BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

BAKTERIOLOGJIA -  KAPITULLI 11

ENTEROBACTERIACEAE, VIBRIO, CAMPYLOBACTER DHE HELICOBACTER

Dr Alvin Fox

Pėrktheu: Dr. Arsim Kurti, Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė  
SPANJOLLISHT
 
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės

  

 

 

FJALĖT KYĒE
Oportun
Gastroenterit
Diarre 
Dizenteri
Infeksionet e traktit urinar
Llaktozė pozitiv/negativ
API testet
E.coli Enteropatogjene
E. coli Enterotoksigjene
Toskina termostabile

Toksina termolabile
E.coli Enteroinvazive
E.coli Enterohemorragjike
Vero toksina (sikur Shiga-toksina)
Hemolizina
Piliet adhezive
Shigella
Dizenteria bacilare

Shiga toksina
Salmonella typhi
Tifoja
antigjeni Vi
Salmonella enteritidis   (salmonelloza)
Salmonella cholerae-suis
Vibrio cholerae
Cholera
Koleragjeni (toksina e kolerės)
Yersinia entercolitica 
Campylobacter jejuni
Helicobacter pylori

ENTEROBACTERIACEAE

Veēoritė e pėrgjithshme  

Ky grup i mikroorganizmave pėrfshin bakteret qė shkaktojnė infeksione primare tė traktit gastrointesinal tė njeriut. Kėto baktere referohen si enterike (duke mos marrė parasysh qė shkaktojnė ērregullime tė zorrėve). Bakteret qė sulmojnė traktin gastrointestinal janė  E. coli dhe Salmonella, tė gjitha speciet e Shigellave dhe Yersinia enterocolitica. Sėmundja reumatizmale, Sindroma e Reiterit (HLA-B27) mund tė jenė si pasojė e ekspozimit me Salmonella, Shigella ose Yersinia. Mikroorganizmat tjerė qė nuk bėjnė pjesė nė Enterobacteriaceae, duke pėrfshirė Campylobacter dhe Chlamydia janė poashtu shkaktarė tė Sindromit tė Reiterit. Yersinia pestis shkaktare e “murtajės” do tė spjegohet ndaras me zoonozat.

Pjesėtarėt e kėsaj familje janė shkaktarėt kryesor tė infeksioneve oportune ( duke pėrfshirė septikeminė, pneumoninė, meningjitin dhe infeksionet urinare). Shembuj tė gjinive qė shkaktojnė infeksione oportune janė:  Citrobacter, Enterobacter, Escherichia, Hafnia, Morganella, Providencia dhe Serratia. Seleksionimi i terapisė antibiotike ėshtė kompleks i shkaktuar nga diversiteti i organizmave.

 Disa prej mikoorganizmave shkaktojnė sėmundje tė asocuara tė bashkėsisė te personat e shėndoshė. Klebsiella pneumoniae ėshtė e pėrfshirė shpesh nė infeksionet respiratore. Mikroorganizmi ka kapsulė tė shprehur qė i ndihmon nė patogjenitetin e saj. Infeksioni mė i zakonshėm i traktit urinar ėshtė i shkaktuar nga E. coli. Rruga kryesore e infeksionit urinar ėshtė ascedente e shkaktuar nga kontaminimi fekal. Proteusi ėshtė njė tjetėr shkaktar i zakonshėm i traktit urinar; prodhon ureazėn  e cila e zbėrthen urenė  dhe e bėn urinėn alkalike.


Izolimi dhe identifikimi i Enterobaktereve

Kėto janė baktere Gram negative, fakultative ananerobe. Kanė mungesė tė citokrom-oksidazės dhe paraqiten si oksidazė negative. Ato shpesh izolohen nga fekalet nė agar i cili pėrmban laktozėn dhe njė pH indikator. Kolonitė qė fermentojnė llaktozėn prodhojnė acid tė mjaftueshėem qė tė shkaktojnė ndryshime tė ngjyrės sė indikatorit (fig 1). E. coli e fermenton laktozėn ndėrsa Shigella, Salmonella dhe Yersinia nuk e fermentojnė. Shtamet  “jopatogjene” tė E. coli ( dhe bacilet tjera llaktozė pozitive) janė shpesh prezente nė fecesin normal. Ėshtė vėshtirė tė dallohen nga E. coli “ patogjene” , kolonitė llaktozė negative janė tė vetmet qė identifikohen nė feces. Tė gjitha Enterobakteret e izoluara prej pjesėve tjera ( tė cilat pėrmbajnė  numėr tė vogėl tė baktereve (p.sh. urina ) ose janė sterile ( p.sh gjaku ) identifikohen me sitemin API 20 E. Serotipet e rėndėsishme mund te diferencohen pėrmes antigjeneve tė tyre O (lipopolisakarid),  H (flagjelar) dhe K (kapsular). Megjithatė serotipizimi nuk pėrdoret si rutinė nė laboratoret klinike.
agar-slant.jpg (114779 bytes) Figure 1A  Reaksionet nė TSI agar. Pėr informata mė detale tė kėsaj figure, shkoni kėtu. © Neal R. Chamberlain, Kirksville College of Osteopathic Medicine, Kirksville, MO and The MicrobeLibrary pathhek.jpg (16553 bytes)  Figura 1B Fermentuesit llaktozė-negativė nė agarin e Hektoenit qė pėrmban kripėra biliare dhe indikatorė acidik (bromtimol blu dhe acid fuksinė). Bakteret Gram pozitive inkibohen, prandaj agari ėshtė selektiv pėr rritjen e baktereve Gram-negative. Bakteret qė fermentojnė llaktozėn marrin ngjyrė portokalli kurse ato qė nuk e fermentojnė japin koloni me ngjyrė tė gjelbėrt nė tė gjelbėr-tė kaltėr. Kjo ka rėndėsi nė dallimin e baktereve patogjene ndaj baktereve tė florės normale nė mostrat e fecesit. Por, megjithatė ėshtė vėshtirė tė dallohen bakteret jofermentuese nga njėra tjetra. Mikrobet me dukje tė tillė tė kolonive mund tė jenė Salmonella, Proteus ose Shigella. © Pat Johnson, Palm Beach Community College, Lake Ėorth, Florida and The MicrobeLibrary

lnfmac.jpg (17671 bytes) Figure 1C Rritja e fermentuesve llaktozė-negativ nė agarin e MacConkey qė pėrmban kripėra biliare dhe kristal violet pėr pengimin e rritjes sė baktereve Gram pozitive. Agari poashtu pėrmban llaktozė dhe ngjyrė tė kuqe qė i dallon fermentuesit e llaktozės nga ato qė nuk e fermentojnė llaktozėn. Kolonitė e baktereve llaktozė pozive janė me ngjyrė rozė deri nė tė kuqe, kurse ato llaktozė negative janė pa ngjyrė ose transparente. Ky agar nuk i dallon bakteret llaktozė negative; kjo rritje mund tė tregojė se bėhet fjalė pėr disa mikroorganizma- p.sh. Proteus, Salmonella ose Shigella. Nė mostrat e fecesit rritja e kėtyre kolonive mjafton pėr tė vazhduar ecurinė e mėtejme diagnostike tė identifikimit. © Pat Johnson, Palm Beach Community College, Lake Ėorth, Florida and The MicrobeLibrary

lnfemb.jpg (14403 bytes) Figura 1D  Rritja e fermentuesve llaktozė negativ nė agarin me Eozinė metilen blu (EMB) qė pėrmban kripėra biliare dhe ngjyra qė pengojnė rritjen e  baktereve Gram pozitive. Rritja nė EMB agar ėshtė e dobishme pėr dallimin ndėrmjet baktereve llaktozė pozitive dhe llaktozė negative qė janė pa ngjyrė. Salmonella dhe Shigella, tė dyjat patogjnė fermentues llaktozė negativė mund tė dallohen nga bakteret tjera tė florės sė zorrėve qė e fermentojnė llaktozėn.  © Pat Johnson, Palm Beach Community College, Lake Ėorth, Florida and The MicrobeLibrary
 
 

Figura 2.  Bakteret (shkopth), mykrrat (rrethore), dhe hifet fungale (filamentoze) nė shpuzėn e kuzhinės © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  me leje

Figura 3
E. coli (0157:H7) e tipit hemorrhagjik. Bacil prokariot enterik Gram-negativ, fakultativ anaerob. Mund tė jetė fatal pėr njerėz dhe merret me ushqim nėse mishi nuk ėshtė pjekur mirė.
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

 

Gastroenteriti, diarrea dhe dizenteria

Escherichia coli (Figura 3)

 Nė nivelin e specieve, E. coli dhe Shigella janė tė padallueshme. Pėr arsye praktike ( parimisht pėr t’iu shmangur konfuzionit) ato nuk janė tė vendosura nė gjininė e njėjtė. Jo papritur  janė shumė pėrputhje nė mes tė sėmunjdeve tė shkakuar nga kėto dy mikroorganizma.  

1) E.coli Enteropatogjene (EPEC). Serotipet e caktuara zakonisht janė tė shoqėruara me diarre tė foshnjeve. Provat gjenetike kanė konfirmuar se kėto shtame dallojnė nga grupet tjera.  Aty ėshtė njė lezion karakteristik morfologjik me destruksion tė mikrovileve pa invazion tė organizmit, gjė qė sugjeron adesionin si proces tė rėndėsishėm. Klinikisht vėrehen ethe, diarre, nauze, vjellje, zakonisht me feces pa primesa gjaku.  

2) E. Coli Enterotoksigjne (ETEC) shkakton diarre tė ngjajshme si te kolera por nė shkallė mė tė lehtė. Po ashtu, shkaktojnė “ diarre tė udhėtarėve”. Sintetizohen dy tipe tė toksineve tė koduara nga plazmidet.  

a) Toksina termolabile e cila ėshtė e ngjajshme me toksinėn e kolerės. Adenil-ciklaza ėshtė aktivizuar nga prodhimi i AMP-ciklike dhe shtimit tė sekretimit tė ujit dhe joneve.

b) Toksina termostabile. Guanilat-ciklaza e aktivizuar, e cila inhibon absorbimin e joneve prej lumenit te zorrėve.Diarea e lėngėshme, ethet dhe nauzea rezultojnė nė tė dy rastet.

3) E.coli Enteroinvazive (EIEC ) shkakton dizenterinė ( nuk dallohet nga shigellosa, shih dizenterinė bacilare mė poshtė). 

4) Enterohemorrhagic E. coli (EHEC). Kryesisht janė serotipet O157:H7 (fig 4)
EcoliO157H7.jpg (22484 bytes) Figura 4A  Mikrografia transmisive elektronike e Escherichia coli O157:H7. CDC/Peggy S. Hayes  psh1@cdc.gov

ecoli0157diag.jpg (85595 bytes) Figura 4B  Kronologjia e infeksioneve me E. coli O157:H7, njė sėmundje e pėrhapur me ushqim. CDC

 

Kėto mikroorganizma mund tė shkaktojnė kolit hemorragjik ( tė karakterizuar me diare me gjak dhe tė bollshme me disa leukocite tek pacientėt afebril). Megjithatė,  rėndėsia e tyre ėshtė duke u rritur ( fig 4) me njohjen e epidemive tė shkaktuara nga kontaminimi i mishit tė hamburgerit. Mikroorganizmat mund tė pėrhapen nėpėr gjak dhe tė shkaktojnė sindromin hemolitiko-uremik sistemik ( anemia hemolitike, trombocitopenia dhe insuficienca e veshkave). Prodhimi i vero-toksinės ( biokimikisht e ngjashme me shiga-toksinėn ) ėshtė e asocuar me kėtė grup tė mikroorganizmave. Toksina ėshtė e koduar nga fagu lizogjenik. Hemolizinat ( tė koduara nga plazmidet) poashtu janė tė rėndėsishme nė patogjenezė.

 Siē u tha mė lart , aty janė sė paku 4 sėmundje me etiologji tė qartė. Megjithatė, nė laboratoret diagnostikuese  grupet nė pėrgjithėsi nuk diferencohen dhe tretmani bazohet nė simptomatologji. Antibiotikėt nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren, pėrveē nė disa sėmundje tė rėnda ose sėmundje qė kanė progreduar nė stadin sistemik ( p.sh. sindroma hemolitiko-uremike). 

Dy  klasa tė mėdha tė pileve janė prodhuar nga E. coli :  piliet manozė senzitive dhe manozė rezistente. Lidhja e mėparshme pėr manozėn e cila pėrmban glikoproteinė dhe e mėvonshme pėr cerebrozide nė epitelin e nikoqirit , lejon lidhjen. Kjo ndihmon nė kolonizimin e E. coli.

Figura 5. Shigella dysenteriae – Bacil prokariot enterik, Gram-negativ, fakultativ anaerob; shkakton dizenterinė bacilare. Mė se shpeshti haset nė ujėrat e kontaminuara me feces tė njeriut.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
Shigella

Shigella (4 speciet; S. flexneri, S. boydii, S. sonnei (figura 5), S. dysenteriae) tė gjitha  shkaktojnė dizenterinė bacilare ose shigellozėn( fecesi me gjak i shoqėruar me dhembje intestinale). Mikroorganizmat sulmojnė shtresėn epiteliale por nuk penetrojnė. Zakonisht brenda 2-3 ditėve, dizenteria e shkaktuar nga bakteria e dėmton shtresėn epiteliale tė intestinumit duke prodhuar mukus dhe gjak ( qė haset nė feces) dhe tėrheqjen e leukociteve ( gjithashtu tė gjetur ne feces si “ qelb”). Ndonjėherė diarea e lengshme vėrehet pa shenja tė dizenterisė. Shiga toksina ( e koduar mga kromozomet ) e cila ėshtė neurotoksike, enterotoksike dhe citotoksike  luan rol nė patogjenezė. Enterotoksiciteti i saj mund tė bėj sėmundjen klinikisht tė duket si diare. Toksina e inhibon sintezėn e proteinave ( vepron nė nėnnjėsinė 70S tė ribosomeve dhe lizon 28S rARN ) Kjo ėshtė sėmundje primarisht e fėmijėve e shkaktuar nga kontakti fekalo-oral. Tė rriturit mund tė infektohen nga fėmijėt, po ashtu mund tė transmetohet nga tė rriturit tė cilėt manipulojnė me ushqim e tė cilėt e kontaminojnė ushqimin. Burimi i tė dy rasteve janė duart e palara. Njeriu ėshtė i  vetmi “rezervar”. 

Menagjimi i dehidrimit ėshtė e rėndėsisė primare. Nė tė vėrtetė diarea e lehtė shpesh nuk njihet si shigellozė. Pacientėt me dizenteri tė rėndė zakonisht trajtohen me antibiotikė ( p.sh. ampicilin). Nė dallim me sallmonellozėn pacientėt reagojnė nė  terapinė me antibiotikė dhe zgjatja e sėmundjes shkurtohet.
 

  Figure 6. Salmonella – bacil prokariot duke u ndarė; vėreni flagjelat. Shkakton salmonellozėn (helmim me ushqim). (x 20,800)  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

salmonella1.jpg (116943 bytes) Figura 7a. Izolimi i Salmonella enteritidis sipas regjioneve, SHBA, 1974-1994 CDC 

Salmonella  (figura 6)

Bazuar nė studimet gjenetike, ekzistojnė dy specie tė sallmonellave: S. Enterica dhe S. bongori. Nė anėn tjetėr duke pėrdorur antitrupat e caktuar, mė shumė se 2000 “serotipe” antigjenike janė zbuluar. Janė vetėm disa tipe tė cilat janė zakonisht tė shoqėruara me sėmundjen karateristike humane ( mė tė shpeshtat janė S. enteritidis, S. cholerae-suis dhe S. Typhi).   

Salmonelloza, infeksioni mė i zakonshėm me salmonella ėshtė i shkaktuar nga njė mori serotipesh ( mė tė zakonshmet janė Salmonella enteritidis dhe pėrhapet nga ushqimi i kontaminuar  ( siē janė shpezėt dhe vezėt -figura 7a). Nuk ka rezervar human dhe zakonisht shfaqet si gastroenterit ( nauze, vjellje dhe jashtėqitje pa gjak). Sėmundja zakonisht ėshtė vetėlimituese ( 2-5 ditė). Sikurse Shigella , kėto mikroorganizma e atakojnė epitelin por nuk shkaktojnė  infeksion sistemik. Nė rastet  e pakomplikuara tė salmonellozės terapia me antibiotikė nuk ėshtė e dobishme. S. cholerae-suis ( e cila ėshtė mė e rrallė) shkakton septikemi pas invazionit. Nė kėtė rast , terapia antimikrobike ėshtė e nevojshme. 

Forma e rėndė  e infeksionit me salmonella , “tifoide” ( ethet enterike) , e shkaktuar nga Salmonella typhi rallė shfaqet ne Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mirėpo ėshtė njėra ndėr shkaktarėt historik tė pėrhapjes epidemike  dhe ende ekziston nė botėn e tretė. Mikroorganizmat pėrhapen nga rezervari human ose nga pajisjet e ujit ( nėse kushtet sanitare janė tė pavolitshme) ose nga ushqimi i kontaminuar. Fillimisht atakon epitelin intestinal  dhe gjatė fazės akute vėrehen simptomet gastrointestinale. Mikroorganizmat depėrtojnė ( zakonisht brenda javės sė parė) dhe kalojnė nė gjak ku diseminohen nė makrofagje. Vėrehet pasqyra tipike  e infeksionit sistemik bakterial. Septikemia zakonisht ėshtė e pėrkohshme me strehimin pėrfundimtar tė mikroorganizmit nė fshizėn e tėmthit. Mikroorganizmat strehoen nė intestinum pėr disa javė. Nė tė njėjtėn kohė gastroenteriti (duke pėrfshirė diarenė) pėrsėri vrehet. Antigjeni kapsular (Vi) luan rol nė patogjenezėn e tifos. Statusi i bacil-bartėsit ėshtė i rėndomtė.; kėshtu qė njė person ( i cili manipulon me ushqim ) mund tė pėrhap shumė sėmundjen. Terapia me antibiotik ėshtė primare. Vaksinat nuk janė efektive dhe nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren ( shih komentin te kolera ).
Figura 7b
Yersinia enterocolitica – bacil Gram-negativ, fakultativ anaerob (duke u ndarė). Kjo baktere liron toksina qė shkaktojnė enterit me dhembje qė i pėrngjan apendicitit.
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

Yersinia

Yersinia entercolitica (figura 7b) ėshtė shkaktare kryesore e gastroneteritit ( simptomi kryesor klinik) ne Skandinavi dhe herė pas here shfaqet nė SHBA. Mikroorganizmi ėshtė invaziv ( zakonisht pa pėrhapje sistemike). Infeksioni nė mėnyrė tipike paraqitet me diare, ethe dhe dhembje abdominale. Megjithatė simptomet sistemike pas bakteremisė janė vrejtur. Mikroorganizmi  mund tė pėrhapet me kontaminim fekal tė ujit ose qumėshtit nga kafshėt shtėpiake ose nga ngrėnia e produkteve tė mishit. Mė sė miri izolohet nga mediumet e “ ftohta”: kur tė futet nė temperaturė tė frigoriferit ky mikroorganizėm mbijeton  derisa tė tjerėt jo. Sėmundje e ngjajshme por mė pak e rėndė shkatohet nga Y. pseudotuberculosis. Treapia me antibiotikė ėshtė e rekomanduar.

 

 

 

VIBRIO

Kėto janė baktere Gram negative. Janė nė formė tė presjes, anaerobe fakultative dhe oksidazė pozitive. Mė i rėndėsishmi ėshtė Vibrio Cholerae ( figura 8 dhe 9) , shkaktare e kolerės. Ajo ka kėrkesa tė thjeshta nutritive dhe lehtė kultivohet. V cholera ėshtė gjetur nė fecesin  e personave tė infektuar dhe pėrfundon nė pajisjet e ujit nė qoftė se ujėrat e zeza nuk pėrpunohen. Kėshtu qė mikroorganizmi pėrhapet duke pirė ujin e kontaminuar. Mikroorganizmat mbijetojnė nė ujin e freskėt dhe ngjajshėm me vibriot tjera  nė ujin e njelmėt. Ushqimi, pas ujit tė kontaminuar, ėshtė rrugė tjetėr e kontaminimit. Kjo ėshtė primarisht sėmundje e botės sė tretė. NėSHBA ėshtė vrejtur tek udhėtarėt ndėrkombėtar, poashtu ndonjeherė ėshtė parė pas konsumimit tė ushqimit tė detit. Nė zorrė, mkroorganizmat aderojnė pėr epitelin e intestinumit pa e penetruar. Aderimi pėr mikrovile ėshtė i rėndėsishėm pėr patogjenezė. Pastaj vjen deri te sekretimi i toksinės sė kolerės.

Choleragen (kolera toksin)  ėshtė e koduar nga kromozomet dhe pėrmban dy tipe tė nėnnjėsive ( A dhe B). Nėnjėsia B lidhet pėr gangliozide nė sipėrfaqe tė qelizave epiteliale dhe lejon futjen brenda tė nėnnjėsisė A. Nėnjėsia A mund tė pėrmbajė kanal hidrofobik  nėpėr tė cilin futet nėnnjėsia A. Nėnnjėsia A e katalizon ribozilimin e ADP-sė tė kompleksit regulator i cili e aktivizon adenil-ciklazėn nė membranėn qelizore tė epitelit tė zorrėve. Prodhimi tejmase i AMP-sė ciklike e stimulon sekretimin masiv tė joneve dhe ujit nė lumen. Dehdrimi dhe vdekja ( pa tretman ) janė si pasojė. Zėvendėsimi i lėngjeve ėshtė komponenta kryesore e tretmanit. Terapia me antibiotik mund tė pėrdoret si shtesė. Vaksinimi ėshtė pjesėrisht efektiv dhe nė pėrgjithėsi nuk preferohet. Kryesisht preferohet pėr gjatė udhėtarėt ndėrkombėtar. 

Vibrio parahemolyticus zakonisht perhapet duke konsumuar ushqimin  e detit tė papėrpunuar dhe  nuk vrehet zakonisht nė SHBA. Mikroorganizmi mė sė miri rritet nė pėrqėndrimet e larta tė kripės. Vrehet diarea pa gjak por nuk ėshtė  e rėndė si kolera.

 

ANIMACION
Patologjia e kolerės
© Alan House and Mike Hyman, Department of Microbiology, North Carolina State University, Raleigh, N.C. and The MicrobeLibrary
 

  Figura 8a
Vibrio parahaemolyticus – bacil halofil, fakultativ anaerob qė shkakton sėmundje pėrmes ushqimit tė njohur si helmim me ushqim deti. Pėrhapet pėrmes konsumimit tė ushqimit tė papėrpunuar ose tė papjekur mirė tė detit siq janė guacat. Mė rrallė, kjo baktere mund tė shkaktojė infeksion nė lėkurė nėse plaga e hapur ekspozohet nė ujin e detit.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

Figura 8b
Vibrio parahaemolyticus – bacil halofil, fakultativ anaerob qė shkakton sėmundje pėrmes ushqimit tė njohur si helmim me ushqim deti. Pėrhapet pėrmes konsumimit tė ushqimit tė papėrpunuar ose tė papjekur mirė tė detit siq janė guacat. Mė rrallė, kjo baktere mund tė shkaktojė infeksion nė lėkurė nėse plaga e hapur ekspozohet nė ujin e detit.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

vibrio-chol.jpg (78573 bytes) Figura 8c Vibrio cholerae. Ngjyrosja e flagjelave sipas Leifsonit. CDC/Dr. Ėilliam A. Clark 

Figure 9. Vibrio cholerae – Bacil Gram-negativ, fakultativ anaerob, i lakuar nė formė tė presjes; shkakton kolerėn aziatike.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  me leje

campylo-cdc.jpg (50711 bytes)  Figura 10a. Campylobacter fetus. Ngjyrosja e flagjelave. CDC/Dr. Ėilliam A. Clark

Figure 10b
Campylobacter jejuni ėshtė bacil enterik i lakuar. Shkakton kampilo-bakteriozėn, njė ndėr sėmundjet mė tė shpeshta bakterore qė japin diarre nė SHBA. Ėshtė e ndjeshme dhe lehtė mbytet nė temperaturat e ulta apo tė larta. Bartės tė kėtyre baktereve janė zogjtė pėr shkak tė temperaturės ė tyre trupore qė preferohet nga kampilobakteret. Burim i infeksionit te njerėzit ėshtė zakonisht manipulimi joadekuat i mishit tė papėrpunuar tė shpendėve ose tė papjekur mirė tė tyre. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje


CAMPYLOBACTER DHE HELICOBACTER

Kėto dy grupe tė mikroorganizmave Gram negative kanė formė tė lakuar apo spirale dhe janė gjenetikisht tė ngjashme.

Shkaktari mė i shpeshtė i sėmundjeve humane ėshtė C. jejuni. Mikroorganizmi infekton traktin intestinal tė disa kafshėve (duke pėrfshirė gjedhet dhe delet) dhe ėshtė shkaktar kryesor i abortit. Pėrhapet nga qumėshti dhe produktet e mishit.

Diarea e lėngshme ėshtė predominante por dizenteria ėshtė e rėndomtė. Mikroorganizmi ėshtė invaziv por nė pėrgjithėsi mė pak se shigella. Plogėshtia, ethet dhe dhembjet abdominale janė veēori tė tjera tė sėmundjes. Bakteremia ėshtė vėrejtur nė njė numėr tė vogėl tė rasteve. Mikroorganizmi rritet nė kushte mikroaerofile dhe mė sė miri rritet nė temperaturė 42 oC. Mė sė shpeshti izolohet nėn kėto kushte duke pėrdorur medium selektive. Mund tė trajtohet me antibiotik por zakonishtė ėshtė sėmundje vetėlimituese. 

Helicobacter pylori (figura 11) ėshtė pranuar nė kėto vitet e fundit si shkaktar kryesor i ulēerės sė lukthit. Mikroorganizmi jeton kronikisht nė mukozėn e lukthit tė njeriut. Kultura ėshtė metodė e preferuar diagnostikuese por mund tė mos ketė sukses nė njė numėr tė rasteve. Mikroorganizmi prodhon ureazėn e cila e prodhon amoniakun dhe dioksidin e karbonit. Kjo ndihmon nė detektimin dhe identifikimin e mikroorganizmit tė izoluar. Ureaza prodhohet nė sasi tė madhe sa qė mund tė detektohet direkt nė  mostrėn e  mukozės pas endoskopisė. Alternativisht CO2 i markuar si  13C ose 14C detektohet nė frymėmarrje pas thithjes sė uresė sė markuar. Prodhimi i amoniakut ėshtė faktor patogjen (lokalisht e neutralizon acidin e lukthit). Terapia me antibiotikė e eliminon mikroorganizmin, e shėron ulqerėn peptike dhe nė pėrgjithėsi e mėnjanon mundėsinė e relapsit.

Pėrfundimi
Masat sanitare mbrojnė rezervoaret e ujit nga kontaminimi me ujėra tė zeza. Kjo ėshtė arsyea primare qė epidemitė me patogjene tė rrezikshme pėr jetė (p.sh. kolera dhe tifoidi) hasen rrallė nė vendet perendimore por janė tė shpeshta nė botėn e tretė. Disa sėmundje mė pak tė rėnda (p.sh. salmonelloza,EHEC) ende paraqiten prej ngrėnjes se produkteve tė  kontaminuara me preardhje shtazore , tė cilat kontrollohen mė pak. Shigella, e cila ėshtė nikoqir i njeriut shumė vėshtire eradikohet. Vaksinimi pėrdoret rrallė dhe ėshtė mėnyrė e shtrenjtė kur krahasohet me tretmanin e ujėrave tė zeza. Nė diaret e rėnda zavendėsimi i lėngjeve ėshtė kryesor .Terapia me antibiotik pėrdoret nė disa infeksione lokale dhe gjithmonė nė sėmundjet sistemike. 
 

 

 

Figura 10c
Campylobacter jejuni – bacil Gram-negativ enterik. Gjindet nė traktin tretės tė njerėzve dhe kafshėve. Mund tė udhėtojė nė drejtim tė zgavrrės sė gojės dhe traktit urogjenital. Shkakton gastroenterit sidomos te fėmijėt.  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

 

 

helico.jpg (42726 bytes) 
helico2.jpg (12000 bytes)
Figura 11a
Helicobacter pylori nė mikrografinė elektronike; mikroaerofil nazeqar; formė tipike spirale.Shkakton gastrit kronik, ulqerė peptike dhe kancer tė lukthit. Ky imazh pėrdoret pėr tė dėshmuar morfologjinė spirale tė kėtij mikroorganizmi. Madhėsia mesatare: 1 mikron me 2-5 mikronė. Mikrobi ndodhet nė fazėn log tė rritjes. © Cindy R. DeLoney, Loyola University of Chicago, Chicago, Illinois and
The MicrobeLibrary

Figura 11b
Helicobacter pylori
– bacil spiral deri pleomorf Gram-negativ. Mund tė lėviz me flagjelat e holla nė skajin e qelizės. Ekzistojnė shumė shtame tė H.pylori qė japin sėmundje nė njerėz. Infeksioni me H. pylori

ėshtė shkaktar kryesor i gastritit kronik sipėrfaqėsor dhe shoqėrohet me ulqerė gastrike dhe duodenale. Jeton nė hapėsirėn ndėrmjet sipėrfaqeve tė qelizave epiteliale gastrike. Shpesh grumbullohet nė trajtė tufash nė lidhjet ndėrmjet qelizave epiteliale. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje

 Figura 11c
Helicobacter pylori – bacil spiral deri pleomorf Gram-negativ.
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

 


Faqja e pėrditėsuar mė  Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt