x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


VIROLOGJI – KAPITULLI I PARĖ

 

VIROLOGJIA BAZĖ: PĖRCAKTIMET, KLASIFIKIMET, MORFOLOGJIA DHE PĖRBĖRJA KIMIKE

 

Dr Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:

Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri

 

sPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI

 

FJALORI

 

OJEKTIVAT E TĖ MĖSUARIT

Hyrje  tek viruset, natyra e tyre, struktura dhe  klasifikmi

 

vir-size.jpg (80054 bytes) Figura 1
Madhesia relative e viruseve dhe bakterieve
      Koneman et al. Color Atlas and Textbook of Microbiology 5th Ed. 1997 Virus images © Dr Linda Stannard, University of Cape Town. Me leje

 

dna-size.jpg (109319 bytes)   Madhėsia relative e ADN sė viruseve 
Images © 1995 
Dr Linda Stannard, University of Cape Town and © 1994 Veterinary Sciences Division, Queen's University Belfast
 

Virusėt pėrbėhen prej njė acidi nukleik  (ose ADN ose ARN) tė lidhur me proteinat e koduara nga acidi nukleik. Virusi mund tė ketė njė membranė dyshtresore lipidike, por qė kjo ėshtė marrė nga qeliza bujtėse (strehuese), zakonisht nga budingu nėpėrmjet tė membranės sė qelizės bujtėse. Nė rast se membrana ėshtė prezente, ajo mund tė pėrmbajė njė ose mė shumė proteina virale, tė cilat veprojnė si ligand pėr receptorėt nė qelizėn bujtėse. Shumė viruse kodojnė disa proteina strukturale (kėto vendosin nė vendin e vet thėrmizėn virale (ose virionin) dhe ndoshta enzimėn qė merr pjesė nė replikimin e gjenomit viral. Virusė tė tjerė mund tė kodojnė mė shumė proteina, ku shumica e  tyre nuk pėrfundojnė nė virusin e maturuar, por marrin pjesė nė disa rrugė nė replikimin viral.  Herpes virusi ėshtė njė prej virusėve mė tė komplikuar dhe ka 90 gjene. Meqenėse shumė virusė kane disa enzima ose nuk kanė fare, ata janė tė varur nga enzimat e qelizės bujtėse pėr tė prodhuar mė shumė thėrmiza virale. Kėshtu qė, struktura dhe replikimi i viruseve jane thelbėsisht tė ndryshme  nga  ato tė organizmave qelizorė. Varėsia virale nė qelizėn bujtėse, pėr aspekte  tė ndryshme  tė ciklit tė rritjes, ka komplikuar zhvillimin e medikamenteve, pasi qė shumė medikamente do tė inhibojnė  si rritjen e qelizave, ashtu dhe replikimin viral (pėr shkak tė pėrdorimit  tė tė njejtave enzime qelizore). Meqenėse njė arsye kryesore pėr studimin  e metabolizmit viral ėshtė  qė tė gjenden  medikamente qė nė mėnyrė selektive tė inhibojnė shumėzimin e viruseve, ne kemi nevojė tė dimė kur viruset pėrdorin proteinat e tyre pėr tė marrė pjesė nė ciklin e tyre tė replikimit. Kėshtu, ne mandej do pėrpiqemi pėr tė zhvilluar medikamente, tė cilat inhibojnė specifikisht proteinat virale (nė veēanti enzimat virale). Nė dallim nga viruset, shumė bakterie tė mėdha (figura 1) shpien deri nė fund  proceset metabolike tė tyre dhe kodojnė pėr to enzimat e tyre. Bile edhe pėr reaksione tė ngjashme katalizuese, enzimat bakteriale ndryshojnė nga homologet e tyre eukariotė dhe pėr kėtė arsye bėhen target (shėnjestėr) pėr antibiotikė specifikė. Ngjashėm me viruset, disa bakterie (te tilla si mikoplazmat, rikeciet dhe kllamidiet) mund tė futen nė citoplazmė tė qelizave  eukariotike dhe tė bėhen parazite. Kėto bakterie te vogla intraqelizore megjithatė sigurojne tė gjitha enzimat e nevojshme pėr replikim. Nė kėtė mėnyrė, mekanizmat pėr kontrollin e bakteries, perfshi ato me mėnyrėn parazitike te jetės, zhvillohen me  thjesht sesa  ato pėr viruset.

 

Masat e kontrollit pėr mikroroganizmat pėrfshi shfrytėzimin nė njohuritė tona  tė:

 

Rritje nė  terrene     artificiale  

Shtimi nėpėrmjet ndarjes mė dysh  

Nėse ata kanė ADN dhe ARN te dyja bashke

Nėse kanė apo jo ribozome

Nėse kanė acid muramik

Ndjeshmėria e tyre kundrejt antibiotikėve

Baktereve

Po

Po

Po

Po

Po

Po

Mikoplazmave 

Po

Po

Po

Po

Jo

Po

Rickecieve  

Jo

Po

Po

Po

Po

Po

Kllamidieve

Jo

Po

Po

Po

Jo

Po

Viruseve

Jo

Jo

Jo

Jo *

Jo

Jo

* Familja  arenavirus  (familje me virus ARN) duket se sistemom ribozomet 'aksidentalisht'. Ribozomet e sistemuara duket se nuk luajnė  ndonjė rol nė sintezėn e proteinės

 
RNA-pos.jpg (153676 bytes)  Madhėsia relative e viruseve me ARN me zinxhir  pozitiv
Images © 1995  Dr Linda Stannard, University of Cape Town and © 1994 Veterinary Sciences Division, Queen's University Belfast

RNA-neg.jpg (232809 bytes)  Madhėsia relative  e viruseve me zinxhir ARN negativ
Images © 1995  Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn and © 1994 Veterinary Sciences Division, Queen's University Belfast

Figura 2. Madhėsia relative e viruseve me  ADN dhe ARN


Viruset infektojnė  tė gjitha grupet kryesore tė organizmave: vertebratet, invertebratet, bimėt, kėrpudhat, bakteriet, por disa viruse kanė njė spektėr mė tė madh bujtėsish sesa disa tė tjerė; megjithatė, asnjė nuk e kalon kufirin  eukariot/prokariot.

Faktorėt qė prekin spektrin e bujtėsve pėrfshijnė:

·         Nėse virusi mund tė futet nė qelizė

·         Nėse virusi mund tė futet nė qelizė, nė rast se makineria qelizore ėshtė e pėrshtatshme per t’u replikuar virusi

·         Nese virusi mund tė replikohet, nė rast se virusi mund te dalė jashtė nga qeliza dhe tė pėrhapė infeksionin .

STRUKTURA E VIRUSIT

Madhėsia e viruseve luhatet  nga  njė diameter me mė pak se 100 nanometra deri nė disa qindra nanometra nė gjatėsi, si nė rastin e filovirideve (figurat 1 dhe 2). Tė gjithė viruset  pėrmbajnė gjenom  tė acidit nukleik (ARN ose ADN) dhe njė mbulesė mbrojtėse proteinike qė quhet kapsidė. Gjenoma e acidit nukleik sė bashku me mbulesėn mbrojtėse proteinike quhet nukleokapsidė. Ajo mund tė ketė  simetri  ikozaedrale, helikale ose komplekse. Viruset mund tė kenė edhe mbulesė. Viruset me mbulesė e marrin atė nėpėrmjet tė membranės sė qelizės sė bujtėsit. Nė disa raste, virusi mbin nėpėrmjet plazmamembranės, por nė raste tė tjera ajo(mbulesa) mund tė rrjedhė edhe nga membrana tė tilla si nga ato tė trupit Golxhi ose bėrthamės. Disa viruse mbijnė nėpermjet tė pjesėve tė specializuara  tė membranės sė plazmės tė qelizės sė bujtėsit; p.sh., virusi Ebola lidhet me lipidet qė gjenden me shumicė  nė  sfingomielinė, kolesterol dhe  proteinat. Poksviruset bėjnė pėrjashtim pėr faktin se ata fshehin veten  nė membranėn e qelizės sė bujtėsit  duke pėrdorur njė mekanizėm qė ėshtė i ndryshėm nga procesi i zakonshėm i mbirjes qė perdoret nga virusėt e tjerė.

Virusėt me mbulesė nuk e kanė tė nevojshme qė tė shkatėrrojnė qelizėn e tyre bujtėse  nė momentin e ēlirimit, pasi ata mund tė dalin jashtė qelizės me njė proces qė jo doemos ėshtė letal pėr qelizėn- ndėrsa disa virusė mund tė vendosin infeksione perzistente.

Viruset me mbulesė, si rregull, janė infektiv vetėm nė rast se mbulesa nuk ėshtė e dėmtuar (pasi proteinat ngjitėse virale tė cilat njohin receptorėt e qelizės janė vendosur nė kėtė mbulesė). Kjo do tė thotė qė agjentėt  qė dėmtojnė  mbulesėn (p.sh. alkoolet dhe detergjentet), reduktojnė infektivitetin. 


 

VEB BURIMI

Principet e arkitekturės sė viruseve 
Linda Stannard

Qėndrueshmėria Platonike
Universiteti i Jutas

Numurat  trekėndorė
J-Y Sgro


 
STRUKTURA E NUKLEOKAPISDĖS SĖ  VIRIONIT

Simetria  ikozahedrale

Njė ikozahedron ėshtė  nje  Platonik solid  me 20 faqe (figura 3A) dhe 5:3:2 simetri rrotulluese (figura 3B). Atje ka 5  ose 6 herė akse tė simetrisė nėpėrmjet tė cilėve ikozahedroni mund tė rrotullohet  duke kaluar vertikal, 10 akse treshe tė simetrisė  duke kaluar nė secilėn faqe dhe 15 akse dy herėshe tė simetrisė qė kalojne nėpėr kėnde (figura 3B). Ka 12 qoshe  ose kulme  dhe 5 herė simetri pėrreth kėndeve (figura 3C). Mbėshtjellja e kapsidės ėshtė bėrė prej nėnjėsive pėrsėritėse  tė proteinave virale (ato mund tė jenė  nėnnjėsi tė njė lloj ose disa, nė bazė tė virusit). Tė gjitha faqet e ikozahedronit janė identike.
 

 

 

 

Acidi nukleik ėshtė  vendosur nė brendėsi tė mbulesės sė kapsidės dhe mbrohet  nga ambienti  me ndihmėn e  kapsidės (figura 3D).

Proteinat  bashkohen nė njėsi strukturale (kjo ėshtė ajo qė ne shohim nė mikroskopinė elektronike ose kur ne fillojmė tė zbėrthejmė kapsidėn), njėsitė strukturale njihen si kapsomere – kapsomeret mund tė pėrmbajnė  njė ose disa lloje tė zinxhirėve polipeptide. Kapsomeret nė 12 kėndet kanė njė simetri 5 fishe, ndėrveprojnė me 5 kapsomeret fqinje dhe njihen kėshtu si pentone ose pentamere (figura 3E). Viruset e mėdha pėrmbajnė shumė kapsomere; kapsomeret ekstra  janė sistemuar  nė njė rreshtim tė rregullt nė faqet e ikozahedronit. Ato kanė 6 fqinje dhe pėr kėtė arsye quhen heksone ose heksamere (figura 3F).

Madhėsia e ikozahedronit varet  nė numrin  dhe madhėsine e kapsomereve; atje gjithmonė  do tė jenė 12 pentone (ne secilin kėnd) por numri i ekosoneve rritet me madhesinė (figura 3H). Njė shembull i mire i njė virusi ikozahedral ėshtė adenovirusi human, i cili pėrmban zakonisht 12 pentone  plus 240 heksone  (figura 3G dhe I). Formacioni simetrik i njė rreshtimi heksagonal nė sipėrfaqe tė faqes ndodh nė shumė situata; p.sh. nė vendosjen e tubave tė kontrollit nė njė kuti (figura 3J). Ajo mund tė shihet  nė vendosjen e nėnnjėsive tė herpes virusit, njė virus me mbulesė. Nė figurėn 3K, membrana e jashtme e herpes simplex ėshtė hequr pėr tė zbuluar nukleokapsidėn. Megjithėse ikozahedronet janė me sipėrfaqe tė sheshtė (si nė figurėn 3A), ikozahedronet virale zakonisht rrumbullakosen si shihet ne figurėn 3K. Njė shembull i mirė  i njė ikozahedroni tė rrumbullakėt ėshtė njė  top futbolli (figura 3L).  Nje ikozahedron i madh ėshtė  njė shtėpi gjeodezike (figura 3M).

 

Figura 3 

  A   Ikozahedron: 20 faqe trekendėshe

  B   5:3:2 simetri rrotulluese

  C   Simetri 5 herėshe nė kėnde
 

  D   Acidi nukleik ėshtė vendosur brenda kapsidės   Image © Dr J.Y. Sgro - Used ėith permission

E   Kapsomeret tek 12 kėndėshi kanė njė simetri 5 fishe dhe ndėrveprojnė me 5 kapsomere fqinje dhe njifen kėshtu si penton (ose pentamere).

  F-i   Viruset e mėdha pėrmbajnė shumė kapsomere; kapsomeret ekstra janė vendosur nė njė sistem  tė rregullt nė faqet e ikozahedronit, kėto shpesh kanė 6 fqinjė dhe quhen heksone.

F-ii   Nukleokapsida e herpesit tregon pentonet nė kėndet e ikozahedronit Zhou et al. Baylor College of Medicine Reference: Z. H. Zhou, B.V.V Prasad, J. Jakana, F.R. Rixon, Ė. Chiu Baylor College of Medicine, Journal of Molecular Biology

int4.jpg (201531 bytes)  G Simetria e adenovirusit

int5.jpg (131547 bytes)   H Komponentet  e nje kapside ikozahedrale

adpento3.gif (35105 bytes)  I   Adenovirusi i njeriut i parė me ngjyrim negativ  © 1995  Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn. Me leje

J
Sistemimi i objekteve cirkulare uniforme nė njė rreshtim heksagonal

  K   3-D rindėrtim kompjuterik nga mikrofotot e kryelektronit tė kapsideve tė virusit herpes simplex. Imazhe rrotulluese.  National Institutes of Health

L
Forma ikozahedrale e topit futbollit. Duket se topi pėrbehet prej pesė(penton) nėnjėsive (tė zeza) dhe hekson (gjashtė) nėnjėsive ( tė bardha).

M    Shtėpia gjeodezike
 


 

 

 

Figura 4

 

Simetria helikale

Njėsitė e proteinės mund tė ndėrveprojnė me njėra-tjetrėn dhe me acidin nukleik pėr tė formuar njė strukturė tė pėrdredhur ose kordele.  Virusi i studiuar mė mirė me simetri helikale ėshtė virusi i mozaikut tė duhanit, njė virus pa mbulesė i bimėve. (Figura 4 A-E). Natyra helikale  e kėtij virusi ėshtė mjaft e qartė nė mikrografitė elektronike me ngjyrim negative, meqenėse virusi formon njė strukturė tė fortė e tė ngjashme me tė shkopit. Nė viruset me mbulesė, viruset me simetri helikale (p.sh. virusi i influencės, virusi i tėrbimit), kapsida ėshtė mjaft fleksibile ( dhe mė e gjatė) dhe duket nė ngjyrimin negativ e ngjashme me njė linjė telefonike.

 
int6.jpg (259566 bytes)  A   Struktura e virusit tė mozaikut tė duhanit tregon njė strukturė helikale tė kapsidės 

tobaccomos2.jpg (90961 bytes)  B   Pamje e njė shkopi tė vetėm te VMD (virusi i mozaikut te duhanit).
Image from the International Committee on Taxonomy of Viruses database.

tobaccomos1.jpg (99994 bytes)  C   Pamje e shkopinjve te virusit tė mozaikut tė duhanit © 1994 Rothamsted Experimental Station

  D  Virusi i mozaikut tė duhanit (TEM x207,480)   © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Used ėith permission

  E   Virusi i mozaikut tė duhanit (TEM x376,200) © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Used ėith permission

rabies-wad.gif (67510 bytes)  F   Virusi i tėrbimit  Ėadsėorth Center, NY Dept of Health

flucolo3.gif (58901 bytes) G   Virusi i influencės © 1995  Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn. Used ėith permision

 

 

 

 


Simetria komplekse

Kėto viruse kanė strukturė tė rregullt, por natyra e simetrisė ende nuk ėshtė plotėsisht e qartė. Kėtu pėrfshihen Poxviruset (Figura 5).
 
Figura 5
int7.jpg (257439 bytes) A   Simetria komplekse e parė tek poxviruset Fenner and Ėhite Medical Virology 4th Ed. 1994

pox.gif (21724 bytes) B. Pamje e Poxvirusit me ngjyrim negativ © Steėart McNulty, 1994 Veterinary Sciences Division, Queen's University Belfast

C   Virusi i Molluscum contagiosum – nje Molluscipoxvirus © 1995  Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn. Used ėith permission
 
int8.jpg (290518 bytes)
Pesė tipet bazė tė simetrisė sė viruseve

Figura 6

 

PESĖ FORMAT BAZĖ STRUKTURALE TĖ VIRUSEVE NĖ NATYRĖ

·         Ikozahedral i zhveshur,  p.sh. poliovirus, adenovirus, virusi i hepatitit A .

·         Helikal i zhveshur p.sh.  virusi i mozaikut tė duhanit. Nuk janė parė viruse  tek njerėzit me kėtė strukturė.

·         Mbulesė ikozahedrale p.sh. herpes virus, virusi i etheve tė verdha, virusi i fruthit.

·         Mbulesė helikale p.sh. virusi tėrbimit, virusi i influencės, virusi i parainfluencės, virusi  i shytave, virusi i rubelles.

·         Kompleks, p.sh  poxvirusi.

(Figura 6)

 

  AGJENTĖT JOKONVENCIONALĖ

Ka gjithashtu  'agjentė jokonvencionalė qė shpeshherė njihen si 'virusė jokonvencionalė' ose  'viruse jo tipike'. Deri tani, llojet kryesore qė janė studiuar janė viroidet dhe prionet.

VIROIDET

Viroidet pėrmbajnė vetėm ARN. Ata janė tė vegjėl (mė pak se 400 nukleotide), njė zinxhiror, ARN cirkulare. ARN-tė e paketuara, duket se nuk kodojne ndonjė proteine dhe pėr kėtė arsye janė tė lidhura me sėmundjet tek bimėt. Megjithatė, ka disa tė dhėna qė disa agjentė tė ngjashėm ka mundėsi tė jenė pjesėmarrės nė sėmundjet e njerėzve.

Virusi Delta Hepatitis

Aktualisht, agjenti i vetėm i njohur pėr semundje  nė njerėz qė tė kujton viroidet ėshtė virusi delta i hepatitit (VDH). Nė disa gjendje VDH ( gjithashtu i quajtur agjenti i delta hepatitit) duket se ėshtė ndėrmjetės midis 'viruseve klasike' dhe viroideve. VDH ka njė gjenom viral ARN shumė tė vogėl (~1700 nukleotide) krahasuar me shumė virusė tė tjerė, megjithėse ai ėshtė ndonjėherė  mė i madh se viroidet. Megjithatė, cilesitė  e  sekuencės sė  acidit nukleik tė VDH's dhe struktura janė tė ngjashme  me disa viroide. VDH ndryshon nga viroidet  nė atė qė ai kodon pėr njė proteinė (formė  e ndryshme e antigenit tė delta hepatitit). Ndryshon nga viroidet, ai ėshtė i sistemuar. Megjithatė ai ndryshon nga viruset e vėrteta nė atė qė nuk kodon pėr proteinat e tij tė ngjitjes. ARN ėshtė e kapsiduar nga antigeni i delta hepatititi  dhe VDH vepron si njė parazit  tek virusi i hepatitit B qė s’ka lidhje me tė duke pėrdorur mbulesėn e VHB qė pėrmban proteinėn ngjitėse  tė kėtij hepatiti (Hepatitit B) tė quajtur (HBsAg).

PRIONET

Prionet pėrmbajnė vetėm proteina (megjithėse ndonjėherė kjo ėshtė e diskutueshme). Ato janė tė vogla, partiēela  infektive dhe ka diskutim nėse ato pėrmbajnė ndonjė acid nukleik, por nė rast se ka ndonjė acid nukleik ai duhet te jetė shumė i vogėl dhe sigurisht jo i mjaftueshėm pėr tė koduar pėr proteine: Shembuj te prionit qė shkakton sėmundje nė njerėz  janė  kuru, sėmundja e  Creutzfeldt-Jakob  dhe sindromi Gerstmann-Straussler . Prionet gjithashtu shkaktojnė  skrapien nė dhen.

 

A JANĖ VIRUSET TĖ GJALLA APO TĖ VDEKURA?

Kjo varet nė definicionin e jetės. Pėr tė larguar argumentet e mundshme, ne shpesh  i referohemi nėse ata kanė ose kanė humbur disa aspekte tė aktiviteteve tė tyre biologjike mė mirė se tė referohemi gjallė apo vdekur. Kėshtu, ne flasim pėr rreth numrit te particelave infektive ose numrit tė particelave qė formojnė pllaka sesa numrit tė particelave tė gjalla.

 

Familjet e viruseve me ADN. Gjithė familjet e treguara jane ikozahedrale me pėrjashtim tė poxviruseve

Familjet e viruseve me ARN

Figura 7
Modifikuar nga  Volk et al., Essentials of Medical Microbiology. 4th Ed

KLASIFIKIMI I VIRUSEVE

Sistemi i pranuar ndėrkombėtar i klasifikimit tė viruseve ėshtė bazuar nė strukturėn, pėrbėrjen e particeles sė virusit (virionit) (figura 7). Nė disa raste mėnyra e replikimit ėshtė mjaft e rėndėsishme  nė klasifikim. Viruset janė klasifikuar nė familje tė ndryshme nė kėto baza. 

KLASIFIKIMI INTERNACIONAL I VIRUSEVE

Karakteristikat primare  tė perdorura nė klasifikim

Viruset janė klasifikuar nė bazė  tė natyrės sė gjenomit dhe tė strukturės sė tyre

KLASIFIKIMI VIRAL

Acidi nukleik  

ARN ose ADN
njėzinxhiror ose dyzinxhiror
i pasegmentuar ose i segmentuar
linear ose cirkular
nė rast se gjenoma ėshtė njė zinxhirore ARN, mund  ajo tė funksionojė si  ARNi?
nėse  gjenoma ėshtė diploide ( si tek retroviruset)

Struktura e virionit

simetria (ikozahedrale, helikale, komplekse)
me mbulesė ose pa mbulesė
numri i kapsomereve
 


Karakteristikat  sekondare

Strategjia  e  replikimit

Disa herė njė grup virusesh, qė nė bazė tė kritereve tė sipėrpėrmendura duket se janė njė grup i vetėm, ėshtė gjetur se ato kanė njė nėngrup tė viruseve, i cili ka njė strategji replikimi fundamentalisht  tė ndryshme - nė kėtė rast grupi do tė ndahet duke u bazuar nė mėnyrėn e replikimit.

 

  DISA VIRUSE  ME INTERES POTENCIAL

I = SIMETRI IKOZAHEDRALE, H = SIMETRI HELIKALE, C = SIMETRI KOMPLEKSE

   

VIRUSET ME  ADN

 

Simetri

Mbulesa

Madhėsia

Polimeraza e  virionit

Komentet dhe disa shembuj

PARVOVIRIDAE 

I

-

 20nm   

 

Perfshihen virusi  i lidhur me adenot, parvovirus B19 i njeriut.

HEPADNAVIRIDAE

 I

 +

42nm

+

ADN replikohet nėpėrmjet tė rrugės sė  ARN ndėrmjetėse. Pėrfshihen virusi i  hepatitit B, i cili  mund  tė rrisė rrezikun e  hepatokarcinomės

PAPILLOMA-
VIRIDAE *

I

-

40-60nm

-

Disa anėtarė shkaktojnė nyjzat, disa lidhen  me rritjen e rriskut tė kancerit cervikal

POLYOMA-VIRIDAE *

I

 -

40-60nm

-

SV40, disa  anėtarė shkaktojnė  PML
 

ADENOVIRIDAE 

 I

 -

80nm

-

Mė shumė se  40 serotipe humane

HERPESVIRIDAE

I

 +

190nm

 -

Shkaktojnė latencėn. Pėrfshihen herpes simplex tip 1 dhe 2, virusi i varicella zoster, virusi Epstein Barr (mononukleoza infektive), citomegaloviruset

POXVIRIDAE

C

+

200nm x 350nm

+

Vaccinia, variēella, viruset  Citoplazmik, shumė kompleks

* Me parė janė grupuar sė bashku si PAPOVAVIRIDAE

FAMILJET E MĖSIPERME TĖ  VIRUSEVE ME ADN JANĖ LISTUAR NĖ BAZĖ TĖ  RRITJES SĖ MADHĖSISĖ SĖ GJENOMIT.

 

 

   

VIRUSET ME ARN - SENS POZITIV

 

Simetria

Mbulesa

Madhėsia

Polimeraza e  virionit

Komentet dhe  disa shembuj

PICORNAVIRIDAE

I

-

30nm

 -

Pėrfshjnė enteroviruset, rhinoviruset, virusi coxsakie, poliovirus, virusi i hepatitit A

CALICIVIRIDAE 

I

 -

35nm

 -

Gastroenteritet, agjenti Norėalk

TOGAVIRIDAE

 I

+

60-70nm

-

Gjinia Alphavirus : pėrfshin virusin e encefalitit perėndimor tė kuajve (ĖEE), virusin e encefalitit lindor tė kuajve (EEE), virusin  e encefalitit Venezuelian te kuajve , virusin Chikungunya, virusin Sindbis, virusin e pyjeve te  Semliki                   

Gjinia: :Rubrivirus pėrmban vetėm virusin e fruthit

FLAVIVIRIDAE      

I

+

 40-55nm

-

Pėrfshin virusin e ethės sė verdhė, virusin e encefalitit  japonez, viruset e encephalitit St. Louis, etj. Vetėm sė fundi  kanė marrė statusin e familjes (me parė  kanė qenė  klasifikuar me  Togaviridae)

CORONAVIRIDAE 

H

+

75-160nm

-

Pėrgjegjėsia vlerėsohet nga   10-30% ne  ftohjet e zakonshme

RETROVIRIDAE

I

+

100nm

+

Kane  revers transkriptazė, disa anėtarė janė onkogjenike nė kafshė. HIV eshte njė anėtar. Gjenom diploid

 

   

VIRUSET ME ARN - SENS NEGATIV

 

Simetria

Mbulesa

Madhėsia

Polimeraza e  virionit

Komentet  dhe disa shembuj

RHABDOVIRIDAE 

 

 H

+

60 x 180nm

+

Kėtu pėrfshihet virusi i tėrbimit, virusi i stomatitit vezikular, virusi i  Mokoles dhe , virusi  Duvenhage

PARAMYXOVIRIDAE

 H

+

150-300nm

+

Pėrfshihet virusi i sėmundjes sė Neėcastle, virusi i parainfluencės, virusi i shytave,  virusi i fruthit, virusi respirator sincicial

ORTHOMYXOVIRIDAE

 H

 +

 80-120nm

+

Tipet A dhe B tė virusėve tė influencės kanė gjenom tė segmentuar. Ata vjedhin  kaps ARNi

BUNYAVIRIDAE

 H

+

95nm

+

Mbi  86 anėtarė kanė vektorė artropodet. Encefaliti Kalifornia, virusi LaCrosse, virusi i ethes hemorragjike Krime-Kongo dhe virusi i etheve tė luginės Rift . Nė anėtarėt e gjinisė Hantan (pėrfshihen agjentet e ethes hemorragjike  Koreane, Syndromi  pulmonar i njeriut ne SHBA) qė duket se ka si vektor rodentet. Gjenom i segmentuar.

ARENAVIRIDAE 

H

 +

50-300nm

+

Pėrfshihet  virusi i  koriomeningjitit limfocitar, viruset Lasa, Junin (ethja hemorragjike e Argjentinės), dhe Machupo (ethja hemorragjike Boliviane). Gjenom i segmentuar.

FILOVIRIDAE 

H

 +

80nm x 800-900nm

 +

Virusi Marburg, virusi Ebola, virusi Reston

 

 

VIRUSET ME ARN – DY ZINXHIRORE

 

Simetria

Mbulesa

Madhėsia

Polimeraza e virionit

Komentet dhe disa shembuj

REOVIRIDAE 

I

 -

75nm

+

Reoviridae pėrfshin  reovirusėt, rotavirusėt dhe  gjininė orbivirus.

Infeksionet nga  Reovirusi human janė asimptomatike 

Anėtarėt e kėtij grupi infektojnė njeriun qė pėrfshijnė virusin e etheve tė rriqnės sė Kolorados (orbivirus) dhe rotavirusin human (mund  tė shkaktojė gastroenterite). Tė gjitha kėto viruse kanė gjenom tė segmentuar.

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt