x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

MIKOLOGJIA – KAPITULLI IV  

MIKOZAT SIPĖRFAQĖSORE 

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

 

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

 
  Mikozat sipėrfaqėsore (lėkurore) zakonisht lokalizohen nė shtresat e jashtme tė lėkurės, flokėve dhe thonjve dhe nuk invadojnė indet e brendshme. Fungjet qė japin infeksione tė tilla quhen dermatofite. Dermatofitet, apo fungjet keratinofile prodhojnė enzime jashtėqelizore (keratinaza), tė cilat kanė aftėsi ta bėjnė hidrolizėn e keratinės.
 
tinea1.jpg (43982 bytes)  Figura 1 Onihomikoza e shkaktuar nga Trychophyton rubrum - thoni i gishtit tė madh tė kėmbės sė majtė dhe tė djathtė. Tinea unguium. CDC/Dr. Edėin P. Eėing, Jr. 
epe1@cdc.gov 

tinea2.jpg (50788 bytes)  Figura 2 Tinea Versicolor nė kafazin e kraharorit. 
CDC/Dr. Gavin Hart

Figura 3.
Njė fėmijė qė vuan nga tinea- infeksion fungal nė pjesėn anėsore tė majtė tė fytyrės dhe veshit. “Tinea faciei” ose "Tinea capitis" janė emėrtime qė pėrdoren te kėto infeksione tė fytyrės tė shkaktuar nga fungjet dermatofite, por jo edhe infeksionet e mjekrrės qė quhen “tinea barbae”. Tinea faciei pėrbėn njė infeksion tė rrallė dhe shpesh diagnosikohet gabimisht nė fazėn fillestare tė sėmundjes.
CDC


 

SHFAQJET KLINIKE  

Tinea d.m.th. qerosje apo “formė unazore”. Dermatologėt e pėrdorin kėtė term pėr tė pėrcaktuar njė numėr tė ndryshėm lėzionesh nė lėkurė ose skalp.

Tinea corporis – lezione tė vogla qė shfaqen kudo nė trup (figurat 6, 7 dhe 8).

Tinea pedis - "kėmba e atletit". Infeksion i gishtit tė kėmbės dhe tabanit tė kėmbėve. 

Tinea unguium (onychomycosis) - thonjtė. Prehen dhe pėrdoren pėr kulturė (figura 1).

Tinea capitis – koka. Mė sė shpeshti haset te fėmijėt. (figurat 3 dhe 4).

Tinea cruris - Infeksion i ijeve, perineumit ose zonės perianale.

Tinea barbae – infeksion i zonave tė rruara tė fytyrės dhe tė qafės (figura 5).

Tinea versicolor – karakterizohet me ēngjyrim njollor tė lėkurės qė mund tė pėrcillet me kruarje. Nga ky lezion mund tė preken afėr 25% e popullatės sė pėrgjithshme. Diagnoza zakonisht vehet me ekzaminimin direkt mikroskopik tė gėrryerjeve tė lėkurės tė cilat trajtohen paraprakisht me KOH. Nė to vėrehen micelie tipike dhe spore tė pėrshkruara sikur “shpageta dhe qofte”. Shkaktohen nga Malassezia furfur (figura 2).
 

EKOLOGJIA

Dermatofitet qė shkaktojnė infeksione humane mund tė kenė burime tė ndryshme natyrore dhe rrugė tė ndryshme tė pėrhapjes:

antropofile – zakonisht shkaktojnė infeksione vetėm nė njerėz; pėrhapen nga njeriu nė njeri pėrmes kontaktit tė ngushtė ose pėrmes objekteve tė kontaminuara.

zoofile – hasen kryesisht tek kafshėt; pėrhapja nė njerėz ndodh zakonisht pėrmes kontaktit tė ngushtė me kafshė (macet, qentė, lopėt) ose me prodhime tė kontaminuara tė tyre.

gjeofile – zakonisht ndodhen nė tokė dhe barten nė njerėz me ekspozim tė drejtpėrdrejtė. Njohja e llojeve tė dermatofiteve dhe burimit tė infeksionit kanė rėndėsi nė mjekimin e pacientit dhe nė kontrollin e burimit tė infeksionit.

Invazioni nga mikroorganizmat zoofilė dhe gjeofilė mund tė shkaktojė sėmundje inflamatore nė njerėz.

Shpėrndarja gjeografike: dermatofitet ndodhen kudo nė natyrė, kurse disa lloje tė caktuara kanė shpėrndarje tė kufizuar gjeografike. 
 
Figura 4.
Njė fėmijė me infeksion tė skalpit tė quajtur “tinea capitis”, qė shkaktohet nga Microsporum sp. Tinea capitis shkaktohet nga njė fung qė jeton nė mjedise tė ngrohta dhe me lagėshti. Ndjeshmėria ndaj kėtij infeksioni rritet dukshėm nė rastet e higjienės sė ulėt, lagėshtisė sė zgjatur nė lėkurė dhe lėndimet e vogla tė lėkurės ose skalpit.
CDC

Figura 5.
 Infeksioni i mjekrrės dhe qafės qė quhet “tinea barbae”. Tinea barbae ėshtė njė infeksion i shkaktuar nga dermatofitet dhe haset nė zonėn e rruajtjes sė mjekrrės te meshkujt. Infeksioni fillon si inflamacion folikular, ose si lezion lėkuror granulomatoz, d.m.th. si reaksion kronik inflamator.
CDC

Figura 6.
Lezionet e Tinea corporis nė krahun e pacientit tė shkaktuara nga fungu Trichophyton rubrum. Pėrfaqėsuesit dermatofitė tė gjinisė Trichophyton qėndrojnė nė tokė, tek njerėzit dhe tek kafshėt dhe prijnė nė disa infeksione tė flokėve, lėkurės dhe thonjve.
CDC

Figura 7.
Pacienti me Tinea corporis nė krah, e shkaktuar nga  Trichophyton mentagrophytes. Gjinia Trichophyton haset nė tokė, njerėz dhe kafshė dhe ėshtė ndėr shkaktarėt prijės tė infeksioneve tė flokėve, lėkurės dhe thonjve ose dermatofitozave te njerėzit.
CDC/Dr. Lucille K. Georg

Figura 8.
Njė pacient nga Guinea me qerosje nė lėkurėn e shpatullės sė djathtė tė shkaktuar nga Trichophyton rubrum. Zakonisht haset si parazit lėkure, ose dermatofit te njerėzit dhe kafshėt. Gjinia  Trichophyton karakterizohet me spore pa ngjyrė qė mund tė japin qerosje nė trup.
Kjo gjendje quhet Tinea corporis. CDC/Lucille K. Georg
 

tricho.jpg (538013 bytes)  Figura 9 Trichophyton mentagrophytes e fituar nga qeni  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

ring2.jpg (532842 bytes)
 Figura 10  Dermatomikoza (qerosja) e folikuleve tė flokut © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje


 

ETIOLOGJIA

Ekzistojnė tri gjini tė dermatofiteve:

1. Trichophyton  - me 19 lloje (figura 9).

Kėto prekin lėkurėn, qimet dhe thonjtė. Rrallėherė mund tė japin infeksione tė shtresės nėnlėkurore (te pacientėt me imunitet tė kompromituar). Pėr tė dhėnė koloni tė dukshme nė terrenet ushqyese iu nevojiten 2-3 javė. Konidiet janė tė mėdha (makrokonidiet), tė lėmueshme, me mur tė hollė, tė septuara (0-10 septe) dhe me formė tė  lapsit; kolonitė pėrbėjnė micelium aeral qė rritet me ngjyra tė ndryshme. Nė identifikimin diagnostik pėrdoren veēoritė morfologjike dhe testet specifike biokimike (figura 10). Trichophytrum rubrum ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i tineas nė Karolinėn Jugore. 
 

conid.jpg (521855 bytes)  Figura 11 Dermatomikoza, preparat i ngjyrosur, makrokonidiet e  Microsporum canis  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

ringcalc-an.jpg (38157 bytes) Figura 12. Microsporum canis nga gėrryerjet e lėkurės te njė pacient me dermatomikozė tė qafės qė ėshtė fituar nga macja e infektuar. Fungu ėshtė identifikuar si dermatofit nė bazė tė ngjyrosjes kalcifluore tė gėrryerjeve tė lėkurės tė vėrejtura me njė zmadhim prej 500X. Kjo ngjyrė lidhet me kitinėn e fungut dhe mandej shndrit nėn ndriēim floreshent. 
© Gloria J. Delisle, Leėis Tomalty, Queens University
Ontario and The
MicrobeLibrary

ring1.jpg (261894 bytes)  Figura 13. Qerosja e shkaktuar nga Microsporum gypseum, pllaka e kulturės nė Saboro dekstrozė agar  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

2. Microsporum – posedon 13 lloje. Shkaktojnė infeksione tė qimeve, e mė rrallė tė thonjve. Prevalenca e infeksionit me kėtė fung ka rėnė dukshėm kohėve tė fundit. Identifikimi i kėtij  mikroorganizmi bėhet lehtė nė lėkurėn e kokės, sepse qimet e infektuara lėshojnė njė ngjyrė tė gjelbėrt tė ēelur gjatė ndriēimit me llampėn ultraviolete tė Vudit. Miceliet prej pambuku prodhojnė makrokonidie (figura 11) qė kanė mur tė trashė, formė boshtore, shumėqelizore dhe kanė pamjen e iriqit (gjembore). Njė ndėr nėnllojet mė tė shpeshta tė kėsaj gjinie qė prek njerėzit ėshtė Microsporum canis.

3. Epidermophyton floccosum.  Infekton lėkurėn dhe thonjtė, e mė rrallė qimet. Jep kulturė me ngjyrė tė verdhė, me konzistencė pambuku qė identifikohet pėrmes hifeve tė trasha, tė bifurkuara me makrokonidie tė shumta qė janė tė lėmueshme dhe kanė formė shkopthi.

TERAPIA 

Infeksionet lėkurore mund tė trajtohen me medikamente tė ndryshme. Suksesi terapeutik nganjėherė mund tė jetė evident e nganjėherė jep pak rezultate. Nė grupin e medikamenteve kryesore qė pėrdoren pėr trajtim janė:

Tolfnatati (Tinaktina) qė mund tė merret pa recetė tė mjekut – ka veprim lokal 

Clotrimazole - lokal

Miconazole - lokal.

Ketoconazole duket se ėshtė mė efikasi pėr trajtimin e Tinea versicolor dhe dermatofiteve tė tjera.  

Itraconazole - oral

Terbinifina (Lamisil) - oral, lokal. 

Pėr infeksionet e lėkurės dhe tė thonjve: 

Morfolinet - oral

Pėr infeksionet qė prekin skalpin dhe sidomos thonjtė, mė sė shpeshti pėrdoret griseofulvina. Ky antimikotik pėrfshihet nė shtresat e reja tė keratinės pėr tė krijuar pengesė pėr invadimin e mėtejmė tė fungjeve. Ky proces ėshtė shumė i ngadalshėm dhe kėrkon ordinim tė medikamenteve me rrugė orale pėr njė kohė tė gjatė- prej 6 deri 9 muaj (te infeksionet e thonjėve nė duar) dhe 12-18 muaj (pėr infeksionet e thonjve tė kėmbės).

Itrakonazoli dhe trebinafina janė medikamente tė pėrzgjedhuar tek onihomikozat.
 

REAKSIONET IDENTIFIKUESE

Pacientėt e infektuar mė dermatofite mund tė kenė lezione (p.sh. nė duar) me ē’rast nganjėherė fungjet nuk mund tė izolohen e as tė dėshmohet prania e tyre. Mendohet se kėto lezione, qė shpesh hasen nė dorėn dominante, janė tė karakterit dytėsor si pasojė e ndjeshėmėrisė imunologjike ndaj njė infeksioni parėsor (shpesh tė pavėrejtur) qė lokalizohet diku tjetėr (p.sh. nė kėmbė). Kėto lezione dytėsore nuk pėrgjigjen nė terapinė lokale, por tėrhiqen nėse trajtohet me sukses lezioni parėsor.

 

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt