x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

MIKOLOGJIA – KAPITULLI V  

FUNGJET FILAMENTOZE

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

 
  Figura 1.
Fungu Fonsecaea pedrosoi, pėrmban fialidet me fialospore pėrcjellėse. Fonsecaea pedrosoi shkakton njė infeksion tė quajtur  kromobllastomikozė, qė vėrehet sidomos nė zonat me lagėshti. Gjendet nė rrėnjėt e drunjve dhe mbeturinat e tokės.
CDC/Dr. Lucille K. Georg

 

KROMOBLASTOMIKOZA 

Kromoblastomikoza ėshtė infeksion i lokalizuar kronik i indeve nėnlėkurore qė shkaktohet nga disa lloje tė fungjeve tė grupit Dematiaceous. Tre agjensėt mė tė shpeshtė janė: 

1. Fonsecaea pedrosoi (figura 1)

2. Cladosporium carrionii (figura 2 and 4)

3. Phialophora verrucosa (figura 3)

Kėto fungje qė njihen me emra tė ndryshėm janė saprofite dhe ndodhen nė tokė dhe nė vegjetacionin e kalbur. Portė hyrėse e kėtyre fungjeve zakonisht ėshtė trauma. Lezionet janė nėnlėkurore, kurse sipėrfaqja e lezionit mund tė jetė e rrafshtė apo verrukoze. Lezionet zhvillohen pėr disa vjet. Kėto mikroorganizma quhen fungje dematiake, sepse ato kanė ngjyrė tė zezė nė murin qelizor tė miceliumeve (nė kulturė dhe nė inde). Nė brendi tė indeve, kėto fungje krijojnė truptha sklerotizues (forma riprodhuese qė ndahen me fizion) dhe reaksion granulomatoz. Shkaktarėt etiologjikė tė kromobllastomikozės janė fungje tė septuara sikur mykrra, janė degėzuese, me pigmentim tė errėt dhe prodhojnė trajtat aseksuale tė quajtura konidie. Kėto dallohen nė kulturė sipas formės dhe formimit tė konidieve. Ndodhen kudo nė natyrė, por kanė shpėrndarje mė tė theksuar nė vendet me klimė tė ngrohtė. Melanina qė ndodhet nė kuadėr tė pigmentit tė fungjeve mund tė jetė faktor virulent. Nė trajtimin e kėtyre infeksioneve, terapia nuk ėshtė aq efikase. Nganjėherė, ekscizioni dhe nxehtėsia lokale mund tė kenė efekt. Flucitozina (5-FC), tiabendazoli, dhe itrakonazoli, po ashtu pėrdoren pėr trajtimin dhe kontrollin e kėsaj sėmundjeje. Testet serologjike nuk kanė ndonjė ndihmesė nė diagnozė.

 

Figura 2
Cladosporium (Cladophialophora) carrionii
, i zmadhuar pėr 475 herė. Shkakton kromobllastomikozė dhe haset kryesisht nė zonat tropikale dhe subtropikale.
CDC/Dr. Lucille K. Georg
Figura 3
Konidioforet e Phialophora verrucosa nė pėrgatesėn mikroskopike. Fialidet kanė formė tė shishes; secila pėrfundon nė konidiet ovoide. Phialophora spp. shkakton kromobllastomikozė dhe faohifomikozė.
CDC/Dr. Libero Ajello

Figura 4
Kultura e Cladosporium carrionii, pas rritjes 4 javėshe. C. carrionii shkakton kromobllastomikozė dhe haset kryesisht nė zonat tropikale dhe subtropikale.
CDC/Dr. Lucille K. Georg
 

mycet.jpg (535544 bytes)  Figura 5
Micetoma: nodulet nėnlėkurore tė shkaktuara nga Madurella Mycetomatis, zmadhimi 100 x
  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

mycet2.jpg (536365 bytes) Figura 6.
 Mycetoma me prani tė 
geotrihiumit   © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

 

MICETOMA (Maduromikoza)

Micetomat (tumorėt fungjikė) janė po ashtu infeksione kronike nėnlėkurore (figura 5). Kėto quhen micetoma eumikotike (tumorėt e shkaktuar nga fungjet e vėrteta) pėr dallim nga ato qė shkaktohen nga aktinomictetet (figura 6). Kėta tumorė shpesh invadojnė eshtrat. Diagnoza etiologjike e kėtyre ndryshimeve ėshtė esenciale nė menaxhimin klinik tė pacientit, sepse nė kėto raste prognoza dhe terapia ndryshojnė dukshėm. Veēoritė e micetomės janė:

1.       tumori - ėnjtja

2.       granulat - qė kanė ngjyra tė ndryshme ( tė bardhė, kafe, tė verdhė, tė zezė) dhe

3.       traktet sinusale drenuese.

Tre shkaktarėt mė tė shpeshtė etiologjikė janė:

1. Madurella mycetomatis (figura 7 dhe 8)

2. *Exophiala jeanselmei (figura 9)

3. *Pseudallescheria boydii (figura 10 dhe 11)

* Janė mė tė shpeshtė nė SHBA. Kėto mikroorganizma hasen nė tokė, andaj infeksionet vėrehen kryesisht nė kėmbė.

 Pėr diagnozėn mikrobiologjike dėrgohen kėto mostra klinike:

1. qelbi- me granula;

2. indet – pėr ekzaminim histologjik.

Nė diagnozėn e micetomės ndihmesė tė konsiderueshme japin ngjyra, madhėsia dhe pamja e granulave. Agjensėt e micetomės janė fungje filamentoze qė kėrkojnė 7-10 ditė pėr tė dhėnė rritje nė terrenet ushqyese dhe pastaj edhe disa ditė pėr diagnozė specifike. Kėto fungje identifikohen pėrmes morfologjisė sė kolonive, konidieve dhe reaksioneve biokimike. Nėnllojet e fungjeve nuk mund tė dallohen nė seksionet histopatologjike tė indeve. Mjekimi ėshtė i vėshtirė, por nganjėherė ketokonazaoli dhe itrakonazoli kanė treguar efikasitet terapeutik.
 

Figura 7.
Pamja histopatologjike e “micetomės sė zezė grunore” e shkaktuar nga Madurella mycetomatis e ngjyrosur me ngjyrėn e Gridlit. Kjo micetomė  zakonisht ka shtrirje lokale, por nganjėherė fungu patogjen mund tė depėrtojė pėrmes plagės traumatike deri nė asht.
CDC/Dr. Libero Ajello
Figura 8.
Indi fibroadipoz me micetomė, tė shkaktuar nga Madurella grisea. Micetoma ėshtė infeksion fungal qė karakterizohet me masa sklerotike ose masa tė mėdha tė zeza tė hifeve. Fungu futet pėrmes traumės qė kryesisht ndodh nė kėmbė. Kjo sėmundje mund tė zgjasė me vite.
CDC

Figura 9.
Konidioforet e fungut Exophiala jeanselmei. Exophiala jeanselmei, ėshtė njė fung patogjen pėr njeriun. Manifestimet klinike pėrfshijnė micetomėn, infeksionet e lokalizuara lėkurore, cistat nėnlėkurore, endokarditin, pėrfshirjen cerebrale dhe infeksionet sistemike.
CDC/Dr. Libero Ajello.

Figura 10.
Kultura ku vėrehen konidioforet me konidie te fungu Pseudallescheria boydii. Pseudallescheria boydii ėshtė patogjene pėr njerėz, siodmos tek ato qė kanė imunitet tė kompromituar. Jep infeksione nė tė gjitha pjesėt e trupit qė me njė emėr quhen  “Pseudallescheriasis”.
CDC/Dr. Libero Ajello

Figura 11.
Micetoma eumikotike nga fungu Pseudallescheria boydii. Pseudallescheria boydii ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i eumicetomės nė SHBA. Sėmundja ėshtė kronike me prekje tė lėkurės dhe pjesės nėnlėkurore. Lokalizimi mė i shpeshtė i lezionit ėshtė kėmba.
CDC/Dr. Hardin
 

Figura 12.
 Ngjyrosje floreshente e ndryshimeve histopatologjike te zigomikoza tė shkaktuara nga Rhizopus arrhizus. Rhizopus arrhizus, njihet si shkaktar i zigomikozės, njė sėmundje angiotropike, qė ka predispozitė pėr invadimin e enėve tė gjakut andaj mund tė ketė pėrhapje sistemike.
CDC/Dr. William Kaplan

Figura 13.
 Ndryshimet histopatologjike nė valvulėn e zemrės nga zigomikoza e shkaktuar prej Mucor pusillus. Nė ngjyrosjen me metenaminė argjendi mund tė vėrehen elemente fungale tė shoqėruara me zigomikozė pėrfshirė hifet e septuara dhe ishujt e inflamimit kronik granulomatoz.
CDC/Dr. Libero Ajello


 

ZIGOMIKOZA 

Zigomikoza, po ashtu, njihet edhe si mukormikozė dhe fikomikozė. Zigomikoza ėshtė njė inflamim akut i indeve tė buta qė zakonisht pėrcillet me invazion fungal tė enėve tė gjakut. Kjo sėmundje fatale dhe rapide mund tė shkaktohet nga disa specie qė I pėrkasin kėsaj klase tė fungjeve. Zigomicetet, sikurse kandidat, janė tė kudondodhura dhe rrallė shkaktojnė sėmundje nė personat imunokompetent. Disa faktorė predispozues qė rrisin ndjeshmėrinė ndaj infeksionit me kėto mikroorganizma janė: diabeti, djegiet e sipėrfaqeve tė mėdha trupore, imunosupresioni ose pėrdorimi i drogave injektuese.

Tri gjinitė mė tė shpeshta etiologjike janė:

1. Rhizopus species (figura 12)

2. Mucor species (figura 13)

3. Absidia species

Veēoritė: pėrhapje e gjerė nė natyrė, zakonisht nė tokė, mbeturina organike, perime tė prishura nė frigorifer dhe nė bukėn e mykur. Tė shpeshta janė infeksionet rinocerebrale. Kjo sėmundje vėrehet kryesisht te pacientėt qė kanė diabet tė pakontrolluar. Njė shembull tipik i kėtij infeksioni mund tė vėrehet te pacientėt me diabet tė pakontrolluar qė vijnė nė emergjencė (mund tė jenė komatozė, varėsisht nga gjendja e diabetit) dhe kanė njė rritje nė formė pambuku nė pjesėn e sipėrme tė gojės ose nė hundė. Kėto janė hifet e fungjeve. Nėse nuk trajtohet, pacienti mund tė vdesė brenda disa orėve apo ditėve. Ēka duhet bėrė te ky pacient? Para se tė jepet amfotericina, doemos duhet kontrolluar statusi i diabetit.

Kėto fungje kanė prirje pėr t’i invaduar enėt e gjakut (sidomos arteriet) dhe t’u futur nė tru pėrmes enėve tė gjakut apo pėrmes pllakės kribroze. Kjo ėshtė arsyeja qė ato shkaktojnė shumė shpejt vdekjen.

Kultura: Myk i bardhė qė rritet nė mėnyrė rapide brenda 24 - 48 orėsh. Me kalimin e kohės dhe pas formimit tė sporangiumeve, kolonitė marrin ngjyrė gri tė mbyllėt. Sporangiumet pėrmbajnė spore tė errėta. Miceliumi ėshtė i gjerė (10-15 mikronė), nė trajtė shiriti dhe i paseptuar (koenocitet). Kjo dukje vėrehet qartė edhe nė seksionet e indeve. Identifikimi diagnostik bėhet nė bazė tė morfologjisė sė kulturės.

Nė trajtimin e kėsaj sėmundjeje bėhet debridimi dhe dhėnia e amfotericinės. 

Nė diagnozėn e sėmundjes ekziston edhe njė test i imunodifuzionit, por mjeku nuk mund tė presė kėtė rezultat sepse kėrkohet intervenim i shpejtė. Diagnoza dhe terapia duhet tė jenė tė menjėhershme dhe bazohen kryesisht nė vėshtrimin klinik.

 

Pacienti me infeksion fungal periorbital, qė njihet si mukormikozė ose fikomikozė. Mukormikoza ėshtė sėmundje e rrezikshme fungale qė zakonisht haset te pacientėt me imunitet tė kompromituar dhe prek regjionin e syrit dhe hundės. Prej aty rritet dhe jep destruksion tė indeve periorbitale; mund tė invadojė edhe zgavrrėn e trurit. CDC/Dr. Thomas F. Sellers/Emory University Sporangiumet e reja tė fungut Mucor spp. Mucor ėshtė myk qė jep njė grup tė infeksioneve tė quajtur Zigomikoza. Infeksioni prek hundėn, fytyrėn, kokėn, mushkėritė, traktin gastrointestinal, lėkurėn e mė rrallė organet tjera. CDC/Dr. Lucille K. Georg
asper6.jpg (23955 bytes)  Konidia: fialokonidia e Aspergillus fumigatus  CDC

Konidioforet e fungut Aspergillus flavus. Aspergillus spp. janė fungje filamentoze, kosmopolite qė ndodhen kudo nė natyrė. Zakonisht janė fungjet mė tė shpeshta filamentoze nė infeksionet invazive. CDC/Dr. Libero Ajello

  Ekzaminim radiologjik qė tregon aspergilozėn me aspergillomė, ose topth i fungut nė lobin e sipėrm tė mushkėrisė sė djathtė. Sėmundjet e mushkėrive mund t’i dėmtojnė ato duke krijuar kaverna, qė mund tė predisponojnė pėr shfaqjen e aspergillomės. Mandej ky fung mund tė lirojė prodhime toksike dhe alergjike qė e keqėsojnė gjendjen e pacientit. CDC/M. Renz

 

ASPERGILLOZA 

Aspergillet japin njė shumėllojshmėri sėmundjesh. Ato ndodhen kudo nė natyrė dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė zbėrthimin dhe kompozimin e bimėve. Sikurse kandidat dhe zigomicetet, edhe kėto fungje rrallėherė infektojnė strehuesin qė ka imunitet normal. Ky fung ndodhet nė tokė, ushqim e sisteme tė ajrit tė kondicionuar. Madje, Aspergillet mund tė rriten edhe nė brendi tė dezinfektantėve. Ekzistojnė mė shumė se 100 lloje tė Aspergilleve. Pėrfaqėsuesit mė tė shpeshtė tė aspergillozės nė SHBA janė:

1.  Aspergillus fumigatus

2.  Aspergillus niger

3.  Aspergillus flavus

Ekzitojnė tri forma klinike tė aspergillozės sė mushkėrive:

1. Alergjike – mbindjeshmėri ndaj mikroorganizmit. Simptomet mund tė ndryshojnė prej distresit mesatar respirator e deri nė fibrozėn alveolare.

2. Invazion agresiv i indeve. Parimisht ėshtė sėmundje e mushkėrive, por aspergillet mund tė pėrhapen nė cilindo organ. Ato mund tė shkaktojnė endokardit, osteomielit, otomikozė dhe lezione lėkurore.

3. Topthi fungal - shihet nė kavitetet e vjetra tė pacientėve me tuberkulozė. Kjo vėrehet lehtė me anė tė ekzaminimit radiologjik, sepse lezionet (aktualisht koloni tė mykrave qė rriten nė zgavėrr) kanė formėn e gjysmėhėnės (rritja nė formė gjysmėhėne). Pacienti mund tė ekspektorojė elemente fungale sepse ato shpesh mund t’i invadojnė bronket. Nganjėherė nė kėlbazė mund tė vėrehen vargje tė konidieve.

Kultura: aspergillet kėrkojnė 1-3 javė pėr tė dhėnė rritje nė terrenet kultivuese. Kolonitė nė fillim janė si njė micelium i dendur me ngjyrė tė bardhė, qė mė vonė merr ngjyra tė ndryshme (sipas llojit tė fungut bazuar nė ngjyrėn e konidieve). Hifet janė degėzuese dhe tė septuara. Nėnllojet e ndryshme dallohen nė bazė tė formimit tė sporeve si dhe ngjyrės, formės dhe pamjes sė jashtme.

Histopatologjia: Hifet e septuara janė tė gjera dhe formojnė degėzime dihotome, d.m.th. njė hife degėzohet nė dy hife ēifte dhe pastaj nė tė njejtėn mėnyrė vazhdon degėzimi i miceliumit.

Serologjia: ekziston njė test i shkėlqyeshėm serologjik pėr diagnozėn e aspergillozės (testi i imunodifuzionit). Prania e tri apo mė shumė vijave zakonisht indikon prognozėn e rėndė-invazionin e indeve.

Terapia: Itraconazol dhe Amfotericinė B.
 

Fotomikrografi nė tė cilėn shihet koka e konidies sė Aspergillus niger. Ato janė tė mėdha, nė formė globi, me ngjyrė kafe tė mbyllėt, qė pėrmbajnė spore tė fungjeve. Ky pėrfaqėsues ėshtė ndėr mė tė shpeshtit qė jep aspergillozė invazive tė mushkėrive.  CDC/Dr. Lucille K. Georg asper5.jpg (543371 bytes)  Aspergilloza e gojės. Ngyrosja me metenaminė argjendi. © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

asper2.jpg (517263 bytes) Mushkėritė: Hifet e Aspergillus nė pneumoninė fungale © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

asper4.jpg (492713 bytes)  Granulomat fungale nė mushkėri tė shkaktuara nga Aspergillus fumigatus  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje
  asper3.jpg (344399 bytes) Pneumonia nga Apergillus nė mushkėritė e kaprollit  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

asper1.jpg (490760 bytes)  Aspergilloza e hundės © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje
 


Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt