x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


KAPITULLI VIII

FJALOR I MIKOLOGJISĖ MJEKĖSORE

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės
 
 
 

ACTIDIONE – shenjė dalluese pėr cikloheksimidin, njė agjens selektiv antifungjik.

AERIAL - micelium: Njėsite e hifeve mbi faqen ndėrmjetėse tė agarit.

ANAMORF – Strukturė somatike ose riprodhuese qė pason pa rekombinim tė bėrthamės (riprodhim aseksual). 

ANTHROPOFIL – Njė fung (dermatofit) qė preferon rritjen nė njerėz mė shumė sesa nė kafshė apo nė tokė. 

ARTROKONIDIA -   Konidia qė lirohet me fragmentimin ose lizėn e hifeve. Nuk ėshtė mė e madhe sesa hifja nga e cila ėshtė prodhuar; kurse ndarja ndodh nė septum.

ARTROSPORE - Shih artrokonidia.

TRUPI ASTEROID -(fenomeni Splendore-Hoeppli ). Njė substancė eozinofile qė krijon njė mbulesė rreth 10 mikronėshe pėrreth tharmeve bazofile - sidomos te sporotrikoza. 

BAZA – Lidhja nė mes tė sythit dhe qelizės amė tė tharmeve.

BIOFILMI – Mikrokolonitė e mikrobeve qė ngjiten nė sipėrfaqe (kateter, implant, gypa uji, enė gjaku); i rezistojnė heqjes me lėvizjen e lėngjeve dhe kanė ulje tė ndjeshmėrisė ndaj antimikrobikėve.

SYTH – Lloj i riprodhimit aseksual qė shpesh haset te tharmet.

KAPSULA – Mbėshtjellės hialin mukopolisakaridik qė mbulon trupin e qelizave tė disa majave (Cryptococcus, Rhodotorula) dhe disa sporeve e konidieve.

KLLAMIDOSPORE – Spore rezistente me mur tė trashė, sidomos te Histoplasma capsulatum. Shih makrokonidia. 

KOENOCITE – Pa septe (ndarėse).

KOLONIZIMI – rritja e njė mikroorganizmi nė strehues pa invadim nė inde. 

KOLUMELLA – invaginim steril i sporangiumit, p.sh. te Zygomycetes.

KOMENSALIZMI – Raport i bashkėjetesės, nė tė cilėn nuk dėmtohet asnjėra palė.

FIKSIMI I KOMPLEMENTIT – Procedurė serologjike pėr tė pėrcaktuar praninė e antitrupave ndaj infeksioneve fungale. Reagim i kryqėzuar me fungjet tjera sistemike; ėshtė test sasior serologjik.

QELIZA KONIDIOGJENE – Qeliza qė e prodhon konidiumin.

KONIDIA  - Trajtė riprodhuese pa rekombinim tė bėrthamės; andaj pėrfaqėson riprodhim anamorf ose aseksual. 

KONIDIOFORE – Hife e specializuar qė prodhon apo e bart konidien.

CIKLOHEKSIMID - Shih Actidione.

DERMATOMIKOZA – Njė infeksion i flokut, lėkurės dhe thonjve i shkaktuar nga fungjet keratinolitike tė gjinive Trichophyton, Microsporum dhe Epidermophyton.

DERMATOFITE - Infeksion i flokut, lėkurės dhe thonjve i shkaktuar nga fungjet tjera nga dermatofitet.

DEMATIKE – Njė fung qė ka pigment melanotik me ngjyrė kafe ose tė zezė nė murin qelizor.

DIHOTOM – Njė lloj i degėzimit tė hifeve qė pėrsėritet pa ndonjė profil; degėt janė afėrsisht tė barabarta nė madhėsi dhe barazojnė rrėnjėn nga e cila burojnė.

DIMORFE (DYFORMĖSHE) – Qė kanė dy forma.
 
 

EHINULAT - Mbuluar me gjemba.

EKOLOGJI – Shkenca mbi faktorėt mjedisorė. 

EKTOENDOTRIKSI – Artrokonidiet qė formohen jashtė dhe brenda boshtit tė qimes.

EKTOTRIKS – Formimi i kėllėfit tė artrokonidieve jashtė boshtit tė flokut. Me kėtė rast shkatėrrohet kutikula e qimes.

EDENTULOZ – Mungesė e dhėmbėve.

ENDOGJEN – Nga brendia.

ENDEMIK – Njė sėmundje qė shfaqet nė njė zonė tė kufizuar gjeografike. 

ENDOSPORE – Spore e krijuar pėrbrenda njė njėsie tjetėr, siē ėshtė sferula (tipike pėr koksidioidomikozat).

ENDOTRIKS – Artrokonidiet e krijuara pėrbrenda boshtit tė qimes. Kutikula e qimes mbetet e paprekur.

EKZOGJEN – Nga jashtė. Burimi i shumicės sė infeksioneve mikotike ėshtė ekzogjen, d.m.th. nga mjedisi (jashtė trupit).

FLOKOZ – Si pambuk ose lesh. 

FOMITE – Njė substancė (jo ushqim) qė mund tė bart dhe pėrhap mikroorganizma infektiv.  

FRYTET – Struktura riprodhuese tė fungjeve. (Sporet).

FUNGEMIA – Prania e fungjeve nė gjak.   
 

GMS – (Gomori methenamine-silver). Njė ngjyrė e shkėlqyeshme pėr vizualizimin e fungjeve. Muri qelizor ngjyroset me ngjyrė tė zezė, kurse prapavija ėshtė e gjelbėrt. Pėrparėsia: i ngjyros tė gjitha fungjet. Mangėsia: nuk mund tė vėrehet reaksioni indor.

GJEOFILE – Qė kėrkon tė jetojė nė tokė; me tokėn si rezervar.

GYPI EMBRIONAL – Hifa nismėtare nga konidiet, sporet apo majat  mugulluese. 

GLABROZE – E lėmuar (e sheshtė).

H & E - Hemotoksilina dhe Eozina.  Njė ngjyrė qė pėrdoret nė mėnyrė rutinore nė patologjinė e pėrgjithshme. Shumica e fungjeve mund tė vėrehen me kėtė metodologji. Muri i fungjeve zakonisht ngjyroset me ngjyrė tė kaltėr apo vjollcė. Qelizat tjera marrin ngjyrė tė kuqe. Pėrparėsia: reaksioni indor ėshtė i dukshėm.

HIALO – Pa ngjyrė; po ashtu hialin.

HIFET – Filamentet vegjetative tė fungjeve. 

HIFOMICETET – Njė fung qė prodhon micelium me apo pa pigment tė mbyllėt tė dukshėm nė muret qelizore. Nėse hifa ėshtė e pigmentuar quhet dematiakoze; nėse ėshtė pa ngjyrė quhet hialine.

IMUNODIFUZIONI – Test serologjik pėr pėrcaktimin e pranisė sė antitrupave me difuzion tė dyfishtė precipitues nė agar.

INCIDENCA – Numri i rasteve tė reja tė sėmundjes qė shfaqet nė njė periudhė tė caktuar kohore. 

INKUBACIONI – Koha prej hyrjes sė mikroorganizmit nė trup e deri te shfaqja e simptomeve klinike.

INDURATIV – i fortė.

INTERKALAR – i formuar pėrbrenda njėsisė sė hifeve.

INVAZIV – Hyrja dhe rritja e mikroorganizmave nė inde.
 
 

LATEKS AGLUTINIMI – Procedurė e thjeshtė serologjike pėr zbulimin e antitrupave me anė tė pėrngjitjes sė thėrmizave tė mveshura me antigjen.

MAKROKONIDIA – Konidia e madhe qė prodhohet nė tė njejtėn mėnyrė nga i njejti fung. 

MIKROKONIDIA - Konidia e vogėl qė prodhohet nė tė njejtėn mėnyrė nga i njejti fung. 

MYKU – Shih Miceliumi.

MURIFORM – Sikur mur; shumėqelizor me ndarje tėrthore dhe gjatėsore. 

MICELIUMI – Masa e hifeve qė pėrbėn njė koloni tė fungut. 

MIKOLOGJIA -  Shkenca qė studion fungjet.

ORGANOTROPIZMI – Parapėlqimi i fungut pėr tė invaduar njė organ tė caktuar. 

PHAEO – I pigmentuar nė tė errėt.

PREVALENCA – Numri i pėrgjithshėm i rasteve tė sėmundjes nė njė moment tė caktuar nė njė vend tė caktuar. 

PROVA – Sekuencė e njohur specifike e acidit nukleik, qė pėrdoret pėr zbulimin e sekuencės komplementare tė njė fungu tė panjohur. 

PSEUDOHIFA -  Fije fragjile e qelizės qė rezulton nga mugullimi i bllastokonidieve qė kanė mbetur tė ngjitur me njėra tjetrėn. Ndarėset qė ndajnė qelizat janė komplete dhe nuk ka lidhje citoplazmike, siē ndodh nė hifet e vėrteta tė septuara.
 
 

RIZOID – Strukturė nė formė rrėnje. Pėrdoret nė identifikimin e disa Zigomyceteve.

REZERVAR – Strehues i pėrhershėm ose bartės i pėrhershėm nga i cili pėrhapet infeksioni. 

SAPROB – Njė mikroorganizėm qė kėrkon materie organike si burim energjie.

SAPROFIT - Shih Saprob.

TRUPI SKLEROTIK  - (qeliza sklerotike). Trajtė indore e shumicės sė agjensėve tė kromomikozės. Ngjyrė kafe tė mbyllėt, e vetme apo nė varg, zakonisht e septuar, me diametėr 5-15 mikronė.

SENSITIVITETI – Aftėsia pėr t’i zbuluar tė gjithė pacientėt me njė sėmundje specifike. 

SEPTUMI – Muri ndarės. 

SEROLOGJIA – metodė diagnostike e pranisė sė antitrupave dhe antigjeneve nė gjakun periferik, me qėllim qė tė pėrkrahet, vėrtetohet apo pėrjashtohet njė sėmundje e caktuar. 

BURIMI -  Mostra klinike qė mė shumti ka gjasė tė veēojė agjensin etiologjik. PO ASHTU  foleja natyrore e agjensit etiologjik. 

SPECIFICITETI – Kapaciteti pėr identifikuar me korrektėsi njė sėmundje. 

GJEMBORE – E mbuluar me disa gjemba tė vegjėl.

SPORANGIOFORE – Hife e specializuar qė jep sporangiumin.

SPORANGIOSPORE – Njėsi riprodhuese qė formohet nė sporangium. 

SPORANGIUM -  Qelizė, nė tė cilėn lindin spore me ndarje progresive.

SPORET – Trajtė riprodhuese qė krijohet nga brenda me formimin e “‘qelizave tė lira”, sikur tek askomicetet – d.m.th. sporet komplete tė formuara pėrnjėherė pėrreth bėrthamės prezente ose me “ndarje progresive” sikur te sporangiumi.

STOLON – Hife nga e cila prodhohen rizoidet dhe sporangioforet, sikur nė gjininė Rhizopus.

SINONIM – Emėr tjetėr pėr njė lloj apo grup taksonomik tė mikrobeve. 
 
 

TELEOMORF – Fungu nė trajtėn seksuale. 

TERMINAL – I formuar nė skaj tė njė strukture. 

TINEA – Term klinik qė nėnkupton qerosje.

TERMOTOLERANT – Aftėsia pėr t’u rritur nė temperatura tė larta (zakonisht mbi 42°C).

TUBERKULAT – Gjembat ose projeksionet nė makrokonidie qė janė karakteristike pėr Histoplasma capsulatum

VEZIKULA – qelizė e enjtur apo nė formė tė fshikzės. 

VIRULENCA – Shkalla e patogjenitetit; kapaciteti i njė mikroorganizmi pėr tė prodhuar sėmundje.

MAJA (THARMI) – Fung njėqelizor, zakonisht rrethor apo oval qė shumohet me bulėzim. 

ZOOFIL – Qė infekton kafshėt.

 

 

Fjalor i nxjerrė nga disa burime tė tė dhėnave, pėrfshirė: Rippon, Medical Mycology, Botimi i tretė; Emmons, Binford, Utz, dhe Kwon-Chung, Medical Mycology, botimi i tretė; Ainsworth & Bisby's Dictionary of the Fungi, botimi i shtatė; dhe nga autorė tė tjerė.

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt