x x

  BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 12  

StreptoKOKET

Dr Alvin Fox
Department of Pathology, Microbiology and Immunology
University of South Carolina
Columbia

Translation:
Gjyle Mulliqi-Osmani, PhD
Professor
of Medical Microbiology, Medical School, Prishtina University & Head Department of Microbiology, National Institute for Public Health of Kosova, Prishtina, Kosova

 

SPANJOLLISHT
 
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės

  

 

FJALĖT KYĒE
Grupet Lancefield
Hemoliza (alfa, beta, gama)
Streptokoku i grupit A (S. piogjen)
Testi i ndjeshmėrisė nė bacitracinė
Proteinat M, T, R
Streptolizinat O dhe S 
Acidi lipoteikoik
Ethet reumatike / karditi/artriti
Glomerulonefriti
Skarlatina
Sindromi I ngjashėm me shokun toksik / Bakteremia
"Bakteria mishngrėnėse" 
Toksina eritrogjenike (pirogjenike)
Streptokoku i grupit B (S.agalactiae)
Septikemia/meningjiti neonatal
Testi CAMP
Testi i hidrolizės sė hipurateve
 Streptokoku i grupit D Infeksioni i traktit urinar/ Endokarditi
Testi i bilė-eskulinės
Enterokoku
Non enterokoket
Grupi C, G, F (koloni tė mėdha)
S. anginosus (koloni tė imėta)
Streptokoku viridans
Kariesi i dhėmbėve / Endokarditi

Streptokoket janė baktere Gram-pozitive, fakultative anaerobe, tė cilat shpesh paraqiten si vargje ose ēifte (figurat 1 dhe 2) dhe janė katalazė-negative (pėr dallim nga stafilokoket qė janė katalazė pozitive) (figura 3). Streptokoket klasifikohen nė grupe tė ndryshme nė bazė tė pranisė sė antigjeneve sipėrfaqėsore (figura 4). Kėto grupe mund tė pėrfshijnė njė ose mė shumė nėnlloje. Grupet mė tė rėndėsishme tė streptokokeve janė A, B dhe D. Nė mesin e kėtyre grupeve tė streptokokeve, rėndėsinė mė tė madhe klinike e ka streptokoku i grupit A, i cili shkakton sėmundje ngjitėse (posaēėrisht faringjite). Pneumokoku (streptokoku i pneumonisė)-shkaktari kryesor i pneumonisė humane, Streptococcus  mutans  dhe streptokoket e tjera tė ashtuquajtura viridans (shkaktarė tė kariesit tė dhėmbėve) nuk posedojnė antigjene grupore.

Pas rritjes sė streptokokeve nė agar gjakun e deleve mund tė vėrehen tri lloje tė reaksionit tė hemolizės: alfa, beta, gama. Alfa i referohet hemolizės sė pjesėshme me ngjyrė  te gjelbėr (rezultat i prodhimit tė njė produkti intermediar tė hemoglobinės) qė  vėrehet  pėrreth kolonive; beta hemoliza  i referohet fshirjes komplete (figura 5) dhe gama do tė thotė se aty nuk ka lizė. Grupi A dhe grupi B i streptokokeve janė beta hemolitik, gjersa grupi D ėshtė zakonisht alfa ose gama hemolitik. Streptokoku i pneumonisė dhe grupi i streptokokeve viridans ("gjelbėr") janė streptokoke α-hemolitike. Prandaj, reaksioni i hemolizės ėshtė i rėndėsishėm nė grupimin e streptokokeve. Reaksioni i hemolizės sė bashku me njė karakteristikė tjetėr fiziologjike, mjaftojnė nė identifikimin diagnostik klinik tė streptokokeve. 
 

Streptokoku i grupit A (S. piogjene)

Ky mikroorganizėm zakonisht shkakton faringjit supurativ (qelbėzues), joinvaziv (figura 6), kurse nganjėherė edhe infeksion tė lėkurės (impetigo). Kah mesi I shekullit XX, komplikimet serioze tė infeksioneve me streptokoke tė grupit A filluan tė pakėsohen- pėr tė zbritur dukshėm gjatė viteve ‘70. Prandaj, interesimi pėr kėtė mikroorganizėm u zvogėlua. Por, nė vitet ‘80 dhe ‘90, kishte njė rritje nė shpeshtėsinė e shfaqjes sė “etheve reumatike” klasike (njė sėmundje jo-qelbėzuese e zemrės) dhe tė formave tė reja tė sėmundjeve streptokoksike, duke pėrfshirė bakteremitė “invazive” tė ngjashme me sindromėn e  shokut  toksik (tė shkaktuar nga S. aureus) dhe tė ashtuquajturat bakteret “mishngrėnėse”.

Infeksionet me streptokoke tė grupit A prekin tė gjitha grup-moshat, por veēanėrisht moshat prej 5-15 vjeē. Mendohej se ndėrlikimet serioze (pėrfshirė ethet reumatike dhe baktereminė invazive) prekin kryesisht personat qė kanė disa defekte fundamentale nė sistemin e tyre tė imunitetit (pėrfshirė foshnjat, tė moshuarit dhe ata me imunitet tė dobėsuar). Megjithatė, tash ėshtė e qartė se edhe fėmijėt dhe tė rriturit qė mė parė kanė gėzuar shėndet tė mirė mund tė jenė tė rrezikuar nga ndėrlikimet serioze tė infeksioneve me kėtė mikroorganizėm.

Ethet reumatike
Ethja  reumatike, ėshtė njė sėmundje inflamatore, e cila prek kryesisht nyjet. Edhepse ėshtė serioze (e shpejtė), mund tė kaloj njė periudhė e zgjatur kohore pėr t’u zhvilluar. Mekanizmi i imunopatologjisė kronike tė etheve reumatike nuk ėshtė sqaruar. Proteina M, bashkė me miozinėn e zemrės shkakton reaksion kryqėzues duke rezultuar me autoimunitet. Gjithashtu, muri qelizor i streptokokeve tė grupit A ėshtė shumė rezistues ndaj degradimit tek strehuesi. Kėto antigjene qėndrojnė me muaj in vivo dhe eksperimentalisht mund tė shkaktojnė sėmundje qė gjasojnė me artrit dhe kardit reumatik. Artriti reumatik nuk duhet tė ngatėrrohet me sėmundjen mė tė shpeshtė reumatike – artritin reumatoid. Trajtimi dhe pėrfundimi i hershėm i infeksioneve tė grykės pas terapisė me penicilinė e zvogėlon mundėsinė e zhvillimit pasues tė karditit reumatik.

Glomerulonefriti akut
Kjo ėshtė njė sėmundje imuno-komplekse e veshkės.

Skarlatina
Skuqja karakteristike shkaktohet nga toksinat eritrogjene (pirogjene), tė cilat janė tė koduara nga fagjet (figura 7).

Bakteremia dhe shoku- toksik.
Format  e reja invazive e nganjėherė fatale tė sėmundjeve tė pėrshkruara jane sėmundja e ngashme me shokun toksik (pėrfshirė skuqjen, ethet dhe zhvendosjen e lėngut nga rrjedha e gjakut nė indet periferike duke dhėnė edema)  dhe / ose mioziti nekrotizues dhe fasciti . Prodhimi i toksinave pirogjenike (A, B dhe C) janė shenja dalluese e kėtyre shtameve. Toksina pirogjenike ėshtė njė superantigjen (njė mitogjen) pėr qelizat T, duke shkaktuar aktivizim jospecifik tė sistemit imunitar. Kjo mund tė jetė e pėrfshirė nė patogjenezėn e sėmundjes. Kjo sėmundje ėshtė e rrallė, por shumė shpejt (brenda disa ditėsh) mund tė pėrparojė duke rrezikuar jetėn.
 

strep-mutans.jpg (64475 bytes) Figura 1 
Streptokoku mutans. Ngjyrosja sipas Gramit.
CDC/Dr. Richard Facklam

Figura 2
Streptokoku piogjen – prokariot kokoid  (ndarės); shkakton faringjit, sinusit, otitis media (infeksion i veshit tė mesėm), helmim me ushqim, ethe puerperale (ethet e lehonisė), infektime lėkure dhe plage (skarlatinė, erisipela, impetigo) . Strep i grupit A. SEM x56,000 
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje

 

Vetitė e pėrgjithshme nė patogjenezė

Identiteti i adezinės  qė mundėson adezionin (ngjitjen ) nė epitelin respirator (pėrmes fibronektinit) ėshtė ende kundėrthėnės.  Acidi lipoteikoik ėshtė pjesė pėrbėrėse e membranės qelizore tė shumė baktereve. Te streptokoket e grupit A, ky acid ėshtė i pranishėm edhe nė fimbrie nė pjesėn e jashtme tė qelizės. Studimet klasike sugjerojnė se acidi lipoteikoik ėshtė adezinė e streptokokut tė grupit A , ndonėse kohėve tė fundit ėshtė pėrshkruar edhe roli i njė “proteine F (fibronektin- ngjitje )” nė ngjitjen pėr epitel.

Streptokoket e grupit A, nė mungesė tė fibrinogjenit, e lidhin komplementin nė shtresėn peptidoglikane dhe nė mungesė tė antitrupave, nuk fagocitohen . Proteina M (e gjetur edhe nė fimbrie) ngėrthen fibrinogjenin nga serumi dhe bllokon lidhjen e komplementit pėr shtresėn fundamentale te peptidoglikanit. Kjo mundėson  mbijetesėn e mikrorganizmit duke ndalur fagocitozėn. Megjithatė, nė personat imun, neutralizimi i antitrupave reaktiv me proteinėn M shkakton fagocitozė, e cila rezulton me mbytjen e mikrorganizmit. Ky ėshtė mekanizmi kryesor me tė cilin imuniteti ėshtė i aftė t’i jap fund infeksioneve streptokoksike tė grupit A. Prandaj, vaksinat me proteinėn M janė kandidat kryesor pėr pėrdorim kundėr etheve reumatike. Kapsula e streptokokeve tė grupit A nė mėnyrė klasike ėshtė thėnė se ka aktivitet tė limituar antifagocitar. Shumė prej shtameve  virulente tė reja tė pėrshkruara janė shumė mukoide dhe kapsulat janė tė rėndėsishme pėr patogjenezėn e tyre.

Fatkeqėsisht, disa lloje tė proteinave M antigjenetikisht reagojnė me reaksion kryqėzues me zemrėn dhe mund tė jenė pėrgjegjėse pėr kardit reumatik. Frika nga autoimuniteti me te drejtė ka ndaluar pėrdorimin e vaksinave streptokoksike tė grupit A. Megjithatė, mbrojtja e dallueshme kundėr epitopeve me reaktivitet kryqėzues ėshtė tashmė e definuar dhe zbulimi i njė vaksine duket i mundshėm. Proteinat M ndryshojnė antigjenikisht midis shtameve; kėshtu  imuniteti nė njė proteinė nuk nėnkupton imunitet tė pėrgjithshėm nė tė gjitha shtamet e S. piogjene.  Antigjeni M, sė bashku me antigjenet tjera (T dhe R) pėrdoren pėr serotipizim.

 

catp.gif (8574 bytes) catneg.gif (14509 bytes)  Figura 3
Testi pozitiv dhe negativ  i katalazės. Me kėtė test, peroksidi i hidrogjenit konvertohet nė oksigjen (duket si fluska gazi)
© Karen M. Kiser. St Louis Community College, Clinical Laboratory,  St. Louis, MO 

FILM
Testi i katalazės
© The MicrobeLibrary and Neal R. Chamberlain, Department of Microbiology, Kirksville College of Osteopathic Medicine, Kirksville, Missouri

strep-fl.jpg (30090 bytes) Figura 4
 Ngjyrosja floreshente me antitrupa e Streptokokut  (e ngjyrosur nė mėnyrė digjitale). Gjashtė grupe janė nė kėtė gjini: A, B, C, D, F, dhe G, tė cilat shpesh gjenden nė ēifte ose zingjirė.

CDC/Dr. M.S. Mitchell

beta-hem.jpg (28316 bytes) Figura 5
Streptokoku piogjen nė agar-gjak. Kėta mikroorganizma prodhojnė llojllojshmėri tė toksineve, disa prej tė cilave janė tė afta tė shkatėrrojnė eritrocitet. Rezultati ėshtė njė zonė e qartė qė rrethon kolonitė bakterore. Ky shkatėrrim komplet i eritrociteve nė agar gjak quhet beta-hemolizė.
© The MicrobeLibrary and Gloria J. Delisle, Queens University
Kingston, Ontario, Canada 

strep-thr.jpg (34736 bytes) Figura 6
Infeksioni i grykės  shkaktohet nga Streptokoku i grupit A. Kėto baktere janė tė pėrhapura pėrmes kontaktit direkt me mukozė nga hunda ose gryka e personave tė cilėt janė tė infektuar, ose pėrmes kontaktit me plagė tė infektuara ose plagė nė lėkurė.
CDC/Dr. Heinz F. Eichenwald

scarlet.jpg (41420 bytes) Figura 7
Lezionet lėkurore nė kraharor te njė grua me skarlatinė. Skuqja fillimisht shfaqet nė formė tė tė ngriturave tė vogla tė kuqe nė gjoks dhe abdomen; mė pas pėrhapet nė gjithė trupin. I ngjan djegies nga dielli dhe duket si njė cope e ashpėr e letėrzallit. Skuqja zakonisht ėshtė mė e theksuar nėn sqetulla dhe pjesėt rrėzė kofshės.
CDC

  Diagnoza laboratorike

1. Zbulimi direkt – antigjeni ekstrahohet nga strishoja e grykės. Ekstrakti i antigjenit pastaj ngjitet me antitrupin specifik me karbohidrate tė streptokokut tė grupit A . Kjo nė mėnyrė klasike pėrfshin aglutinimin e antitrupave (antitrupa tė ngjitur pėr rruza). Megjithatė, kohėve te  fundit janė paraqitur teste mė tė thjeshta. Rezultatet janė tė gatshme brenda disa minutave.

2. Grupimi i Lancefieldit i kolonive tė izoluara beta-hemolitike (shiko lart).

3. Kolonitė janė beta hemolitike (figura 5) dhe rritja e tyre pengohet nga bacitracina (diagnoza e mundshme – e parashikuar) (figura 7a).

4. Serumi i pacientit pėrmban antitrupa ndaj  streptolizinės O ose antigjeneve tė tjera streptokoksike. Kjo ėshtė e rėndėsishme nėse shfaqen sekuela klinike tė mėvonshme .

Beta hemoliza shkaktohet nga dy hemolizina O dhe S; e para ėshtė joaktive nė prezencė tė oksigjenit. Prandaj, shypja e pllakės e rrit intenzitetin e reaksionit tė hemolizės.

 

strepa2.jpg (29090 bytes) Figura 7a
Pėr ta dalluar Streptokokun beta-hemolitik tė grupit A prej streptokokeve tė tjera beta hemolitike pėrdoret ndjeshmėria ndaj bacitracinės. Streptokoku piogjen (grupi beta-hemolitik A) ėshtė i ndjeshėm nė bacitracinė dhe nuk do tė rritet pėrreth diskut me kėtė antibiotik. Streptokoket tjera beta-hemolitike nuk janė tė ndjeshme nė bacitracinė dhe do tė rriten pranė diskut me antibiotik.
© The MicrobeLibrary and Neal R. Chamberlain, Department of Microbiology, Kirksville College of Osteopathic Medicine, Kirksville, Missouri
  Streptokoku i grupit B (S. agalactiae)

Kėta mikrorganizma shkaktojnė meningjite te tė posalindurit dhe septikemi pas bartjes nga flora normale vaginale e nėnės.

Mikrorganizmi mund tė identifikohet nė bazė tė beta hemolizės, hidrolizės sė hipurateve dhe reaksionit CAMP (figura 8). CAMP ėshtė njė shkurtesė pėr emrat e katėr individėve tė cilėt fillimisht pėrshkruan testin. Streptokoku i grupit B prodhon njė faktor, i cili shton beta hemolizėn nė prani te njė shtami indikator tė S. aureus .
 

 

  campp.gif (43286 bytes)  Figura 8a  CAMP reaksioni pozitiv   © Karen M. Kiser. St Louis Community College, Clinical Laboratory,   St. Louis, MO 

campn.jpg (158156 bytes) Figura 8b  CAMP reaksioni negativ   © Karen M. Kiser. St Louis Community College, Clinical Laboratory,   St. Louis, MO 

 

Figura 9  Streptokoku fekal - kokoid prokariot (ndarė); patogjen qė shkakton infeksione  tė lėkurės dhe plagėve © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.

esculinpos.jpg (177720 bytes)

esculinneg.jpg (207250 bytes) 
Figura 10
Testi i bilė- eskulinės. Streptokoket e grupit D janė pozitive (Lart: Pozitiv. Poshtė: Negativ) 
© Karen M. Kiser. St Louis Community College, Clinical Laboratory,  St. Louis, MO 

naclp.jpg (191588 bytes)

nacln.jpg (207171 bytes) Figura 11 
Rritje pozitive nė 6.5% klorid natriumi (lart) dhe mungesė e rritjes nė teren tė ngjashėm (fund) 
© Karen M. Kiser. St Louis Community College, Clinical Laboratory,  St. Louis, MO 

 

 

viridans.jpg (38385 bytes)  Figura 12
Streptokoku viridans ėshtė pėrgjegjės pėr afėrsisht gjysmėn e tė gjitha rasteve tė endokardit bakteral, por gjendet nė gojė si florė bakterore normale.
CDC/Dr. Mike Miller

 

 

strep-id.jpg (72920 bytes) Skemė identifikuese e Streptokukut


Streptokoku i grupit D

Rritja nė bilė-eskulinė prodhon njė precipitat tė zi tė pėrfituar nga eskulina (figura 10); shumė baktere tjera nuk do tė rriten nė prezencė tė bilės. Streptokoket e grupit D janė tė ndara nė ato qė rriten nė kripėra 6.5% (enterokoket) dhe nė ato qė nuk rriten (joenterokoket) (figura 11). Enterokoket shumė mė shpesh shkaktojnė sėmundje te njerėzit sesa joenterokoket. Enterokoket janė shpesh rezistente nė penicilinė. Enterokoket janė tė lidhura me streptokoket tjera dhe janė zhvendosur nė gjininė Enterokok; mė sė shpeshti izolohet E. (S.) faecalis (figura 9). Siē nėnkupton emri, kėto enterokoke gjenden nė florė tė zorrėve dhe infeksioni pason nga kontaminimi fekal. Eshtė njė shkaktar i rėndėsishėm i infeksioneve tė traktit urinar (mė tė rralla se E. coli) dhe infeksioneve oportune (pėrfshirė ato intra-abdominale, septikemitė dhe endokarditi). Kolonitė zakonisht janė alfa ose gama hemolitike.

Grupet tjera beta hemolitike

Grupet C dhe G (dhe rrallė grupi F) nganjėherė shkaktojnė sėmundje te njerėzit (veēanėrisht faringjite). 

Streptokoket me koloni tė vogla( imta)

Flora normale njerėzore pėrmban mikroorganizma qė mund tė jenė tė grupit A, C, F ose G ose janė jo te grupuara(S. anginosus,S. milleri). Roli i tyre nė sėmundjet e njerėzve ėshtė i paqartė. 

Streptokoket viridans

Kėto janė njė grup i shumėllojshėm i nėntipeve tė streptokokeve, tė cilat zakonisht gjinden nė zgavrrėn e gojės (pėrfshirė S. mutans) dhe shkaktojnė endokardit pas depėrtimit nė qarkullimin e gjakut si rezultat i nxjerrjes sė dhėmbit (figura 12). Ato janė po ashtu tė pėrfshira nė etiologjine e kariesit tė dhėmbit. Janė alfa hemolitike dhe rezultojnė negative pėr teste tė tjera tė pėrshkruara mė lart. Ato janė te pagrupuara.

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

 


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt