdekura nuk ngjyrosen dhe duken si njolla tė bardha tė pangjyrosura nė ambientin me ngjyrė. Megjithkėtė, virusėt, tė cilėt nuk vrasin qelizėn mund tė mos formojnė pllaka virale. 

Metodat pėr virusėt
Disa metoda (si p.sh. mikroskopia elektronike) ndihmojnė pėr tė numėruar virionet por nuk na ndihmojnė pėr tė marrė informacion pėr infektivitetin e tyre. Metodat e tjera (si p.sh. hemaglutinimi) janė mė pak tė ndjeshme pėr tė matur sasinė e pranishme tė virusit, por edhe ato nuk japin informacion pėr infektivitetin. Metoda tė tjera si ajo e formimit tė pllakave virale masin numrin e thėrmizave infektive tė virusit.

 

 

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt