x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

MIKOLOGJIA – KAPITULLI II  

ACTINOMYCETES 

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

  

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

Figura 1
Streptomyces spp. – prokariot filamentoz Gram-pozitiv ose me formė tė ērregullt; pėrdoret pėr pėrfitimin e antibiotikut streptomicinė. Shkakton  sėmundjen “madura foot” dhe micetomėn. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

Nė kėtė seksion do tė diskutohen 3 gjini tė aktinomiceteve: Actinomycetes, Nocardia dhe Streptomyces. Studimet bashkėkohore dėshmuan se kėto mikroorganizma i takojnė grupit tė baktereve tė larta, por pėr shumė kohė mendohej se ato janė fungje sepse kanė forma filamentoze me diametėr prej 0.5-0.8 mikronė qė duken tė degėzuara (figura 1). Disa lloje tė tyre nė kultura formojnė micelie aerale. Manifestimet klinike tė infeksionit me kėto mikroorganizma janė tė ngjashme me ato tė infeksioneve tė shkaktuara nga fungjet sistemike. Pra, tashmė dihet se kėto mikroorganizma nuk i pėrkasin fungjeve, por janė baktere dhe kanė afėrsi me mikobakteret. Nė vazhdim po japim disa fakte qė duhet t’i dini pėr kėto gjini:

Actinomyces janė anaerobe, kurse Nocardia dhe Streptomyces janė aerobe. 

Nocardia ngjyroset pjesėrisht me ngjyrosje acidoalkoolo-rezistente , kurse Actinomyces dhe Streptomyces nuk kanė kėso veti. 

Aktinomicetet prodhojnė granula. Shumica e aktinomiceteve nė inde nuk ngjyrosen me HE, ngjyrosje qė  pėrdoret zakonisht nė histopatologjinė e pėrgjithshme. Tė gjitha gjinitė mund tė prodhojnė granula; Aktinomicetet gati gjithmonė prodhojnė granula.
 

 

 

actino-lump.jpg (279829 bytes) Figura 2
Aktinomikoza cervikofaciale
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje


 

AKTINOMIKOZA 

Aktinomikoza ėshtė sėmundje kronike qelbėzuese dhe granulomatoze qė haset nė zonat cervikofaciale, torakale ose abdominale.

Shkaktari mė i shpeshtė i aktinomikozės ėshtė mikroorganizmi Actinomyces israelii qė infekton edhe njerėzit edhe kafshėt. Te gjedhet sėmundja quhet “nofulla gungaqe”, pėr shkak tė abscesit tė madh tė krijuar nė kėndin e nofullės. Te njerėzit, A.israeli ėshtė njė mikrob endogjen qė mund tė izolohet nga goja e njerėzve tė shėndoshė. Nganjėherė, pacienti i infektuar mund tė ketė absces tė dhėmbit dhe pas nxjerrjes sė dhėmbit mikrobi endogjen e kolonizon indin e traumatizuar dhe shkakton infeksion qelbėzues. Kėto abscese nuk janė tė kufizuar vetėm nė nofull por ato mund tė vėrehen edhe nė regjionin torakal dhe atė abdominal. Pacienti zakonisht ka lezion qelbėzues qė drenon. Pikėrisht ky material dėrgohet nė laborator pėr pėrpunim dhe diagnozė klinike mikrobiologjike. Diagnoza preliminare mund tė bėhet aty pėr aty: nėse rrotullohet epruveta me qelb, granulat e verdha tė sulfurit qė janė karakteristike pėr kėtė mikroorganziaėm, mund tė shihen edhe makroskopikisht. Kėto granula mund tė shihen edhe nėse qitet ujė steril mbi gazėn e cila pėrdoret ta mbuluar lezionin. Uji e shpėrlan materialin qelbėzues duke i lėnė granulat me ngjyrė ari nė gazė. Ky mikroorganizėm mund tė shihet nė preparatet histologjike si “granula tė sulfurit” (figurat 3 dhe 4) tė rrethuara nga leukocitet polimorfonukleare qė formojnė sė bashku reaksionin indor qelbėzues. Kjo baktere ėshtė Gram pozitive (figura 5), ka formė shkopthore qė shpesh degėzohet (figura 6). Kultivimi i kėtij mikroorganizmi bėhet nė kushte anaerobe. Lezionet duhet tė drenohen nė mėnyrė kirurgjike para se tė fillohet me terapi me antibiotikė. Medikament i pėrzgjedhur penicilina nė doza tė larta (18-20 milionė njėsi ndėrkombėtare nė ēdo 6 orė).


 

actino-lump2.jpg (463187 bytes) Figura 3
Granulat sulfurike nė aktinomikozė 
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

Figura 4
Ndryshimet histopatologjike tė shkaktuara nga Actinomyces israelii. Nė pjesėn qėndrore tė imazhit vėrehen “granulat sulfurike” qė janė ngjyrosur me metodėn e modifikuar tė Fite-Farakos. Kėto granula nė fakt paraqesin koloni tė A. israelii.
CDC/Dr. Lucille Georg

Figura 5
Actinomyces viscosus. Ngjyrosja sipas Gramit.   CDC/Dr. W.A. Clark

Figura 6
Ngjyrosja sipas Braunit dhe Brenit tek abscesi i trurit, i shkaktuar nga  A. naeslundii
Actinomyces spp. zakonisht vėrehen te pacientėt me imunitet tė kompromituar, si p.sh. pacientėt me AIDS. Lezionet tipike janė ėnjtja, qelbėzimi dhe formimi i absceseve ose granulomave. CDC/Dr. Lucille Georg

act2.jpg (582703 bytes) Figura 7
Kolonitė e Aktinomiceteve nga abscesi i mushkėrive
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje
 

  Figura 8A
Nocardia asteroides e ngjyrosur nga kultura me vargje tė micelieve aerale. 
CDC/Dr. Lucille K. Georg


  Figura 8B
Nocardia brasiliensis e ngjyrosur sipas Fite-Faracos. 80% e rasteve me nokardiozė tregojnė shenja tė infeksionit invaziv pulmonal tė pėrhapur ose absces truri; 20% tregojnė celulit.
Nė SHBA vlerėsohet se brenda vitit shfaqen 500-1000 raste tė reja. CDC/Dr. Lucille Georg


 

NOKARDIOZA

Nė SHBA, nokardioza parimisht shfaqet si sėmundje e mushkėrive ose si absces i trurit. Kurse, nė Amerikėn Latine mė shpesh shkakton infeksione nėnlėkuruore qė mund tė shoqėrohen nganjėheė me abscese drenuese. Madje, nganjėherė mund tė shkojė me lezione nė kraharor qė pėrcillen me drenim tė ngjashėm sikur aktinomicetet. Absceset e trurit shpesh janė lezione sekondare.

Llojet mė tė shpeshta tė Nokardieve qė japin sėmundje nė njerėz janė N. brasiliensis dhe N.asteroides. Kėto mikroorganizma zakonisht qėndrojnė nė tokė, por po ashtu mund tė gjinden edhe si florė endogjene nė sputumin e personave tė shėndoshė.

N.asteroides (figura 8A) zakonisht shkakton nokardiozėn e mushkėrive (figurat 9-11) kurse N.brasiliensis (figura 8-B) shkakton kryesisht lezionet nėnlėkurore. Varėsisht nga prezentimi klinik i sėmundjes, pėr diagnozėn mikrobiologjike dėrgohen kėto mostra: kėlbaza, qelbi ose materiali i biopsisė. Kėto mikroorganizma rrallėherė formojnė granula. Nokardiet janė bacile aerobe, Gram pozitive dhe pjesėrisht ngjyrosen me ngjyrė acide qė nuk ėshtė uniforme. Nė diagnozėn e infeksioneve tė shkaktuara nga ky mikroorganizėm nuk pėrdoren testet serologjike. Pėr trajtimin e kėtij infeksioni medikament i pėrzgjedhur ėshtė baktrima (trimetoprima dhe sulfametoksazoli). Nokardia rritet nė shumicėn e terreneve bakteriologjike dhe terreneve qė pėdoren pėr rritjen e bacilit tė tuberkulozit. Kjo baktere ka shpėrndarja gjeografike kudo nė botė. 

 

nocard1.jpg (579964 bytes)  Figura 9
Pleuriti i shkaktuar nga nokardioza 
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje
nocard2.jpg (531849 bytes) Figura 10
Pleuriti nė murin torakal i shkaktuar nga nokardiat
  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

nocard3.jpg (394926 bytes) Figura 11
Mushkėritė: pleuriti nga nokardioza
  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

 
Figura 12
Granulat aktinomikotike micetomatoze tė shkaktuara nga  Streptomyces somaliensis. Streptomyces spp. janė aktinomicete aerobe Gram-pozitive qė njihen pėr prodhimin e substancave antimikrobike. Rrallėherė japin sėmundje nė njerėz dhe atė nė trajtė tė lezioneve tė lokalizuara kronike tė lėkurės
. CDC


 

STREPTOMIKOZA 

Pėrfaqėsuesit e Streptomiceteve zakonisht shkaktojnė sėmundjen e quajtur micetoma (tumor fungal). Kėto infeksione zakonisht prekin zonėn nėnlėkurore, por ato mund tė pėrhapen mė thellė dhe ta invadojnė edhe ashtin. Disa lloje prodhojnė proteazė qė inkibon veprimin e makrofagjeve. Nė laborator zakonisht dėrgohet qelbi apo biopsia e lėkurės pėr diagnozė mikrobiologjike. Streptomicetet janė aerobe sikurse nokardiat  dhe mund tė rriten si nė terrene bakteriologjike ashtu edhe nė ato fungale (Saboro). Ato prodhojnė njė micelium aeral tė bardhė me shumė degėzime. Nė ecurinė e diagnozės klinike ėshtė me rėndėsi qė laboratori tė njoftohet paraprakisht me mikroorganizmin e dyshimtė, pasiqė shumica e patogjenėve bakterorė do tė rriten brenda natės, kurse fungjet kėrkojnė kohė mė tė gjatė pėr tė dhėnė rritje tė dukshme nė kulturė. Disa lloje tė streptomiceteve prodhojnė granula me dimensione, cilėsi dhe ngjyrė tė ndryshme (figura 12). Elementet bazike nė diagnozėn e kėtyre infeksioneve janė prania e kėtyre granulave, struktura e kolonive tė rritura dhe testet biokimike. Kėto mikroorganizma kanė shtrirje tė gjerė kudo nė botė. Nuk ka teste serologjike pėr diagnozėn e streptomikozave, kurse medikament i pėrzgjedhur nė terapi ėshtė kombinimi i trimetoprim/sulfametoksazolit me amfotericinėn B. Nė viset tropike, kjo sėmundje mund tė kalojė pa u diagnostikuar ose pa u trajtuar pėr njė kohė tė gjatė, prandaj nė kėto vende shpesh si alternativė e vetme nė mjekim mbetet amputimi kirurgjik.

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt