x x

  BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 14  

SPIROKETAT DHE NEISERIET  

Dr Alvin Fox
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

Pėrktheu:
Dr Lul Raka
Fakulteti i Mjekėsisė
Universiteti i Prishtinės

 

 

SPANJOLLISHT

E-MAIL DR LUL RAKA

 

Universiteti i Prishtinės

  

 

FJALĖT KYĒE
Spiroketat 
Filamenti aksial
Treponema pallidum
Sifilizi 
Shankri 
Lezioni parėsor
Mikroskopia me fushė tė errėt 
Lezioni dytėsor
Lezioni tretėsor 
Antitrupat anti-kardiolipinikė
Borrelia burgdorferi
Sėmundja e Llajmit

Ethja pėrsėritėse
Leptospirat (leptospiroza) 
Neisseria
Agari i
Thayer Martinit
Testi i oksidazės
N. gonorrhoeae
Gonorrea
N. meningitidis
Meningjiti

 

syphilis.jpg (35933 bytes)  Figura 1 Sifilizi kongjenital, vlerat e infeksionit parėsor dhe dytėsor nė SHBA gjatė viteve 1992-1998. Epidemiologjia dhe mbikqyrja. CDC/Dr. Demetri Vacalis  tdv0@cdc.gov 

trepo.jpg (105351 bytes)  Figura 2 Histopatologjia e infektimit eksperimental me Treponema pallidum nė testiset e lepurit. Ngjyrosja e modifikuar e Shtajnerit me argjend. CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr.  epe1@cdc.gov 

SPIROKETAT (Treponema, Borrelia dhe Leptospira)

Spiroketat janė baktere Gram negative tė gjata, tė holla, spirale dhe tė lėvizshme. Kanė organele pėr lėvizje qė quhen filamente aksiale (njė formė e flagjelave), tė cilat ndodhen ndėrmjet shtresės sė peptidoglikanit dhe membranės sė jashtme dhe vendosen paralelisht me to. 

Treponema pallidum dhe sifilizi

T. pallidum shkakton sifilizin - njė sėmundje e shpeshtė qė bartet seksualisht dhe haset kudo nė botė (figura 1). Pėrveē pėrhapjes me rrugė seksuale, sifilizi, mund tė bartet edhe vertikalisht (nga nėna te fėmija) gjatė lindjes - in utero. Kjo sėmundje kronike dhe progresive zen vendin e tretė nė rangun e infeksioneve seksualisht tė transmetueshme. Pas infeksionit nismėtar me kėtė baktere, brenda njė periudhe kohore prej 10-60 ditėsh, nė zonėn gjenitale formohet shankri primar (njė zonė e ulqerimit / inflamacionit- figurat 4 dhe 6); kjo mund tė ndodh edhe nė lokalizime tė tjera (figura 3). Nė ndėrkohė, treponema depėrton dhe pėrhapet nė mėnyrė sistemike. Pacienti ka simptome tė ngjashme me flamėn shoqėruar me lezione dytėsore qė prekin kryesisht lėkurėn (figura 5). Kjo ndodh 2-10 javė mė vonė. Nėse sėmundja nuk mjekohet, infeksioni kalon nė stadin tretėsor tė sifilizit (disa vite mė vonė). Te sifilizi parėsor dhe dytėsor nė vatrat e sėmundjes ekziston njė numėr i madh i kėtyre mikroorganizmave. Por, me kalimin e kohės dhe me pėrparimin e sėmundjes, forcat immune tė organizmit e kontrollojnė shumėzimin e baktereve, prandaj numri i tyre zvogėlohet dukshėm. Nė stadin tretėsor ėshtė shumė vėshtirė tė gjinden treponemat. Lezionet sistemike tė lėkurės, tė sistemit nervor qėndror dhe organeve tė tjera sugjerojnė pėr reagim tė vonshėm tė mbindjeshmėrisė.

Treponema nuk mund tė kultivohet nė terrenet ushqyese nga mostrat klinike. Prandaj, nė aspektin eksperimental, sifilizi ėshtė studiuar nė modelet shtazore. Mikroskopia dhe serologjia janė tė vetmet metoda pėr diagnozėn e infeksionit.

Nė sifilizin parėsor, d.m.th. para se tė zhvillohet imuniteti, treponemat shpesh janė prezente nė numėr tė mjaftueshėm nė eksudate dhe mund tė verehen me mikroskop nė fushė tė errėt. Nė mikroskopin e  zakonshėm optik, rrezet e dritės e shėndrrisin mostrėn dhe treponemat e holla nuk mund tė vėrehen. Ndėrkaq, tek mikroskopi nė fushė tė errėt, drita shėndrrit nė kėnde dhe kur reflektohet nga mikroorganizmi atėherė futet nė thjerrėzat e objektivit. Treponemat qė lėvizin aktivisht duken tė ndritshme nė prapavijė tė errėt. Si metodė alternative diagnostike pėrdoret ngjyrosja floreshente e antitrupave.

Te sifilizi dytėsor dhe tretėsor, diagnoza zakonishte vehet me anė te testeve serologjike. Metodat e skriningut bazohen nė zbulimin e antitrupava ndaj kardiolipinės (pėrfshirė testin VDRL). Ky test bazohet nė faktin se antitrupat e prodhuar nga njė pacient me sifiliz reagojnė me njė ekstrakt tė zemrės sė viēit (difosfatidil gliceroli). Mirėpo, ka shumė sėmundje tė tjera qė pėrcillen me prodhimin e antitrupave ndaj kardiolipinės duke dhėnė kėshtu rezultate tė rrejshme pozitive. Diagnoza definitive e sifilizit vehet me testet qė zbulojnė antitrupat “specifikė” tė drejtuar kundėr antigjeneve tė treponemės. Kėto teste e  vėrtetojnė sėmundjen dhe zakonisht bėhen pasi testet e skriningut tė kenė dalė pozitiv nė kardiolipinė.

Nuk ka vaksinė kundėr sifilizit, por terapia me antibiotikė (zakonisht penicilina G) ėshtė shumė efikase.

Nė SHBA, regjistrohen edhe sėmundje tė tjera tė shkaktuara nga mikrobet e ngjashme me T. pallidum si sifilizi endemik (bejel), frambezia (figura 7) dhe pinta.

Sifilizi endemik (bejel)

Kjo sėmundje nuk transmetohet seksualisht por me kontakt, p.sh. prej duarve tek lėkura e dėmtuar. Sėmundja, po ashtu mund tė pėrhapet me shkėmbimin e pajisjeve tė ushqimit; prandaj kjo sėmundje vėrehet nė vendet e varfėra me higjienė tė pamjaftueshme. Varėsisht nga rruga e pėrhapjes, sė pari preken lėkura dhe mukozat, por bakteret mund tė depėrtojnė deri nė asht. Prandaj, nėse ka lezione infektive nė gojė, grykė dhe hundė, ato mund tė depėrtojnė nė thellėsi tė indeve duke shkaktuar keqformime tė mėdha nė fytyrė dhe gjymtyrė. Kėto ndryshime pėrcillen me dhembje tė mėdha tė eshtrave dhe ėnjtje tė nyjave limfatike. Nė strishot e marra nga kėto lezione mund tė izolohet T. pallidum.

Trajtimi ėshtė i ngjashėm sikurse te sifilizi (penicilinė G ose tetraciklina). Sėmundja haset kryesisht nė Lindjen e Mesme, nė Afrikė dhe nė Azinė Qėndrore.

Pinta

Pinta ėshtė njė sėmundje tjetėr treponematike joveneriane qė shkaktohet nga T.cerateum. Vėrehet nė Karaibe, nė Amerikėn Qėndrore dhe nė pjesėn veriore tė Amerikės Latine. Pinta nė spanjisht do tė thotė “i ngjyrosur (i lyer)”. Edhe kjo ėshtė sėmundje e varfėrisė dhe higjienės tė ulėt qė pėrhapet me kontakt personal nėpėrmes dėmtimeve tė lėkurės. Sėmundja shkon me lezione luspoze me ngjyrė tė kuqe (prej nga e merr emrin) qė formojnė njė gungė nė vendin e infeksionit parėsor. Njėkohėsisht, mund tė vėrehen edhe disa lezione tjera tė vogla satelite nga rrethi i lezionit parėsor dhe ėnjtje e nyjave limfatike. Disa muaj pas infeksionit parėsor, pacienti mund tė ketė mė shumė lezione tė kuqe luspoze qė tashmė janė tė rrafshta dhe kruhen. Kėto lezione quhen pintide dhe mund tė vėrehen pėrreth vendit tė infeksionit parėsor apo mė larg tij. Me kalimin e kohės, ngjyra e kėtyre lezioneve ndėrron nė blu tė zezė dhe pastaj e humb pigmentin. Pėr dallim nga sifilisi endemik, sėmundja nuk depėrton nė thellėsi tė indeve dhe eshtrave. Diagnoza vehet me teste serologjike ose me ekzaminimin direkt tė mostrave tė lezionit nė mikroskopin optik.

Trajtimi i pintės mund tė jetė efikas madje me vetėm njė injeksion tė penicilinės G.

Frambezia (yaws)

Frambezia (figura 7) ėshtė sėmundje tjetėr kronike treponematike e higjienės sė ulėt. Mund tė jetė shumė shėmtuese. Prek kryesisht fėmijėt e Afrikės, Azisė Jugore dhe pjesės veriore tė Amerikės Latine. Shkaktar i sėmundjes ėshtė T.pertenue. Pėrhapet me kontakt personal pėrmes dėmtimeve tė lėkurės. Rreth njė muaj pas infeksionit, nė vendin e infektuar formohet njė papullė qė mė vonė transformohet nė ulqerė krustoze qė nuk shėrohet me muaj tė tėrė. Zakonisht vėrehet edhe ėnjtje e nyjave limfatike qė shkon me dhembje. Mė vonė rriten disa formacione tė buta nė fytyrė, prapanicė dhe gjymtyrė. Nėse kėto formacione rriten nė tabanėt e kėmbės shkaktojnė njė ecje karakteristike tė pacientit qė quhet “ecje e gaforrės”. Krijimi i tumorėve dhe ulqerave nė fytyrė mund tė shkaktojė keqformime tė nyjave dhe mund tė jetė shėmtuese. Diagnoza vehet me mikroskopimin e mostrave nga nyjat limfatike dhe me teste serologjike.

Edhe trajtimi i frambezias mund tė jetė efikas; madje me vetėm njė injeksion tė penicilinės G.

 

primary-syphil.jpg (499791 bytes) Figura 3 Sifilizi parėsor. Bristol Biomedical Archive © University of Bristol. Me leje syph1.jpg (10377 bytes) Figura 4 Sifilizi parėsor. Shankri primar nė glans  The University of Texas Medical Branch

secy-syphilis.jpg (454719 bytes) Figura 5 Sifilizi dytėsor – mukoza e gojės. Bristol Biomedical Archive © University of Bristol. Me leje

syph3.jpg (19520 bytes)  Figura 6 Sifilizi parėsor. Shankri i vulvės dhje condylomata accuminata  The University of Texas Medical Branch  

yaws.jpg (9509 bytes) Figura 7 Frambezia ėshtė sėmundje gjymtuese dhe shėmtuese dhe prek afėr 50 milionė njerėz nė botė   © WHO

BURIMET E INTERNETITI
Disa fakte pėr sifilizin
CDC

Disa fakte pėr sėmundjen e Llajmit 
CDC

 

Borrelia burgdorferi dhe sėmundja e Llajmit

Sėmundja e Llajmit shkaktohet nga Borrelia burgdorferi  (figura 8 dhe 13). Kjo sėmundje ėshtė shumė e shpeshtė nė SHBA (figurat 9 ,10). Edhepse klinikisht pėr herė tė parė u pėrshkrua mė 1975, roli i spiroketave kėpushore nuk u dėshmua gjer mė 1983. Kėto rriqna (fig. 12 dhe 14) infektojnė shumė gjallesa, sidomos mijtė e bardhė. Kafshimi i rriqnės e transmeton B.burdorferin qė shkakton skuqjen e lėkurės (figura 11). Brenda disa ditėsh shkaktohet bakteremi kalimtare qė qon nė simptome tė rėnda neurologjike ose poliartrit (disa javė apo muaj mė vonė). Rrallėherė mund tė shfaqen edhe probleme kardiake. Nėse terapia fillon nė stadin e hershėm tė sėmundjes, atėherė ėshtė i mundshėm mjekimi (penicilinat, tetraciklinat).


borrelia.jpg (70291 bytes) Figura 8 Histopatologjia e Borrelia burgdorferi nė sėmundjen e Llajmit. Ngjyrosja me argjend. CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov  lyme epid.gif (37479 bytes) Figura 9 Rastet e raportuara tė sėmundjes sė Llajmit nė SHBA. 1998 CDC

lymerisk.gif (20885 bytes)  Figura 10 Rreziku nga sėmundja e Llajmit sipas regjioneve nė SHBA CDC

lymerash.jpg (104804 bytes) Figura 11 Ndryshimet lėkurore nė sėmundjen e Llajmit CDC

lyme.jpg (98863 bytes)   Figura 12 Ixodes scapularis, vektori kėpushor pėr sėmundjen e Llajmit. Po ashtu, njihen si Ixodes dammini. CDC

borrelia-ml.jpg (57678 bytes)

Figura 13  Morfologjia e Borrelia burgdorferit. Imazhi nė errėsirė © Jeffrey Nelson, Rush University, Chicago, Illinois  and The MicrobeLibrary


lymecycle.gif (42095 bytes) Figura 14 Cikli jetėsor i rriqnave tė sėmundjes sė Llajmit. CDC

 

Diagnoza
Kėto mikroorganizma janė shumė nazeli dhe rriten shumė ngadalė nė kulturat indore (jo bakteriologjike). Shumica e lėngjeve trupore ose mostrave tė indeve nga pacientėt me sėmundjen e Llajmit nuk rrisin spiroketa nė kulturė. Prandaj, sėmundja e Llajmit diagnostikohet me zbulimin e antitrupave kundėr B. burgdorferi. Mirėpo, duhet patur parasysh se antitrupat nė fazėn akute mund tė jenė nė titėr tė ulėt dhe tė pavėrejtshėm duke e vėshtirėsuar kėshtu diagnozėn e sėmundjes. Diagnoza e vonshmė mund tė shkaktojė dėshtim tė terapisė. Shumė pacientė mund tė mos jenė nė dijeni se kanė pasur pickim nga rriqnat apo ndryshime nė lėkurė.

Etiologjia
Artriti kronik, klinikisht i pėrngjan artritit reumatoid. Agjensi i gjallė gati asnjėherė nuk mund tė izolohet nga nyja dhe shpeshherė bashkėshoqėrohet me forma tė tjera tė artritit reaktiv (siē ėshtė sindromi i Riterit dhe ethet reumatike). Megjithatė, nganjėherė nė disa preparate histologjike tė indeve humane mund tė vėrehet njė numėr i vogėl i antigjeneve perzistente tė spiroketave dhe borelieve. Nuk ka sqarime tė detajuara  pėr veprimin imunopatologjik nė lėndimet kronike tė indeve nė artritin e sėmundjes sė Llajmi, prandaj patogjeneza e sėmundjes mbetet tė hulumtohet nė tė ardhmen.

Ethja pėrsėritėse
Ēdo vit, nė SHBA raportohen afėr 100 raste tė ethes pėrsėritėse. Ethja pėrsėritėse me baktereminė shoqėruese, shkaktohet nga lloje tė tjera tė Borrelieve qė transmetohen pėrmes kafshimit tė rriqnave (B. hermsii, strehues rodentėt) dhe morrave (B. recurrentis, strehues njeriu). Termi ethe pėrsėritėse ėshtė dhėnė pėr shkak tė cikleve tė pėrsėritura tė etheve. Sėmundja pėrsėritet pėrkundėr zhvillimit tė pėrgjigjes imune tė strehuesit, sepse bakteret e ndryshojnė strukturėn antigjenike duke mundėsuar rishfaqjen e sėmundjes. Izolimi i mikroorganizmit ėshtė jashtėzakonisht i vėshtirė; po ashtu, nuk ka as teste serologjike. Diagnoza vehet me vėrejtjen e mikroorganizmit nė strishon e gjakut.

 

leptospira.jpg (56195 bytes) Figura 15 Mikrografia skenuese elektronike e Leptospira interrogans RGA. Dy spiroheta tė lidhura nė filter 0.2 µm. Nėntipi RGA u izolua mė 1915 nga  Uhlenhuth dhe Fromme nga gjaku i njė ushtari nė Belgjikė. CDC/NCID/Rob Weyant  rsė2@cdc.gov 

lepto-kidney.gif (53248 bytes) Figura 16 Leptospiroza nė veshkė.  Bristol Biomedical Archive © University of Bristol. Me leje

Leptospiroza

Kjo sėmundje po ashtu bėn pjesė nė grupin e zoonozave. Ēdo vit, nė SHBA raportohen mė pak se 100 raste tė leptospirozės. Leptospirat (figura 15) barten pėrmes ujit tė kontaminuar nga urina e infektuar e kafshėve tė egra (pėrfshirė brejtėsit) dhe e kafshėve shtėpiake tė fermave. Mikrobet futen nė organizėm pėrmes dėmtimeve tė lėkurės (zakonisht gjatė larjes nė lum). Leptospira prek veēanėrisht veshkėt (figura 16), trurin dhe sytė. Bėjnė pjesė nė grupin e mikroorganizmave mė kultivabilė nė grupin e spiroketave. Megjithatė, kultivimi nė terrene ushqyese nuk pėrdoret si rutinė, por diagnoza zakonisht vehet me teste serologjike.
neisseria3.jpg (110388 bytes) Figura 17 Testi pozitiv i floreshencės pėr Neisseria gonorrhoeae. Ky shtam ka qenė rezistent ndaj penicilinės. CDC NEISSERIA

Neisseriet  janė diplokoke Gram negative (ēifte tė kokeve). Kėto baktere rriten nė terenin agar-ēokollatė (quhet kėshtu sepse pėrmban gjak tė ngrohur, qė merr ngjyrė kafe). Terreni mė i shpeshtė kultivues ėshtė terreni i modifikuar i agar-ēokollatės qė quhet terreni i Tajer-Martinit. Kolonitė e Neiserieve janė oksidazė pozitive (prodhojnė citokrom oksidazė).

N. gonorrhoeae ( "gonokoku")

N. gonorrhoeae (figurat 20,21), haset vetėm te njerėzit dhe shkakton sėmundjen seksualisht tė transmetueshme tė quajtur gonorre. Kjo sėmundje zen vendin e dytė nė shpeshtėsinė e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme (pas kllamidieve). Gonokoku shpesh shkakton proliferim masiv tė leukociteve polimorfonukleare. Pėrgatesa e ngjyrosur sipas Gramit (figurat 17, 18, 19) mund tė tregojnė praninė e kokeve Gram negative me vendosje nė brendi tė qelizave. Sidoqoftė, pėr diagnozėn definitive ėshtė me rėndėsi edhe kultura.

Artriti ėshtė njė shembull tipik i sėmundjes sė pėrgjithėsuar tė shkaktuar nga gonokoket. Edhepse konsiderohet si formė e artritit septik, nė shumė raste gonokoket nuk mund tė izolohen nga mostrat e nyjave. Dermatiti, po ashtu ėshtė i pranishėm nė infeksionet e pėrgjithėsuara. 

Terapia me penicilinė ėshtė efikase. Megjithatė, mund tė shfaqen shtame rezistente qė prodhojnė beta-llaktamaza dhe nė kėto raste shkohet me terapi alternative, si p.sh. ceftriakson (cefalosporinė rezistente ndaj beta-llaktamazave). Nuk ka vaksinė kundėr kėsaj sėmundje, pasiqė shtamet bakterore kanė antigjene shumė variabile (membrana e jashtme dhe piliet). Tė dy kėto komponenta pėrfshihen nė ngjitjen fillestare tė mikrobit pėr epitelin e organeve gjenitale.

Nė procesin e kolonizimit tė traktit urogjenital marrin pjesė edhe IgA proteazat ( prodhohen edhe nga meningokoket). Sikurse te shumė infeksione tė tjera bakterore, nė patogjenezėn e dėmtimit tė indeve ndikojnė lipopolisaharidet dhe peptidoglikani. Ekzotoksinat nuk luajnė ndonjė rol me rėndėsi nė patogjenezėn e sėmundjes.

 

 
Neisseria-ml.jpg (47983 bytes) Figura 18 Neisseria gonorrhoeae. Ngjyrosja e sekretit uretral sipas Gramit. Vėrehen shumė leukocite polimorfonukleare dhe diplokoke Gram negative me vendosje brenda dhe jashtėqelizore. (1,000X oil) © J. Michael Miller
Centers for Disease Control and Prevention Atlanta, Georgia and
The MicrobeLibrary
NEISSER2-ml.jpg (93346 bytes) Figura 19 Ngjyrosja sipas Gramit te infeksioni me Neisseria gonorrhoeae. Sekret uretral nga mashkulli. Vėrehen diplokoke Gram-negative me vendosje brenda dhe jashtė leukociteve polimorfonukleare apo qelizave qelbėzuese. Te mashkulli simptomatik, ky preparat mjafton nė diagnozėn e sėmundjes sė transmetueshme seksuale tė Neisseria gonorrhoeae. Te femrat, ky vrojtim nuk mund tė japė diagnozėn definitive tė infeksionit me N.gonorrhoeae, sepse trakti gjenital femėror mund tė pėrmbajė shtame komensale tė Neisserieve. © Gloria J. Delisle and Leėis Tomalty, Queens University, Kingston, Ontario  Canada and The MicrobeLibrary

neis3-ml.jpg (32771 bytes) Figura 20 Mikrografia skanuese elektronike e Neisseria gonorrheae. © Margaret Ketterer, University of Iowa, Iowa City, Iowa USA and The MicrobeLibrary

Figura 21 Neisseria gonorrhoeae – prokariot kokoid(nė ndarje); shkakton gonorrenė. (SEM x 40,000)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
neisseria.jpg (72153 bytes) Figura 22 Neisseria meningitidis, groupi C, nė lėngun trunoshpinor CDC/Dr. M.S. Mitchell

  Figura 23 Neisseria meningitidis – prokariot kokoid; shkakton meningjitin dhe sindromin Vaterhaus- Fridrishson (infeksion fulminant meningokoksik qė kryesisht haset te fėmijėt nėn 10 vjeē)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

 

N. meningitidis ("meningokoku")

Kjo baktere (figurat 22,23) haset vetėm te njeriu. Shumica e rasteve tė infeksionit janė sporadike dhe vėrehen kryesisht te fėmijėt. Epidemitė zakonisht shfaqen te tė rriturit qė jetojnė nė ambiente tė mbyllura dhe tė dendura (p.sh. barakat e ushtrisė). Pas infeksionit fillestar tė traktit tė sipėrm respirator qė ndėrmjetėsohet me ngjitjen e mikrobeve pėrmes pilieve, pason inavdimi i sitemit tė qarkullimit tė gjakut, prej nga mikrobet shkojnė nė tru. Meningokoku ėshtė shkaktari i dytė i meningjitit menjėherė pas pneumokokut. Mikrobet shpesh gjinden nė lėngun trunoshpinor apo zbulohen me teste antigjenike. Nė ekzaminimin mikroskopik vėrehen diplokoke Gram negative nė brendi tė qelizave polimorfonukleare. Penicilina ėshtė medikament i pėrzgjedhur pėr terapinė e infeksioneve me kėtė baktere.

Meningokoket ndryshojnė nė aspektin antigjenik dhe mund tė klasifikohen nė disa serogrupe me anė tė antitrupave antikapsularė. Kapsula ėshtė faktor me rėndėsi nė patogjenezėn e sėmundjes duke e penguar fagocitozėn. Sot ekziston vaksinė kundėr kėtyre shtameve kapsulare.

Nė orofaring janė gjetur shtamet jopatogjene tė Neisserieve qė pėrbėjnė florė normale dhe i pėrgjajnė morfologjikisht meningokokeve. Por, ato lehtė mund tė dallohen nga meningokoket patogjene. Kėto baktere nganjėherė shkaktojnė sėmundje opportune, pėrfshirė edhe pneumoninė.

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt