x x

 

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


  

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 20  

CHLAMYDIA  

Dr Gene Mayer
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

Pėrktheu:
Dr Lul Raka
Fakulteti i Mjekėsisė
Universiteti i Prishtinės

 

SPANJOLLISHT
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
  

 

 



OBJEKTIVAT MĖSIMOR 
Pėrshkrimi i ciklit jetėsor tė kllamidieve

Pėrshkrimi i patogjenezės, epidemiologjisė dhe sindromeve klinike nga kllamidiet  

FJALĖT KYĒE
Trupthat elementarė
Trupthat retikularė
Inkluzioni
Biovari
Serovari
Trakoma
Konjunktiviti inkluziv
LGV
Sindromi Reiter
 Psitakoza
Ornitoza
Agjensi TWAR

CHLAMYDIA

Familja Chlamydiaceae pėrmban gjininė Chlamydia me tri lloje bakteresh qė japin sėmundje te njerėzit:

·         C. trachomatis, shkakton infeksione urogjenitale, trakomė, konjuktivit, pneumoni dhe limfogranulomėn venerike (LGV)

·         C. pneumoniae, shkakton bronkit, sinuzit, pneumoni e si duket edhe aterosklerozė.  

·         C. psittaci, shkakton pneumoni (psitakoza). 

Kllamidiet janė baktere tė vogla parazituese obligative brendaqelizore, pėr tė cilat nė fillim mendohej se janė virusė. Por, pasiqė pėrmbajnė ADN, ARN, ribosome dhe vetė i sintetizojnė proteinat dhe acidet nukleike bėjnė pjesė nė eubaktere. Kllamidiet, sikurse bakteret Gram-negative, posedojnė njė membranė tė jashtme dhe njė tė brendshme qelizore; kanė poashtu edhe lipopolisaharide, por nuk kanė shtresė tė peptidoglikanit. Edhepse i sintetizojnė shumicėn e prodhimeve tė tyre intermediare, ato janė tė paafta pėr tė krijuar vetė ATP-nė e tyre andaj janė parazitė tė energjisė.

Fiziologjia dhe struktura

Trupthat elementarė (TE)
TE janė forma jetėsore tė vogla (0.3 - 0.4 μm) dhe infektive tė kllamidieve. Posedojnė membranė rigjide tė jashtme, qė ėshtė e lidhur nė trajtė tė kryqėzuar me lidhje disulfide. Pėr shkak tė kėsaj membrane, trupthat elementarė janė rezistent ndaj kushteve tė pavolitshme nė ambientin e jashtėm (d.m.th. kur ndodhen jashtė qelizave strehuese eukariote). Trupthat elementarė lidhen pėr receptorė nė qelizėn strehuese dhe shkaktojnė infeksion. Shumica e kllamidieve infekton qelizat epiteliale cilindrike, por disa prej tyre mund tė infektojnė edhe makrofagjet.

Trupthat retikularė (TR) 
TR janė trajta joinfektive brendaqelizore tė kllamidieve. Kurse, nė aspektin metabolik, ato janė trajta aktive shumėzuese tė kllamidieve. Posedojnė njė membranė fragjile, tė cilės i mungon lidhja karakteristike disulfide e TE.

chl-life.jpg (131810 bytes) 
Figura 1 Cikli jetėsor i kllamidieve

Cikli jetėsor (figura 1) – TE lidhen pėr receptorėt e qelizės sė ndjeshme dhe futen brenda qelizės me endocitozė dhe/ose me fagocitozė. Pėrbrenda endosomit tė qelizės strehuese, TE riorganizohen dhe bėhen TR. Kllamidiet e frenojnė bashkimin e endosomit me lizosom, andaj i rezistojnė shkatėrrimit brendaqelizor. Tėrė cikli jetėsor brendaqelizor i kllamidies ndodh nė brendi tė endosomit. TR shumėzohen me fizion binar dhe riorganizohen nė TE. Inkluzionet rezultuese mund tė kenė 100-500 progjeni (figura 2). Eventualisht qelizat dhe inkluzionet lizohen (C.psittaci) ose inkluzioni nxirret jashtė me endocitozė kthyese (C. trachomatis dhe C. pneumoniae) (figura 1).

chl-inc.jpg (494288 bytes) 

chl-inc2.jpg (501766 bytes)
Figura 2 Inkluzionet e kllamidieve 
© Bristol Biomedical Archive. Me leje

chl-inc3.jpg (462699 bytes)
Figura 3 Inkluzionet e kllamidieve nė njė qelizė endoteliale
© Bristol Biomedical Archive. Me leje

trach-map2.jpg (152457 bytes)
Figura 4 Shpėrndarja e trakomės © Organizata Botėrore e Shėndetėsisė

Chlamydia trachomatis  

C. trachomatis shkakton trakomėn, sėmundjen okulogjenitale, pneumoninė e fėmijėve dhe limfogranullomėn venerike (LGV).

Biovaret
C. trachomatis
posedon njė rang tė kufizuar tė strehuesve dhe infekton vetėm qelizat epiteliale humane (njė nėntip mund t’i infektojė edhe mijtė). Nėntipi ndahet nė
biovare (varianta biologjike): trakoma, LGV dhe pneumonia te miu.

Serotipet
Biovaret humane ndahen mė tej nė disa serovare (varianta serologjike; ekuivalente me serotipet) qė dallohen nga proteinat e membranės sė jashtme dhe shoqėrohen me sėmundje tė ndryshme (tabela 1).

 

Tabela 1

Serovari

Sėmundja

Shpėrndarja

A B Ba C 

Trakoma

Azi e Afrikė

D - K

Sėmundje tė syve dhe gjenitaleve:

Konjunktiviti
Uretriti
Cerviciti

Sistemi respirator:

Pneumonia e fėmijėve

Kudo nė botė

LGV1 LGV2 LGV3

Lymphogranuloma venerium (LGV)

Kudo nė botė

 

 

Chlamy-case.gif (13856 bytes) Figura 4A
Chlamydia – Rastet e reportuara nė 100.000 banorė sipas races dhe etnisė: SHBA, 1999  CDC

Chlamy-age.gif (12769 bytes) Figura 4B
Chlamydia – sėmundja sipas moshės dhe gjinisė: SHBA, 1999 CDC

trach-inter.jpg (160619 bytes) Figura 5
Rezultatet e intervenimeve specifike pėr trakomė nė 3 shtete gjatė 30 viteve tė fundit
© OBSH

Patogjeneza dhe imuniteti
C. trachomatis
infekton qelizat e epitelit cilindrik pa cilie. Mikroorganizmi stimulon infiltrimin e polimorfonuklearėve dhe limfociteve qė qojnė nė krijimin e formacioneve folikulare dhe ndryshimeve fibrotike. Shfaqjet klinike rezultojnė nga shkatėrrimi i qelizave dhe pėrgjegjia inflamatore e strehuesit. Infeksioni nuk stimulon imunitet afatgjatė dhe reinfeksioni rezulton nė pėrgjigje inflamatore dhe dėmtim tė indeve.

Epidemiologjia

Infeksionet e syrit

C. trachomatis (biovar: trachoma) haset kudo nė botė me mbizotėrim nė vendet e varfėra dhe me popullacion tė dendur (figura 4). Vlerėsohet se nė botė janė tė infektuar afėr 500 milionė njerėz, kurse 7-9 milionė prej tyre tashmė janė verbuar pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje. C.trachomatis biovar:trachoma ėshtė endemike nė Afrikė, Lindjen e Mesme, Indi dhe Azinė Juglindore. Nė SHBA, mė tė prekurit nga kjo baktere janė amerikanėt nativė. Infeksioni mė sė shpeshti haset te fėmijėt. Bakteret barten pėrmes thėrmizave respiratore, duarve, rrobeve tė kontaminuara, mizave dhe pėrmes kalimit nėpėr kanalin e infektuar tė lindjes. 

Infeksionet e traktit gjenital

C. trachomatis (biovar: trachoma) ėshtė sėmundja mė e shpeshtė transmisive seksuale nė SHBA (4 milionė raste tė reja ēdo vit), kurse nė botė regjistrohen 50 milionė raste nė vit. Nė SHBA, incidenca mė e lartė e sėmundjes ėshtė tek amerikanėt nativė, zezakėt (figura 4A); ndėrsa grup-mosha mė e prekur ėshtė rreth 20 vjeē (figura 4B).

C. trachomatis (biovar: LGV) ėshtė sėmundje seksualisht e transmetueshme qė vėrehet nė formė sporadike nė SHBA, por ėshtė e shpeshtė nė Afrikė, Azi dhe Amerikėn Latine. Njerėzit janė strehues tė vetėm natyror tė kėtij mikroorganizmi. Incidenca e sėmundjes nė SHBA ėshtė 300-500 raste nė vit, kurse homoseksualėt janė burimi kryesor i sėmundjes.
 

chl-conj.jpg (320195 bytes)
Figura 7 Keratokonjuktiviti kllamidial
© Bristol Biomedical Archive. Me leje

trach1.gif (129907 bytes) Figura 8
VRRAGĖZIMET trakomatike

prania e vrragėzimeve nė konjuktivėn tarzale. Ato vėrehen qartė si vija tė bardha, nė konjuktivėn tarsale. Janė vezulluese dhe fibroze. Vrragėzimi, sidomos fibroza difuze mund t’i mbyllė dhe t’i bėjė tė padukshme enėt tarzale tė gjakut. 
© OBSH

trach2.gif (141112 bytes) TRIKIAZA trakomatoza:  sė paku njė qerpik fėrkon kokėrdhokun e syrit  © OBSH

trach3.gif (36031 bytes)  OPACITETI KORNEAL:  prania e opacitetit mbi pupillė. Margjina ėshtė turbullt duke shkaktuar dėmtime serioze nė tė pamur ©  OBSH

Sindromet klinike

Trachoma
Infeksioni kronik ose infeksioni i pėrsėritur me C.trachomatis biovar trachoma rezulton nė inflamacion dhe krijim tė folikuliteve qė pėrfshijnė tėrė konjuktivėn (figurat 7 dhe 8). Vrragėzimi i konjuktivės shkakton kthimin e kapakėve tė syrit qė pėrcillet me ulqerim, vrragėzim dhe krijim tė enėve tė gjakut nė korne. Kjo dukuri qon nė verbim tė pacientit. Emėrtimi trachoma vjen nga termi ‘trakhus” qė do tė thotė i ashpėr dhe karakterizon dukjen e konjuktivės. Inflamacioni i indeve, po ashtu, interferon me sekretimin e lotėve qė pėrbėn njė mekanizėm tė rėndėsishėm mbrojtės kundėr baktereve. Si rrjedhojė, shfaqet infeksioni dytėsor bakteror.

Konjuktiviti inkluziv
shkaktohet nga C.trachomatis biovar trachoma qė shoqėrohet me infeksione gjenitale (serovaret D-K). Infeksioni karakterizohet nga prania e sekretit
mukopurulent, me prani tė infiltrateve tė kornesė dhe nganjėherė me vaskularizim tė kornesė. Te infeksionet kronike mund tė shfaqet edhe vrragėzim i kornesė. Tek tė posalindurit, infeksioni vjen pas kalimit nėpėr kanalin e infektuar tė lindjes dhe bėhet i dukshėm pas 5-12 ditėve. Sėmundjen okulare mund ta shoqėrojnė edhe infeksioni i veshit dhe riniti.

Pneumonia e fėmijėve
fėmijėt qė janė infektuar gjatė lindjes me C. trachomatis (biovar: trachoma; serovaret: D - K) mund tė zhvillojnė pneumoni. Fėmijėt kanė simptome tė gulqimės dhe kollitjes por nuk kanė temperaturė. Sėmundja shpesh e pėrcjell konjuktivitin neonatal.

Lymphogranuloma venerike okulare
Infeksion me serovaret e LGV tė C. trachomatis (biovar: LGV) mund tė qojė nė konjuktivit okuloglandular. Pėrveē konjuktivitit, pacienti ka edhe limfadenopati shoqėruese.

Infeksionet urogjenitale
Te femrat infeksioni ėshtė zakonisht asimptomatik (80%). Nėse shfaqen simptomet e infeksionit ato e pėrcjellin cervicitin, uretritin dhe salpingjitin. Ethet e paslindjes te nėnat e infektuara, janė po ashtu tė shpeshta. Pėr shkak tė
salpingjitit mund tė shfaqet lindje e parakohshme dhe shkallė e rritur e shtatzėnisė ektopike. Nė SHBA, shtatzėnia nė tubat e mitrės ėshtė shkaktari kryesor i vdekjes sė shtatzėnave nė tremujorin e parė. Tek meshkujt, infeksioni zakonisht shkon me simptomatologji klinike (75%). Pas inkubacionit 3 javor, pacienti mund tė ketė sekret uretral, dizuri dhe piuri. Afėr 35-50% e uretriteve jogonoksike shkaktohen nga C. trachomatis (biovar: trachoma). Uretriti post-gonokoksik, po ashtu mund tė shfaqet te pacientėt qė janė tė infektuar me Neisseria gonorrhoeae dhe C.trachomatis. Simptomet e infeksionit me kllamidie shfaqen pas trajtimit tė gonorresė sepse inkubacioni i infeksionit kllamidial ėshtė mė i gjatė.

Afėr 40% e femrave qė kanė infeksion me kllamide dhe qė nuk janė trajtuar apo diagnostikuar me kohė, zhvillojnė sėmundje inflamatore tė komblikut. Ndėrkaq, nė kėtė pėrbėrje 20% e tyre mbesin infertile. Shumė raste tė patrajtuara (18%) rezultojnė nė dhembje kronike tė komblikut.

Femrat e infektuara me kllamidie kanė rrezik 3-5 herė mė tė lartė pėr tė marrė HIV-in.

chl-fract.jpg (35550 bytes) Figura 9 Infeksioni urogjenial me kllamidie te meshkujt. Pas inkubacionit 3 javor, deri 75% e pacientėve kanė simptome (sekret uretral, dizuri dhe piuri)

Sindromi Reiter
ėshtė njė triadė e simptomeve qė pėrfshin konjuktivitin, poliartritin dhe inflamacionin gjenital. Sėmundja shoqėrohet me HLA-B27. Afėr 50-65% e pacientėve kanė infeksion akut me C.trachomatis me shfaqjen e artritit, kurse afėr 80% kanė dėshmi serologjike pėr infeksion tė shkaktuar nga C.trachomatis. Infeksionet tjera (shigelloza ose Yersinia enterocolitica) po ashtu shoqėrohen me kėtė sindromė.

Lymphogranuloma venereum (C. trachomatis biovar: LGV)
Lezioni parėsor nė LGV ėshtė njė lezion i vogėl vezikular, qė nuk pėrcillet me  dhembje, ėshtė i padukshėm dhe shpesh lokalizohet nė penis ose vaginė. Pacienti mund tė ketė ethe, kokėdhembje e mialgji. Stadi dytėsor i sėmundjes shkon si inflamacion i kufizuar i nyjes limfatike drenuese. Nyjet e rritura bėhen “bubone” dhembėse qė mund tė shpėrthejnė dhe tė drenojnė. Inflamimi i nyjes limfatike mund tė shoqėrohet me ethe, kokėdhembje dhe mialgji. Proktiti ėshtė i shpeshtė te femrat; kurse drenazha limfatike nga vagina ėshtė perianale. Proktiti te meshkujt, rezulton nga marrėdhėnia seksuale anale ose nga pėrhapja limfatike prej uretrės. Kursi i sėmundjes ėshtė i ndryshueshėm, por mund tė qojė nė ulqera gjenitale ose elefantiazė pėr shkak tė obstruksionit tė enėve limfatike.

 

Diagnoza laboratorike
Ekzistojnė disa teste laboratorike pėr diagnozėn e C.trachomatis, por sensitiviteti i testit do tė varet nga natyra e sėmundjes, vendi i mostrimit dhe cilėsia e mostrės. Pasiqė kllamidiet janė parazitė brendaqelizorė, pėr analizė duhet dorėzuar strishoja e vendeve tė pėrfshira nga infeksioni. Supozohet se afėr 30% e mostrave tė dorėzuara pėr diagnozė laboratorike janė joadekuate.

Citologjia
Ekzaminimi i gėrryerjeve qelizore tė ngjyrosura pėr praninė e trupthave inkluzivė (figurat 2 dhe 3) mund tė pėrdoret nė diagnozė, por kjo metodė nuk ėshtė aq sensitive sikur metodat tjera.

Kultura
Kultivimi i baktereve ėshtė metodė specifike pėr diagnozėn e infeksioneve nga C.trachomatis. Mostrat qiten nė kulturė tė qelizave tė ndjeshme dhe pastaj ekzaminohen pėr praninė e trupthave inkluzivė qė ngjyrosen me jod. Jodi e ngjyros glikogjenin nė trupthat inkluzivė. Prania e trupthave inkluzivė tė ngjyrosur me jod ėshtė specifik pėr C.trachomatis, pasiqė trupthat inkluzivė tė llojeve tė tjera tė kllamidieve nuk kanė glikogjen dhe nuk ngjyrosen me jod.

Zbulimi i antigjenit
Imunofloreshenca direkte dhe testi i ELISA-s qė zbulon lipopolisaharidet specifike ose proteinat specifike tė membranės sė jashtme janė teste qė shpesh pėrdoren nė praktikėn klinike diagnostike. Asnjėra nuk ėshtė e mirė sikurse kultura, sidomos nėse mostra pėrmban pak mikroorganizma (p.sh. te pacientėt asimptomatikė).

Serologjia
Testet serologjike pėr diagnozėn e kėtyre infeksioneve kanė aplikim tė kufizuar te tė riturit pėr shkak se nuk e dallojnė infeksionin e freskėt nga ai i kaluar. Zbulimi i titrit tė lartė tė antitrupave IgM ėshtė indikativ pėr infeksionin e freskėt. Zbulimi i kėtyre antitrupave te infeksionet neonatale ėshtė mjaft i vlefshėm nė diagnozė.

Testet me acide nukleike
Ekzistojnė tri teste qė bazohen nė teknikėn molekulare. Kėto janė mjaft sensitive dhe specifike dhe tashmė e kanė zėvendėsuar kulturėn si metodė mė e preferuar diagnostike.

Trajtimi dhe paradalimi
Zakonisht pėrdoren tetraciklinat, eritromicina dhe sulfonamidet; por kėto medikamente mund tė kenė veprim tė kufizuar nė vendet endemike, ku shpesh ndodh rishfaqja e infeksionit. Vaksinat kanė pak vlerė dhe nuk pėrdoren nė parandalim. Rruga mė e mirė e kontrollit tė infeksionit ėshtė trajtimi medikamentoz i shoqėruar me pėrmirėsimin e kushteve sanitare-higjienike pėr parandalimin e reinfeksionit. Nė parandalimin e infeksioneve gjenitale, rolin kyq e luajnė praktikat e seksit tė sigurtė dhe trajtimi i menjėhershėm i pacientėve simptomatikė dhe partnerėve tė tyre seksualė.

 

 

Chlamydia psittaci  

C. psittaci ėshtė shkaktar etiologjik i psitakozės (ethet e papagallit). Edhepse sėmundja fillimisht ishte pėrhapur nga papagallėt, burim natyror tė C.psittaci mund tė jetė cilido lloj i shpendėve. Prandaj, sėmundja quhet edhe si ornitozė, nga fjala greke qė d.m.th. “zog”.

Patogjeneza
Trakti respirator ėshtė portė e hyrjes sė mikroorganizmave. Infeksioni vjen me inhalimin e mikrobeve nga zogjtė e infektuar apo nga jashtėqitjet e tyre. Pėrhapja prej njeriut nė njeri ėshtė e rrallė. Nga mushkėritė, mikrobi shkon nė sistemin e qarkullimit tė gjakut dhe transportohet nė mėlqi dhe shpnetkė. Bakteret shumėzohen nė kėto vende ku formojnė vatra fokale tė nekrozės. Mund tė ndodh edhe pėrhapje hematogjene e infeksionit nė mushkėri dhe nė organe tė tjera. Pėrgjigja inflamatore limfocitare nė alveole dhe hapėsirėn intersticiale qon nė edemė, inflitrim tė makrofagjeve, nekrozė dhe nganjėherė hemorragji. Tapat mukotike mund tė paraqiten nėn alveole duke shkaktuar cianozė dhe anoksi.

Epidemiologjia
Pėr ēdo vit mesatarisht shfaqen 50-100 raste tė psitakozės nė SHBA me shfaqje kryesisht tek tė rriturit. Mikrobi ėshtė i pranishėm nė inde, feces dhe pupla tė zogjėve tė infektuar qė janė simptomatikė apo asimptomatikė. Burime tė infeksionit mund tė jenė edhe kafshėt tjera, siē janė macet dhe gjedhet. Mė tė rrezikuarit nga kjo sėmundje janė veterinarėt, mirėmbajtėsit e kopshteve zoologjike, punėtorėt e dyqaneve tė kafshėve dhe punėtorėt e pėrpunimit tė shpezėve. 

BURIMET E INTERNETIT

CDC faqja e psitakozės

psit1.jpg (53790 bytes) Figura 10 Ecuria e psitakozės. Nė rastet e rėnda vdekshmėria ėshtė 5%

Sindromet klinike
Sėmundja zhvillohet pas njė inkubimi prej 7-15 ditėsh. Simptomet janė ethet, rrėqethjet, kokėdhembjet, kolla joproduktive dhe pneumonia e shkallės mesatare. Te rastet e pandėrlikuara, sėmundja tėrhiqet pas 5-6 javėsh. Infeksionet asimptomatike janė tė shpeshta. Ndėrlikimet tjera janė karditi, hepatomegalia dhe splenomegalia (figura 10).

Diagnoza laboratorike
Bazohet nė testet serologjike. Testi indikativ i infeksionit ėshtė rritja katėrfishe e titrit nė serumet ēifte nė testin e lidhjes sė komplementit.

Trajtimi dhe parandalimi
Antibiotikė tė pėrzgjedhur janė tetraciklina ose eritromicina. Kontrolli i infeksioneve te zogjtė bėhet duke ushqyer zogjtė me ushqim, tė cilit i shtohen antibiotikėt. Nuk ka vaksinė kundėr kėsaj sėmundjeje.

 

 

Chlamydia pneumoniae  

Chlamydia pneumoniae ėshtė shkaktare e pneumonisė atipike (pneumonia shetitėse) tė ngjashme me atė qė e shkaktojnė Mycoplasma pneumoniae dhe Legionella pneumoniae. Pėrveē kėsaj, ajo mund tė shkaktojė edhe faringjit, bronkit, sinuzit dhe aterosklerozė. Fillimisht organzimi qe emėrtuar TWAR nga dy izolatet origjinale – Tajvan (TW-183) dhe njė izolat akut respirator i quajtir AR-39. Tani konsiderohet si lloj i veēantė i kllamidieve.

Patogjeneza
Mikroorganizmi bartet prej personi nė person pėrmes thėrmizave respiratore dhe shkakton bronkit, sinuzit dhe pneumoni.

Epidemiologjia
Infeksioni ėshtė i shpeshtė me afėr 200.000-300.000 raste tė raportuara nė vit, kryesisht tek tė rinjtė. Edhepse 50% e njerėzve kanė dėshmi serologjike tė infeksionit, shumica e infeksioneve janė asimptomatike ose mesatare. Sėmundja ėshtė mė e shpeshtė nė bazat ushtarake dhe kampuset e studentėve. Nuk ėshtė identifikuar ndonjė burim animal i kėsaj baktere.

Lidhja potenciale me aterosklerozėn: Njė raport i qershorit tė vitit 1996 nė Journal of American College of Cardiology dėshmoi njė incidencė tė lartė tė C. pneumoniae nė arteriet e pacientėve me aterosklerozė (79% krahasuar me 4% nė grupin kontrollė). Ende nuk ėshtė dėshmuar lidhja kauzale e kėsaj dukurie. Mirėpo, raportet dėshmojnė njė korrelacion tė lartė ndėrmjet pranisė sė antitrupave ndaj C.pneumoniae nė serumin e pacientėve me aterosklerozė si dhe praninė e kėtyre mikroorganizmamve nė arteriet koronare dhe karotide.

Sindromet klinike
Simptomet dhe shenjat e sėmundjes janė faringjiti, bronkiti dhe kollitja e vazhdueshme me rraskapitje. Infeksionet mė tė rėnda mund tė rezultojnė me pneumoni, zakonisht tė njė lobi.

Diagnoza laboratorike
Kultivimi ėshtė i vėshtirė, prandaj kryesisht pėrdoren testet serologjike. Vlerė diagnostike ka titri i katėrfishtė nė serumet ēifte.

Trajtimi dhe parandalimi
Tetraciklina dhe eritromicina janė antibiotikė tė pėrzgjedhur. Nuk ka vaksinė.

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

 


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt