x x

c

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

MIKOLOGJIA – KAPITULLI I 

HYRJE NĖ MIKOLOGJI

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

 

E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
 
 
  Figura 1. Sporet e Chaetomium globosum. Chaetomium ėshtė njė askomicete dhe nė shumicėn e rasteve sporet kanė formė limoni me njė pore tė vetme
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

  Figura 2. Bazidiokarpet mbėshtetėse tė fungut qė tregojnė hifet gjenerative ( sporeformuese). Sporet riprodhuese janė tė shpėrndara nėpėr pore nė sipėrfaqe tė mbajtėseve.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

  Figure 3. Mucor spp. me spore. Konidioforet janė tė pjekura dhe membrana e tyre e jashtme ėshtė e dezintegruar duke lejuar lirimin e sporeve (onidieve). Mucor ėshtė njė fung i shpeshtė nė shumė mjedise. Ėshtė njė zigomicete qė mund tė jetė me veti alergjike dhe shpesh vėrehet si saprofit nė tokė, materialin e vdekur ( si p.sh. nė sanė), bajgat e kalit dhe nė pemė. Ėshtė mikroorganizėm oportun patogjen dhe mund tė shkaktojė sėmundje te personat me imunitet tė komprometuar. Lokalizimi i infeksioneve ėshtė zakonisht nė mushkėri, sinuset nazale, tru, sy dhe lėkurė. Disa lloje janė izoluar te rastet me zigomikozė, por nė praktikė pėrdoret gjerėsisht termi mukormikoza. Zigomikoza pėrfshin infeksionet mukokutane dhe rinocerebrale si dhe infeksionet renale, gastritin dhe infeksionet e mushkėrive.
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

 

KLASIFIKIMI

Fungjet janė mikroorganizma eukariotė qė nuk pėrmbajnė klorofil, por kanė mur qelizor, struktura filamentoze dhe prodhojnė spore. Kėto mikrobe rriten si saprofitė dhe zbėrthejnė materiet e vdekura organike. Varėsisht sipas mėnyrės sė klasifikimit tė tyre, sot njihen afėr 100.000 deri 200.000 lloje tė fungjeve. Nė mjekėsi, njihen afėr 300 lloje tė fungjeve qė shkaktojnė sėmundje nė njerėz.

Qeniet e gjalla klasifikohen nė pesė mbretėri. Njė mbretėri tė veēantė e pėrbėjnė fungjet.

MBRETĖRIA

VEĒORIA

SHEMBULL

Monerat

Prokariocit

Bakteret
Aktinomicetet

Protistat

Eukariocit

Protozoat

Fungjet

Eukariocit *

Fungjet

Bimėt

Eukariocit

Bimėt, Myshqet

Shtazėt

Eukariocit *

Artropodet
Gjitarėt
Njeriu

 

* Kjo veēori ėshtė pėrgjegjėse pėr dilemėn terapeutike nė terapinė antimikotike.

Taksonomia e mbretėrisė sė fungjeve ėshtė evolutive dhe nganjėherė edhe kundėrthėnėse. Nė tė kaluarėn, klasifikimi i tyre bazohej kryesisht nė morfologjinė  e vėrejtur me mikroskop tė thjeshtė optik. Mirėpo, metodat moderne tė studimit tė ultrastrukturės sė fungjeve, metodat biokimike dhe ato molekulare kanė sjellur dėshmi tė reja qė kanė ndryshuar taksonominė. Fungjet qė kanė rėndėsi mjekėsore janė ndarė nė katėr rende:

1. Askomikota- shumėzimi seksual ndodh nė qeskėn e quajtur askus me prodhim tė askosporeve (figura 1).

2. Bazidiomikota- shumėzimi seksual ndodh nė qeskėn e quajtur bazidium me prodhim tė bazidiosporeve (figura 2).

3. Zigomikota- kanė shumėzim seksual me gamete dhe aseksual pėrmes krijimit tė zigosporeve (figura 3).

4. Fungjet mitosporike (Fungi Imperfecti) – nuk kanė formė tė shumėzimit seksual. Nė kėtė grup bėjnė pjesė shumica e fungjeve patogjene.

 

Figura 4.
Candida albicans – stadi i majave dhe hifeve. Trajta e majave zakonisht haset nė lėkurėn e njeriut, nė traktin e sipėrm respirator, traktin tretės dhe traktin gjenital femėror. Ky mikroorganizėm posedon cikėl jetėsor dyformėsh me stadin e majave dhe atė tė hifeve. Majat prodhojnė hife dhe pseudohife. Pseudohifet mund ta rrisin qelizėn e majave pėrmes bulėzimit apikal ose lateral. Shkakton kandidozė qė pėrfshin infeksionin e gojės dhe vaginės (vulvovaginitin).
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
MORFOLOGJIA

Fungjet patogjene mund tė ekzistojnė nė trajtė tė majave (tharmeve) ose hifeve (figura 4). Tėrėsia e njė mase tė hifeve e pėrbėn miceliumin. Majat janė struktura mikrobike njėqelizore, kurse miceliet janė struktura filamentoze shumėqelizore, tė pėrbėra nga qelizat tubulare me mur qelizor. Majat shumėzohen me bulėzim, kurse miceliumet degėzohen dhe trajta e degėzimit tė tyre ofron ndihmesė nė identifikimin morfologjik. Nėse miceliet nuk kanė mure ndarėse (septe), aėherė ato quhen koenocite (tė paseptuara). Termet “hife” dhe “micelium” shpesh pėrdoren si sinonime. Disa fungje shfaqen nė tė dy format strukturore (maja dhe micelie). Kėto quhen fungje dyformėshe.

Fungjet dyformėshe

Fungjet dyformėshe kanė dy forma jetėsore (figura 5):

1. MAJAT - (forma parazitare ose patogjene). Kjo formė zakonisht vėrehet nė inde, eksudate ose nė kultura (nėse inkubohen nė 37°C).

2. MYCELIUMI - (forma saprofite). Kjo formė vėrehet nė natyrė ose gjatė kultivimit nė temperaturė 25°C. Shndėrrimi nė formėn strukturore tė majave luan rol qenėsor nė patogjenezėn e sėmundjes. Fungjet mund tė identifikohen nė bazė tė vetive morfologjike ose biokimike, pėrfshirė dukjen e trupthave tė tyre prodhues. Sporet aseksuale mund tė jenė tė mėdha (makrokonidiet, kllamidiosporet) ose tė vogla (mikrokonidiet, blastosporet, artrokonidiet).

Ekzistojnė katėr trajta tė manifestimit klinik tė sėmundjeve mikotike:  

1. Mbindjeshmėria (hipersensitiviteti) – reaksion alergjik ndaj mykrave dhe sporeve.
2. Mikotoksikozat- helmimi i njerėzve dhe kafshėve nga prodhimet ushqimore tė kontaminuara me fungje qė prodhojnė toksina.
3. Micetizmi- konsumi i toksinės sė preformuar (helmimi me kėrpudha).
4. Infeksioni 

Ne do tė pėrqėndrohemi vetėm nė tipin e fundit tė sėmundjeve mikotike – nė fungjet patogjene qė shkaktojnė sėmundje te njerėzit. Shumica e fungjeve patogjene nuk prodhojnė toksina, por ato tregojnė modifikime fiziologjike gjatė infeksionit parazitues (p.sh. vlera tė shtuara metabolike, rrugė alternative tė metabolizmit dhe strukturat e modifikuara tė murit qelizor). Shumica e fungjeve patogjene janė aerotolerante dhe mund t’i rezistojnė efekteve tė radikaleve aktive tė oksigjenit gjatė zbėrthimit respirator tė fagociteve. Prandaj, fungjet mund t’i rezistojnė shumė faktorėve mbrojtės tė organizmit. Fungjet janė tė kudondodhura nė natyrė dhe shumica e njerėzve iu ekspozohen kėtyre mikroorganizmave. Shfaqja e infeksionit mikotik zakonisht varet nga madhėsia e inokulumit tė fungjeve dhe nga rezistenca e strehuesit ndaj infeksionit. Kurse shkalla e manifestimit klinik tė infeksionit varet kryesiht nga statusi imunologjik i strehuesit. Nėse fungjet janė izoluar nga gjaku qė ėshtė marrė prej njė kateteri brendavenoz, atėherė kjo mund tė jetė rezultat i kolonizimit tė kateterit, fungemisė kalimtare ose infeksionit tė vėrtetė. Mjeku duhet tė marrė vendim pėr interpretimin diagnostik duke u bazuar nė tė gjitė faktorėt relevantė siē janė: gjendja klinike e pacientit, parametrat klinikė, statusi i pėrgjithshėm, rezultatet e analizave tė tjera laboratorike etj. Vendimi ėshtė shumė i rėndėsishėm nė menaxhimin klinik tė pacientit, pasiqė trajtimi i infeksioneve sistemike tė shaktuara nga fungjet kėrkon pėrdorim agresiv tė medikamenteve tė cilat zakonisht kanė edhe toksicitet tė konsiderueshėm. Shumica e agjensėve mikotikė janė saprofitė tė tokės dhe sėmundjet mikotike; ato nuk janė infektivė dhe nuk pėrhapen nga njeriu nė njeri (me pėrjashtime tė rralla: kandidozat dhe disa dermatofite). Mund tė shfaqen edhe epidemi me kėto mikrobe, por ato nuk janė pasojė e infekciozitetit, por e ekspozimit mjedisor. Shumica e fungjeve qė shkaktojnė infeksione sistemike kanė ciklin e veēantė tė ekzistencės ekologjike nė natyrė. Vendqėndrimi i tyre ėshtė specifik pėr disa fungje dhe do tė diskutohet mė vonė. Nė kėto mjedise, mikroorganizmat saprofitė rriten dhe zhvillohen. Vendbanimi i fungjeve, ėshtė po ashtu burim i elementeve tė fungjeve dhe sporeve, ku njerėzit dhe kafshėt, strehuesit e rastėsishėm, ekspozohen ndaj thėrmizave infektive. Prandaj gjatė diagnozės sė sėmundjeve mikotike duhet marrė parasysh kėto ndėrlidhje. Mjeku duhet tė jetė i aftė pėr tė nxjerrė anamnezėn komplete nga pacienti, pėrfshirė profesionin dhe tė dhėnat mbi udhėtimet eventuale. Kjo informatė kėrkohet pėr tė rritur ose vėrtetuar diagnozėn diferenciale. Incidenca e sėmundjeve mikotike ėshtė nė rritje e sipėr pėr shkak tė rritjes sė ndjeshėmėrisė ndaj kėtyre infeksioneve. Kjo dukuri vėrehet sidomos te pacientėt qė vuajnė nga AIDS, pacientėt nė terapi imunosupresive dhe si rrjedhojė e pėrdorimit tė metodave invazive nė diagnozė dhe terapinė kirurgjike (implantet prostetike). Nė Karolinėn Jugore sėmundjet mikotike kanė qenė tė raportueshme nė autoritetet pėrkatėse tė shėndetėsisė publike. 

 

 

VIDEO
Rritja dhe ndarja e majave bulėzuese (Saccharomyces cerevisiae)

Rezolucion i lartė
Rezolucion i ulėt

© Philip Meaden
Heriot-Ėatt University
Edinburgh, Scotland  and The MicrobeLibrary


 

 

 

Figure 5 A-E  
©  Phillip Stafford
Dartmouth Medical School

Hanover, Neė Hampshire and The MicrobeLibrary

yeast1q.jpg (42754 bytes) A
Candida albicans ėshtė njė fung dyformėsh sepse rritet si majė njėqelizore nėn disa kushte tė mjedisit dhe si fung filamentoz nė rrethana tė tjera. Qelizat bulėzuese tė majave. C. albicans ėshtė rritur nė 37°C nė mjedis aerob pėr 3 orė nė terrenin me dekstrozė pepton tė majave (DPM). Nė kėtė imazh qelizat e pangjyrosura janė zmadhuar pėr 400 herė. Imazhi ėshtė bėrė me anė tė mikroskopit me fazė kontrasti.

 

yeast2.jpg (53613 bytes) Majat bulėzuese me septum. Septumi ėshtė formuar ndėrmjet bulės sė qelizės bijė dhe qelizės amė, por ndarja ende nuk vėrehet qartė. Ky imazh ėshtė marrė nga kultura e qelizave tė rritura nė 37°C pėr 3 orė nė terrenin DPM. Qeliza e pangjyrosur ėshtė rritur pėr 1000 herė me anė tė mikroskopit me fazė kontrasti.

yeast3.jpg (37037 bytes) C Qelizat ėmė dhe bijė tė Candida albicans. Qelizat janė rritur nė kushte qė favorizojnė krijimin e hifeve pėr 30 minuta. Qeliza bijė ėshtė nė tė djathtė; qeliza ėmė ėshtė majtas. Qeliza bijė ende nuk e ka arritur vėllimin e plotė andaj nuk ka formuar ende hife. Qeliza ėmė ka filluar tė krijojė gypin embrional nga i cili mė vonė krijohet hifa. Ky gyp ėshtė me moshė 6 minutėshe. Muri ndėrmjet gypit embrional dhe qelizės ėmė ende nuk ėshtė formuar. Qelizat e pangjyrosura janė zmadhuar 1,000 herė me ndihmėn e mikroskopit mė fazė kontrasti. 

yeast5.jpg (18584 bytes) D Qeliza e C. albicans pas 3 orėsh. Tri orė pas shfaqjes sė gypit embrional, hifet kanė septa. Nė kėtė stad po ashtu vėrehet edhe njė gyp i ri embrional nė polin distal tė qelizės. Qelizat e pangjyrosura janė zmadhuar pėr 1000 herė me anė tė mikroskopit me fazė kontrasti. 

yeast6.jpg (46040 bytes) E Hifet e C. albicans pas 5 orėsh. Tashmė shumė hife janė evidente. Bashkimi i hifeve po ashtu mund tė vėrehet dukshėm me ē’rast hifet bashkohen duke formuar blastosporet e hifeve qė janė qeliza tė reja bulėzuese.
 
Figura 6
Terreni i Saborrosė me dekstrozė agar me kulturė tė izolatit meksikan tė T. rubrum var. rodhaini. Anėtarėt dermatofit tė gjinisė Trichophyton janė ndėr shkaktarėt mė tė shpeshtė tė infeksioneve tė qimeve, lėkurės dhe thonjėve te njerėzit (dermatofitozat). Nė kėtė gjini bėjnė pjesė llojet antropofile, gjeofile dhe zoofile.
CDC/Dr. Libero Ajello


 

DIAGNOZA

1. Gėrryerjet e lėkurės qė dyshohet se kanė dermatofite ose qelbi nga lezionet e ndryshme mund tė pėrgatiten nė KOH nė xham mikroskopik dhe tė ekzaminohen drejtpėrdrejt me mikroskop.

2. Testet lėkurore (mbindjeshmėria e lėkurės) kanė qenė mjaft tė popullarizuara nė diagnozė, por sot mė rrallė pėrdoren pėr shkak tė interferimit me testet serologjike duke dhėnė rezultate tė rrejshme pozitive. Megjithatė, ato nganjėhere pėrdoren pėr tė vlerėsuar imunitetin e pacientit si dhe indeksin e ekspozimit tė popullatės nė hulumtimet epidemiologjike.

3. Serologjia mund tė jetė efikase nė diagnozėn e disa sėmundjeve specifike fungale. Nė pėrgjithėsi, nuk ka antigjene pėr skriningun e infeksioneve me “fungje”. Pasiqė fungjet kanė veprim tė dobėt antigjenik, efikasiteti i testeve serologjike ndryshon te sėmundjet e ndryshme fungale. Testet serologjike do tė shqyrtohen te secila mikozė veē e veē. Shumica e testeve serologjike tė fungjeve bazohen nė parimin e lateks-aglutinimit, imunodifuzionit tė dyfishtė, fiksimit tė komplementit dhe testet enzimatike. Derisa lateks aglutinimi ndihmon nė zbulimin e antitrupave tė klasės IgM, imunodifuzioni i dyfishtė dhe testi i lidhjes sė kompelentit zakonisht zbulojnė antitrupat e klasės IgG. Disa teste ELISA janė zhvilluar pėr tė zbuluar tė dy grupet e antitrupave.

4. Mikroskopimi i drejpėrdrejtė floreshent mund tė jetė i dobishėm nė identifikimin e infeksioneve fungale. Kjo metodė mund tė pėrdoret edhe te kulturat e padukshme dhe seksionet e indeve tė fiksuara.

5. Biopsia dhe histopatologjia. Biopsia mund tė jetė shumė e dobishme nė identifikimin e fungjeve dhe nė pėrcaktimin e burimit tė invadimit tė tyre. Zakonisht pėrdoret ngjyra e argjendit tė Gomori metenaminės qė ngjyros fungjet me ngjyrė tė zezė ndaj prapavijės sė gjelbėrt. Ngjyra HE nuk i ngjyros gjithnjė mikroorgnizmat, por i ngjyros rregullisht qelizat inflamatore.

6. Kultura.  Diagnoza definitive kėrkon rritjen nė kulturė dhe identifikimin. Fungjet patogjene zakonisht rriten nė agar dekstrozėn e Saborrosė (figura 6). Ky terren ka mjedis lehtėsisht acidik me ph~5.6; pėrmban cikloheksamid, penicilinė, streptomicinė ose antibiotikė tė tjerė inkibues qė shtohen pėr tė parandaluar kontaminimin bakteror. Zakonisht inokulohen dy kultura dhe inkubohen ndarazi nė 25°C dhe 37°C pėr tė vėrejtur bimorfizmin. Kulturat ekzaminohen makroskopikisht dhe mikroskopikisht. Inkubacioni dhe vėrejtja e kolonive mund tė zgjasė deri 4 javė.

 

 

STRUKTURA MOLEKULARE
Amfotericina B 
Ketokonazoli 
Griseofulvina  
5-fluorocitozina

MJEKIMI

Qelizat e gjitarėve nuk kanė enzime qė i zbėrthejnė polisaharidet e murit qelizor tė fungjeve. Prandaj, kėto mikroorganizma patogjenė nuk mund tė ērrėnjosen vetėm nga forcat mbrojtėse tė strehuesit. Pasiqė edhe gjitarėt edhe fungjet janė eukariotė, mjedisi qelizor nė aspektin biokimik ėshtė i ngjashėm nė tė dy grupet. Membranat qelizore tė tė gjitha qelizave eukariote pėrmbajnė sterole; ergosteroli ndodhet nė membranėn qelizore tė fungjeve dhe kolesteroli nė membranėn qelizore tė gjitarėve. Prandaj, shumica e substancave qė e dėmtojnė fungun invadues zakonisht do tė kenė edhe efekte serioze anėsore edhe nė membranėn e qelizave tė gjitarėve. Edhepse antimikotikėt kanė qenė ndėr agjensėt e parė kemoterapeutikė (jodidet orale) tė pėrdorur qė mė 1903, zhvillimi i mėtejmė i kėtyre agjensėve antimikrobikė ka ngecur nė krahasim me substancat antibakterore. Kjo shpjegohet me faktin se te qelizat eukariote shumė vėshtirė zbatohet parimi i toksicitetit selektiv qė ėshtė i nevojshėm nė frenimin e mikrobeve invaduese me dėmtime minimale tė qelizave tė strehuesit.

Agjensėt kryesorė antifungjikė janė: 

Amfotericina B

Ėshtė njė antimikotik me strukturė poliene. Zakonisht ėshtė medikament i pėrzgjedhur nė infeksionet sistemike fungale. Ka afinitet mė tė lartė pėr ergosterol nė membranat qelizore tė fungjeve sesa pėr kolesterolin e qelizave tė strehuesit. Pasi tė lidhet pėr ergosterol e shkatėrron membranėn qelizore duke shkaktuar vdekjen e qelizės sė fungjeve. Amfotericina B, zakonish jepet me rrugė brendavenoze (pacienti duhet tė spitalizohet), nė kohėzgjatje prej 2-3 muajsh. Gjatė pėrdorimit tė saj mund tė shfaqen efekte anėsore si: tromboflebit, nefrotoksicitet, ethe, rrėqethje dhe anemi.

Azolet

Azolet (imidazolet dhe triazolet), pėrfshirė edhe ketokonazolin, flukonazolin,dhe itrakonozolin pėrdoren pėr trajtimin e kandidozės mukokutane, dermatofitozės dhe disa infeksioneve sistemike fungale. Flukonazoli ka pėrdorim tė rėndėsishėm te pacienėt me AIDS qė vuajnė nga kriptokokoza. Mekanizmi i pėrgjithshėm i veprimit tė azoleve ėshtė pengimi i sintezės sė ergosterolit. Administrimi oral dhe toksiciteti i redukuar janė pėrparėsitė e kėtij medikamenti ndaj pėrfaqėsuesve tė tjerė terapeutikė tė fungjeve.

Griseofulvina

Griseofulvina ėshtė medikament me veprim shumė tė ngadalshėm qė pėrdoret tek infeksionet e rėnda tė lėkurės dhe tė thonjėve. Veprimi i griseofulvinės varet nga akumulimi i saj nė stratum corneum, ku futet nė inde dhe formon barierė qė pengon depėrtimin e mėtejmė tė fungjeve dhe rritjen e tyre. Jepet me rrugė orale. Mekanizmi i saktė i veprimit tė saj nuk ėshtė i njohur plotėsisht.

5-fluorocitozina

5-fluorocitozina (Flucitozina ose 5-FC) e frenon sintezėn e ARN-sė dhe pėrdoret kryesisht nė trajtimin e kriptokokozės. Jepet me rrugė orale.

 

KLASIFIKIMI KLINIK I MIKOZAVE

Sėmundjet fungale mund tė klasifikohen nė disa mėnyra. Metoda mė praktike e klasifikimit pėr studentėt e mjekėsisė ėshtė taksonomia klinike qė i ndan kėto sėmundje nė :

a. Mikozat sipėrfaqėsore

b. Mikozat nėnlėkurore

c. Mikozat sistemike

d. Mikozat oportune

Mikozat sipėrfaqėsore (ose lėkurore) janė sėmundje fungale qė vėrehen nė shtresat e jashtme tė lėkurės, thonjėve ose qimeve (shtresat e keratinizuara) dhe rrallė e pėrfshijnė indet e thella ose organet (figura 7). Fungjet e pėrfshira quhen dermatofite. Mikozat nėnlėkurore lokalizohen nė indet nėnlėkurore dhe rrallėherė kanė shpėrndarje sistemike. Ato zakonisht formojnė lezione tė thella ulqeroze tė lėkurės ose masa fungale qė mė sė shpeshti hasen nė ekstremitetet e poshtme. Mikroorganizmat etiologjikė janė saprofitė tė tokės qė futen nė organizėm pas traumave nė kėmbė. Mikozat sistemike mund tė pėrfshijnė edhe organet e brendshme dhe pėrhapen gjerėsisht nė organizėm. Secili lloj i fungjeve i ka vendet e veta parapėlqyese pėr lokalizim dhe sėmundje nė organe tė ndryshme.

Mikozat oportune janė infeksione tė shkaktuara nga fungjet qė kanė shkallė tė ulėt tė virulencės. Shkaktarėt etiologjikė janė zakonisht mikrobe qė ndodhen kudo nė natyrė.

 

 

STRUKTURA MOLEKULARE
Ergosteroli

Figura 7.
Lezioni unazor nė lėkurėn e qafės nga Trichophyton rubrum.
CDC/Lucille K. Georg

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt