x x

  BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


 

BAKTERIOLOGJIA- KAPITULLI 16

MYKOBAKTERIA, KORYNEBAKTERIA DHE LEGIONELLA  

Dr Alvin Fox
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

Pėrktheu:
Gjyle Mulliqi-Osmani

 

SPANJOLLISHT

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

 


Fjalet Kyqe
Acido alkoolo rrezistente  
Tuberkuloza
M. tuberculosis
M. bovis
 
Tuberkula
PPD
Tuberkulina 
Mykobaktina
Kord faktori
BCG
Acidi Mikolik
Atipiket
M. avium –Kompeksi  M. intracellulare

Grupi Runyon

Lepra ( leproza)  (Semundja e Hansen-it)
M. leprae
Diphtheria
C. diphtheriae

Agari i
Loefflerit 
Agari i teluritit
trupzat metakromatike
Toxina difterike
Testi i Schick-ut
Diphtheroidėt
Legionella pneumophila
Semundja e legjionarėve

Ethja Pontiac
Lepromina
Legionella (Tatlockia) micdadei
Ekstarkt agari i myshqeve me
Profilet yndyrore te acideve
Hibridizimi

 

MYKOBATERIA 

Nė vitet ‘80, shumė ekspert e kanė ndie se ditėt e tuberkulozit si  kėrcnim pėr popullatėn e SHBA kanė  kaluar dhe  incidenca e rasteve te  reja (rreth 20,000 nė vit ) ka qenė ne ramje tė ngadalshme  edhe  pse ende ka  qenė  udhėheqes si shkaktari  infektiv i vdekjeve nė  mbarė boten. Situata ne  1990'ta ka ndryshuar  ne  mėnyre dramatike. Incidenca e tuberkulozit filloi lehtė tė ngritet dhe  semundja  natyrishtė nuk largohej . (Kjo primarisht rezultoj per shkak  te  epidemisė sė AIDS- it  . Nė tė  njejtėn kohė shtamėt multi  rezistente ndaj barnave tė  M. tuberculosis  shfaqeshin rregullisht . Kompleksi M. avium - M. intracellulare ,gjatė i  konsideruar si  grup i organizmave qė  rrallė  infektojnė ( prekin) njeriun ,tani  njihen si  njė nga oportunet  udhėheqes te  shoqėruar me  AIDS.

M. leprae ėshtė shkaktar i  lepres  i cila  mbetet  si  semundja kryesore e botes se tretė .Falė  eradikimit tė macave  tė  infektuara  dhe pasterizimit  tė qumshtit  M. bovis (shkaktari  zoonotik i  tuberkulozit) rrallė shihet nė Shtetet e Bashkuara .

Mykobakteret  janė aerobe te  detyruara , bacile acido- alkoolo rezistente. 

 

Tuberkulozi mykobakterial

Patogjeneza e tuberkulozit

Mycobacterium tuberculosis infektojnė ( prekin ) mushkėritė dhe zgjerohen sistematikisht brenda makrofagjeve  duke mbijetuar brenda qelizės . Rol nė kete luajnė inkibimi i shkrirjes sė fagozomė -lizozomes  dhe  rezistences ndaj enzimeve lizozomiale . Imuniteti i qelizave ndėrmjetėse zhvillohet duke shkaktuar depėrtimin e makrofagozės dhe limfociteve me zhvillimin e granulomės (gunga). Sėmundja mund tė diagnostikohet nga testimi i lėkurės pėr tejndjeshmėri tė vonuar me tuberkulin (po ashtu i njohur si proteinė i pastruar nga Mycobacterium tuberculosis, PPD). Njė test pozitiv nuk dėshmon sėmundje aktive, vetėm ekspozimin nė organizėm.

Faktorė tjerė tė patogjenezės  (tė rėndėsisė mė tė vogėl se tejndjeshmėria e vonuar) pėrfshijnė mikobaktinėn (njė siderofor) dhe faktori kord i cili dėmton mitokondriet.

Diagnoza, identifikimi dhe mjekimi

Prezenca e bacilit acido rezistent nė pėshtymė ėshtė njė test i shpejt i supozuar pėr tuberkulozė (linku te metoda). Mė pas, kur kultivohet, M. tuberculosis do tė rritet shumė ngadale duke prodhuar koloni jo tė pigmentuara  pas disa javėve. M. tuberculosis mund tė dallohet nga shumė mikobakterie tjera me prodhimin e niacinit. Njė alternativė e shpejt pėr kultivim ėshtė amplifikimi i zinxhirit polimerazė (AZP).

Tuberkuloza zakonisht trajtohet nė periudha tė gjata kohore (9 muaj ose mė gjatė) pasi qė organizmi rritet ngadalė andaj  mund tė bėhet i’’ fjetur’’. Duke pėrdorur dy ose mė shumė antibiotikė (pėrfshirė rifampinėn dhe  izoniazidin),mundėsia e zhvillimit tė rezistencės gjatė kėsaj kohe tė zgjatur minimizohet. M. tuberculosis shkakton sėmundje nė individė tė shėndoshė dhe bartet nga njeriu nė njeri me sperkla ajri.

Vaksinimi

Vaksina BCG (Bacillus de Calmette et Guerin, njė lloj i dobėsuar i M. bovis) nuk ka qenė efektiv. Nė SHBA, ku prevalence  e tuberkulozit ėshtė e ulėt, vaksinimi i gjithėmbarshėm nuk praktikohet. Nė tė vėrtetė imunizimi (duke rezultuar nė test PPD pozitiv) mund tė interferoj me diagnozė.


 

 
mantoux.jpg (62764 bytes)   Tuberkulin testi  lekuror - intradermal  pėr tuberkulozė -Mantoux CDC tuber-map1.jpg (153425 bytes) Masat e vlerėsuara tė incidences sė TBC 1997 WHO

tuber-map2.jpg (155308 bytes) Masat e vlerėsuara ko-infektuese tė HIV/TB, 1997 WHO

tuber-map3.jpg (153870 bytes) Vlerat e shpallura tė Tuberkulozit, 1998 WHO
 
Mycobacterium tuberculosis. Baktere nė formė  bacilare (zmadh x40,000)  © Dennis Kunkel Mikroskopia, Inc ( .i perdorur me leje )

Atipikėt

Mykobakterėt "atipike " zakonisht infektojnė strehuesit e imunokompromituar dhe kėshtu nuk barten nga njeriu nė njeri .Me epideminė e  AIDS it , mykobakteret atipike  u benė mė tė rėndėsishme e sidomos me njohuritė se kompleksi i  M. avium  (KMA) rezulton si shoqėruesi mė i shpeshtė nė infeksionet sistemike bakterore . Mykobakterėt atipike mund tė shkaktojnė semundje tė ngjashme me tuberkulozėn ose tė ngjashme me leprozėn dhe  nuk janė tė ndjeshėm ndaj disa antibiotikėve mė tė zakonėshem anti tuberkularė.

 


Mycobacterium avium. Baktere nė formė bacilare (shkaktare  e tuberkolozės  Shpezėve - aviane)  (zmadh x24,000)  © Dennis Kunkel Mikroskopia, Inc.( i lejuar perperdorim)

mycobact-aids2.jpg (120436 bytes) Mycobacterium avium-intracellulare- infeksioni i gjėndrave limfatike ne pacientin me AIDS. Ngjyrosja Ziehl-Neelsen . Histopatologjia e gjėndrave limfatike tregon numer te pamasė te  bacileve acido alkoolo rezistente brenda  histiociteve te  fryera  CDC/Dr. Edėin P. Eėing, Jr. 

 

Mycobacterium avium kompleksi dhe SIDA - AIDS-i

M. avium zakonisht infekton pacientet me  SIDA- AIDS atėherė kur qelizat  CD4+ shenojnė rėnje tė madhe    (nėn nivelin 100/mm3). Poashtu , M. tuberculosis infekton pacientet  me SIDA   AIDS shumė mė heret gjatė semundjes . Qartazi demonstron virulencė shumė mė tė madhe se sa M. tuberculosis. Incidenca e semundjes sistemike  (perballė kryesisht formes pulmonare) ėshtė shumė mė e lartė te rastėt e shoqėruara  me AIDS se sa te rastet pa AIDS.Gjithashtu lezionet histologjike shfaqen zakonisht  si lepromatoze ( jo granulomatoze me shumė organizma ) Rrallė mund tė gjenden raste tė infektuara  me  M. avium qė nuk janė tė shoqėruara me AIDS . Megjithatė,  M. tuberculosis ėshtė organizėm shumė mė virulent . Pėrafersishtė 20% tė numrit total te rasteve  me tuberkulozė nė SHBA janė tė shkaktuara nga AIDS-i   Kjo na ndihmon tė spjegojmė pse TB nuk shenon  rėnie mė tė madhe .Rritja e tė pa strehėve ėshtė gjithashtu faktor qe ndikon nė ngritje tė tuberkulozės.

Trajtimi i  M. avium  gjithashtu  pėrfshinė regjimin afat gjatė te kombinimeve tė shumėfishta tė barnave Megjithate , ky organizėm jo gjithėherė i pėrgjigjet regjimit tė barnave tė pėrdorura  pėr  trajtimin e  M. tuberculosis. Kombinimet e pėrshtatėshme tė barnave ende janė nėn hulumtime  eksperimentale klinike . Meqenėse M. tuberculosis ėshtė organizėm mė virulent regjimi i zgjedhur i barnave ėshtė kryesisht  kundėr  M. tuberculosis. Nese dyshohet nė infeksion me  M. avium atėherė perfshihen barna tjera efektive kunder kėtij mikrorganizmi .

Atipikėt tjera

Prania  ose mungesa e pigmentimit ( varet nga rritja  nė dritė) dhe rritja e shpejtė ose e ngadalėshme e mykobatereve atipike lejon disa difercime -  " Grupi Runyon ". Teknikat  moderne mundėsojnė specifikime tė  mycobaktereve bazuar ne acidin yndyrorė qelizor ose acidin mikolik .  Kjo mundė tė kryhet  vetėm nė laboratore  referente . Acidet mikolike janė komponenta tė njė mori  lipideve tė gjetura vetėm ne mykobaktere, nokardia dhe korinebaktere Gjatėsia e vargut tė acidit mikolik ėshtė mė i gjatė nė mykobaktere, mesatar nė nokardia dhe mė i shkurtė nė korinebaktere.  Kjo e spjegon faktin  pse mykobateret nė pėrgjithėsi janė acido rrezistente ; nokardia me pak acido rrezistente dhe korinebakteria nuk ėshtė  acido rrezistente .
 

Infeksioni me Mycobacterium avium kompleks (MAC) (mushkritė humane). Infeksioni dytėsorė te  AIDS, HIV.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  i perdorur  me  leje    
lepmap2000.jpg (56155 bytes) Leproza Globale. Situata 2000 © OBSH

leprosy graph.gif (8406 bytes) Rastet e raportuara te  leprozės ne botė © OBSH 1999 

Mycobacterium leprae

M. leprae ėshtė shkaktar i lepres  ( semundja e Hansenit),semundje  kronike kryesisht e shoqėruar me shfytyrim .Źshtė e rrallė nė  por e zakonėshme nė botėn e tretė. Organizmi infekton lėkuren pėr arsye se rritet nė temperaturė tė ultė. Gjithashtu bakterja ka tropizėm tė fortė ndaj  nervave . Nėn kontrollė aktive pėrkatėse tė imunitetit qelizor nė "tuberkuloidet " leproze,gjenden vetėm disa organizma. Nė tė kundertėn nga supresioni i mjaftueshėm i organizmit i gjejmė  nė leprozėn "lepromatoze" .Ndonėse sėmundja ėshtė jo e zakonėshme ne SHBA miliona raste ndeshen nė mbarė botėn. Trajtimi  me antibiotik (fillimisht dapsone por tani edhe shumė barna tjera)  ėshtė efektiv dhe incidence e pėrgjthėshme e semundjes ėshtė zvogluar .  Organizmi nuk kultivohet nė terene kultivuese . Megjithatė, rritet mire nė armadillo (tė cilėt e kanė temperaturėn e ultė tė trupit) duke  mundėsuar prodhimin e antigjeneve  te  M. leprae dhe studimeve  tė patogjenezes.  Tradicionalisht M. leprae ka qenė i identifikuar nė bazė tė ngjyrosjes acido rrezistente tė biopsive  tė lekurės dhe pasqyrės klinike. Lepromina ėshtė pėrdorur  pėr testin  lėkuror.  
 
lepro2.jpg (14277 bytes) Klinika Azadegan , Teheran: Shputa e gruas e cila  ka  humbė pamjen si pasojė e infeksionit lepromatoz. © OBSH/TDR/Crump) leprosy-who.jpg (18645 bytes) Deformitet dhe demtimėt e nervave  me pasojė ulqerėn dhe resorpcionin e kockės . Disa deformititete   mundė tė keqėsohen nga moskujdesi ndaj duarėve . © OBSH /TDR

leprosy-who2.jpg (29646 bytes) Fytyra e njeriut nga  Peru me leprozė lepromatoze active . © OBSH/ TDR/ McDougall

leprosy-who3.jpg (26635 bytes)vajza e re  8 vjeēare me origjinė birmanezo stoceze .Humbja e ēepallave ėshtė indikacion pėr leprozė lepromatoze difuze .  ©OBSH / TDR/ McDougall

leptosy-who4.jpg (42264 bytes) Fytyra e pacientit me leproze lepromatoze nodulare aktive .Me trajtim tė gjitha mund tė tėrhiqen . ©OBSH /TDR/McDougall

  leprosy-who5.jpg (14858 bytes) Lezionet abnormale nė shpinė tė pacientit me leprozė rezistente ndaj dapsones . ©OBSH/TDR/McDougall

lep-treat.jpg (26147 bytes) Shumica e pacientėve me leprozė mjekohen me shumė barna pėr gjashtė muaj siq shihet nė foto. © OBSH. / TDR 

   
Corynebacterium diphtheriae. Baktere  ne  formė te  bacileve tė  bashkauara (shkakton difterinė ), (zmadh x24,000)   © Dennis Kunkel Mikroskopia Inc. ( e perdorur  me  leje )  

diphtheria.jpg (135858 bytes)  Femiu vjeē 10- me difteri. CDC/NIP/Barbara Rice 

dipth-throat.jpg (22881 bytes) Ky  fėmi ka difteri qe ka  rezultuar me krijimin e  njė shtrese  ngjyre  hiri mbi anen e pasme  te  grykės . Kjo  shtresė mund te  zgjerohet dhe te kaloj ne pjesėn e poshtėme me  air dhe nese  nuk mjekohet fėmiu mund tė vdes nga zėnja e  frymės ( asfiksia)  CDC

KORINEBAKTERIA

Corynebacterium diphtheriae 

C. diphtheriae rritėt mė sė miri  nė kushte aerobe tė detyruara , ėshtė gram pozitive dhe  pleomorfe Kolonizimi me C dyphtheriae  i rrugėve  respiratore tė sipėrme ( farings dhe hundė) dhe  mė pak nė lekurė mundė tė shpiejnė nga difteria . Organizmi nuk  shkakton infeksion  sistemik. Megjithate,  me shtimin e  pseudomembranave  te krijuara ne  mėnyrė lokale vjen te  shfaqja e  dėmtimeve sistemike  dhe  fatale primarisht si rezultat i qarkullimit te egzotoksines  sė forte difterike. ( toksina e difterisė) Kjo fillon  brenda njė jave. Nė kėte  menyrė trajtimi  pėrfshinė ( terapinė e shpejtė me anti toksinė . Gjeni pėr sintezėn e toksinės ėshtė i koduar nė bakteriofag  ( gjeni toks ). Korinebakteret nuk infektojnė me fagje prandaj  nė menyrė tė pergjthėshme  nuk shkaktojnė difteri . Difteria llogaritet  tani si  semundje pothuajse me rėndėsi historike nė SHBA falė imunizimit  tė fėmijėve ( bashkė me pertussis dhe tetanus, DTP) me toksoid (toksina inaktive )  e cila shkakton prodhimin e antitrupave neutralizuese . Mirėpo kolonizimi nuk inkibohet kėshtu qė C. diphtheriae mund tė gjendet ende si florė normale (mbetet  si bartes  i mikroorganizmit ) Imuniteti mund tė monitorohet me testin lekuror tė Schick-ut  Trajtimi i individėve  jo imun fillimisht perfshinė aplikimin e injeksioneve ,me anti toksinė . Poashtu aplikohen  edhe antibiotikėt.

Toksina pėrbehet nga dy  tipe te polipeptideve . Njėra lidhet pėr qelizat e strehuesit ; nderkaq, tjetra pastaj ngjitet dhe inkibon sintezėn e proteinave . Ekzotoksina katalizon lidhjėn kovalente te ADP-ribozės , njė pjesė e NADH nė aminoacide tė rralla, diftamide, tė pranishme nė FZ 2 (faktori i zgjatjes  2). Toksina nuk sintetizohet nė prani te  hekur represor kompleksit , forma tė cilat inkibojnė toks gjenin ekzistues .

C. diphtheriae  identifikohet me rritje ne terenin e Loeffler'it   dhe me ngjyrosjen e trupėzave  metakromatike (granulave polifosfate, trupėzat e  Babes-Ernst –it ) Termi "metakromatik" i referohet diferencave nė ngjyrė tė granulave polifosfate intaqelizore (rozė) krahasuar  me pjesėn tjetėr te  qelizės .(kaltėr). Kolonitė karakteristike  me ngjyrė tė zezė verehen ne agar telurit nga precipitimi e telluritit gjatė redukimit te shkaktuar nga bakterja . Prodhimi i ekzotoksinės mund tė determinohet me  teste  in vivo ose in vitro.

Organizmat tjerė morfologjikisht tė ngjashme me C. diphtheriae ("difteriodėt") tė cilėt pėrfshijnė korinebakterėt tjera dhe propionibakterėt) janė gjetur nė florė normale . Izolatėt nuk duhet tė ngatėrrohen me kėta organizma.

 

 
legion1.jpg (80118 bytes) Legionella pneumophila shumėzohet brenda kulturės  qelizore .Bacilet intraqelizore multiple duke pėefshirė edhe  bacilet e veēuara janė tė dukėshme ne  pjesen  gjatėsore dhe tė terthortė. Bartja me  elektron mikrografi. CDC/Dr. Edėin P. Eėing, Jr.  

Legionella pneumophila. Baktere  nė formė shkopėthore (zmadh x22,810)   © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  i perdorur me leje  

legion1-ml.jpg (80538 bytes)   Legjionela rritet ne  pllaka te  agarit tė pasuruara me  lėndė ushqyese  dhe sharkoal. Shkelqimi i ylbert i kolonive duket si ‘kristal ‘dhe kjo jep pamjen e jashtėme karakteristike tė kėtij lloji.  Identifikimi konfirmues mund tė behet me metodėn e fluoreshences direkte te antitrupave (FDA)  © Gloria J. Delisle dhe Leėis Tomalty, Queens University, Kingston, Ontario  Canada dhe  The MicrobeLibrary

legion2-ml.jpg (45946 bytes)  FDA, metodė per detektimin e antigjenit te Legjioneles direkt nė mostrat e  pacientėve .  Mostrat e traktit respirator shtrihen ne qelq mbajtes. Antitrupat  monoklonale te Legjioneles tė markuara me ngjyrėlehtė fluoresceini shtohen mbi qelq . Nese antigjeni ėshtė  i pranishem , antitrupat do tė lidhen dhe bacilet do tė detektohen me  mikroskopi  nėn lampė UV.  © Gloria J. Delisle dhe  Leėis Tomalty, Queens University, Kingston, Ontario  Canada dhe  The MicrobeLibrary

LEGIONELA

Nė 1976 / 77, Legionella pneumophila ėshtė njohur si patogjen i  ri i pėrshkruar pas hulumtimeve nga Qendra pėr kontrollė tė sėmundjeve ( CDC) tė njė  epidemie me pneumoni me disa raste  fatale, te njė grup i Legionarėve nė njė kongres . Pastaj  kjo semundje  ėshtė emertuar si  semundja e Legionarėve. Njė formė tjetėr mė e lehtė vetė-limituese e sėmundjes (fillimisht e karakterizuar nga mialgia (dhimbje muskuli) me  pneumoni nuk ėshtė referuar si ethe Pontiac. Shpejt L. pneumofila mbushi etapėn e botės si patogjen kryesor por me shpejtėsinė e shfaqjes sė interesit, u pakėsua brenda 10 viteve tė ardhshme, ndoshta pėr shkak se legjioneloza ėshtė gjetur tė jetė e trajtueshme me eritromicin.

Epidemi tė vogla tė rastėsishme tė sėmundjes sė Legjionaireve nė njerėz tė shėndoshė ende ndodhin.  Megjithatė, organizmi hasėt mė shpesh nė individė tė sėmurė ose tė vjetėr pėrgjigjet imune tė tė cilėve mund tė jenė tė rrezikuara. Kjo posaēėrisht ndodh nė ambient spitali.

Faktori shkaktar nuk ėshtė njohur mė pare pasi qė nuk rritet nė agar tradicional si agar i gjakut tė deles. Sot L. pneumofila kultivohet  me sukses nė terrene  qė pėrmban hekur dhe cisteinė, tė cilat janė vitale (jetike) pėr rritje. Megjithatė, izolimi parėsor ėshtė i vėshtirė nga mostrat klinike. Organizmi ngjyroset  dobėt sikur shkop Gram negativ. Disa legjionela (pėrfshirė  L. micdei) poashtu ngjyrosen  lehtė me acid alkool. Por, ato gjenetikisht janė tė lidhura me bacile tjerė Gram negative dhe jo me mikobaktere.

Legionella pneumophila ėshtė njė organizėm qė jeton nė mjedis nė pishina me ujė tė amullt. Gjindet si njė faktor intracelular brenda protozoės. Nė mashkull, po ashtu mbijeton si njė patogjen intracelular fakultativ. Shpesh infekton shtylla tė ujit tė ngrohtė dhe sisteme tė kondicionimit. Nė tė vėrtetė, ėshtė faktori i vetėm bakterial prezenca e tė cilit ėshtė problem parėsor nė kualitet tė ajrit tė brendshėm. Kur gjendet nė ndėrtesa, rekomandohet pastrimi i ujėsjellėsit . Organizmi pėrhapet nė ajėr tė kontaminuar por nuk pėrhapet person-person.

Pas njohjes sė karakteristikave tė kulturės sė tyre unike, njė numėr i madh i organizmave tė tjerė tė ngjashėm me Legionella janė izoluar nga mostrat mjedisore dhe klinike. Duhet tė theksohet, kėta organizma janė vetėm shkaqe rasti tė sėmundjes nė njerėz dhe mė se shpeshti legjioneloza shkaktohet nga Legionella pneumophila (shumė janė serogrup 1). E dyta mė e shpeshtė ėshtė Legionella (Tatlockia) micdadei.

Periudha e “nxehtė” e studimit tė kėtyre organizmave ishte atėherė kur mė nuk ishte i pėrhapur studimi i baktereve duke pėrdorur mėnyra tradicionale fiziologjike. Metodat e pėrshkrimit tė acidit yndyror dhe hibridizimit ADN-ADN sapo ishin paraqitur dhe ishin nė pėrdorim tė gjėrė nė CDC dhe gjetiu. Faktorėt e ri janė gjetur tė jenė tė lidhur ngushtė me Legionella pneumophila. Acidet yndyrore tė degėzuara janė karakteristikė. Prandaj, CDC i referohej tė gjitha llojeve si anėtarė tė klasės Legionella. Tė tjerėt kanė ndarė familjen Legionellaceae nė tri klasė: Legionella, Tatlockia dhe Fluoribacter

Metoda tjera tė sofistikuara duke pėrfshirė pėrshkrimin e ubikinoneve, pėrshkrimin e karbohidrateve dhe 16S rRNA nė rend kanė klasifikuar shumė taksonominė e kėtij grupi tė organizmave. Megjithatė, metodat janė shumė komplekse pėr pėrdorim rutinor nė laboratoret klinike.

Klinikisht, kontrollat janė pėrdorur pėr tė zbuluar L. pneumofila nė mostra klinike dhe PCR teste janė nė dispozicion nė treg. Njė metodė tjetėr zbulon antigjenin lipopolisakarid tė Legjioneles nė urine. Megjithatė, tė gjitha qasjet (pėrfshirė kulturėn) kanė limituar ndjeshmėrinė nė mostrat klinike. Rėndėsia e vėrtetė klinike e kėtij organizmi pėr atė ėshtė vėshtirė tė vlerėsohet.

 


 

 

DISA EKZOTOKSINE KRYESORE

Organizmi Sėmundja Toksini Informacione tjera
Bacillus anthracis Antraxi

Edema toksin

Edema faktori/ Kompleksi antigjen mbrojtės
    Lethal toksin Faktori Letal/ Komleksi antigjen mbrojtės
Clostridium botulinum Botulizmi Toksina botulinike Blokimi i lirimit Blokimi i lirimit tė acetilkolinės
Clostridium difficile

Koliti pseudo  membranoz

Enterotoksina
Clostridium perfringens Gangrena gazoze

Alfa toksina  Hyaluronidaza

fosfolipaza,  (lecitinaza)
  Helmimet me ushqim Enterotoksina  
Clostridium tetani Tetanozi

Tetanospazmina

Akcioni i blokimit te   neuroneve inkibuese
Corynebacterium diphtheriae Difteria Toksina difterike Inkibimi i faktorit tė zgjatjes - 2 (EF2) nga ADP ribosylacioni
Escherichia coli Diarea (ETEC)

Toksinė termo labile 

Aktivizimi i  adenil ciklazės

 
    Toksinė termo stabile Aktivizimi i adenil ciklazės
  Koliti hemoragjik

Vero toksina

 
Pseudomonas aeruginosa Sėmundje e personave tė imunokompromituar Ekzotoksina A  Inkibon EF2
Staphylococcus aureus Infeksione oportuniste Alfa Gama toksine  leukocidina
Shoku Toksik Toksik shok toksina
Helmime me ushqim Enterotoksina
Sindromi i lėkures sė djegur Eksfoliatina
Streptococcus pyogenes Ethja e kuqe
Shoku toksik
Toksina Eritrogjenike /pirogjenike    
Shigella dysenteriae  

Dizenteria bacilare

Shiga toksina

Inkibon sintezen e proteinave duke lizuar  28S ARN r
Vibrio cholerae Kolera Koleragjeni Aktivizon adenil ciklazėn me ADP-ribosylacion

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

 


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt